ATV

Author: K.B.

  • Ligji për çmimet tavan, çka fitojnë dhe çka humbin qytetarët

    Ligji për çmimet tavan, çka fitojnë dhe çka humbin qytetarët

    Projektligji i ri i Qeverisë së Kosovës për masat e përkohshme ndaj produkteve themelore parasheh ndërhyrje të drejtpërdrejtë në treg vetëm në raste të destabilizimit ekonomik, me synim kryesor mbrojtjen e qytetarëve dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve. Sipas draftit të publikuar, institucionet do të kenë të drejtë të vendosin çmime maksimale për produkte bazë, si dhe të përcaktojnë kufij të marzhës së fitimit për tregtarët me shumicë dhe pakicë, në mënyrë që të parandalohet rritja e paarsyeshme e çmimeve gjatë krizave.

    Projektligji parasheh që këto masa të mos jenë të përhershme, por të aplikohen vetëm në situata të jashtëzakonshme kur tregu pëson luhatje të mëdha apo mungesë furnizimi. Për zbatimin e tyre pritet të krijohet një organ i veçantë vendimmarrës, i cili do të analizojë gjendjen e tregut dhe do të rekomandojë masa konkrete, duke synuar një balancë mes mbrojtjes së konsumatorit dhe funksionimit të ekonomisë së lirë.

    Për qytetarët, përfitimi kryesor nga ky projektligj lidhet me mbrojtjen nga rritjet e menjëhershme dhe të pajustifikuara të çmimeve të produkteve esenciale, si ushqimet bazë dhe artikujt e domosdoshëm. Në situata krize, kjo nënkupton më shumë siguri për buxhetin familjar dhe qasje më të qëndrueshme në produkte të nevojshme.

    Në anën tjetër, për bizneset projektligji sjell një kornizë më të qartë rregullative në raste emergjente, duke vendosur rregulla të njëjta për të gjithë operatorët në treg dhe duke shmangur konkurrencën e pandershme. Megjithatë, ato mund të përballen me kufizime në fitim gjatë periudhave kur aktivizohen masat, pasi marzhet dhe çmimet do të kontrollohen nga shteti.

    Qeveria thekson se qëllimi i këtij ligji nuk është ndërhyrja e vazhdueshme në treg, por krijimi i një mekanizmi mbrojtës që aktivizohet vetëm kur ka rrezik për destabilizim ekonomik, duke tentuar të ruajë një ekuilibër mes interesit të qytetarëve dhe funksionimit normal të bizneseve.

  • Rikthimi i Florin Krasniqit në PSD, Dardan Molliqaj bën thirrje për bashkimin e qytetarëve në këtë parti

    Rikthimi i Florin Krasniqit në PSD, Dardan Molliqaj bën thirrje për bashkimin e qytetarëve në këtë parti

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka mirëpritur rikthimin në politike të ish-deputetit të Vetëvendosjes, Florin Krasniqi.

    Ky i fundit, një natë më parë deklaroi se është rikthyer në garë përmes PSD-së.

    Molliqaj përmes një video në Facebook ka thënë se angazhimi i Florinit e fuqizon përpjekjen tonë për të ndërtuar një opozitë të fortë.

  • Irani vlerëson se dëmet nga sulmet ShBA–Izrael janë 270 miliardë dollarë

    Irani vlerëson se dëmet nga sulmet ShBA–Izrael janë 270 miliardë dollarë

    Vlerësimi fillestar i Iranit për dëmet nga sulmet ShBA–Izrael e vendos koston e përafërt në 270 miliardë dollarë, tha zëdhënësja e qeverisë iraniane Fatemeh Mohajerani, e cituar nga agjencia lajmeve “Tasnim”, duke shtuar se shifra ende nuk është përfundimtare.

    “Një nga çështjet që ekipi ynë negociues po ndjek dhe e ka ndjekur edhe në bisedimet në Islamabad është çështja e reparacioneve të luftës,” tha Mohajerani.

    “Humbjet e Iranit nga sulmet amerikane dhe izraelite aktualisht vlerësohen rreth 270 miliardë dollarë.”

    Udhëheqja e mbijetuar e Iranit ka paraqitur një kërkesë të lartë për paqe me SHBA-në dhe Izraelin, që përfshin të drejtën e njohur për pasurimin e uraniumit, pagesën e dëmshpërblimeve dhe heqjen e të gjitha sanksioneve.

