ATV

Author: K.B.

  • Naim Murseli në fjalën përfundimtare: Nuk e kam kryer vrasjen, pres vendim të drejtë

    Naim Murseli në fjalën përfundimtare: Nuk e kam kryer vrasjen, pres vendim të drejtë

    Në fjalën përfundimtare në gjykimin për vrasjen e Liridona Ademajt, i akuzuari kryesor, Naim Murseli ka thënë se nuk e ka kryer, e as organizuar vrasjen e ish-bashkëshortes së tij.

    Murseli në fjalën e tij para gjykatës, madje tha se nuk e ka parë vrasjen, sepse në atë moment ka qenë duke ikur bashkë me dy fëmijët e tij.

    Ai tha se pret nga trupi gjykues “vendim të drejtë”.

    “Gjatë këtyre viteve jam akuzuar për një krim kaq të rëndë, të cilin nuk e kam kryer. Unë nuk kam organizu kurrfarë vrasje, as nuk kam marrë pjesë në vrasje, unë madje as nuk e kam parë vrasjen sepse në atë moment, unë dhe fëmijët e mi kemi qenë duke ikur.

    Pres nga ju që vërtetë të ketë drejtësi për Liridonën sepse mbi të gjitha kjo është për çka jemi këtu. Unë nuk kam kryer vrasje, por Liridona meriton drejtësi të plotë. Por ju lutem të keni parasysh që integriteti dhe profesionalizmi juaj të jetë në nivelin më të lartë. Kjo është çfarë pres nga ju i nderuar trup gjykues.

  • Shtetësia e Kosovës, Rrahmani: Shqiptarët e Luginës po mbeten ligjërisht “joekzistentë”

    Shtetësia e Kosovës, Rrahmani: Shqiptarët e Luginës po mbeten ligjërisht “joekzistentë”

    Në Kuvendin e Kosovës, Eman Rrahmani nga PDK ka deklaruar se qytetarët shqiptarë në Luginën e Preshevës tash e më shumë se 20 vite përballen me probleme serioze në marrjen e shtetësisë së Kosovës.

    Ai theksoi se kjo situatë po prodhon pasoja të rënda dhe të drejtpërdrejta në jetën e tyre.

    Rrahmani bëri thirrje që të zgjidhet, sipas tij, kjo padrejtësi historike dhe administrative ndaj qytetarëve të Luginës së Preshevës.

    “Qytetarët shqiptarë në Luginën e Preshevës tash e 20 vite përballen me probleme serioze në marrjen e shtetësisë së Kosovës. Kjo situatë prodhon pasoja të rënda dhe të drejtpërdrejta në jetën e tyre. Shumë prej tyre nuk mund të rinovojnë dokumentet në vendet ku jetojnë dhe mbeten ligjërisht joekzistentë,. Nuk mund të punësohen ligjërisht dhe nuk kanë qasje të plotë në shërbimet shëndetësore, ndihmat sociale dhe skemat e mirëqenies”, tha Rrahmani.

  • Kadriaj ironizon: VV e ka çliru Mitrovicën duke i pranu strukturat e Serbisë, e pranuan Zajednicën e ia falën 10 hektarë Manastirit

    Kadriaj ironizon: VV e ka çliru Mitrovicën duke i pranu strukturat e Serbisë, e pranuan Zajednicën e ia falën 10 hektarë Manastirit

    Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, i është përgjigjur në Kuvend deputetit të VV-së, Artan Abrashi, i cili ka folur për vendimet e Qeverisë Kurti lidhur me Veriun e ngjarjet që kanë ndodhur në atë pjesë të vendit.

    Kadriaj ka thënë se deputeti i VV’së po flet për Veriun, por s’po tregon se Kosovës i janë vendosur sanksione për shkak të veprimeve atje.

    “Parafolësi i parë nga LVV foli për ngjarjet e mëdha që kanë ndodhë nga VV. Sovranitet, integritet. Foli edhe për rezultatin e mirë kur i kanë heq targat. Por çfarë ka sjellë heqja e atyre targave, ka sjellë sanksione dhe targat përsëri janë kthy”, ka thënë Kadriaj.

    Ajo tutje ka thënë se Qeveria Kurti i ka pranuar strukturat paralele dhe dokumentet e tyre.

    “E kanë çlirua Mitrovicën, sepse tash i kanë pranuar edhe strukturat paralele e dokumentet e tyre. Edhe marrëveshjen tjetër e kanë pranu, Zajednicën që kanë luftu shumë”, ka shtuar tutje Kadriaj.

