ATV

Author: K.B.

  • Finalja Kosovë–Turqi, Maqedonci e ndjek nga afër me CEO-n e dronëve turk Bykar

    Finalja Kosovë–Turqi, Maqedonci e ndjek nga afër me CEO-n e dronëve turk Bykar

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se finalen Kosovë-Turqi do ta sheh nga afër bashkë me CEO-n e kompanisë Bykar, Haluk Bajyraktar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Maqedonci tha se kjo ndeshje nuk është vetëm një sfidë për pikë, por edhe një festë e miqësisë dhe respektit të ndërsjellë mes dy popujve

    “Sonte me mikun tim Haluk Bayraktar, CEO të kompanisë Bykar që është simbol i inovacionit modern, u takuam për të parë nga afër zhvillimet në një tjetër fushë, atë të futbollit, ku lojtarët e Kosovës dhe Turqisë në stadiumin “Fadil Vokrri” do të marrin rolin e protagonistëve. Ashtu si dronët që synojnë me saktësi, edhe sulmuesit e të dyja ekipeve do të kërkojnë të godasin portën me vendosmëri, duke e kthyer ndeshjen në një duel të fortë, por të ndershëm”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

    “Kjo ndeshje nuk është vetëm një sfidë për pikë, por edhe një festë e miqësisë dhe respektit të ndërsjellë mes dy popujve. Në fund, le të fitojë përfaqësuesja më e mirë dhe mbi të gjitha, le të triumfojë sporti!”, ka shkruar Maqedonci.

  • Kosova i afrohet golit, Asllani e godet shtyllën

    Kosova i afrohet golit, Asllani e godet shtyllën

    Kosova e ka marrë inciativatën e lojës në finalen kundër Turqisë, por në 30 minuta nuk ka gol.

    Rastin më të mirë të ndeshjes e pati Fisnik Asllani i cili qëlloi shtyllën, por aty Vedat Muriqi nuk pati mundësi ta fus topin në gol.

    Ndeshja po zhvillohet në ritme tejet të larta nga dyja skuadrat.

  • Presidentja Osmani nderon me Medaljen Presidenciale të Meritave “Sofrën Pejane”

    Presidentja Osmani nderon me Medaljen Presidenciale të Meritave “Sofrën Pejane”

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë Medaljen Presidenciale të Meritave për SHKA ‘Sofra Pejane’, me motivacionin “Për Kontributin e Jashtëzakonshëm në Ruajtjen dhe Promovimin e Vlerave të Muzikës Qytetare”.

    Kjo medalje u jepet personaliteteve apo ansambleve nga fusha e kulturës, artit dhe muzikës, të cilët kanë treguar përkushtim të veçantë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Qëllimi i saj është vlerësimi i kontributit të veçantë në kulturë dhe forcimi i identitetit shtetëror përmes muzikës.

    Në ceremoninë e organizuar nga Presidenca e Republikës së Kosovës, në emër të SHKA “Sofra Pejane”, medaljen e pranuan këngëtari i njohur kosovar Ramadan Krasniqi-Dani, si dhe përfaqësuesit Fitim Behluli dhe kryetari i shoqërisë Sadik Sadiku.

  • Presidentja Osmani dekoron me medalje presidenciale sopranon shqiptare me famë botërore – Ermonela Jaho

    Presidentja Osmani dekoron me medalje presidenciale sopranon shqiptare me famë botërore – Ermonela Jaho

    Sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho, është nderuar së fundmi me Medaljen Presidenciale të Meritave nga Vjosa Osmani, për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e kulturës dhe promovimin e vlerave kombëtare.

    Jaho ndau me ndjekësit e saj në Facebook disa fotografi nga ceremonia, duke shprehur emocionet e saj dhe mesazhin e fuqishëm që shoqëron këtë nderim. Në mbishkrimin e postimit, ajo shkroi: “E nderuar Presidente e Republikës së Kosovës, Sh. S. Znj. Vjosa Osmani, të nderuar njerëz të zemrës”.

    “Sot e pranoj këtë nderim me përulësi të thellë, por edhe me një ndjenjë të fuqishme përgjegjësie. Sepse ky nuk është vetëm një titull, është një amanet, një thirrje për të mos harruar kush jemi dhe nga vijmë. Kosova për mua nuk ka qenë kurrë thjesht një vend në hartë. Ka qenë një ndjenjë… një zë i brendshëm që më ka shoqëruar që në fëmijëri. Historia e saj — dhimbja, sakrifica dhe qëndresa — na kanë mësuar se forca jonë më e madhe nuk qëndron vetëm në të kaluarën, por në dashurinë që kemi për njëri-tjetrin sot”, ka shkruar Jaho.

  • Çerek ore lojë, s’ka gol në finalen Kosovë-Turqi

    Çerek ore lojë, s’ka gol në finalen Kosovë-Turqi

    Kanë kaluar çerek ore lojë në finalen Kosovë-Turqi.

