ATV

Author: K.B.

  • Pas ndeshjes Kosovë-Turqi, komandanti i KFOR-it pret në takim ministrin turk të sportit

    Pas ndeshjes Kosovë-Turqi, komandanti i KFOR-it pret në takim ministrin turk të sportit

    Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutaşh, ka pritur në takim ministrin e Rinisë dhe Sportit të Republikës së Turqisë, Osman Aşkın Bak, në selinë e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë.

    Gjatë takimit, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi një sërë çështjesh, përfshirë situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, aktivitetet në vijim të KFOR-it dhe prioritetet kryesore për të ardhmen.

    Sipas njoftimit zyrtat, Ulutash vuri në pah gjithashtu kontributin afatgjatë të Turqisë në kuadër të KFOR-it, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të saj.

    “Misioni i KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në United Nations Security Council Resolution 1244, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR vepron në koordinim të ngushtë me Kosovo Police dhe EULEX, në përputhje me rolet e tyre si reagues të sigurisë”, theksohet në njoftim.

  • Afër 1800 gjoba trafiku për 24-orë, policia njofton për 12 persona të arrestuar e 51 aksidente

    Afër 1800 gjoba trafiku për 24-orë, policia njofton për 12 persona të arrestuar e 51 aksidente

    1776 gjoba trafiku janë shqiptuar gjatë 24-orëve të fundit.

    Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ku është shtuar edhe se, gjatë kësaj kohe janë raportuar 51 aksidente, ku 30 janë më dëme materiale, e 21 me të lënduar.

    Po ashtu, ka njoftuar policia, janë arrestuar 14 persona, ku 12 janë dërguar në mbajtje.

  • Konkursi për radiologë në pikëpyetje, Shoqata kërkon anulim për shkak të parregullsive

    Konkursi për radiologë në pikëpyetje, Shoqata kërkon anulim për shkak të parregullsive

    Shoqata e Radiologëve të Kosovës ka reaguar lidhur me procedurën e konkursit për pozitën e mjekut specialist në Radiologji, duke ngritur shqetësime serioze për parregullsi profesionale dhe metodologjike gjatë testimit dhe vlerësimit të kandidatëve.

    Në dokumentin e siguruar Klan Kosova, thuhet se disa nga pyetjet e testit dhe çelësi zyrtar i përgjigjeve kanë qenë të pasakta dhe jo në përputhje me standardet e literaturës profesionale, duke cenuar kështu, siç thuhet në reagim, parimet e barazisë, objektivitetit dhe meritokracisë.

    Në veçanti, kjo shoqatë thekson rastet e pyetjeve konkrete, si ato me numër 14 dhe 12, ku sipas analizës profesionale kanë ekzistuar më shumë alternativa të sakta sesa ato të pranuara nga komisioni vlerësues.

    Sipas këtij dokumenti, Shoqata e Radiologëve të Kosovës kërkon anulimin e plotë të procedurës së konkursit, si masa e vetme efektive për rikthimin e ligjshmërisë dhe besimit në proces, po ashtu e njëjta u bën thirrje institucioneve kompetente që të trajtojnë këtë çështje me seriozitet dhe transparencë, në mënyrë që të garantohen standardet profesionale në sistemin shëndetësor.

    Po me të njëjtat pretendime dhe ankesat e bëra, është anuluar edhe konkursi për pozitën oftalmolog.

  • Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

    Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje

    Policia e Kosovës, ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për identifikimin e një personi që kërkohet për ‘’vjedhje’’.

    Postimi:

    Kërkesë për bashkëpunim

    Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

    Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.

    Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].

  • Paralajmërimi i BE: Çmimet e naftës dhe gazit nuk do të ulen, edhe nëse lufta me Iranin përfundon

    Paralajmërimi i BE: Çmimet e naftës dhe gazit nuk do të ulen, edhe nëse lufta me Iranin përfundon

    BE-ja ka paralajmëruar se çmimet e naftës dhe gazit nuk do të ulen së shpejti, edhe nëse lufta me Iranin përfundon, duke përmendur presionin mbi furnizimet me karburant dhe tregjet e ngushta globale, ndërsa përgatit masa mbështetëse për familjet dhe bizneset.

