ATV

Author: K.B.

  • “Kosova autoritare”, Rrahmani: Nuk po merret asnjë veprim konkret për të frenuar valën e rritjes së çmimit, faturën do ta paguajë qytetari

    “Kosova autoritare”, Rrahmani: Nuk po merret asnjë veprim konkret për të frenuar valën e rritjes së çmimit, faturën do ta paguajë qytetari

    Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani ka shkruar në lidhje me rritjen e çmimeve si të naftës ashtu edhe të produkteve të tjera në Kosovë.

    Ai ka përmendur disa vende të BE-së, ku ka thënë se pavarësisht se pagat janë më të larta në Kosovë, çmimet e qumështit, vajit, mjellit dhe produkteve bazë janë më të lira se në Kosovë, ndërkaq ka thënë se gjithashtu këto shtete kanë ulur ose hequr taksat për derivatet që të mos lejohet rritja zinxhirore e çmimeve.

    Në Kosovën të cilën e ka quajtur “autoritare”, ai ka thënë se vazhdon çmimi i lartë i naftës, vazhdon rritja e bukës, ujit, qumështit, vajit, sheqerit dhe çdo produkti bazë, ndërkaq sipas tij Qeveria nuk ndërmerr asnjë veprim konkret për të frenuar valën e shtrenjtimit.

    “Çmimet tashmë kanë filluar të rriten. Edhe nëse nesër merren masa, ose edhe nëse bie çmimi i naftës, efekti do të jetë minimal, sepse tregu njëherë kur i rrit çmimet, nuk i ul lehtë. Dëmi tashmë është bërë. Faturën e kësaj papërgjegjësie do ta paguajë qytetari që jeton çdo ditë në Kosovë, familja me paga të ulëta, punëtori i sektorit privat, pensionisti. Pushteti vazhdon të arkëtojë më shumë, ndërsa qytetari vazhdon të varfërohet”, ka shkruar Rrahmani.

  • Mbi 70 kandidatë për Bordin e RTK-së, Komisioni nis intervistat

    Mbi 70 kandidatë për Bordin e RTK-së, Komisioni nis intervistat

    Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit te RTK-sëështë mbledhur për të filluar intervistimin e kandidatëve, raporton Ekonomia Online.

    Ky komision po monitorohet edhe nga shoqëria civile, ndërsa mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.

    Janë mbi 70 kandidatë që synojnë bordin e transmetuesit publik.

  • Tymi nuk ndalet, rreth 30 apartamente të dëmtuara nga zjarri në Tiranë

    Tymi nuk ndalet, rreth 30 apartamente të dëmtuara nga zjarri në Tiranë

    Nga zjarri që përfshiu 12-katëshin pasditen e së martës pranë në Tiranë, raportohet se rreth 30 apartamente janë prekur nga flakët, të cilat dyshohet se kanë nisur në katin e parë të një biznesi.

    Shkaku i zjarrit nuk është përcaktuar ende zyrtarisht, megjithëse dyshohet për një shkëndijë elektrike, ndërsa materiali i përdorur në fasadë mund të ketë ndikuar në përhapjen e shpejtë të flakëve.

    Zjarri ka përfshirë plotësisht pjesën e jashtme të ndërtesës, duke djegur fasadën me dy shtresa dhe duke dëmtuar edhe strukturën e brendshme në disa pjesë.

    Pamjet nga vendngjarja tregojnë një ndërtesë të nxirë nga flakët, rrënoja dhe tym që vijon të dalë edhe këtë të mërkurë, raporton Tv Klan.

  • Çështja e presidentit, Konjufca: Varet nga vullneti i opozitës, LVV nuk insiston për emrin e saj

    Çështja e presidentit, Konjufca: Varet nga vullneti i opozitës, LVV nuk insiston për emrin e saj

    Zv/kryeministri i parë, njëkohësisht edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca, tha që negociatat për zgjedhjen e Presidentit po vijojnë dhe zgjidhja, sipas tij, do të varet nga vullneti i opozitës.

    “Bisedat po vazhdojnë mes kryeministrit dhe partive politike. Ka takuar kreun e LDK-së, një ftesë ia ka dërguar edhe PDK-së. Ata kanë kërkuar disa sqarime shtesë, të cilat me siguri që kryeministri do u përgjigjet shpejt. Ka përpjekje për të shkuar në një marrëveshje”, tha Konjufca.

