ATV

Author: K.B.

  • Rruga Pejë–Kullë–Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkaku i borës

    Rruga Pejë–Kullë–Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkaku i borës

    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se rruga Pejë-PKK Kullë Rozhanjë është e pakalueshme për mjetet e transportit kamionë.

    Kjo qendër thotë se ka kontaktuar me policinë e Malit të Zi.

    Rruga është e pakalueshme pas reshjeve të borës në pjesën e Malit të Zi.

    “Ju njoftojmë se pas kontakteve me policinë e Malit te Zi në PKK Kullë, rruga Pejë-PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas, është e pa kalueshme për mjetet e transportit të mallrave (kamionë), si pasojë e reshjeve të borës në pjesën e Malit të Zi. Për më shumë informata kontaktoni📞QKMK, në numrat: 04519800, 045198606 dhe pa pagesë 080050095”, thuhet në njoftim.

  • Ngjarje e rëndë në Majac të Podujevës: Një i vrarë dhe dy gra të plagosura rëndë

    Ngjarje e rëndë në Majac të Podujevës: Një i vrarë dhe dy gra të plagosura rëndë

    Një person ka mbetur i vdekur dhe dy gra janë në fshatin Majac të Podujevës.

    Zejnullah Gashi, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka konfirmuar vrasjen e një personi.

    “E konfirmoj rastin e vrasjen së një personi në Podujevë dhe se prokurorja e rastit është duke shkuar në vendngjarje”, tha Gashi, për “Betimi për Drejtësi”.

    Kurse, Arben Beqiri, shef i Emergjencës në Podujevë, ka konfirmuar se janë plagosur rëndë dy gra, të cilat siç ka thënë ai janë në gjendje të rëndë.

    “Viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes. Dy të tjerat janë të plagosura rëndë, në gjendje të rëndë. Janë transferuar për Prishtinë”, ka thënë ai për Kallxo.com.

  • Ish-komandanti i Policisë në Gjakovë i reagon Qumilit: Nuk identifikohem si katolik, jam shqiptar

    Ish-komandanti i Policisë në Gjakovë i reagon Qumilit: Nuk identifikohem si katolik, jam shqiptar

    Humoristi Sevdai Radogoshi, i njohur më shumë si Qumili, ka komentuar raportin e raportuar se ai e kishte rrahur motrën e tij.

    Duke folur për këtë në T7, ai në një rast iu referua ish-komandantit të Policisë së Gjakovës, pa ia përmendur emrin, për të aluduar se rasti ishte trajtuar me tendencë.

    Kristë Gjokaj, ish-komandat i Policisë në Gjakovë, reagoi në një postim në Facebook.

    “Sevdai koke korit qtu pak! Komandanti nuk identifikohet me Katolik e Musliman. Une jam bash Shqiptar me fis Merturi sikur qe jeni edhe ju! Megjithate “Faleminderit shume”!”, shkroi ai, duke publikuar një fotografi me humoristin.

  • Nafta 1.70, inflacioni 6%, çmimi rrymës, Bajrami: Një qeveri e përgjegjshme do të mblidhej e të merrte masa

    Nafta 1.70, inflacioni 6%, çmimi rrymës, Bajrami: Një qeveri e përgjegjshme do të mblidhej e të merrte masa

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar në lidhje me çmimet e larta të naftës që pasohen edhe me rritje të çmimeve të tjera.

    Ajo përmendi inflacionin 6% të shkurtit 2026 krahasuar me vitin paraprak, si dhe çmimet e energjisë.

    Në këtë situatë, ajo shton se një qeveri e përgjegjshme do të mblidhej disa herë për të marrë masa.

    Ajo rekomandoi uljen e TVSH-së dhe akcizës, derisa tregu të stabilizohet.

    Postimi i plotë:

    Apo e shihni çmimin e naftës?

    A po e dini që Mimoza i’a ka qitë tavanin?

    Qysh po ju duket ky tavan, poshtë apo lart?

