ATV

Author: K.B.

  • MrBeast paditet nga një ish-punonjëse, ajo pretendon se ai e ngacmoi seksualisht dhe e pushoi nga puna në mënyrë të paligjshme

    MrBeast paditet nga një ish-punonjëse, ajo pretendon se ai e ngacmoi seksualisht dhe e pushoi nga puna në mënyrë të paligjshme

    Një ish-punonjëse e Beast Industries, kompanisë së prodhimit të YouTuber-it MrBeast, e paditi kompaninë për, siç pretendon ajo, pushim të padrejtë nga puna, ngacmim seksual dhe diskriminim gjinor.

    Padia u ngrit në gjykatën federale në Karolinën e Veriut nga Lorrayne Mavromatis. Në të, ajo akuzon MrBeastYouTube, LLC dhe GameChanger 24/7, LLC për shkelje të ligjit federal që u ofron punonjësve leje të papaguar, por të mbrojtur, për arsye familjare dhe mjekësore, përfshirë lindjen e fëmijës.

    Mavromatis paraqiti gjithashtu një ankesë në Komisionin e SHBA-së për Mundësi të Barabarta në Punësim (EEOC) duke pretenduar gjininë, shtatzëninë dhe diskriminimin. Ajo pretendon se ka punuar pa ndërprerje pas lindjes së foshnjës dhe madje edhe në sallën e lindjes.

    “Ende po rrjedhja gjak dhe thjesht duhej të isha e pranishme”, tha Mavromatis në një intervistë me The Associated Press. Më pak se tre javë pasi u kthye në punë, thotë ajo, u pushua nga puna.

    Në një deklaratë të dërguar me email, një zëdhënës i Beast Industries e quajti padinë një përpjekje për të tërhequr vëmendjen, të bazuar në keqinterpretime të qëllimshme dhe pretendime kategorikisht të rreme. Sipas zëdhënësit, pozicioni i mbajtur nga Mavromatis u ndërpre kur shefi i ri riorganizoi ekipin.

    Kompania publikoi një korrespondencë të datës 31 mars 2025 në aplikacionin Slack, në të cilën kolegia i tha asaj se nuk duhej as të kontrollonte mesazhet, pasi Mavromatis anuloi takimin me një mesazh se ajo në fakt ishte duke lindur në spital. Në përgjigje të akuzave se MrBeast nuk arriti të paraqiste të drejtat e saj sipas Aktit të Lejes Familjare dhe Mjekësore (FMLA), kompania publikoi një pamje të ekranit të nënshkrimit të saj duke konfirmuar se ajo kishte marrë një manual punonjësish që përfshinte rregullat e FMLA-së.

    “Ne nuk do të pajtohemi me avokatë oportunistë që përpiqen të sajojnë fitime në kurrizin tonë”, thuhet në njoftim.

    Padia ndaj Mavromatis sjell akuza shqetësuese në lidhje me kulturën që fshihet pas krijuesit më të njohur të YouTube, ndërsa udhëheqësit e rinj të kompanisë kërkojnë të zgjerojnë me shpejtësi perandorinë mediatike që Jimmy Donaldson ndërtoi nën pseudonimin MrBeast.

    Padia përshkruan një mjedis pune toksik dhe mizogjen, nga i cili Beast Industries është përpjekur të heqë qafe së fundmi, ndërsa perandoria mediatike e MrBeast po lanson projekte ambicioze në televizion dhe shërbime financiare. Reality show i tij “Beast Games” në Amazon Prime ka tashmë dy sezone, dhe kompania kohët e fundit bleu aplikacionin bankar Step dedikuar adoleshentëve.

    Mavromatis, e cila tani është 34 vjeç, u punësua në gusht 2022 si drejtuese e profilit të MrBeast në Instagram dhe u ngrit në detyrë dy herë brenda një viti. Midis qershorit 2023 dhe janarit 2024, ajo mbikëqyri punën e divizionit vertikal të përmbajtjes, të cilin e përshkroi si një pozicion ekzekutiv, por Paez i Beast Industries e quajti atë një pozicion të nivelit të mesëm të menaxhimit.

    Disa muaj pasi mori punën, ajo kërkoi këshilla nga James Warren, kushëriri i MrBeast dhe atëherë drejtor ekzekutiv, pasi vuri re se MrBeast nuk po e shikonte në sy. Sipas padisë, MrBeast u përgjigj: “Jimi ndihet shumë në siklet kur është pranë grave të bukura. Le të themi vetëm se kur je ti pranë dhe ai shkon në banjo, ai në fakt nuk e përdor atë”.

