ATV

Author: K.B.

  • Flet i infektuari me hantavirus: Nuk e di sa do të qëndroj në spital

    Flet i infektuari me hantavirus: Nuk e di sa do të qëndroj në spital

    Së fundmi është deklaruar një pacient britanik i infektuar me hantavirus i cili u evakuua në Holandë.

    Martin Anstee, udhërrëfyesi i ekspeditës në MV Hondius, ishte një nga tre personat e evakuuar nga anija.

    56-vjeçari, duke folur nga spitali, ka thënë: “Jam mirë. Nuk ndihem shumë keq. Ka ende shumë analiza për t’u bërë. Nuk e di se sa gjatë do të qëndroj në spital. Jam në izolim për momentin”.

    Sipas tij, pasnesër mjekët duhet të kenë një pamje më të qartë të gjendjes së tij.

    Lidhur me simptomat, Anstee shtoi: “Nuk mund të them më shumë sesa për momentin”.

    Pasi Anstee dhe dy të tjerët u evakuuan, anija u nis në veri nga Praia, Kepi i Gjelbër, për në Tenerife, Ishujt Kanarie.

    Udhëtimi do të zgjasë tre deri në katër ditë.

  • Mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për mbi 70 aksidente e afër 30 persona të arrestuar

    Mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për mbi 70 aksidente e afër 30 persona të arrestuar

    Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 2252 gjoba.

    Në raport shtohet edhe se gjatë kësaj kohe, janë raportuar 54 aksidente trafiku me dëme materiale, e 19 me të lënduar.

    Po ashtu është bërë e ditur se janë arrestuar 29 persona.

  • Dy shkrimtarë shqiptarë nderohen me çmime në Bari të Italisë

    Dy shkrimtarë shqiptarë nderohen me çmime në Bari të Italisë

    Arritje e rëndësishme për letërsinë shqiptare në Konkursin Ndërkombëtar “Çfarë nuk di Kaini”, edicioni i 7-të, 2026

    Dy autorë shqiptarë janë vlerësuar me çmime në Konkursin Ndërkombëtar të Letërsisë dhe Arteve Pamore “Çfarë nuk di Kaini”, edicioni i 7-të, 2026, i organizuar nga Akademia e Arteve dhe Shkencave Filozofike në Bari të Italisë.

    Shkrimtari shqiptar nga Kosova, Lan Qyqalla, është nderuar me Çmimin e Dytë në seksionin e prozës së shkurtër për autorë që jetojnë jashtë Italisë, me tregimin “Femra që refuzoi të hesht”. Në dokumentin zyrtar të rezultateve, vepra figuron me titullin në gjuhën italiane “La donna che non accettò di tacere”, ndërsa autori paraqitet nga Prishtina, Kosovë.

    Ndërkohë, në seksionin e poezisë për autorë që jetojnë jashtë Italisë, poeti nga Shqipëria, Nikollë Loka, nga Tirana, është nderuar me çmimin “Eccellenza Internazionale”, për poezinë “Non osate!”, që në shqip mund të përkthehet “Mos guxoni!”.

    Kjo arritje është një tjetër dëshmi se letërsia shqiptare vazhdon të përfaqësohet denjësisht në arenën ndërkombëtare, duke u bërë pjesë e konkurseve ku vlerësimi mbështetet në kritere të qarta artistike, letrare dhe tematike. Në dokumentin zyrtar të konkursit theksohet se veprat janë shqyrtuar në mënyrë rreptësishtë anonime, me kopje të shënuara vetëm me titull, një element që i jep vlerësimit më shumë besueshmëri dhe peshë profesionale.

    Vlerësim i veçantë i takon edhe përkthyeses, Valbonë Jakova, e cila ka përkthyer dhe përshtatur me kujdes tekstin nga gjuha shqipe në gjuhën italiane, duke mundësuar që krijimtaria shqipe të paraqitet sa më dinjitetshëm para jurisë ndërkombëtare.

