ATV

Author: K.B.

  • Inflacioni 6.7%, Rafuna kritikon Qeverinë për mosuljen e TVSH-së

    Inflacioni 6.7%, Rafuna kritikon Qeverinë për mosuljen e TVSH-së

    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka paralajmëruar se rritja e inflacionit po ndikon drejtpërdrejt në përkeqësimin e standardit jetësor të qytetarëve, duke i detyruar ata të paguajnë më shumë dhe të konsumojnë më pak.

    “Inflacioni e varfëron qytetarin e Kosovës, çka nënkupton se qytetarit i ulet standardi jetësor, bie vlera e parasë, e sidomos te produktet të cilat i përdorim çdo ditë. Për këtë arsye qytetarët do të paguajnë më shtrenjtë dhe do të blejnë më pak produkte se që kanë blerë më herët”, tha Rafuna.

    Ai theksoi se ndërhyrjet direkte në çmime nga ana e Qeverisë nuk janë zgjidhje dhe mund të kenë pasoja negative për ekonominë.

    “Nuk është zgjidhje të stopohen çmimet dhe nuk duhet të bëhet kjo, është gjë e rrezikshme nëse qeveria vendos t’i ulë çmimet në mënyrë administrative”, u shpreh ai.

    Sipas Rafunës, institucionet duhet të fokusohen në politika fiskale, administrative dhe monetare për të përballuar situatën ekonomike, si dhe të mbështesin prodhuesit vendorë.

    “Qeveria duhet të lëvizë me politikat fiskale, me politikat administrative dhe me politika monetare, edhe pse nuk kemi monedhë tonën, duhet të ndihmojë prodhuesit kosovarë”, deklaroi ai.

    Ai kritikoi edhe mungesën e reagimit në kohë nga ana e institucioneve, duke përmendur kërkesën e Odës Ekonomike për uljen e TVSH-së në derivate.

    “Qeveria është vonuar shumë. Ne si Odë Ekonomike para një muaji kemi kërkuar, sidomos te pjesa e derivateve, që të ndërhyhet me uljen e TVSH-së, por kjo nuk është marrë për bazë. Deri tani nuk ka masa konkrete, ndërsa çmimi i derivateve e rrit normalisht inflacionin dhe çmimet e produkteve që i konsumojmë”, theksoi Rafuna.

  • Kolumbia dhe Shqipëria krijojnë ekipe kundër trafikimit të qenieve njerëzore

    Kolumbia dhe Shqipëria krijojnë ekipe kundër trafikimit të qenieve njerëzore

    Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm Kolumbian dhe autoritetet gjyqësore shqiptare kanë krijuar dy Ekipe të Përbashkëta Hetimore (JIT) për të hetuar rrjetet transnacionale të trafikimit të qenieve njerëzore për shfrytëzim seksual.

    Vendimi, i zyrtarizuar më 16 prill 2026, synon të shpërbëjë strukturat kriminale që veprojnë midis Kolumbisë, Evropës dhe vendeve të tjera, duke rekrutuar gra të cenueshme, duke i transportuar ato dhe duke i shfrytëzuar ato në Evropë, shkruajnë mediat kolumbiane.

    Dy Ekipet e Përbashkëta Hetimore do të përqendrohen në identifikimin, ndjekjen penale dhe shpërbërjen e organizatave kriminale të përbëra nga shtetas kolumbianë dhe të huaj. Këto rrjete dyshohet se janë të përfshira në rekrutimin e viktimave në Kolumbi, transportimin e tyre në Evropë dhe më pas shfrytëzimin e tyre seksualisht në Shqipëri dhe vende të tjera të rajonit.

    Sipas informacionit zyrtar, organizatat kriminale veprojnë sipas një zinxhiri rolesh që përfshin rekrutimin, transportimin, kontrollin e viktimave dhe ofrimin e shërbimeve seksuale në destinacione ndërkombëtare. Autoritetet treguan se qëllimi i Agjencisë Ndëramerikane të Zbatimit të Ligjit Penal (ECI) është të veprojë në mënyrë të koordinuar për të ndërprerë çdo lidhje në rrjet.

    Fusha e zbatimit të marrëveshjeve përfshin gjithashtu identifikimin e flukseve financiare që rrjedhin nga këto aktivitete të paligjshme. Në këtë drejtim, u përcaktuan linja veprimi në lidhje me pastrimin e parave dhe konfiskimin e aseteve, me qëllim ndikimin në asetet e grumbulluara nga këto organizata në Kolumbi dhe jashtë saj.

