ATV

Author: K.B.

  • Ish-presidenti Radev triumfon në zgjedhjet në Bullgari

    Ish-presidenti Radev triumfon në zgjedhjet në Bullgari

    Aleanca e qendrës së majtë e ish kreut të shtetit Radev ka marrë deri në 45 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme në Bullgari, sipas rezultateve paraprake. Kritikët e Radev shohin afërsi me Putinin.

    Ish-presidenti, Radev i kryesonte prej javësh sondazhet.

    Sipas llogaritjeve paraprake, Rumen Radev dhe partia e tij e “Bullgarisë Progresive” janë fituesi të zgjedhjeve parlamentare të parakohshme në Bullgari me rreth 45% të votave.

    Tetë zgjedhje të tilla u zhvilluan në Bullgari gjatë pesë viteve të fundit. Sipas Radevit, nuk duhet të ketë së shpejti një tjetër: “Do të bëjmë gjithçka për të parandaluar që të na duhet të mbajmë sërish zgjedhje. Kjo do të thoshte të kalonim nga një krizë në tjetrën, dhe ne duhet të punojmë shumë seriozisht për t’i kapërcyer këto kriza”.

    Ka kaluar shumë kohë që Bullgaria nuk ka pasur ketë një fitues kaq të qartë pas zgjedhjeve parlamentare.

    Radev është 62 vjeç dhe ish shef i Forcave Ajrore. Ai është politikani më i preferuar në vend, edhe pse kritikët prej kohësh e akuzojnë për afërsi me Rusinë.

    Kritikët shohin afërsi me Putinin

    Radev ka qenë skeptik në të kaluarën ndaj sanksioneve kundër Rusisë dhe kundër dërgesave të armëve për Ukrainën.

    Në të njëjtën kohë, partia e tij, Bullgaria Progresive, e ka përfshirë në programin zgjedhor një angazhim të qartë për Bashkimin Evropian dhe NATO n.

    Në finalen e fushatës zgjedhore të Radevit, në një videoklip u shfaqën pamje nga takime të përbashkëta mes tij dhe Vladimir Putinit.

    Politologu dhe gazetari Jawor Siderov analizon situatën politike në Bullgari për televizionin gjermanm, ARD.

    Ai është i mendimit se Radev “është një populist. Ka gjasa që ai ta drejtojë vendin në një drejtim të ngjashëm me Viktor Orbánin – më euroskeptik, më konservator në vlera – pa qenë realisht aq radikal sa Orbáni. Radev nuk është Orbán dhe as nuk e ka instinktin e tij”.

    Radev premtoi luftë kundër korrupsionit

    Për të pasur më në fund sërish një qeveri “normale”, Radev ka njoftuar se do të veprojë qartazi kundër korrupsionit në vend.

    Gishti zakonisht drejtohet ndaj partisë konservatore GERB me kryeministrin afatgjatë Bojko Borisov dhe ndaj DPS së, partisë së oligarkut me ndikim Deljan Peevski. Të dyja kanë pësuar humbje të ndjeshme në zgjedhje dhe, sipas rezultateve, në parlamentin e ri nuk arrijnë as 80 mandate.

    Fituesi i zgjedhjeve shpreson të krijojë qeveri të vetme

    Nëse Rumen Radev dhe partitë reformiste do të bashkëpunojnë si koalicion edhe përtej një reforme në drejtësi, si është shprehur edhe Radev, mbetet ende e paqartë.

    Të dyja palët kanë qenë të përçara gjatë fushatës zgjedhore dhe të dielën në mbrëmje thanë se do të presin rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve përpara se të shprehen për një qeveri të mundshme.

    Rezultati paraprak i zgjedhjeve pritet të publikohet gjatë së hënës, ndërsa rezultati përfundimtar do të jetë i disponueshëm të mërkurën.

    Për Radevin, pritja mund të vlejë, sepse në varësi të numrit të partive që arrijnë të futen në parlament, aleanca e tij e qendrës së majtë mund të qeverisë edhe e vetme. /DW/

  • Qeveria zgjedh kryesuesin e bordit të Telekomit

    Qeveria zgjedh kryesuesin e bordit të Telekomit

    Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës, është miratuar propozim-vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për emërimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore Telekomi i Kosovës.