    Kadriaj ka thënë se Kurti ia ka dhënë edhe dhjetë hektarë tokë dhuratë një ministri serb

    “Kanë luftu edhe për tokat e Manastirit të Deçanit, kanë ardhë prej Prishtinë në Deçan e janë shkrry, e nfund i dhanë 10 hektarë tokë dhuratë një ministri serb”, ka thënë ajo.

  • Bekë Berisha me syze të diellit në Kuvend: Masë e rekomanduar nga mjekët, mos e interpretoni ndryshe

    Bekë Berisha me syze të diellit në Kuvend: Masë e rekomanduar nga mjekët, mos e interpretoni ndryshe

    Deputeti i AAK’së, Bekë Berisha, tha se mbajtjen e syzeve të diellit brenda Kuvendit të Kosovës e ka me rekomandim të mjekut për shkak të një ndërhyrje me laser në sy.

    Ai kërkoi që të mos interpretohet ndryshe, derisa vetë publikoi një fotografi nga seanca e sotme.

    “Së fundmi kam kryer një ndërhyrje me laser në sy dhe, për shkak të procesit të rikuperimit, jam i detyruar që përkohësisht të mbaj syze edhe gjatë seancave plenare. Kjo është një masë e rekomanduar nga mjekët dhe e domosdoshme për shërimin e plotë. I lus mediat që të mos e interpretojnë ndryshe!”.

  • Filharmonia e Kosovës me mbrëmje koncertale sonte në Prishtinë

    Filharmonia e Kosovës me mbrëmje koncertale sonte në Prishtinë

    Filharmonia e Kosovës rikthehet sonte me një mbrëmje të veçantë koncertale në Prishtinë, duke sjellë një program të pasur dhe interpretim nga artistë të njohur ndërkombëtarë.

    Nën drejtimin e dirigjentit Premil Petrović, në skenë do të performojnë pianistët Patrick O’Byrne dhe Artem Yassinskyy.

    Programi i mbrëmjes përfshin:

    “Passacaglia” – Baki Jashari

    Koncert për dy piano – Francis Poulenc

    Simfonia nr. 7 – Ludwig van Beethoven

    Koncerti mbahet në Sallen e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:30.

    Organizatorët theksojnë se bëhet fjalë për një mbrëmje të veçantë të sezonit artistik, e cila sjell në Prishtinë një program të pasur të muzikës klasike dhe interpretim nga emra të njohur të skenës ndërkombëtare.

  • Zemaj ia rikthekson Qeverisë: Rregullojeni rrugën Pejë-Bjeshkët e Rugovës

    Zemaj ia rikthekson Qeverisë: Rregullojeni rrugën Pejë-Bjeshkët e Rugovës

    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kërkuar ndërhyrjen e qeverisë për rrugën Pejë-Bjeshkët e Rugovës.

    Ai tha se ajo rrugë është bërë vështirë e kalueshme, dhe po ndikon edhe në turizëm, përpos te qytetarët që jetojnë atje.

    “Ka disa vite që ajo rrugë është bërë vështirë e kalueshme, si për banorët, ashtu edhe për turistët. Kërkoj urgjentisht që qeveria të ndërhyjë në këtë pjesë në rregullimin e rrugës”, tha ai mes tjerash.

  • Skandali Epstein thellon krizën politike në Britani, shkarkohet një tjetër zyrtar i lartë

    Skandali Epstein thellon krizën politike në Britani, shkarkohet një tjetër zyrtar i lartë

    Një nga nëpunësit civilë më të lartë të Britanisë, Olly Robbins, u shkarkua, ndërsa qeveria e Keir Starmer u përfshi nga një krizë në thellim për shkak të emërimit të ish-ambasadorit të saj në SHBA, Peter Mandelson.

    Starmer dhe sekretarja e tij e jashtme, Yvette Cooper, humbën besimin te Robbins, zyrtari më i lartë në Zyrën e Jashtme dhe Zhvillimit (FCDO), tha një zyrtar britanik i njohur me çështjen, pasi një raport i ri zbuloi detaje të reja të rolit të tij në verifikimin e sigurisë për Mandelson, shkruan Politico.

    Ky veprim vjen ndërsa kryeministri britanik përballet me pyetje në rritje për faktin se Mandelson dështoi të kalonte verifikimin e sigurisë – por u bë ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në SHBA gjithsesi në dhjetor 2024.

    Mandelson, një politikan i Partisë Laburiste, u shkarkua shtatorin e kaluar nga roli i lartë diplomatik për shkak të lidhjeve të tij me abuzuesin e dënuar seksual Jeffrey Epstein.