    Çmimet marramendëse të naftës dhe gazit në Evropë, si pasojë e luftës së vazhdueshme që përfshin Iranin, nuk do të kthehen në nivele normale së shpejti, edhe nëse paqja shpallet nesër, paralajmëroi të martën komisioneri i energjisë i Bashkimit Evropian.

    Komisioneri Dan Jørgensen tha se megjithëse nuk ka mungesa të menjëhershme të furnizimeve me naftë dhe gaz në të gjithë bllokun 27-anëtarësh, ka presion mbi furnizimet me naftë dhe karburant për avionë, si dhe “kufizime në rritje” në tregjet globale të gazit, të cilat po rrisin çmimet e energjisë elektrike.

    “Ajo që e konsideroj jashtëzakonisht të rëndësishme është të deklaroj sa më qartë që të jetë e mundur se edhe nëse ajo paqe është këtu nesër, ne prapë nuk do të kthehemi në normalitet në të ardhmen e parashikueshme”, tha Jørgensen në një konferencë për shtyp pas një takimi të ministrave të energjisë të BE-së.

    Ai tha se krahu ekzekutiv i BE-së po përgatit një sërë masash për të ndihmuar familjet dhe bizneset të përballojnë rritjen e ndjeshme të çmimeve të naftës, e cila ka çuar në rritje prej rreth 70% për gazin dhe 60% për naftën në Evropë. Që nga fillimi i luftës, fatura e BE-së për lëndët djegëse fosile të importuara është rritur me 14 miliardë euro, sipas Jørgensen.

    Ai shtoi se veprimi i koordinuar ngushtë midis të gjitha shteteve anëtare të BE-së është i nevojshëm për të “shmangur përgjigjet e fragmentuara kombëtare dhe sinjalet përçarëse për tregjet”.

    “Kutia e mjeteve” e masave në përgatitje do të zbulohet “shumë shpejt” dhe do të përfshijë mënyra për ta bërë më të lehtë për shtetet të shkëputin çmimet e gazit nga çmimet e energjisë elektrike. Po shqyrtohet gjithashtu një ulje e taksave të energjisë elektrike, siç sugjerohet nga Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen.

    Jørgensen tha se, megjithëse nuk pret një përsëritje të krizës së gazit natyror të vitit 2022, gjatë së cilës kompanitë fituan fitime të mëdha nga rritja e çmimeve, një “taksë mbi të ardhurat e papritura” e njëhershme mbi kompani të tilla “mbetet një mundësi”.

    Tani ekzistojnë “mundësi të mira” për shtetet anëtare që të ofrojnë mbështetje financiare për grupet dhe industritë vulnerabël nën “stres të jashtëzakonshëm” dhe Komisioni do t’i bëjë “këto mundësi edhe më të thjeshta dhe më të gjera”, tha ai.

    Jørgensen gjithashtu i inkurajoi vendet e BE-së të marrin në konsideratë planin 10-pikësh të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, i cili përfshin punën nga shtëpia, uljen e shpejtësisë në autostrada, promovimin e transportit publik dhe rritjen e përdorimit të përbashkët të makinave.

    Ai tha se BE-ja mbetet e përkushtuar ndaj ndalimit të blerjeve të gazit rus, që synon të zvogëlojë varësinë nga furnizimet ruse dhe të ndërpresë financimin për luftën e Rusisë në Ukrainë. Varësia nga gazi rus ka rënë nga 45% para luftës në 10% tani dhe pritet të bjerë në zero sapo të rriten importet nga furnizuesit alternativë, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara. BE-ja po eksploron gjithashtu burime të reja energjie nga Azerbajxhani, Algjeria dhe Kanadaja , si dhe prodhues më të vegjël në të gjithë botën.

    Komisioneri paralajmëroi se BE-ja nuk duhet kurrë “të përsërisë gabimet e së kaluarës duke i lejuar Putinit të përdorë energjinë si armë kundër nesh dhe të shantazhojë shtetet anëtare”. Ai shtoi se “do të ishte krejtësisht e papranueshme” që BE-ja të vazhdonte të blinte energji që “do të ndihmonte indirekt në financimin e luftës së tmerrshme që Putini po zhvillon në Ukrainë”./Euronews.com

  • Festat e prillit, tri ditë pushim shtesë për punëtorët e shtetit këtë muaj

    Festat e prillit, tri ditë pushim shtesë për punëtorët e shtetit këtë muaj

    Në muajin prill, sipas kalendarit zyrtar, do jenë tri festa këtë muaj.