    Skema e bashkëpunimit u strukturua me mbështetjen e Agjencisë së Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësinë Penale (Eurojust), programit EL PACCTO 2.0 përmes kanalit të tij ECI+ dhe Projektit të Drejtësisë Penale në Ballkanin Perëndimor, transmeton Euronews.al.

    Sipas autoriteteve, kjo është hera e parë që Kolumbia dhe Shqipëria kanë formuar Ekipe të Përbashkëta Hetimore, duke shënuar një mekanizëm dypalësh që synon forcimin e kapaciteteve kundër krimit të organizuar transnacional me prani në Amerikën Latine dhe Evropë.

    Hetimet do të vazhdojnë në një mënyrë të koordinuar midis të dy juridiksioneve për të avancuar në identifikimin e personave përgjegjës dhe ndikimin në strukturat financiare të lidhura me këto rrjete.

  • Fjalët përfundimtare për rastin ‘Banjska”, të akuzuarit dalin para gjykatës

    Fjalët përfundimtare për rastin ‘Banjska”, të akuzuarit dalin para gjykatës

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca e radhës gjyqësore për rastin e sulmit në Banjskë të Zveçanit.

    Në këtë seancë ku do të jepen fjalët përfundimtare të mbrojtjes për të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, transmeton Klankosova.tv.

    Të tre të akuzuarit përballen me akuza lidhur me sulmin e 24 shtatorit 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

    Në seancën e kaluar, prokurori i Prokurorisë Speciale, Naim Abazi, kishte kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarit.

    Në fjalën e tij përfundimtare, ai kishte paraqitur një dokument prej 21 faqesh, si dhe pamje nga momenti i sulmit të ndodhur më 23 shtator 2023.

    Sipas prokurorit, është vërtetuar se të akuzuarit kishin dijeni për zhvillimin e sulmit dhe kishin rol në të, ndërsa qëllimi i tij, sipas tij, ishte aneksimi i veriut të Kosovës.

  • Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpallet organizatë terroriste nga Qeveria e Kosovës

    Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpallet organizatë terroriste nga Qeveria e Kosovës

    Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e saj të 11-Të, ka miratuar propozim-vendimin për shpalljen e Gardës Revolucionare Islamike (Islamic Revolutionary Guard Corps -IRGC) si organizatë terroriste në territorin e Republikës së Kosovës.

    Kryeministri Albin Kurti, deklaroi se ky vendim synon forcimin e bazës ligjore dhe strategjike të Kosovës në raport me sigurinë ndërkombëtare dhe luftën kundër terrorizmit.

    “Ky propozim-vendim paraqet bazën ligjore dhe strategjike për shpalljen e trupave të Gardës Revolucionare Islamike si organizatë terroriste në Republikën e Kosovës. IRGC është identifikuar si një strukturë që përdor terrorizmin dhe dhunën e organizuar si instrument të politikës së jashtme, duke kontribuar në destabilizimin rajonal dhe global. Përmes këtij vendimi, Kosova forcon qëndrimin e saj në mbrojtje të sigurisë ndërkombëtare, vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut”, tha Kurti.

  • Aksion i Policisë në Prizren, arrestohen tre persona për drogë

    Aksion i Policisë në Prizren, arrestohen tre persona për drogë

    Policia e Kosovës ka zhvilluar dy aksione të ndara në Prizren, ku janë arrestuar tre persona të dyshuar për posedim dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike.

    Sipas policisë, rasti i parë ka ndodhur në rrugën “Petrit Bytyqi”, të dielën rreth orës 21:30, ku gjatë kontrollit në banesën e një të dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar 56.44 gram marihuanë, një grinder dhe një pako rizlla.

    I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Ndërkaq, rasti i dytë është regjistruar në rrugën “Ymer Çengaj”, rreth orës 23:00, ku gjatë kontrollit në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar 0.91 gram kokainë, 0.28 gram fara kanabisi, disa doza marihuanë me peshë 8.48 gram, foli alumini dhe një peshore elektronike. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Hetimet lidhur me rastet janë duke vazhduar.

  • 6 raste të dhunës u raportuan ditëve të fundit në Kosovë

    6 raste të dhunës u raportuan ditëve të fundit në Kosovë

    Ditëve të fundit, në Kosovë u shënuan gjashtë raste të dhunës në familje.