  • Giorgia Meloni: Italia pezullon marrëveshjen e mbrojtjes me Izraelin

    Giorgia Meloni: Italia pezullon marrëveshjen e mbrojtjes me Izraelin

    Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka pezulluar marrëveshjen e mbrojtjes me Izraelin, e cila përfshin shkëmbimin e pajisjeve ushtarake dhe kërkimit teknologjik, raportojnë mediat italiane.

    “Qeveria, në dritën e situatës që po përjetojmë, ka vendosur të pezullojë rinovimin automatik të marrëveshjes së mbrojtjes me Izraelin”, tha Meloni, sipas gazetës la Rrepubblica.

    Më parë, në vitin 2024, Meloni kishte pezulluar të gjitha shitjet e armëve për Izraelin për shkak të bombardimeve të Rripit të Gazës pas sulmit të 7 tetorit.

  • Mosemërimi i anëtarit të 10-të në KQZ, Qalaj: Do të përdorim të gjithë mekanizmat ligjor

    Mosemërimi i anëtarit të 10-të në KQZ, Qalaj: Do të përdorim të gjithë mekanizmat ligjor

    Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se do të përdor të gjitha rrugët ligjore në mënyrë që siç thotë emërimit të anëtarit të saj të dytë në KQZ të “kryhet ashtu siç e garanton Kushtetuta e Kosovës”.

    Kandidati i PDK-së për anëtar në KQZ, Rashit Qalaj tha se nuk e përjashtojnë dërgimin e kësaj çështjeje në Kushtetuese por që aktualisht po presin vendimin nga U.D. presidentja, Albulena Haxhiu.

    “PDK është në pritje të vendimit të u.d. Presidentes së shtetit të dekretojë anëtarin e dytë të PDK- në KQZ. Nuk është duke pasur ndonjë veprim nga ushtruesja e detyrës edhe pse e ka obligim kushtetues. PDK iu ka drejtuar me shkresë edhe ish-presidentes Osmani edhe u.d presidentes që sa më parë të dekretojnë anëtarin e dytë mirëpo s’ka ndonjë veprim jemi në pritje kjo të ndodh. Normalisht që PDK-ja do të përdorë të gjithë mekanizmat ligjor në mënyrë që kjo punë të kryhet ashtu siç e garanton Kushtetuta e Kosovës. Besoj se PDK do t’i marr të gjitha veprimet me kohë që sa me shpejtë të dekretohet dhe anëtari i dytë, se përjashtojmë (dërgimin në Gjykatë Kushtetuese) por jemi në pritje të vendimit. Momentalisht s’ka diçka jemi në pritje”, tha Qalaj për RTV21.

  • Panik gjithandej, momenti i të shtënave me armë në një shkollë të Turqisë – nga ku mbetën 16 të plagosur

    Panik gjithandej, momenti i të shtënave me armë në një shkollë të Turqisë – nga ku mbetën 16 të plagosur

    Disa pamje të publikuara në mediat sociale thuhet se tregojnë momentin e të shtënave nga të cilat mbetën disa të plagosur në një shkollë në Turqi.

    Pamjet video treguan nxënës që iknin nga shkolla ndërsa ambulancat dhe automjetet e policisë mbërritën në vendngjarje.

    Sipas raportimeve të mediave botërore, përcjell Telegrafi, një adoleshent hapi zjarr në një shkollë të mesme në provincën juglindore të Turqisë, Sanliurfa, të martën, duke plagosur të paktën 16 persona, përfshirë nxënës dhe mësues, përpara se të vriste veten, tha guvernatori Hasan Sildak.

    Sulmuesi, një ish-nxënës 19-vjeçar, përdori një pushkë gjahu në sulmin në lagjen Siverek.

    Të plagosurit u dërguan në spital, ndërsa pesë prej tyre u transferuan më vonë në qendrat e qytetit të Sanliurfas për trajtim të mëtejshëm, tha Sildak.

    Ai më vonë i tha transmetuesit NTV se sulmuesi hapi zjarr pa dallim, duke filluar nga oborri i shkollës përpara se të hynte në ndërtesë.

    Ai qëlloi vrau veten ndërsa policia u përpoq ta arrestonte, shtoi Sildak.

    Sildak tha se sulmuesi nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë dhe se shkolla ishte klasifikuar më parë si e sigurt nga policia.

    Ministria e Brendshme tha se 10 nga të plagosurit ishin nxënës, katër ishin mësues, një ishte oficer policie dhe një tjetër punonjës i mensës së shkollës.

  • Kryetari i parlamentit slloven flet për një referendum për tërheqjen e Sllovenisë nga NATO

    Kryetari i parlamentit slloven flet për një referendum për tërheqjen e Sllovenisë nga NATO

    Zoran Stevanovic, kryetari i ri i parlamentit slloven, tha se partia e tij Resni.ca mbështet një referendum për tërheqjen e Sllovenisë nga NATO.

