ATV

Author: K.B.

  • Ndeshja vendimtare e Kosovës, Krasniqi kthehet në kohën e miqësores së parë – ndan foto me Thaçin e Fadil Vokrrin

    Ndeshja vendimtare e Kosovës, Krasniqi kthehet në kohën e miqësores së parë – ndan foto me Thaçin e Fadil Vokrrin

    Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shkruar në Facebook para ndeshjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë në finalen e play-off-it për kualifikim në Kupën e Botës, duke e cilësuar këtë përballje si një moment historik për futbollin kosovar.

    Ai ka kujtuar fillimet e kombëtares, duke ndarë një fotografi nga viti 2014 me kryeministrin e atëhershëm Hashim Thaçin dhe tashmë të ndjerin Fadil Vokrri, para ndeshjes së parë miqësore zyrtare të Kosovës e luajtur me Haitin, dhe duke theksuar rolin e figurave kyçe që kontribuuan në afirmimin ndërkombëtar të vendit dhe zhvillimin e futbollit.

    Krasniqi u shpreh se sonte, 12 vite më vonë, Kosova është vetëm një hap larg realizimit të “ëndrrës së madhe amerikane”, duke iu referuar kualifikimit të mundshëm në Botëror.

    “Një foto pak ditë para hapit të parë. Para ndeshjes së parë zyrtare miqësore të Kosovës në vitin 2014. Pranë meje, dy njerëz që i dhanë drejtim këtij rrugëtimi: njëri që ia hapi Kosovës dyert e botës dhe tjetri që i dha shpirt e drejtim futbollit tonë. Çfarë krenarie që punuam bashkë për futbollin e futbollistët tonë! Sonte, 12 vite më vonë, Kosova luan për një kapitull tjetër historie. Për ëndrrën e madhe amerikane”.

    “Në stadiumin që e mban emrin e Fadil Vokrrit, djemtë tanë zbresin në fushë për një mision të shenjtë. Një ëndërr që dikur dukej e pamundur, por që sot është vetëm një hap larg. Fadil, kjo është edhe për ty. Për vizionin tënd. Për besimin tënd. Për gjithçka që mbjelle në këtë tokë. Mendjen dhe zemrën sonte i kam te ti, miku im Fadil. Zoti qoftë me ne! Forca Kosovë”, ka shkruar Krasniqi.

  • Kosova përballë Turqisë, Begaj: Me zemër në Prishtinë

    Kosova përballë Turqisë, Begaj: Me zemër në Prishtinë

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur mbështetjen e tij për Kombëtaren e Kosovës në prag të ndeshjes së rëndësishme kundër Turqisë, e cila mund të sigurojë një vend në Botëror. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj uroi sukses për ekipin kosovar duke shkruar

    “Me zemër në Prishtinë. Forca, Kosovë!”.

    Kosova dhe Turqia përballen sonte për herë të katërt. Tre ndeshjet e mëparshme përfshijnë dy takime zyrtare dhe një miqësore të zhvilluar përpara se Kosova të anëtarësohej në FIFA.

    Sfida do të nisë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku pritet një atmosferë elektrizuese, me mijëra tifozë të ardhur edhe nga Shqipëria për të mbështetur ekipin vendas në këtë përballje vendimtare.

  • Abdixhiku: Le të shkojmë në Botëror sonte

    Abdixhiku: Le të shkojmë në Botëror sonte

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një shkrim emocional para ndeshjes Kosovë-Turqi, duke e cilësuar këtë përballje si një moment historik për vendin.

    Ai thekson se e gjithë Kosova është e përfshirë nga emocionet, teksa vendi është vetëm një hap larg realizimit të një ëndrre të kahershme.

    “Natyrisht se jemi përplot emocione. Një popull i tërë me sy, mendje e shpirt në Prishtinë. Natyrisht se kjo s’mund të jetë një natë e zakonshme. Jemi vetëm 90 minuta larg historisë. Larg ëndrrës sonë gjeneracionale, me të gjitha parafytyrimet që i kishim si fëmijë. Ne, në Botëror; pa na pyetur më askush se me kë je. Brazil, Argjentinë, Itali, Gjermani – nuk ka më rëndësi. Tani kemi shtetin tonë aty!”