    Komisioni i Seksionit të Poezisë dhe Prozës përbëhej nga tetë anëtarë:

    Bartolomeo Smaldone, poet, shkrimtar, president i Shoqatës Kulturore “Spiragli”
    Nunzia Binetti, poete, bashkëthemeluese e Komitetit “Dante Alighieri” në Barletta
    Bruno M. Daga, poet, president i Fondacionit Daga “Unitet në diversitet” dhe drejtor operativ për Evropën në International The News Agencia de Noticias
    Laura Pavia, poete, drejtoreshë e Departamentit të Letërsisë dhe Filozofisë në Akademinë e Arteve dhe Shkencave Filozofike, bashkëthemeluese e Akademisë
    Mauro Montacchiesi, shkrimtar, eseist, kritik letrar, themelues dhe president i International Academy of Rome
    Gilberto Vergoni, poet, drejtor i Departamentit të Shkencave Mjekësore, Sportive dhe Biologjike në Akademinë e Arteve dhe Shkencave Filozofike, bashkëthemelues i Akademisë
    M. Teresa Infante La Marca, shkrimtare, poete, drejtoreshë e Departamentit të Solidaritetit dhe Promovimit Social në Akademinë e Arteve dhe Shkencave Filozofike, bashkëthemeluese e Akademisë
    Marco Liguori, gazetar, publicist dhe eseist
    Pas një shqyrtimi të kujdesshëm dhe të thelluar, të kryer në mënyrë anonime, Komisioni u mblodh më 20 prill 2026, për të analizuar vlerësimet e veprave të propozuara për çmime, në përputhje me rregullat e konkursit.

    Duke qenë se të gjitha veprat e pranuara në gjykimin përfundimtar u konsideruan të vlefshme, Komisioni i vlerësoi punimet mbi bazën e disa kritereve, si: analiza tematike, cilësia letrare, origjinaliteti i përmbajtjes, fuqia dhe qartësia e mesazhit, struktura formale, stili, figurat letrare dhe emocionet që vepra përcjell te lexuesi.

    Ky vlerësim për dy autorët shqiptarë në Bari të Italisë është një moment domethënës për krijimtarinë shqipe, sepse dëshmon se tema, ndjeshmëria artistike dhe fjala letrare shqipe mund të komunikojnë fuqishëm edhe përtej kufijve gjuhësorë e kombëtarë.

  • Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin më të lartë të varfërisë në rajon më 2025

    Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin më të lartë të varfërisë në rajon më 2025

    Vitin e kaluar 23.4% e popullsisë shqiptare ka jetuar me 8.3 dollarë (681 lekë në ditë me kursin e këmbimit lek USD), sipas të dhënave zyrtare të Bankës Botërore. Shifrat tregojnë se Shqipëria kishte nivelin më të lartë të varfërisë në Rajon edhe në 2025 së bashku me Kosovën dhe do të vijojë ta ketë edhe së paku deri në fund të dekadës.

    Një e katërta e popullsisë së vendit është jashtë konsumit pasi shporta e blerjeve me këtë shumë është shumë e kufizuar vetëm sa për mbijetese. Shërbimet arsimore dhe shëndetësore apo qiraja në këtë nivel të ardhurash janë tërësisht të papërballueshme.

    Metodologjia e Bankës Botërore përllogarit se rreth 60 për qind e shumës prej 681 lekësh pra rreth 400 lekë shkojnë për ushqime ditore dhe pjesa tjetër prej 281 lekësh për të përballuar të gjitha shpenzimet e tjera.

    400 lekë në ditë ushqim çfarë blen

    Me një buxhet prej 400 lekësh në ditë për ushqim, 23.4 % e popullsisë në Shqipëri detyrohet të orientohet tërësisht drejt produkteve të shportës bazë dhe shumë të kufizuar pa mish, pasi kjo shumë është e mjaftueshme vetëm për një dietë modeste. Ky nivel shpenzimi kërkon një menaxhim qe eliminon mundësinë për konsumuar produktet jetike të shportës.

    Për të qëndruar brenda këtij kufiri 400 lekë një person gjatë një ditë mund të blejë një bukë masive kushton rreth 100 – 120 lekë, dy kokrra vezë llogariten rreth 50 – 60 lekë, një gotë kos ose qumësht që kushton rreth 60 – 80 lekë, gjysmë kilogrami patate ose disa mollë kushtojnë rreth 50 – 70 lekë. Me tej mund te blihet një porcion fasule, oriz ose makarona llogaritet rreth 70 – 90 lekë.

    Ky buxhet nuk lejon hapësirë për produkte si mishi i viçit apo i derrit, pasi kostoja e tyre tejkalon mundësitë ditore. Po ashtu, shpenzimet për si ëmbëlsirat, pijet me gaz apo kafetë në lokal janë të pamundura.