    Të nderuar qytetarë,

    A e dini se sikur çmimi i naftës për ne në Kosovë janë çmimet e të gjitha produkteve që ne nuk i prodhojmë, por i importojmë.

    Kosova në vitin 2025 ka importuar mbi 7 miliardë euro mallëra. Këtyre produkteve qeveria kurrë s’ka me pasë mundësi me ua caktu çmimin aq sa po i’a cakton naftës këto ditë, sepse çmimi i tyre më së paku varet nga autoritetet tona.

    Një Qeveri e përgjegjshme duke parë çmimin e naftës ish dashtë me u mbledhë urgjentisht dhe me vendosë me ulë TVSH në karburante nga 18% në 8% dhe ta përgjysmoj akcizën në karburante derisa të normalizohet tregu, këto vendime t’i përcjellë në Kuvend me datë 1 prill.

    Tutje duke parë çmimin e energjisë, normën e inflacion 6% dhe tash çmimet e naftës deri tani Kabineti Qeveritar është dashur t’i ketë pasur disa takime me të gjitha odat ekonomike te vendit dhe me Shoqatën e Naftarëve për të ju dalë në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve, POR këto takime nuk kanë ndodhë sepse po shkojmë në zgjedhje, keshtuqë Kurti po i fërkon duart, se me këto çmime rriten të hyrat buxhetore, e sa më e madhe kriza për familjet në kohën e zgjedhjeve, aq më të vlefshme bëhen 100-shet e buxhetit për blerje votash. Strategjia e Kurtit është ‘varfëro e sundo’, andaj Kurti me gjithë strategjinë e tij të dështuar që 6 vite dhe shpurën e tij duhet të dalin në opozitë.

  • 30-vjeçarja dyshohet se vrau të fejuarin në Podujevë

    30-vjeçarja dyshohet se vrau të fejuarin në Podujevë

    Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Majac të Podujevës të dielën.

    I vrari është i fejuari i të dyshuarës, mëson Tëvë1.

    Poashtu sipas informacioneve e dyshuara ka plagosur edhe gruan e axhës.

    Vrasjen e një personi e ka konfirmuar dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.

    Ndërsa, Policia e Kosovës ende nuk ka dal me detaje për rastin.

  • ‘‘Si me jetu pa ty’’, i vrari në Klinë ishte i afërm i ish-deputetes: Lajm i hidhur, zot çoju forcën

    ‘‘Si me jetu pa ty’’, i vrari në Klinë ishte i afërm i ish-deputetes: Lajm i hidhur, zot çoju forcën

    Teuta Haxhiu, ish deputete e kuvendit të Kosovës, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Klinë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbeti i vdekur Faruk Isufi.

    Përmes postimit të Haxhiut, është kuptuar që deputetja ka pasur lidhje familjare me viktimën.

    Këtë ngjarje, ish deputetja e ka cilësuar si ‘’lajm të hidhur’’.

    “Lajm i hidhur vdekja jote tezak.

    Si me jetu pa ty, vajzat e djalin që u gezuam të gjithë që 5- motrat u bënë me vlla. O zot qoju forcën🙏“, ka shkruar ajo.

  • Trump thotë se nuk dëshiron armëpushim me Iranin

    Trump thotë se nuk dëshiron armëpushim me Iranin

    Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur me gazetarët e pranishëm jashtë Shtëpisë së Bardhë.

    I pyetur nëse ka një plan për Kharg Island të Iranit, ai pohoi se “mund të kem një plan, mund të mos kem, por si mund t’ia them këtë një gazetari. Sigurisht që është një vend për të cilin njerëzit po flasin”.

    Lideri amerikan ka deklaruar se nuk dëshiron të ndalë luftën përkohësisht me iranianët “nuk dua të bëj armëpushim. Nuk bën armëpushim kur po e shkatërron plotësisht palën tjetër”, shkruan skynews.

    Ai thotë për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit për të lejuar transportet jetike të naftës dhe gazit “ne nuk e përdorim atë. Në një moment të caktuar, ajo do të hapet vetë”.