    “Kosova në Botëror. Sa bukur tingëllon”, shkroi mes tjerash kreu i LDK-së.

    Ai thotë se rrugëtimi futbollistik i Kosovës nuk është i zakonshëm, madje është i jashtëzakonshëm. “Dhe profecia futbollistike e Kosovës ka një sens të shkëlqyeshëm. Kemi ëndërruar me Fadilin, me Vokrrin, përfaqësimin jashtë, dhe sonte, në fushën e tij, synojmë majën e këtij përfaqësimi”.

    “Sepse futbolli i Kosovës nuk u rrit në kushte normale. U rrit nën pushtim, nën frikë, në mungesë e përjashtim. U rrit në shtypje. Në fusha ku loja ishte më shumë se lojë; ishte rezistencë. U zhvillua përmes refuzimesh, në një botë që shpesh nuk pranonte as vetë ekzistencën tonë si shtet. U ngrit në këmbë në dyshim, atëherë kur të tjerët thoshin se kjo kombëtare nuk duhej të ekzistonte hiç”.

    “Dhe ja ku jemi sot. Para 10 vitesh na bënë një vend në hartën e FIFA-s. Festuam se na u dha një mundësi. Kaq na duhej! Sot, 10 vite më pas, jemi 90 minuta larg Botërorit. Këta jemi ne”, theksoi Abdixhiku.

    Ai tha se “kjo është historia jonë. Nuk dorëzohemi. Nuk ndalemi. Mangut asgjë! Bëjmë shtet. Bëjmë kombëtare. Ndërtojmë ëndrra. I realizojmë ëndrrat. Dhe pavarësisht se si përfundon kjo natë sonte, e ardhmja jonë do të jetë e bukur! Kemi arritur diçka që pak kush e arrin: besimin. Besimin se ja dalim. E kur Kosova beson në diçka, e bën; veç çështje kohe”.

    “Le të shkojmë në Botëror sonte! Për popullin tonë. Për gjeneratat tona që shtruan rrugën për këtë ditë. Për të gjithë ata fëmijë që dikur ëndërronin këtë ditë, për të gjithë ata që besuan, që punuan, që fituan! Forca djema”, përfundoi Abdixhiku.

  • Nuk kishin bileta, policia nuk i lejon tifozët turq të hyjnë në “Fadil Vokrri”

    Nuk kishin bileta, policia nuk i lejon tifozët turq të hyjnë në “Fadil Vokrri”

    Ka mbetur edhe pak kohë deri te fillimi i ndeshjes historike mes Kosovës dhe Turqisë.

    Një numër i madh i tifozëve turq u kthyen nga policia gjegjësisht Njësia Speciale Operative (NJSO) dhe nuk u lejuan të hyjnë në stadium për shkak se nuk kishin bileta.

    Finalja e madhe Kosovë-Turqi nis nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.

    “Dardanët” synojnë ta shkruajnë historinë duke marrë pjesë për herën e parë në Kampionatin Botëror.

  • “U nisëm Kosovë”, Gjesti në përkrahje të Kombëtares së Kosovës në ndeshjen historike

    “U nisëm Kosovë”, Gjesti në përkrahje të Kombëtares së Kosovës në ndeshjen historike

    Përfaqësuesja e Kosova do të zhvillojë sonte një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj, përballë Shqipëria.

    Sfida vendimtare do të luhet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, në një përballje që konsiderohet kyçe për sigurimin e pjesëmarrjes në Kampionatin Botëror 2026.

    Atmosfera e madhe ka mobilizuar jo vetëm tifozët, por edhe figura të njohura të skenës publike. Për të përkrahur Kosovën, drejt stadiumit është nisur edhe këngëtari i njohur Gjesti.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, ku tregon se është rrugës për në stadium për të mbështetur përfaqësuesen.

    “U nisëm Kosovë”, ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë fituesi i Big Brother VIP Albania 4.

    Pritet që tribunat e “Fadil Vokrrit” të jenë të mbushura plot, ndërsa e gjithë vëmendja e tifozëve është përqendruar te kjo përballje historike, me shpresën për një rezultat pozitiv dhe një hap të madh drejt Botërorit 2026.