    281 lekë të tjera për drita dhe uje

    40 për qind e shumës prej 681 lekësh gjithsej 281 lekë shkojnë për mbulimin e faturave të dritave dhe ujit. Energjia elektrike dhe uji për një konsum minimal llogariten rreth 150 deri në 200 lekë në ditë, dhe edhe pse shteti ofron subvencione prej rreth 648 lekësh në muaj për kategoritë në nevojë, barra mbetet përsëri e lartë.

    Situata vështirësohet më tej nëse personit i duhet të lëvizë për punë ose arsim, pasi transporti publik me urban kushton 80 lekë në ditë për një biletë vajtje-ardhje. Kjo kosto e nxjerr buxhetin ditor menjëherë me minus, duke e detyruar individin të zgjedhë mes ecjes në këmbë ose pakësimit të mëtejshëm të ushqimit. Ndërkohë, produktet e higjienës bazë si sapuni apo pasta e dhëmbëve zënë rreth 20 deri në 30 lekë të tjera nga ky buxhet modest.

    Çfarë nuk mund të konsumojë 23% të popullsisë

    Kategoria që jeton me 681 lekë në ditë mbetet me nevoja kritike plotësisht të pambuluara. Qiraja në zona periferike, që kushton rreth 1,075 lekë në ditë, është e papërballueshme pasi tejkalon të gjithë buxhetin ditor. Po ashtu, blerja e medikamenteve apo vizitat mjekësore private janë të paarritshme pa ndihmë shtesë. Edhe arsimi mbetet një sfidë, pasi tarifat universitare kërkojnë kursime drastike ose punësim shtesë. Sa i përket veshjeve, blerja e rrobave apo këpucëve ndodh vetëm përmes kursimeve afatgjata ose mbështetjes nga të afërmit jashtë vendit. Kjo kategori gjithashtu nuk mund të përballojë pushime dhe konsumin e vakteve jashtë dhe të marrë pjesë në aktivitetet kulturore./Monitor

  • Operacion kompleks në Mitrovicë: Largohet me sukses tumori me përmasa të mëdha te 69-vjeçari

    Operacion kompleks në Mitrovicë: Largohet me sukses tumori me përmasa të mëdha te 69-vjeçari

    Një intervenim kompleks kirurgjik është realizuar me sukses në Spitalin e Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri”.

    Spitali njofton se operacioni është kryer te pacienti R.D. (i lindur më 1957, nga Mitrovica), i cili vuante nga një masë tumorale me përmasa të konsiderueshme.

    Ndërhyrja u realizua nga mjekët e Repartit të Kirurgjisë, në bashkëpunim me ekipin e Anesteziologjisë.

    “Pacienti u diagnostikua me Liposarcoma permagna regio thoraco-abdominalis (pars lumbalis) l.sin (Tumor malinj i indit dhjamor me përmasa shumë të mëdha në regjionin e gjoksit dhe barkut, konkretisht në pjesën e mesit, në anën e majtë).

    Tumori kishte një shtrirje mjaft invazive, nga këndi i poshtëm i sqetullës së majtë (axilla), deri te pjesa e sipërme e kockës së legenit në anën e majtë (crista iliaca anterior superior).

    Ky operacion sfidues u krye me profesionalizëm nga ekipi i mjekëve: Specialistët e kirurgjisë: Dr. Ilir Hajzeri, Dr. Muhamet Musa dhe Dr. Albert Miftari. Anesteziologët: Dr. Fatmir Ujkani dhe Dr. Arbër Bardhaj.Instrumentaret: Medina Pllana dhe Fidane Brahimi Sejdiu, si dhe tekniku i anesteziologjisë Petrit Boja”, thonë nga ky spital, transmeton Klankosova.tv.

    Gjithashtu në njoftim theksohet se tumoret e këtyre përmasave kërkojnë saktësi të lartë kirurgjike për shkak të afërsisë me organet vitale dhe strukturat vaskulare (enët e gjakut).

    “Pas përfundimit me sukses të procedurës, monitorimit dhe kujdesit për disa ditë, pacienti është lëshuar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore”.

  • Milingonat do të zhduken nëse spërkatni këtë produkt natyral nëpër shtëpi

    Milingonat do të zhduken nëse spërkatni këtë produkt natyral nëpër shtëpi

    Me afrimin e verës, shumë njerëz po hapin dritaret dhe po shijojnë motin e ngrohtë. Por bashkë me verën, milingonat po hyjnë edhe në shtëpi, sidomos në kuzhinë, dhoma dhe banjo.