    Si pasojë, pesë persona janë arrestuar.

    Prishtinë / 19.04.2026 – 20:15. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima pas intervistimit është kthyer në banesën e saj, kurse i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Pejë / 19.04.2026 – 19:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike viktimës femër kosovare. Rasti nën hetime.

    Gjakovë / 18.04.2026 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se ka shkaktuar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Malishevë / 14.04.2026 – NN. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se ka shkaktuar dhunë ndaj viktimës mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

    Rahovec / 19.04.2026 – 18:30. Pas një mosmarrëveshje në familje janë rrahur mes vete dy të dyshuar meshkuj kosovarë ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar njëri prej tyre i cili ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

    Leposaviq / 19.04.2026 – 21:30. Me 20.04.2025 ora 00:50 është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe ka arrestuar të dyshuarin. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

  • 50 aksidente e mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku brenda 24-të orëve

    50 aksidente e mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku brenda 24-të orëve

    Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 50 aksidente trafiku ku prej tyre 25 me të lënduar dhe 25 me dëme materiale.

    Po ashtu gjatë këtij intervali kohor janë shqiptuar 1759 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave të trafikut rrugor.

    23 persona janë arrestuar, 11 janë dërguar në mbatje, 4 në ndalim policor dhe 1 në vuatje të dënimit

  • Qeveria e Kosovës zgjat afatin e strehimit për refugjatët dhe kategoritë e mbrojtura

    Qeveria e Kosovës zgjat afatin e strehimit për refugjatët dhe kategoritë e mbrojtura

    Qeveria e Kosovës ka miratuar projektrregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores Nr. 09/2019 për Integrimin e të Huajve, e cila parasheh zgjatjen e afatit të strehimit elementar për kategoritë e mbrojtura ndërkombëtarisht.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se ndryshimi është bërë për shkak të vështirësive të integrimit të këtyre personave edhe pas përfundimit të afatit aktual dyvjeçar.

    “Ky plotësim-ndryshim rregulloreje ka për qëllim mundësimin e zgjatjes së afatit të strehimit elementar për personat me status refugjati, personat me status të mbrojtjes plotësuese, si dhe personat me mbrojtje të përkohshme përtej periudhës dy-vjeçare. Sipas rregullores në fuqi, këtyre kategorive u sigurohet strehim elementar deri në dy vite. Megjithatë, praktika ka dëshmuar se një numër i konsiderueshëm i këtyre personave, edhe pas përfundimit të këtij afati, nuk kanë arritur të integrohen plotësisht, çka ka krijuar nevojën e ndryshimit të kësaj dispozite dhe zgjatjen e afatit të strehimit”, tha ai.

  • Gjenden armë dhe rreth 400 fishekë në një shtëpi në Gjakovë

    Gjenden armë dhe rreth 400 fishekë në një shtëpi në Gjakovë

    Një person është arrestuar në fshatin Batushë të Gjakovës, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar katër armë të gjata dhe 380 fishekë.

    Po ashtu, sipas policisë, është arrestuar edhe një i dyshuar tjetër, i cili ka deklaruar se armët janë të tij.

    “Tek i dyshuari mashkull kosovar gjatë kontrollit në shtëpinë tij janë gjetur dhe konfiskuar katër armë të gjata dhe 380 fishekë. Po ashtu është arrestuar edhe i dyshuari tjetër kosovar i cili ka deklaruar se armët janë të tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

  • Miratohet në mbledhjen e Qeverisë granti i BE-së prej 17.6 milionë euro për Termokosin

    Miratohet në mbledhjen e Qeverisë granti i BE-së prej 17.6 milionë euro për Termokosin

    Në mbledhje e Qeverisë së Kosovës janë miratuar në parim disa marrëveshje.

    Në kuadër të mbledhjes së 11-të, kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se kanë përfituar një grant milionësh nga Bashkimi Evropian.

    Nga ky grant do të përfitojë komuna e Prishtinës, më saktësisht Termokosi.

    Sipas Kurtit, Bashkimi Evropian ka ndarë 17.6 milionë euro për ngrohjen qendrore, projekt ky që do të zgjasë për tri vite.

    Ky grant vjen si pjesë e programit IPA 202 të BE-së, dhe Kurti bëri të ditur se ky grant do të monitorohet që të realizohet në përpikëri.