    Sipas tij, gjithçka “varet nga vullneti i opozitës”.

    Vetëvendosja nuk insiston patjetër që të ketë emrin e saj në zgjedhjen e Presidentit. Nëse nuk ka pasur vullnet, është vërtetuar në seancë ku nuk kanë ardhur. Kjo tregon se ata kërkojnë diçka tjetër, por mirë është të na e thonë se çfarë kërkojnë”, shtoi Konjufca për A2.

    Kosova ka hyrë në 15 ditët vendimtare për zgjedhjen e Presidentit, sipas afatit të caktuar nga Gjykata Kushtetuese. Nëse përgjatë këtyre dy javëve nuk arrihet marrëveshje mes partive, do të shkohet sërish në zgjedhje.

    Deri më tani ka pasur vetëm një takim për çështjen e presidentit, mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Kurti paralajmëroi se do ta ftojë për takim edhe kreun e PDK-së, Bedri Hamza, por ky i fundit ftesë ende nuk ka marrë.

    Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar për Reporteri.net, se nuk do të marrin pjesë në takim pa letër zyrtare.

    E kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku e ka përsëritur gjatë së shtunës se partia e tij është kundër që një partie t’i takojnë tri pozicionet shtetërore, presidenti, kryeministri e kryetari i Kuvendit.

    i ka propozuar dy emra për pozitën e presidentit: Glauk Konjufcën, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe deputeten Fatmire Mullhaxha -Kollçaku. Në mungesë kuoromi, procesi ka mbetur në gjysmë.

    Më 4 prill, Vjosa Osmanit i ka përfunduar mandati presidencial. Të njëjtën ditë, pozitën e ushtrueses së detyrës e ka marrë Albulena Haxhiu, kryetare e Kuvendit, ashtu siç parashihet me Kushtetutë.

  • Mblidhen disa komisione parlamentare

    Mblidhen disa komisione parlamentare

    Këtë të mërkurë në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen disa komisioneve parlamentare, ku në rend dite janë çështje që lidhen me energjinë, financat publike dhe përzgjedhjen e kandidatëve për institucione të pavarura.

    Në orën 09:00, do të mblidhet Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së do të zhvillojë intervistimin e kandidatëve.

    Po në të njëjtën kohë, Komisioni për Ekonomi do të mbajë mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtohet në parim Projektligji për Energjinë Elektrike.

    Ndërkohë, në orën 11:00 do të mblidhet Komisioni për Buxhet ku do të trajtojë disa çështje financiare, përfshirë Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) të Kuvendit të Kosovës për vitet 2027-2029, Raportin vjetor të shpenzimeve për vitin 2025, si dhe Raportin financiar të Avokatit të Popullit po ashtu për vitin 2025.

    Në të njëjtën orë, Komisioni për Legjislacion do të intervistojë kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

  • 27 vjet nga masakra në Lagjen e Boshnjakëve

    27 vjet nga masakra në Lagjen e Boshnjakëve

    Sot bëhen 27 vjet që kur dora e kriminelëve serbë mori jetën e 23 civilëve të pafajshëm në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.

    Forcat serbe më 15 prill të vitit 1999, pasi kishin mbledhur rreth 80 persona në shtëpinë e Mustafë Sahitit, kishin nisur torturimin e tyre dhe vranë 23 shqiptarë në gjithë lagjen.

  • Kryesisht vranët sot, maksimalja 20 gradë

    Kryesisht vranët sot, maksimalja 20 gradë

    Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe të shumta, por edhe me mundësi për intervale të shkurtra kohore me diell.

    Gjatë ditës e sidomos pasdite lokalisht priten riga lokale shiu të intensitetit kryesisht të dobët dhe mund të ketë edhe ndonjë rrebesh shiu në ndonjë zonë.

    Temperaturat parashihet të luhaten nga 7 minimalja deri në 20 gradë Celsius ajo maksimale.

  • Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës

    Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës

    Në Gjykatën Themelore të Prishtinës nesër do të mbahet seanca gjyqësore lidhur me sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.

    Seanca do të fillojë në ora 9:30.

    Para trupit gjykues do të paraqiten Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të cilët përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023, në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit.

    Gjatë këtij sulmi, mbeti i vrarë rreshteri hero Afrim Bunjaku, ndërsa disa zyrtarë të tjerë policorë u plagosën.