    Kompania ia atribuoi shkuarjet e MrBeast në banjo sëmundjes së tij të Crohn-it. Padia pretendon se pasi Mavromatis raportoi ngacmim seksual dhe një mjedis pune armiqësor te burimet njerëzore, të cilat menaxhoheshin nga nëna e MrBeast, ajo u ricaktua dhe u ul në detyrë. Kompania i hodhi poshtë këto pretendime si të rreme.

  • Spekulime për martesë në Itali: Çfarë dihet për planet e Dua Lipës

    Spekulime për martesë në Itali: Çfarë dihet për planet e Dua Lipës

    Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, është bërë sërish në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare pas raportimeve se mund të jetë duke planifikuar një ceremoni martesore në Itali. Deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga artistja apo përfaqësuesit e saj.

    Sipas disa mediave italiane, hoteli historik “Villa Igiea” në Palermo dyshohet se është rezervuar për një event privat në fillim të shtatorit, konkretisht mes datave 5 dhe 7. Këto raportime kanë nxitur spekulime se mund të bëhet fjalë për një dasmë të mundshme.

    Dyshimet janë shtuar edhe pas shfaqjes së këngëtares në shoqërinë e organizatores së njohur të eventeve, Alessandra Grillo, e cila ka realizuar disa nga ceremonitë më prestigjioze në Itali. Megjithatë, as ky detaj nuk është konfirmuar si i lidhur me ndonjë plan konkret martese.

    Palermo, ndërkohë, është kthyer në një nga temat më të përfolura në rrjetet sociale, ku fansat dhe mediat lokale kanë nxitur diskutime për një event të mundshëm, edhe pse mungojnë prova të drejtpërdrejta.

    Lidhja e Dua Lipës me qytetin sicilian daton më herët. Në verën e vitit 2025, ajo vizitoi Palermon së bashku me partnerin e saj, aktorin britanik Callum Turner. Çifti u pa duke vizituar disa prej atraksioneve kryesore turistike, përfshirë Kapelën Palatine dhe Katedralen e Palermos, si dhe duke shijuar jetën dhe kuzhinën lokale.

    Më pas, artistja ndau në rrjetet sociale momente nga udhëtimi, duke e përshkruar qytetin si “Palermo in my heart”, ndërsa më vonë e përmendi eksperiencën edhe gjatë një koncerti, duke theksuar përshtypjet e saj pozitive për kulturën dhe gastronominë siciliane.

    Dua Lipa dhe Callum Turner janë në një lidhje që nga viti 2024 dhe e bënë publike marrëdhënien e tyre në vitin 2025. Turner, ndërkohë, përflitet edhe si një nga emrat e mundshëm për rolin e ardhshëm të James Bond, çka ka rritur më tej interesin mediatik rreth çiftit.

  • Parandalohet kontrabandimi i mallrave me vlerë dhjetëra mijëra euro në kufirin me Maqedoninë

    Parandalohet kontrabandimi i mallrave me vlerë dhjetëra mijëra euro në kufirin me Maqedoninë

    Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave me vlerë dhjetëra mijëra euro në zonën kufitare me Maqedonia e Veriut. Rasti ka ndodhur në zonën malore ndërmjet fshatit Radush dhe rrugës që lidh fshatin Goranc me Hanin e Elezit.

    Sipas njoftimit, njësitë e Policisë Kufitare, në kuadër të planit operativ “Mburoja e hekurt”, kanë identifikuar një automjet që lëvizte në një rrugë ilegale nga territori i Maqedonisë së Veriut drejt Kosovës.

    “Drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer kanë tentuar të ikin, por policia ka arritur ta ndalojë mjetin dhe të arrestojë njërin nga të dyshuarit, shtetas i Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim.

    Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar mallra të ndryshme pa dokumentacion përkatës, me vlerë që sipas vlerësimeve fillestare kalon dhjetëra mijëra euro.

    Me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa automjeti dhe mallrat janë konfiskuar si dëshmi në procedurë penale.

  • Lushaku-Sadriu: VV po prodhon krizë të re politike për çështjen e presidentit, Kurti po dëshiron qeverisje pa mbikëqyrje

    Lushaku-Sadriu: VV po prodhon krizë të re politike për çështjen e presidentit, Kurti po dëshiron qeverisje pa mbikëqyrje

    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku ka përsëritur qëndrimin e subjektit të saj se përgjegjësia për zgjidhjen e çështjes së presidentit i takon partisë më të madhe.