    Gazeta Guardian raportoi për herë të parë se atij i ishte dhënë drita e gjelbër për të marrë detyrën në Uashington kundër këshillës së agjencisë qeveritare të shqyrtimit, Vettingut të Sigurisë së Mbretërisë së Bashkuar.

    Por, raportohet se shkarkimi i Robbins nuk ka gjasa t’i zbusë pyetjet në lidhje me gjykimin e vetë Starmer në emërimin e politikanit në postin diplomatik.

    Opozita e ka akuzuar tashmë kryeministrin — i cili tha më parë këtë vit se gjatë emërimit ishte ndjekur një “proces i plotë i rregullt ligjor” — për mashtrim të parlamentit, një çështje dorëheqjeje sipas kodit ministror në Mbretërinë e Bashkuar.

  • Debatoi me burrin, gruaja hedh nga ballkoni i apartamentit plot 150 mijë euro

    Debatoi me burrin, gruaja hedh nga ballkoni i apartamentit plot 150 mijë euro

    Autoritetet kineze kanë nisur një hetim rreth disa pamjeve që thuhet se vijnë nga provinca Guangdong pasi një grua hodhi nga apartamenti i saj në katet e larta para në vlerë rreth 150 mijë euro.

    Paratë, të raportuara si kartëmonedha vendase, shkaktuan kaos në rrugë, ku banorë dhe kalimtarë u përpoqën t’i kapnin ndërsa binin nga lart.

    Menaxhmenti i ndërtesës ka konfirmuar se paratë janë të vërteta, duke shtuar misterin rreth incidentit.

    Sipas raportimeve të pakonfirmuara, ngjarja mund të lidhet me një konflikt me bashkëshortin e saj, ndërsa burime të tjera sugjerojnë se gruaja ishte në gjendje të rënduar emocionale pas lajmit për sëmundjen e një miku të familjes.

    Pavarësisht arsyeve, policia lokale u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë marrë para t’i kthejnë ato.

  • Tahiri: Me 65 milionë eurot e pagës së 13-të mund të bëheshin dy stadiume

    Tahiri: Me 65 milionë eurot e pagës së 13-të mund të bëheshin dy stadiume

    Besnik Tahiri e bëri qeverinë përgjegjëse për shpërdorimin e 65 milionë eurove për pagën e 13-të për punonjësit e sektorit privat, me të cilat tha se mund të përfundonin projekte kapitale.

    Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha sot në seancë plenare se qeveria “me një pullë” ndau rrogën e 13-të për punonjësit e sektorit publik.

    “Me 65 milionë kanë mund me u ndërtu dy stadiume”, tha ai.

    Ai foli për diskriminimin e punonjësve të sektorit privat.

    “Sot Kosovën e majnë dy burime thelbësore si shtet: taksat të cilat vijnë nga njerëzit të cilët janë në punë në sektorin privat dhe të hyrat që vinë nga doganat”, u shpreh Tahiri.

  • Myftiu Tërnava: Dikujt s’po i pëlqen harmonia ndërfetare te ne, me thirrjet për konvertimet po bëhet thirrje për urrejtje mes kombit shqiptar

    Myftiu Tërnava: Dikujt s’po i pëlqen harmonia ndërfetare te ne, me thirrjet për konvertimet po bëhet thirrje për urrejtje mes kombit shqiptar

    Kreu i BIK-ut, Naim Tërnava, ka thënë se në dy dekadat e fundit duket sikur dikujt nuk po i pëlqen toleranca dhe harmonia ndërfetare që ekziston në Kosovë.

    Tërnava ka përmendur thirrjet për konvertime që janë bërë në Kosovë.

    “Duke u thirrë në demokraci e liri të shprehjes dhe duke mos e konsideruar e ditur se cfarë është demokracia dhe limitet që i ka ajo, ata me dashje po rrëshqasin në urrejtje e thirrje të urrjejte të vazhdueshme, duke thirrur për konvertime, në emër të shqiptari të rrejshme prej tyre, që kinse duhet larguar nga islami për të qenë një shqiptar i mirë”, ka thënë Tërnava.

    Ai ka thënë se kjo është krim dhe urrejtje dhe janë skenar të huaj që dëshirojnë të fusin sherr në kombin shqiptar.

    Kurti këto deklarime i ka bërë në kuadër të tryezës “Bashkëjetesa ndërfetare ndër ne, virtyt hyjnor apo domosdoshmëri shoqërore” e organizuar nga Fondacioni “Drita” dhe mbështetur nga BIK.