  • Trump: Italia s’po na ndihmon, mendoja se Meloni ishte e guximshme – Papa s’e ka idenë çfarë po ndodh në Iran

    Trump: Italia s’po na ndihmon, mendoja se Meloni ishte e guximshme – Papa s’e ka idenë çfarë po ndodh në Iran

    Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kritikuar Italinë për faktin se nuk e ka ndihmuar në situatën me Iranin si dhe Papa Leone XIV pas komenteve të tij për luftën.

    Në një intervistë për Corriere della Sera, Trump shprehu kryeministres Giorgia Meloni, duke theksuar se e mendonte tëguximshme për të vepruar.

    “A u pëlqen italianëve fakti që kryeministrja juaj nuk po na jep asnjë ndihmë për të siguruar naftë?”, shtroi pyetjen Trump, duke shtuar “A u pëlqen njerëzve ajo? Nuk mund ta imagjinoj. Jam i shokuar prej saj. Mendova se ishte e guximshme, por gabohesha.”

    I pyetur nëse ka folur me Melonin, ai tha: “Jo. Ajo thjesht thotë se Italia nuk dëshiron të përfshihet. Edhe pse Italia e merr naftën nga atje, edhe pse Amerika është shumë e rëndësishme për Italinë, ai nuk mendon se Italia duhet të përfshihet. Ai mendon se Amerika duhet ta bëjë punën për të.”

    Sipas tij, është e papranueshme që asaj nuk i intereson fakti se Irani ka armë bërthamore, dhe se mund ta hidhte Italinë në erë për dy minuta.

    “Është ajo që është e papranueshme, sepse nuk i intereson nëse Irani ka një armë bërthamore dhe do ta hidhte në erë Italinë brenda dy minutash nëse do të kishte mundësi. Ajo nuk është më i njëjti person dhe Italia nuk do të jetë më kurrë e njëjta vend. Imigracioni po e vret Italinë dhe të gjithë Evropën.”

    Trump përsëriti gjithashtu se Evropa po “shkatërron veten nga brenda” me politikat e saj të imigracionit dhe energjisë.

    “Ata paguajnë kostot më të larta të energjisë në botë dhe as nuk janë të përgatitur të luftojnë për Ngushticën e Hormuzit, nga ku e marrin atë. Ata varen nga Donald Trump për ta mbajtur atë të hapur.” , shtoi Trump.

    Kur u pyet nëse i kishte kërkuar Italisë të përdorte minahedhës, presidenti amerikan tha: “U kërkova të dërgonin çfarë të donin, por ata nuk duan sepse NATO është një tigër letre.”

    Lidhur me Papa Leo dhe thirrjen e tij për paqe, Trump pretendon se Papa nuk e kupton që Irani përbën një kërcënim bërthamor.

    “Ai nuk e kupton dhe nuk duhet të flasë për luftë, sepse nuk ka idenë se çfarë po ndodh. Ai nuk e kupton që 42,000 protestues u vranë në Iran muajin e kaluar.”

    Ai u pyet edhe nëse është i zhgënjyer nga humbja e Orbanit:

    “Ai ishte një mik i imi. Nuk ishte zgjedhja ime, por ishte miku im, një njeri i mirë. Ai bëri një punë të mirë me imigracionin. Ai nuk i la njerëzit të vinin dhe ta shkatërronin vendin e tij siç bëri Italia.”

  • Hapet Qendra e Inovacionit në Graçanicë, ambasada e SHBA: U ofrohet më shumë mundësi të rinjve atje

    Hapet Qendra e Inovacionit në Graçanicë, ambasada e SHBA: U ofrohet më shumë mundësi të rinjve atje

    E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, sot ka vizituar Graçanicën ku është hapur zyrtarisht Qendra e Inovacionit.

    Nga ambasada, janë shprehur ‘’krenarë’’ që prezantojnë ‘’ekselencën’’ amerikane në teknologji, ku i ofrohet më shumë mundësi të rinjve në Graçanicë.

    ‘’E ngarkuara me punë Anu Prattipati vizitoi sot Graçanicën për të hapur zyrtarisht Qendrën e Inovacionit në Graçanicë. Jemi krenarë që prezantojmë ekselencën amerikane në teknologji, duke ofruar njëkohësisht më shumë mundësi për të rinjtë në Graçanicë që të zhvillojnë aftësi dhe të ndjekin karrierë në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit’’, thuhet në njoftim.