    Para nisjes së seancës së Kuvendit të Kosovës, ajo ka thënë se Presidenca e Qeveria nuk duhet t’i takojë një partie të vetme.

    “Po të kishim 66 vota në Kuvendin e Kosovës kjo çështje do të zgjidhej. Nuk mund të kërkohet nga partitë që nuk i kanë numrat të propozojnë emra për president. Është vërtetë fatkeqësi që një njeri me kaq shumë fuqi dhe legjitimitet nuk mund të prodhojë zgjidhje dhe pret nga partitë opozitare që t’ia përkrahin një kandidat partiak për president. Vet Kurti e ka thënë që nuk do të kemi një kandidat me librezë partiake dhe vet ai e propozon Konjufcën, që është me librezë partie”, ka thënë Lushaku.

    Ajo ka thënë Kurti me qëllim po prodhon kriza për të qeverisur i vetëm dhe i pambikëqyrur.

    “Është tepër fatkeqësi që qytetarët i besojnë dikujt me një masë kaq të madhe dhe në anën tjetër nuk kemi as qeverisje të mirë e as zgjidhje të problemeve kruciale, por në zëvendësim të saj VV po na jep një krizë të re politike, ku qytetarët do të lihen të vetëm e kryeministri do të qeveris i vetëm, i pambikëqyrur, tipike për një sistem autoritar, ku një kryeministër dëshiron të prodhojë më shumë kriza i pambikëqyrur, por edhe tendenca për kapjen e institucioneve”, ka deklaruar ajo.

  • E ofendoi rëndë: Fatos Geci tenton t’i flasë Vlora Çitakut, ajo e injoron

    E ofendoi rëndë: Fatos Geci tenton t’i flasë Vlora Çitakut, ajo e injoron

    Deputeti i Guxo-s, Fatos Geci ka tentuar të flasë gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës me nënkryetaren e Parlamentit, Vlora Çitakun.

    Megjithatë, ai nuk pranoi asnjë fjalë nga Çitaku, të cilën ai vetë gjatë ditës së martë e kishte ofenduar rëndë.

    Fatos Geci nga Guxo ka fyer rëndë nënkryetaren e Kuvendit duke përdorur gjuhë seksiste ndaj saj.

    “I ke bë 100 vjet, ke mbetë pa martu. Gru e keqe”, i ka thënë deputeti Geci, Çitakut.

  • Mbledhja e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën

    Mbledhja e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën

    Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje elektronike.

    Këto janë vendimet që janë marrë:

    Miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.10/L-001 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

    Miratuar në parim Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për Lojërat Mesdhetare 2030.

    Miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

    Miratuar vendimin për t’ia propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët për shtatë (7) pozita për drejtorë të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

  • Komisioni për Ekonomi miraton projektligjin për marrëveshjen për tregti të lirë me shtetet e EFTA-s

    Komisioni për Ekonomi miraton projektligjin për marrëveshjen për tregti të lirë me shtetet e EFTA-s

    Komisioni për Ekonomi me shtatë vota për dhe një abstenim ka miratuar projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për tregti të lirë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shteteve të EFTA-s.

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari Lila ka prezantuar në komisionin këtë projektligj, duke thënë se marrëveshja e tregtisë së lirë përbën një instrument të rëndësishëm të politikës tregtare të Kosovës dhe kontribuon në themelimin e integrimit ekonomik në tregjet evropiane me fuqi të lartë blerëse.

    Marrëveshja e tregtisë së lirë përbën një instrument të rëndësishëm të politikës tregtare të Kosovës dhe kontribuon në themelimin e integrimit ekonomik në tregjet evropiane me fuqi të lartë blerëse, si dhe standarde të avancuara rregullative. Kjo marrëveshje përfshin fusha të ndryshme për të cilat palët janë pajtuar në themelimin e bashkëpunimit me liberalizimin progresiv të tregtisë së mallrave përmes eliminimit të tarifave doganore për shumicën e produkteve industriale, përmirësimin e qasjes në treg për produkte bujqësore të caktuara, të drejtat e pronësisë intelektuale, vendosjen e rregullave të qarta për origjinën e mallrave, si dhe rritjen e sigurisë juridike për operatorët ekonomikë. Një komponentë me rëndësi të veçantë është përfshirja e tregtisë në shërbime, ku në këtë marrëveshje parashihen edhe shërbimet profesionale, shërbimet financiare, shërbimet e transportit, të teknologjisë së informacionit dhe shërbimet turistike, raporton EO.

