ATV

Author: K.B.

  • Isa Mustafa promovon librin për konvergjencën ekonomike të Kosovës me BE-në

    Isa Mustafa promovon librin për konvergjencën ekonomike të Kosovës me BE-në

    Isa Mustafa ka promovuar librin e tij më të ri “Konvergjenca ekonomike e Kosovës me BE-në” në ambientet e Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, në Prishtinë.

    Gjatë promovimit, Mustafa theksoi rëndësinë e zhvillimit ekonomik dhe përafrimit të Kosovës me standardet e Bashkimit Evropian, duke e cilësuar këtë proces si thelbësor për integrimin e vendit.

    Të pranishëm në këtë aktivitet ishin akademikë, studiues dhe përfaqësues të institucioneve, të cilët vlerësuan kontributin e librit në debatin mbi zhvillimin ekonomik dhe perspektivën evropiane të Kosovës.

    Promovimi u shoqërua edhe me diskutime rreth politikave ekonomike dhe rolit të institucioneve në përshpejtimin e integrimit evropian.

  • Izraeli thotë se armëpushimi nuk përfshin Libanin

    Izraeli thotë se armëpushimi nuk përfshin Libanin

    Izraeli mbështet vendimin e Donald Trump për të pezulluar sulmet kundër Iranit për dy javë, por tha se armëpushimi nuk përfshin Libanin, tha të mërkurën zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

    Zyra tha se Izraeli mbështeti veprimin e SHBA-së, me kusht që Teherani të hapë menjëherë ngushticën e Hormuzit dhe të ndalojë sulmet kundër Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe vendeve në rajon.

    Kryeministri pakistanez, Shebaz Sharif, kishte thënë më parë se armëpushimi shtrihej mbi Libanin.

    Sulmet izraelite ndaj Libanit që nga fillimi i luftës kanë vrarë më shumë se 1,400 njerëz, përfshirë 126 fëmijë, dhe kanë zhvendosur më shumë se 1 milion, sipas autoriteteve libaneze.

    Lufta e ripërtërirë izraelite ndaj Libanit u nis pasi Hezbollahu – grupi militant libanez i mbështetur nga Irani – qëlloi me raketa Izraelin verior në përgjigje të vrasjes së ish-udhëheqësit suprem iranian, Ali Khamenei, në sulmet ajrore të përbashkëta SHBA-Izrael.

    Izraeli tha gjithashtu se mbështet përpjekjet e SHBA-së për të siguruar që Irani të mos paraqesë më një kërcënim bërthamor, raketor ose “terrorist” për SHBA-në, Izraelin dhe fqinjët arabë të Iranit, duke shtuar se Uashingtoni i kishte thënë Izraelit se ishte i përkushtuar për të arritur qëllimet e tyre të përbashkëta në negociatat e ardhshme.

    Irani tha të mërkurën se negociatat me SHBA-në do të fillonin të premten, më 10 prill, në Islamabad.

  • ​Kurti shkon në veri të Mitrovicës, përurohet objekti i ATK-së

    ​Kurti shkon në veri të Mitrovicës, përurohet objekti i ATK-së

    Kryeministri Albin Kurti po qëndron sot në veri të Mitrovicës.

    Ai po merr pjesë në ceremoninë e përurimit të objektit të ri të Administratës Tatimore të Kosovës në veri të Mitrovicës.

    Kurti, është shoqëruar edhe nga dy ministrat e Qeverisë, Elbert Krasniqi dhe Lulëzon Jagxhiu.

    Ky hap është pjesë e përpjekjeve për forcimin e institucioneve dhe shërbimeve publike në veri të vendit, duke përmirësuar qasjen e qytetarëve në administratën tatimore dhe duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të zonës.

  • Arrestohen tre persona për vjedhje në Poslishtë të Prizrenit, sekuestrohen stoli ari

    Arrestohen tre persona për vjedhje në Poslishtë të Prizrenit, sekuestrohen stoli ari

    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për një rast vjedhjeje në progres në fshatin Poslishtë të Prizrenit, në orët e para të mëngjesit të 8 prillit 2026.

    Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, rreth orës 00:06 është pranuar informata për një vjedhje në zhvillim, me ç’rast patrulla policore ka reaguar menjëherë dhe ka arritur të ndalojë tre të dyshuarit në vendngjarje. Të arrestuarit janë identifikuar me inicialet B.H., N.A. dhe D.P., të gjithë nga Prizreni.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve dhe krim-teknika, ku gjatë kontrollit janë sekuestruar disa stoli dhe bizhuteri që dyshohet të jenë prej ari. Ato janë gjetur në automjetin e përdorur nga të dyshuarit, si dhe në trupin e njërës prej tyre.

    Pas dokumentimit dhe fotografimit të provave, me urdhër të prokurorit, sendet e vjedhura i janë kthyer pronarit.

    Prokurori i Shtetit është njoftuar lidhur me rastin dhe ka urdhëruar nisjen e procedurës penale ndaj të dyshuarve, të cilët janë ndaluar për 48 orë. Gjithashtu, është konfiskuar edhe automjeti i përdorur gjatë kryerjes së veprës.

    Autoritetet bëjnë të ditur se vlera e saktë e stolive të vjedhura ende nuk është përcaktuar, ndërsa të dyshuarit do t’i nënshtrohen intervistimit edhe për raste të tjera të mundshme të ngjashme.

  • Ramadani: Lufta në Iran s’ka përfunduar, Kosova duhet të ketë qartësi strategjike në këto rrethana të rënduara

    Ramadani: Lufta në Iran s’ka përfunduar, Kosova duhet të ketë qartësi strategjike në këto rrethana të rënduara

    Analisti Burim Ramadani tha se Kosova duhet të ketë qartësi strategjike në rrethanat e krijuara nga lufta në Iran, duke thënë se duhet të shmangen pikërisht zhvillimet politike që po ndodhin.

    “Kosova jonë duhet të ketë qartësi strategjike dhe institucionale në këto rrethana të rënduara ndërkombëtare. Kjo që shohim brenda nesh për kohë tashmë relativisht të gjatë është saktësisht ajo që nuk duhej parë”.

    Postimi i plotë:

    Bota nuk është më e sigurt nga mbrëmë, por një përshkallëzim i jashtëzakonshëm u evitua.

    Bota do të jetë më e sigurt kur regjimet si ai i Ajetollahëve në Iran së pari nuk mund të kenë programe për armë bërthamore dhe së dyti rrëzohen nga brenda.

    Këmbëngulja ushtarake e Presidentit Trump dobësoi Iranin si fuqi rajonale destabilizuese. Lufta nuk ka përfunduar.

    Kosova jonë duhet të ketë qartësi strategjike dhe institucionale në këto rrethana të rënduara ndërkombëtare. Kjo që shohim brenda nesh për kohë tashmë relativisht të gjatë është saktësisht ajo që nuk duhej parë.

    Në cilindo manual të sigurisë, stabiliteti institucional i shtetit është bazik.

  • Komisioni nis intervistimin e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, mbledhja mbyllet për media

    Komisioni nis intervistimin e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, mbledhja mbyllet për media

    Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese, ka filluar mbledhjen e së mërkurës.

    Në rend dite është vetëm një pikë, intervistimi i kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

    Në fillim të takimit mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje, ndërsa mbledhja është e mbyllur për media./EO

  • Nga 1 janari 2027, Greqia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për grupmoshën nën 15 vjeç

    Nga 1 janari 2027, Greqia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për grupmoshën nën 15 vjeç

    Nga 1 janari i 2027, Greqia do të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale për grupmoshën në 15 vjeç.

    Lajmi është njoftuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Ai gjithashtu sqaroi se rregullorja do të hyjë në fuqi në verën e vitit 2026 dhe “Greqia do të jetë ndër vendet e para që do ta ndërmarrin këtë iniciativë”.

    “Ne vendosëm të ndërmarrim një hap të vështirë, por të domosdoshëm: ndalimin e aksesit në mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç.”, është shprehur Mitsotakis.

  • I mbijetoi dy luftërave botërore, sulmi rus shkatërron rezidencën historike ukrainase të shekullit të 19-të

    I mbijetoi dy luftërave botërore, sulmi rus shkatërron rezidencën historike ukrainase të shekullit të 19-të

    Sulmet e fundit nga Rusia në Ukrainë kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë dhe humbje jetësh njerëzore, ndërsa ndër objektet më të goditura është një monument historik me vlera të veçanta në rajonin e Kharkivit.