    Kryeministri Albin Kurti, njoftoi se kryesues i bordit është propozuar Shaban Neziri.

    “Për kryesues të këtij bordi propozohet Shaban Neziri”, tha shefi i qeverisë, propozim ky që mori votat e kabinetit qeveritar.

  • Vodhi produkte ushqimore në Çagllavicë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

    Vodhi produkte ushqimore në Çagllavicë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

    Një person dyshohet se ka vjedhur disa produkte ushqimore.

    Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 18.04.2026 rreth orës 20:44 në Çagllavicë.

    Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Çagllavicë / 18.04.2026 – 20:44. Me 19.04.2026 është raportuar i dyshuari ka vjedhur disa produkte ushqimore. Lidhur me rastin i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është ndaluar për 48-orë”, thuhet në raport.

  • Rrahu një person dhe ofendoi zyrtatin policor në Pejë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

    Rrahu një person dhe ofendoi zyrtatin policor në Pejë, i dyshuari dërgohet në mbajtje

    Një person është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një person dhe po ashtu kishte ofenduar dhe kërcënuar edhe një zyrtar policor.

    Sipas raportit 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

    “Rr. Mbretëresha Teutë, Pejë / 19.04.2026 – 13:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar po ashtu kishte ofenduar dhe kërcënuar verbalisht viktimën si edhe një zyrtar policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

  • Kurti thotë se Byroja i jep fund parullës “rroga e vogël fitimi i madh”

    Kurti thotë se Byroja i jep fund parullës “rroga e vogël fitimi i madh”

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar deputetët e Kuvendi i Kosovës për miratimin në shqyrtim të parë të projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

    Megjithatë, Kurti ka kërkuar që projektligji të miratohet edhe në shqyrtimin e dytë, duke theksuar rëndësinë e tij për luftimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.

    “E dimë që emri i ligjit ka trazuar shumëkënd, prandaj kundërshtimet kanë qenë të mëdha, madje edhe të mbështjellura si ankesa në Gjykatën Kushtetuese, por ne nuk mund dhe nuk do të ndalemi. Do ta jetësojmë këtë zotim. Byroja do të jetësohet, sepse me të përfundimisht do të marrë fund ajo parullë që kurrë nuk do të duhej të na përsëritej në të ardhmen: ‘rroga e vogël, fitimi i madh’”, tha Kurti.

    Sipas tij, pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme nuk është as private dhe as legjitime.

    “Sepse ajo kurrë nuk është fituar”, u shpreh ai.

  • “Shkuarja në zgjedhje s’është opsion”, Kurti: Jemi të hapur për zgjidhje!

    “Shkuarja në zgjedhje s’është opsion”, Kurti: Jemi të hapur për zgjidhje!

    Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk është opsion.

    Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Kurti theksoi se zgjedhja e presidentit është detyrë kushtetuese e të zgjedhurve të popullit.

    “Kjo kërkon vullnet për zgjidhje, gatishmëri për kompromis dhe vendime jo të lehta. Ne e dimë që nuk ka parti që mund të pretendojë që i fiton 80 e më shumë deputetë, andaj duhet të pranohet rezultati i zgjedhjeve, dhe nga ato pozicione të zhvillohen diskutime të sinqerta e të arsyeshme në interesin më të mirë të vendit tonë. Ne jemi të hapur për zgjidhje e cila i përgjigjet vullnetit qytetar”, tha shefi i qeverisë.

  • S’ka kuorum, dështon për herë të tretë mbledhja e KGJK-së

    S’ka kuorum, dështon për herë të tretë mbledhja e KGJK-së

    Ka dështuar për herë të tretë mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), e cila ishte paraparë të mbahej nga ora 09:00.

    Shkak për mosmbajtjen e saj është mungesa e kuorumit, pasi gjyqtari Besnik Bislimaj ka njoftuar se nuk mund të marrë pjesë për arsye shëndetësoe.