  • Qeveria miraton projektligjin për ndryshimin e ndarjeve buxhetore e një nismë për Lojërat Mesdhetare

    Qeveria miraton projektligjin për ndryshimin e ndarjeve buxhetore e një nismë për Lojërat Mesdhetare

    Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa projektligje e nisma.

    Në njoftimin për këtë mbledhje, Qeveria tha se ka miratuar:

    Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.10/L-001 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

    Miratuar në parim Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për Lojërat Mesdhetare 2030.

    Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

    Vendimin për t’ia propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët për shtatë (7) pozita për drejtorë të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

  • Pse nuk duhet të qëndroni këmbë mbi këmbë?

    Pse nuk duhet të qëndroni këmbë mbi këmbë?

    Nëse qëndrojmë ulur me këmbët e kryqëzuara për më shumë se tri orë në ditë, mund të rezultojë në shtrembërim të shpinës, dhimbje qafe dhe parehati të ijeve tona.

    Ne jemi mësuar të të qëndrojmë këmbë mbi këmbë pa menduar, por jo shumë prej nesh e dinë se ajo mund të ketë disa pasoja të rënda për shëndetin dhe organet tona.

    Vendosja e këmbës mbi këmbë është e zakonshme për shumë njerëz kur ulen dhe një zakon që vështirë se ndryshohet, sidomos për femrat.

    Por tani studimet tregojnë se qëndrimi në një pozicion të tillë për orë të tëra mund të çojë në një gjendje tjetër që quhet Paraliza Peroneale Nervore ose paralizë.

    Në vitin 2010, studime të ndryshme treguan se kur ju rrini ulur për një kohë të gjatë me këmbë të kryqëzuara, presioni i gjakut në trupin tuaj, rritet.

    Ky pozicion gjithashtu dërgon gjakun nga këmbët tek gjoksi, duke konkluduar kështu me rritjen e presionit të gjakut.

    Një studim tjetër ka treguar se nëse qëndrojmë ulur me këmbët e kryqëzuara për më shumë se tri orë në ditë, mund të rezultojë në shtrembërim të shpinës, dhimbje qafe dhe parehati të ijeve tona, shkruan “BrightSide”.

    Veç këtyre, qëndrimi ulur me këmbët e kryqëzuara mund t’i shkaktoj edhe ‘venat e merimangës’.

    Kryqëzimi i këmbëve në gju është një stil i zakonshëm që shumë njerëz e kanë adoptuar, kur ulen.

  • Këto gjëra nuk duhet t’i derdhni kurrë në lavaman

    Këto gjëra nuk duhet t’i derdhni kurrë në lavaman

    Për të parandaluar problemet e krijuara, mos i hidhni këto gjëra në lavaman.

    Yndyra dhe vaj

    Kur yndyrat ose vaji mpiksen, mund të shkaktojë bllokimin e tubit dhe për këtë arsye nuk duhet të derdhni kurrë yndyrë dhe vaj në kullues.

    Kafe

    Nëse ndonjëherë derdhni pjesën tjetër të kafesë në lavaman, nuk do të shkaktojë menjëherë një problem. Por nëse e bëni këtë në baza ditore, kafeja do të grumbullohet në tub dhe do të ndodhë bllokim.

    Oriz

    Nëse keni gatuar ndonjëherë oriz, atëherë e dini që ai rritet dhe zgjerohet në ujë. Mundohuni të imagjinoni se çfarë ndodh më pas në tuba nëse derdhni orizin e tepërt në tuba.

    Medikamente

    Nëse i hidhni ilaçet në kanal, ato mund të ndotin ujërat e zeza. Në vend të kësaj, ju mund të kontrolloni me farmacinë tuaj lokale se çfarë të bëni me ilaçet që dëshironi të hiqni qafe.

    Produkte pastrimi

    Derdhja e kimikateve të rënda, siç është zbardhuesi, ndot më tej mjedisin. Në vend të kësaj, duhet të kontrolloni se ku në qytetin tuaj mund të hidhni në mënyrë të sigurt mbeturinat e rrezikshme shtëpiake.

    Miell

    Kur gatuani diçka për të cilën keni nevojë për miell, kurrë mos hidhni miellin e tepërt në lavaman pasi kjo gjithashtu mund të shkaktojë bllokimin e tubave. Në vend të kësaj, hidhni miellin e tepërt në plehra.

    Lëvozhga e vezëve

    Lëvozhgat e vezëve nuk duhet të hidhen në lavaman pasi ato gjithashtu mund të shkaktojnë bllokime, shkruan Real Simple. Në vend të kësaj, hidhni ato në plehra ose në mbetje të bio-degradueshme.