    Sipas ekspertëve në Britani, problemet me milingonat janë shumë të zakonshme dhe trajtimi profesional mund të kushtojë shtrenjtë.

    Fatmirësisht, eksperti Glen Peskett thotë se ekziston një mënyrë e thjeshtë, e lirë dhe natyrale për t’i larguar ato: lëngu i limonit.

    Ai shpjegon se aroma e fortë e limonit prish gjurmët që milingonat përdorin për të gjetur rrugën, ndërsa aciditeti i limonit i pengon të orientohen.

    “Mjafton të shtrydhni pak lëng limoni rreth dyerve, dritareve ose vendeve ku keni parë milingona,” tha ai.

    Kjo metodë jo vetëm largon milingonat, por edhe e mban shtëpinë me aromë të freskët.

    Si ta përdorni:

    Shtrydhni një limon të freskët.

    Vendoseni lëngun te hyrjet e milingonave, si çarje, pragje dritaresh apo poshtë lavamanit.

    Mund ta përzieni edhe me pak ujë dhe ta spërkatni në vendet ku kalojnë milingonat.

  • Abazi: Brenda VV ka dhoma me aktivistë që përdoren për denigrim, Kurti po përdor një propagandë fashiste

    Abazi: Brenda VV ka dhoma me aktivistë që përdoren për denigrim, Kurti po përdor një propagandë fashiste

    Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës Haki Abazi ka hedhur kritika të forta ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke e akuzuar për vendime të gabuara dhe për mosrealizim të premtimeve në raport me proceset ndërkombëtare dhe dialogun.

    Sipas tij, zhvillimet e fundit tregojnë se çështjet kyçe në raportet Kosovë–Serbi mbeten ende të hapura, ndërsa akuzoi qeverinë për qasje populiste dhe për përkeqësim të klimës politike në vend.

    Abazi foli për “propagandë fashiste” nga ana e VV-së, dhe dhoma me aktivistë dhe profile të rreme që denigrojnë dhe godasin personalitete politike.

    “Z.Kurti ka dhënë 24 hektarët e manastirit të Deçanit me premtimin e Bakojanisit që do bëhemi anëtarë të Këshillit të Europës. Ne nuk u bëmë anëtarë të Këshillit të Europës siç u premtua. Vuçiç pa një moment të të rëndësishëm në marrëdhëniet e Europës edhe drejt Ukrainës, edhe drejt konflikteve të tjera. U tërhoq në mënyrë të heshtur pas arritjes së marrëveshjes. Ishte Marrëveshja e Ohrit. Në këtë moment Vuçiç tërhoqi strukturat paralele, duke e ditur qartë që ato do të rikthehen në çfarëdo momenti që Kosova do ta zbatojë ligjin për vetëqeverisjen komunale dhe zgjedhjet e reja. Problemi nuk është zgjidhur. Është në sentimentin për të shkuar dikush dhe për të peshkuar në Ujman. Serbët u kthyen. Lista Sprska ka 10 komuna në qeverisje, është prezente, z.Kurti nuk e shpalli Listës Serbe organizatë terroriste edhe pas Banjskës kur e kishte mundësinë. Kemi pasur të bëjmë me një teatër që ka zbatuar marrëveshjet, edhe në 2013, edhe në Bruksel edhe në Ohër, përmes të cilave z.Kurti është përpjekur që të përfitojë në mënyrë populiste. A është zgjidhur Asociacioni? Jo. Kurti po e përjeton pushtetin si luftë ndaj oponentëve politikë dhe ka futur propagandën fashiste, që denigron njerëz, personalitete, shkatërron debat politik. Ka një dhomë në LVV që godasin në mënyrë strategjike këdo, siç e patë edhe Vjosa Osmanin në fund, me aktivistë dhe ‘fake accounter’”, tha Abazi. /A2cnn

  • Rast i rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, vdes pak pas lindjes

    Rast i rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, vdes pak pas lindjes

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur Ferizajn. Një foshnjë e porsalindur ka humbur jetën pak orë pasi kishte lindur në tualetin e emergjencës, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

    Rasti raportohet se ka ndodhur më 5 maj 2026 rreth orës 19:45, në rrugën “Ramadan Rexhepi” në Ferizaj.