    Ai shton se “do të ishte mirë” nëse vendet që e përdorin këtë ngushticë, si Kina, do të “përfshiheshin”.

    Ndryshe, Izraeli dhe SHBA-ja kanë nisur sulmet ajrore tash e disa javë kundër Iranit, i cili dyshohet se është afër prodhimit të armës bërthamore.

  • Gara ndërkombëtare e vrapimit, nesër për dy orë bllokohet rruga nga Prishtina Mall – deri në Veternik

    Gara ndërkombëtare e vrapimit, nesër për dy orë bllokohet rruga nga Prishtina Mall – deri në Veternik

    Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën nga ora 09:00 deri në 11:00, rrugës nga Prishtina Mall – deri në Veternik dhe anasjelltas do të jetë e bllokuar për qarkullimin e automjeteve.

    Kjo pasi Federata Atletike e Kosovës (FAK), do të organizojë garën ndërkombëtare të vrapimit rrugor “Kosova në Lëvizje”.

    “Duke u bazuar në procedurat e parapara FAK-u ka marrë pëlqimin e Ministrisë së Infrastrukturës, që gara të zhvillohet në segmentin e rrugës nacionale N2 (Prishtina Mall – Veternik – QMI) nga ora 09:00 deri në 11:00. Policia e Kosovës duke asistuar FAK-un, do të bëjë bllokimin e rrugës nga Prishtina Mall – deri në Veternik dhe anasjelltas, nesër datë 22 mars 2026 nga ora 09:00 deri në 11:00. Andaj, Policia duke kërkuar mirëkuptim lut pjesëmarrësit në trafik, që në periudhën e lartcekur, të shmangin këtë segment rrugor dhe të përdorin rrugë alternative”, thuhet nga Policia e Kosovës.

  • Vdes në spital gruaja që ra nga ura në Gjakovë

    Vdes në spital gruaja që ra nga ura në Gjakovë

    Një grua në Gjakovë ka vdekur në spitalin e këtij qyteti pasi kishte rënë në ujë nga ura e “Ura e Moglicës”, në rrugën “Ymer Pula” në Gjakovë.

    Ajo ishte nxjerrë nga uji nga ekipet e emergjencës, ku pas ndihmës së parë është dërguar për trajtim në spital.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës ka bërë të ditur se rreth orës 21:30 minuta të shtunën janë njoftuar nga spitali se gruaja kishte vdekur pas keqësimit të gjendjes shëndetësore

    Rreth orës 19:55 jemi njoftuar se një grua në moshë madhore kishte rënë në ujë nga e ashtuquajtura “Ura e Moglicës”, në rrugën “Ymer Pula” në Gjakovë. Patrullat policore, së bashku me njësinë e zjarrfikësve dhe ekipin e emergjencës, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku viktima ishte nxjerrë tashmë nga uji. Personeli mjekësor i ka ofruar ndihmën e parë dhe më pas ajo është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Rreth orës 21:30 jemi njoftuar nga spitali se gjendja shëndetësore e viktimës ishte përkeqësuar dhe ajo ka ndërruar jetë”, ka thënë Elezi.

    Ai njoftoi se aktualisht, janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  • Nis rritja e çmimeve në linjat ndërurbane

    Nis rritja e çmimeve në linjat ndërurbane

    Me rritjen e çmimit të naftës, ka nga nesër do të fillojë edhe rritja e çmimeve për transportin ndërurban.

    Kështu ka bërë të ditur një prej kompanive të udhëtimit – Mendi Tours.

    Kompania në fjalë operon në destinacionet Prishtinë-Prizren dhe anasjelltas, dhe rritjen e çmimeve e arsyeton me zhvillimet në bursë.

    “Të nderuar udhëtarë,

    Ju njoftojmë se nga nesër (22.03.2026) hyjnë në fuqi çmimet e reja për linjat ndërurbane. Ky ndryshim vjen si pasojë e rritjes së çmimit të naftës dhe kostove të tjera të transportit.

    Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe besimin tuaj” thuhet në njoftimin e kompanisë.