    Në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, këto janë tri festat: Pashkët Katolikë, Dita Kushtetutës dhe Pashkët Ortodokse

    Të hënën me 6 prill do të jetë ditë pushimi për punëtorët e sektorit publik, pasi festohen Pashkët Katolikë.

    Me 9 prill, ditë e enjte, është Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe do të jetë ditë pushimi.

    Kurse, të hënën e 13 prillit janë Pashkët Ortodokse dhe do të jetë ditë pushimi për punëtorët e sektorit publik.

  • LDK-ja kërkon seancë parlamentare për të premten në lidhje me çmimet e naftës

    LDK-ja kërkon seancë parlamentare për të premten në lidhje me çmimet e naftës

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri ka njoftuar se kanë kërkuar seancë parlamentare për të premten.

    Kjo seancë është thirrur nga LDK-ja në lidhje me çmimin e lartë të naftës dhe hapat që Qeveria do të duhej të ndërmerrte.

    “Me ftesën e Lidhja Demokratike e Kosovës të premten do mbahet seancë parlamentare për çmimet e naftës. Për informim do të diskutohet çfarë po bën Qeveria (kjo kalon se nuk bën gjë) por do diskutohet si përfiton nga kjo gjendje, nga ne qytetarët edhe çfarë do bënte një Qeveri njëmend e Kosovës. Do thuani pse këta çfarë janë, VV?! Këta janë administratorë kolonial, na administrojnë si të ishte Kosova koloni e huaj, komb i huaj, e jo vend i tyre”, ka shkruar ajo ndër të tjera.

    Në lidhje me këtë seancë, Kuvendi i Kosovës nuk ka lëshuar ende një njoftim zyrtar.

  • Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    Kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi, ka falënderuar edhe njëherë tjetër të gjithë mbështetësit e Kombëtares së Kosovës në kampanjën kualifikuese për Kupën e Botës.

    Gjatë dekorimit nga presidentja Osmani me medaljen presidenciale të meritave, Muriqi tha se eliminimi nga kualifikueset e Botës është një realitet i hidhur, pasi që sipas tij Kosova nuk e ka merituar humbjen ndaj Turqisë.

    Sulmuesi 31-vjeçar tha se nuk e kishte menduar humbjen.

  • Presidentja Osmani dekoron lojtarët e Kombëtares së Kosovës

    Presidentja Osmani dekoron lojtarët e Kombëtares së Kosovës

    Kombëtarja e Kosovës mbrëmë nuk arriti të realizojë ëndrrën për kualifikim në Kampionatin Botëror.

    Dardanët shënuan humbje nga Turqia me rezultat 0-1 në stadiumin Fadil Vokrri.

    Për emocionet dhe arritjen e suksesshme të tyre, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar sot lojtarët e Kombëtares së Kosovës.

    Me ta i pranishëm ishte edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe trajneri i Kosovës, Franco Foda.

  • Ulutas: Koordinim i vazhdueshëm me aleatët për për të siguruar mjedis të sigurt në Kosovë

    Ulutas: Koordinim i vazhdueshëm me aleatët për për të siguruar mjedis të sigurt në Kosovë

    Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, priti ambasadorët, krerët e misioneve dhe përfaqësuesit e lartë kombëtarë nga 33 vendet kontribuuese me trupa në Shtabin e KFOR-it në Kampin Film City, në Prishtinë.

    Duke shënuar këtë takim kolektiv me përfaqësuesit e vendeve kontribuuese me trupa, Gjenerali Ulutaş përshkroi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, aktivitetet e vazhdueshme të KFOR-it dhe prioritetet kryesore të tij në të ardhmen.

    “Ai riafirmoi angazhimin e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, theksoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë dhe shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për të gjitha vendet që kontribuojnë me trupa për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.

    KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.