    Në një intervistë me RTV Slovenia dje (13 prill), ai foli gjithashtu për një referendum për tërheqjen e Sllovenisë nga Bashkimi Evropian.

    Stevanovic tha se populli nuk do ta pranonte atë pozitivisht sepse “ata kanë shumë më tepër përfitime nga BE-ja sesa nuk kanë”.

    “Lubjana duhet të kthehet si qendra kryesore e vendimmarrjes për Slloveninë, nuk duhet të jetë Brukseli”, e bëri të qartë Stevanovic

    Ai shtoi se tërheqja nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ishte një premtim parazgjedhor i partisë Resni.ca, dhe sipas Stevanovic, ata synojnë të përmbushin të gjitha premtimet duke avokuar për tërheqje.

    Le të kujtojmë se Stevanovic u zgjodh të premten, më 10 prill, si kryetar i Parlamentit slloven.

    Ish-oficeri i policisë dhe këshilltari vendor 44-vjeçar në Kranj u bë i njohur gjatë pandemisë së koronavirusit, duke udhëhequr një lëvizje që filloi si një grup kundër vaksinimit, por që është shndërruar në një protestë kundër kufizimeve qeveritare.

    Partia e tij kandidoi në zgjedhjet e vitit 2022 dhe fitoi 2.86% të votave, shumë nën pragun prej katër përqind për të hyrë në parlament, por këtë vit kaloi kufirin prej pesë përqind dhe tani ka pesë anëtarë të parlamentit.

  • ​Përplasja pozitë-opozitë bllokon votimin për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

    ​Përplasja pozitë-opozitë bllokon votimin për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

    Për shkak të mospajtimeve mes pozitës dhe opozitës, Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme nuk e ka miratuar marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes.

    Anëtarët e komisionit nuk u pajtuan për paragrafin 2 të nenit 2 të projektligjit, ku flitet për objektivin kryesor të Bordit të Paqes. Kësisoj, u vendos për formimin e një grupi punues për të modifikuar këtë nen.

    Kryetarja e komisionit, deputetja e LVV-së, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, theksoi nevojën e formimit të këtij grupi punues, siç tha, për të riformuluar atë paragraf, pasi duhet të dihet se bëhet fjalë për rivendosjen e një qeverisjeje të besueshme dhe garantimin e paqes së qëndrueshme në zonat e prekura ose të kërcënuara nga konflikti.

    Sipas saj, kjo nuk do të thotë se janë kundër marrëveshjes, as nuk po ia humbin meritat ish-presidentes Vjosa Osmani për angazhimin e saj, mirëpo duhet të sqarohen të gjitha dispozitat e marrëveshjes.

    Madje, sipas saj, duhet parë edhe nëse është në përputhje me ligjet dhe direktivat e Bashkimit Evropian.

    “Marrëveshja ndërkombëtare është procedurë në Kuvend, sponsor i kësaj marrëveshjeje është ish presidentja e Kosovës dhe askush nuk po e mohon këtë fakt. Ajo ka nënshkruar dhe ka konfirmuar pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes. Jemi në rregull deri te kjo pjesë dhe marrëveshjen që na është dërguar në Kuvend. Mos të nisemi prej asaj që ne duhet të trajtojmë projektligjin vetëm nëse ai është voluminoz dhe nëse i paska katër nene s’kemi punë aty”, tha ajo.

    Kryeziu-Hyseni shtoi se ky projektligj mund të jetë shumë problematik me kaq pak përmbajtje sesa një projektligj i cili mund të ketë disa nene të caktuara.

    “I ka vetëm katër nene, por është vetëm një paragraf domethënës në këtë projektligj me katër nene që mund të themi ka dhjetë fjali në total. Por fjalia e nenit dy, paragrafit dy, është problematike dhe nëse vazhdon të mbetet në projektligj pa u përmirësuar. Unë mendoj se në formulim ka probleme projektligji… Ne duhet të dimë cilën qeverisje po e rivendosim aty? Cilat konflikte po i referohemi? Aktualisht ka shumë konflikte në botë”, tha ajo.

    Asaj i reagoi anëtari i komisionit nga radhët e LDK-së, deputeti Lutfi Haziri. Sipas tij, për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes ka pasur dallime mes kryeministrit Albin Kurti dhe ish presidentes Vjosa Osmani.