    Për këtë javë nuk ka mbledhje të Këshillit.

  • Kurti mirëpret arrestimin e të dyshuarit për sulmin në Banjskë: Hap drejt drejtësisë

    Kurti mirëpret arrestimin e të dyshuarit për sulmin në Banjskë: Hap drejt drejtësisë

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka mirëpritur arrestimin e Stefan Radulloviq, i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, i ndodhur në shtator të vitit 2023.

    Duke folur në mbledhjen e 11-të të Qeverisë Kurti III, ai e cilësoi këtë arrestim si një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë për këtë rast.

    “Mirëpresim arrestimin e Stefan Radulloviq, i lidhur me sulmin terrorist paramilitar në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023, që kishte për qëllim aneksimin e veriut të vendit tonë dhe ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, heroi Afrim Bunjaku. Ky është një hap përpara, por drejtësia bëhet e plotë vetëm kur bashkëpunëtorët dhe kryeterroristi Milan Radoiçiq, së bashku me grupin e tij, vihen para drejtësisë në Republikën e Kosovës”, deklaroi Kurti.

  • Kurti lavdëron aksionet anti-bixhoz dhe anti-drogë në Kosovë, aty ku u raportua se u arrestua edhe vëllai i Faruk Mujkës

    Kurti lavdëron aksionet anti-bixhoz dhe anti-drogë në Kosovë, aty ku u raportua se u arrestua edhe vëllai i Faruk Mujkës

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lavdëruar aksionet anti-bixhoz dhe anti-drogë në Kosovë.

    “Me vendosmëri e sakrificë, në qeverisjen tonë edhe në këto ditë të mandatit të tretë kemi shpartalluar bandat kriminale paraushatarake që shërbenin si struktura në veri. Se luftimi i krimit të organizuar është pakompromis dëshmojnë edhe aksionet e suksesshme anti-drogë në Pejë, e ato anti-bixhoz në disa qytete të vendit tonë”, tha ai.

    Dje u raportua se Fahredin Mujka, vëllai i Faruk Mujka, është në mesin e 21 personave të arrestuar në kuadër të një operacioni të madh kundër bixhozit të paligjshëm dhe skemave piramidale.

    Mujka është kryeshefi i ndërmarrjes publike “Ibër Lepenci”, njëherësh ish-nënkryetari i Komunës së Mitrovicë.

    Aksioni është zhvilluar në disa qytete, përfshirë Mitrovicën, Vushtrrinë, Prishtinën dhe Istogun, në koordinim mes Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

  • Miratohen në Qeveri tri protokollet e CEFTA-s

    Miratohen në Qeveri tri protokollet e CEFTA-s

    Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjet për ratifikimin e tri protokolleve shtesë të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), përfshirë Protokollin Shtesë 6 për tregtinë në shërbime, Protokollin Shtesë 5 për aderimin dhe amendamentimin e marrëveshjes, si dhe Protokollin Shtesë 7 për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka theksuar se miratimi i këtyre protokolleve përbën një arritje të rëndësishme për vendin, duke nënvizuar se për herë të parë ato do të miratohen në Kuvendin e Kosovës pa përfshirjen e UNMIK.

    “Kjo është një arritje shumë e madhe e Republikës së Kosovës, është hera e parë që protokollet e CEFTA-s do të miratohen në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si Republikë e Kosovës, pa UNMIK-un. Kjo është bërë falë një pune intensive edhe të qeverisë Kurti 2, edhe të paraardhëses sime zonjës Rozeta Hajdari, e gjithashtu tashmë kemi arritur në fazën ku protokollet 5, 6 dhe 7, si protokoll shtesë për të gjitha vendet anëtare të CEFTA-s, kanë trajtimin e barabartë në të gjitha vendet anëtare të CEFTA-s. Ministria në fushën e bashkimit ndërkombëtar, në fushën e tregtisë, ka zhvilluar nismat për negocimin e këtyre tre protokolleve”, tha ajo.