    Sipas autoriteteve ukrainase, më 7 prill Rusia ndërmori dhjetëra sulme me dronë dhe goditje ajrore në disa zona të vendit, duke lënë pas viktima dhe të plagosur në radhët e civilëve. Një nga dëmet më të rënda u regjistrua në zonën Velikiy Burluk, në Kharkiv, ku u shkatërrua rezidenca historike Donets-Zakharzhevsky Residence.

    E ndërtuar rreth vitit 1835, kjo ndërtesë përfaqësonte një trashëgimi të rëndësishme arkitekturore të shekullit XIX dhe kishte arritur të mbijetonte përmes periudhave të trazuara historike, përfshirë Lufta e Parë Botërore dhe Lufta e Dytë Botërore.

    Shkatërrimi i saj nga sulmet e fundit i jep një dimension simbolik ngjarjes, duke theksuar jo vetëm humbjet njerëzore, por edhe dëmtimin e trashëgimisë kulturore që i ka rezistuar për dekada konflikteve të mëparshme.

    Autoritetet ukrainase kanë dënuar sulmet, duke i cilësuar si goditje të drejtpërdrejta ndaj civilëve dhe historisë së vendit, ndërsa situata në terren mbetet e tensionuar.

  • Armëpushimi 2 javor, Starmer udhëton drejt Lindjes së Mesme: Marrëveshja, moment lehtësimi për rajonin e botën

    Armëpushimi 2 javor, Starmer udhëton drejt Lindjes së Mesme: Marrëveshja, moment lehtësimi për rajonin e botën

    Kryeministri britanik, Keir Starmer po udhëton për në Lindjen e Mesme këtë mëngjes – pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump siguroi një armëpushim dyjavor gjatë natës.

    Kryeministri në vizitën në Gjirin Persik, ku do të takohet me ekipet e RAF që mbrojnë hapësirën ajrore aleate, përpara se t’u drejtohet trupave.

    Kjo vjen pasi SHBA-të ranë dakord për një armëpushim të përkohshëm me Iranin, në një përpjekje për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore për dërgesat e naftës dhe gazit.

    Në komentet e para mbi marrëveshjen, Sir Keir Starmer tha: “E mirëpres marrëveshjen e armëpushimit të arritur brenda natës, e cila do të sjellë një moment lehtësimi për rajonin dhe botën. Së bashku me partnerët tanë duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur dhe ruajtur këtë armëpushim, ta shndërrojmë atë në një marrëveshje të qëndrueshme dhe të rihapim Ngushticën e Hormuzit.”

  • “Lufta” e Osmanit për Facebook-un e Presidencës, Gorani tallet keq: Shpresoj të mos kthehet në faqe për shitje të mantiave

    “Lufta” e Osmanit për Facebook-un e Presidencës, Gorani tallet keq: Shpresoj të mos kthehet në faqe për shitje të mantiave

    Analisti Dukagjin Gorani ka ironizuar me “luftën” e Vjosa Osamit për të marrë faqen e “Presidencës” në Facebook.

    Ai ka bërë me dije se një veprim të tillë ish-presidentja Osmani e ka bërë për qëllime politike.

    Në emisionin “Rubikon”, Gorani ka thënë se po politikanet si Osmani Facebook-u është burim legjitimiteti politike.

    “Në momentin që e lëshoj zyrën zonja Osmani, ajo e përvetësoi faqen e vet në Facebook, meqenëse për llojin e politikanit si kjo dhe për këtë gjeneratë Facaeboku është burimi i legjitimitetit politike. Kjo e përvetësoi faqen me gjithë folloversat”, ka thënë ai, duke ironizuar me veprimin e Osmanit.

    Ai ka thënë se shpreson që kjo faqe në të ardhmen të mos shndërrohet në faqe për shitje te mantiave.

    “Shpresoj që ajo faqe nesër nuk del që është faqja e presidentes së gjashtë changet its name ‘shesim mantia’, qysh zakonisht mundet me ndodh”, ka thënë Gorani.