    “Ne e dimë që ka pasur dallime mes kryeministrit dhe ish presidentes për këtë çështje”, tha ai.

    Mirëpo, sipas Kryeziut, insistimi për të sqaruar paragrafin dy të nenit dy të projektligjit nuk ka të bëjë aspak me këtë.

    “Kjo nuk ka të bëjë asgjë me atë që potencialisht mund të diskutojmë këtu në kuptimin e asaj që po e thoni ju dhe mund ta thonë edhe të tjerët nga opozita”, tha ajo.

    Në debat u përfshi edhe deputeti i PDK-së, Ilmi Reçica, i cili theksoi nevojën e miratimit të kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare në komision. Sipas tij, ky është një bord që tejkalon përmasat evropiane.

    “Ka projektligje që nuk është e domosdoshme të jenë në përputhje me ligjet e Bashkimit Evropian… Pasojat e vonesave nuk janë tonat, janë të institucioneve për shkak të raporteve që kanë pasur… Ky është një bord që tejkalon përmasat evropiane dhe baza për t’u krijuar si i tillë ka të bëjë me një rajon që është jashtë Evropës”, tha ai.

    Ndërkaq, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se Kosova duhet të ndihet e privilegjuar që ka marrë ftesë për anëtarësim në Bordin e Paqes.

    “Ne duhet të ndihemi të privilegjuar që kemi marrë pjesë në Bordin e Paqes”, theksoi ajo.

    Komisioni vendosi që grupi punues të mblidhet javën e ardhshme për të harmonizuar dhe dakorduar projektligjin. Kosova ka marrë ftesë për anëtarësim në Bordin e Paqes më 22 janar të vitit 2026. /KP/

  • Xi Jinping paraqet katër propozime për paqen në Lindjen e Mesme

    Xi Jinping paraqet katër propozime për paqen në Lindjen e Mesme

    Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka paraqitur të martën një paketë me katër propozime për paqe në Lindjen e Mesme, duke bërë thirrje që bota të mos “kthehet në ligjin e xhunglës”.

    Deklaratat u bënë gjatë një takimi në Pekin me Princin e Kurorës së Abu Dhabit, Sheikh Khalid bin Mohammed, sipas raportimeve të CNN.

    Xi Jinping theksoi nevojën për respektimin e parimit të bashkëjetesës paqësore mes shteteve dhe krijimin e një “arkitekture të qëndrueshme sigurie”, një term që Pekini e përdor shpesh për të kritikuar sistemin e aleancave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Ai gjithashtu bëri thirrje që e drejta ndërkombëtare të mos zbatohet në mënyrë selektive, duke paralajmëruar kundër përdorimit të saj sipas interesave politike.

    “Autoriteti i së drejtës ndërkombëtare duhet të mbështetet dhe jo të zbatohet në mënyrë selektive… dhe bota nuk duhet të kthehet në ligjin e xhunglës”, deklaroi Xi Jinping, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të sovranitetit të shteteve dhe koordinimit mes sigurisë dhe zhvillimit.

    Sipas mediave kineze, gjatë takimit u diskutua edhe situata në Gjirin Persik, ku të dy palët theksuan rëndësinë e dialogut dhe stabilitetit rajonal. Xi Jinping ritheksoi se Kina do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në zgjidhjen e krizave ndërkombëtare.

  • Turqia merr vendim që këto modele të veturash t’i zhdukë nga tregu

    Turqia merr vendim që këto modele të veturash t’i zhdukë nga tregu

    Prodhimi i sedanëve të segmentit C, të cilët shiten me çmime të përballueshme në Turqi, po i vjen fundi gradualisht. Ndërsa prodhimi i Fiat Egea Sedan-it do të përfundojë në qershor 2026, prodhimi i Renault Megane-t, i cili është shitur me të njëjtën karroceri për shumë vjet, do të përfundojë gjithashtu në vitin 2027.

    Rënia e disponueshmërisë së automjeteve sedan me çmime të përballueshme në treg ka filluar t’i zhvendosë blerësit e makinave drejt modeleve SUV.

    Rritja e fushatave promocionale për makinat e reja i ka vështirësuar shitjet në tregun e makinave të përdorura, duke çuar në ulje çmimesh deri në 15 për qind.

    Lufta midis SHBA-së dhe Iranit, i cili ka hyrë në një armëpushim të brishtë, dhe rënia e çmimeve të arit nga nivelet e tyre më të larta historike kanë shtyrë planet për blerjen e makinave. Për më tepër, normat e interesit të depozitave që arrijnë në 42% në vit kanë ulur gjithashtu shitjet e makinave.