    Rezultati i ndeshjes në “Fadil Vokrri” është 0:0.

    Loja zhvillohet me një ritem goxha të shpejt nga dy palët.

  • Konfiskohen dy armë zjarri për sulm dhe kanosje në Kaçanik

    Konfiskohen dy armë zjarri për sulm dhe kanosje në Kaçanik

    Gjatë ditës së djeshme janë iniciuar dy vepra penale, “Sulm” dhe “Kanosje”, ku për sulm i dyshuar është 26-vjeçari, E.B, ndërsa për kanosje H.B.

    Policia ka bërë të ditur se sot është intervistuar i dyshuari E.B, lidhur me sulmin, i cili ka pranuar se posedon një pushkë gjuetie, një pistoletë, si dhe municion.

    “Nga Njësia e Hetimeve, në asistim të Njësisë Reaguese, me urdhër të prokurorit të shtetit janë konfiskuar dy armët dhe 51 fishekë”, njofton policia.

    Në njoftim thuhet gjithashtu se pas intervistimit, i dyshuari E.B. është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa H.B gjendet jashtë shtetit dhe është në kërkim policor.

  • Nis finalja Kosovë-Turqi

    Nis finalja Kosovë-Turqi

    Ka nisur finalja historike mes Kosovës dhe Turqisë.

    Sonte “Dardanët” do të synojnë të kualifikohen në Kampionatin Botëror, për herën e parë në histori.

    Në gjysmëfinale skuadra e Franco Fodës, eliminoi Sllovakinë me rezultat 3:4, derisa Turqia Rumaninë minimalisht 1:0.

  • Ylli turk: Ata menduan se mund ta rrëzojnë kombin tonë, por fishekzjarrët vetëm na motivuan

    Ylli turk: Ata menduan se mund ta rrëzojnë kombin tonë, por fishekzjarrët vetëm na motivuan

    Futbollisti i Turqisë, Irfan Can Kahveci, ka folur për incidentin me fishekzjarrët e hedhura pranë hotelit të ekipit në Prishtinë gjatë orëve të para të së martës, duke theksuar se ato nuk ndikuan negativisht te skuadra. Përkundrazi, sipas tij, i motivuan më shumë.

    “Nuk na preku shumë. Ne prisnim gjëra të tilla. Ekipi ynë është një ekip i mirë, cilësor. Ata menduan se mund ta rrëzonin kombin turk, por kjo vetëm sa na motivoi më shumë. Ata nuk e njohin ose nuk e kuptojnë kombin turk”, u shpreh Kahveci për mediumin turk Hurriyet.

    Mesfushori turk theksoi se synimi i ekipit është i qartë – fitorja dhe rikthimi në skenën më të madhe të futbollit botëror.

    “Shpresojmë që do të fitojmë dhe t’u japim fund viteve të mallit”, shtoi ai, duke shprehur dëshirën për të kthyer Turqinë në një nivel prestigjioz ndërkombëtar.

    Duke folur për mungesën e gjatë të Turqisë në Kupën e Botës, Kahveci ka theksuar rëndësinë personale dhe emocionale të këtij momenti.

    “Disa prej nesh nuk kishin lindur ende kur kemi qenë për herë të fundit atje, për disa ishte një ëndërr fëmijërie”.

    “Mendoj se mund ta arrijmë këtë me këtë ekip. Jam krenar për këtë ekip dhe i dua shumë të gjithë”, përfundoi ai.

  • Legjenda e futbollit amerikan nga Prishtina: Po duket sikur një finale e Botërorit

    Legjenda e futbollit amerikan nga Prishtina: Po duket sikur një finale e Botërorit

    Legjenda e futbollit të SHBA-së, Marcelo Balboa ka komentuar kombëtaren e Kosovës, para përballjes me Turqinë, në finale të “play-offit” të Botërorit.

    Ai është i vendosur në Prishtinë, për këtë ndeshje, duke e përcjellur nga afër.

    Në një lidhje direkte për emisionin “CBS Sports Golazo”, ai ka folur për kombëtaren dardane.

    “Do të ishte historike për këtë vend. Duke ecur në qytet, ishim dje në stërvitje të Kosovës, ishim edhe në ambasadë, secili kishte fanella të veshura të Kosovës. Ka flamuj në të gjitha anët, sikur të ishte një finale e Botërorit”, tha ai

    Ndeshja Kosovë – Turqi nis nga ora 20:45, dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”. Fituesi i ndeshjes shkon në Botëror.

  • Kurti: Gjithçka e jona është sonte në “Fadil Vokrri”

    Kurti: Gjithçka e jona është sonte në “Fadil Vokrri”

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka dhënë mbështetje Kombëtarës së Kosovës pak para nisjes së duelit final me Turqinë, për kualifikim në Kampionatin Botëror.

    Kurti tha se gjithçka e jona është sonte në Stadiumin “Fadil Vokrri”.

    “Drejt Fitores, drejt Botërorit, drejt realizimit të ëndrrës”, tha Kurti.