  • Lojtarët e Kosovës dalin në fushë për të inspektuar terrenin ku do të luhet ndeshja

    Lojtarët e Kosovës dalin në fushë për të inspektuar terrenin ku do të luhet ndeshja

    Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Turqisë do të luajnë sonte (e martë) në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, nga ora 20:45, në finalen e madhe për kualifikim për Kupën e Botës 2026.

    Teksa na ndajnë vetëm pak orë para fillimit të kësaj ndeshjeje historike, të dy ekipet tashmë gjenden në stadium, ku pritet të kryejnë përgatitjet e fundit para fillimit të ndeshjes.

    Lojtarët e Kosovës tashmë kanë dalë në fushë për të inspektuar terrenin, ku janë pritur me duartrokitje të forta nga tifozët që tashmë kanë filluar të mbushin stadiumin.

    Gjendja e fushës duket perfekte dhe gjithçka është gati për lojtarët e Kosovës që sonte të shkruajnë emrin e tyre me shkronja të arta në historinë e vendit tonë.

  • Ish-krerët e UÇK-së pritet ta përcjellin Kosovën nga Haga

    Ish-krerët e UÇK-së pritet ta përcjellin Kosovën nga Haga

    Kombëtarja e Kosovës sonte do ta zhvillojë ndeshjen më të madhe në historinë e saj.

    “Dardanët” do të kenë punë me kombëtaren e Turqisë, në ndeshjen finale të “play-offit” për Botërorin 2026.

    Këtë përballje, si milionë shqiptarë nga e gjithë bota, do ta shohin edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë.

    Këtë e ka konfirmuar ish-bashkëluftëtari i tyre, Nasim Haradinaj.

    “Nëse e transmeton ‘RTK’ ose ‘Klan Kosova’, ata do ta shohin këtë ndeshje”, tha Nasim Haradinaj në “Klan Kosova”.

    Në Hagë, momentalisht janë në paraburgim dhe po gjykohen Hashim Thaqi, ish-presidenti i Kosovës, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Sali Mustafa.

    Ndeshja Kosovë – Turqi do të luhet sonte, me fillim nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.

  • Formacioni startues i Kosovës për ndeshjen historike

    Formacioni startues i Kosovës për ndeshjen historike

    Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar 11-startuese të cilën e ka përzgjedhur trajneri Foda për ndeshjen finale kundër Turqisë për kualfikim në Kampionatin Botëror.

    Foda nuk ka bërë ndryshime nga foramcioni startues ndaj ndeshjes që Kosova e fitoi kundër Sllovakisë.

    Ky është formacioni startues i Kosovës.

    Muriq: Vojvoda, Dellova, Hajrizi, Hajdari, Gallapeni: Hoxhaa, Muslija, Rexhbeçaj: Asllani, Muriqi.

    Formacioni i Turqisë

  • Haradinaj u jep zemër Dardanëve: I gjithë kombi me ju, shkruani historinë

    Haradinaj u jep zemër Dardanëve: I gjithë kombi me ju, shkruani historinë

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u ka dhënë zemër Dardanëve para ndeshjes me Turqinë.

    Përmes një postimi në Facebook, ai është shprehur se i gjithë kombi është me ta, përcjell Klankosova.tv

    “Sonte i gjithë kombi është me ju. Fitojeni këtë betejë, shkruani historinë. Forca Kosovë”, ka shkruar ai.

  • Trafiku Urban paralajmëron vonesa e devijime sonte në Prishtinë

    Trafiku Urban paralajmëron vonesa e devijime sonte në Prishtinë

    Trafiku Urban Prishtinë ka njoftuar qytetarët se gjatë mbrëmjes së sotme pritet të ketë vonesa dhe devijime të përkohshme në qarkullimin e linjave të autobusëve.

    Sipas njoftimit, këto ndryshime vijnë si pasojë e bllokimit të disa rrugëve.

    Njoftimi i plotë:

    Njoftojmë qytetarët se, për shkak të bllokimit të disa rrugëve, gjatë mbrëmjes së sotme mund të ketë vonesa dhe devijime të përkohshme në qarkullimin e linjave të autobusëve, në përputhje me rregullimin e trafikut nga organet e rendit.

    Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe i urojmë Kombëtares sonë suksese në ndeshjen e sontme kualifikuese!