    Sipas informacioneve, vajza e re F.M. rreth 20 vjeçare dyshohet se ka lindur foshnjën brenda tualetit të emergjencës, ndërsa foshnja është gjetur në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

    Burimet bëjnë të ditur se stafi mjekësor ka intervenuar menjëherë për t’i ofruar ndihmën e parë foshnjës, por gjendja e saj ka qenë kritike që nga fillimi.

    Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, foshnja nuk ka arritur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rreth orës 01:00 pas mesnate, më 6 maj 2026.

    Pas rastit, Policia Rajonale e Hetimeve ka njoftuar menjëherë Prokurorinë dhe në koordinim me organet kompetente janë ndërmarrë veprimet hetimore në emergjencën e Ferizajt.

    Me urdhër të Prokurorisë është iniciuar rast penal “Vrasje e foshnjës gjatë lindjes”, ndërsa trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    Ndërkohë, e dyshuara vazhdon të mbetet nën trajtim në Spitalin Gjinekologjik të Ferizajt për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

    Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie janë në vazhdim.

  • Publikohet shënimi i dyshuar i vetëvrasjes së Epstein para vdekjes së tij në burg

    Publikohet shënimi i dyshuar i vetëvrasjes së Epstein para vdekjes së tij në burg

    Një shënim i dyshuar për vetëvrasje nga Jeffrey Epstein është publikuar , i shkruar dyshohet se para një incidenti në të cilin ai u plagos, por mbijetoi në burg, vetëm disa javë para vdekjes së tij në vitin 2019.

    Shënimi, autenticiteti i të cilit nuk është konfirmuar nga forcat e rendit në SHBA, u publikua nga një gjyqtar federal në Nju Jork që mbikëqyrte çështjen penale të shokut të tij të burgosur.

    Epstein u gjet i vdekur në qelinë e tij në gusht 2019, dhe vdekja e tij zyrtarisht i atribuohet vetëvrasjes .

    Letra, e cila u botua për herë të parë nga New York Times, dyshohet se është lënë gjatë një incidenti në korrik 2019 kur Epstein u plagos, por mbijetoi.

    NBC News, në partneritet me Sky News, raportoi për herë të parë se ka të ngjarë të ketë qenë përpjekja e parë e Epstein për vetëvrasje, kur ai u gjet gjysmë i pavetëdijshëm me shenja në qafë.

    Shënimi i supozuar thotë: “Ata më kanë hetuar për muaj të tërë – NUK GJEJTË ASGJË!!!”

    Pastaj shkruan: “Është një privilegj të jem në gjendje të zgjedh kur të them lamtumirë.”

    Shton: “Çfarë doni të bëj – shpërthej në lot!!”

    Shënimi përfundon me frazën: “PA ARGËTIM. NUK IA VLEN!!”, me fjalët e nënvizuara.

    Jeffrey Epstein u dënua në qershor të vitit 2008, pasi u deklarua fajtor për nxitjen e një të miture për prostitucion.

    Në korrik 2019, Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së e paditi atë për akuza të reja për trafikim të të miturve, dhe ai vdiq në burg para se të fillonte gjyqi.

    Sipas NBC News, shënimi dyshohet se është gjetur nga shoku i qelisë së Epstein, Nicholas Tartaglione.

    Ish-oficeri i policisë 49-vjeçar u arrestua në dhjetor 2016 dhe u akuzua për vrasjen e katër burrave në një rast të dyshuar trafikimi kokaine dhe varrimin e trupave të tyre, sipas dokumenteve të gjykatës.

    Ai u dënua më vonë me burgim të përjetshëm.

    Tartaglione kishte pretenduar se e kishte sjellë Epstein në jetë gjatë përpjekjes fillestare, të dështuar, për vetëvrasje. Në atë kohë, një burim policor dhe një burim tjetër me dijeni të incidentit i thanë CNN se Epstein ishte gjetur në qelinë e tij në një burg të Manhattanit me shenja në qafë.

    “Jeffrey Epstein u përpoq të kryente vetëvrasje ndërsa ishte në qeli me mua. E zgjova, e ringjalla me CPR. Dhe për ta vërtetuar këtë, Jeffrey Epstein shkroi një shënim vetëvrasjeje”, i tha Tartaglione influencueses dhe autores Jessica Reed Kraus vitin e kaluar.

    Ai tha se shënimi ishte brenda librit të tij. “Kur u ktheva në qeli, e hapa librin tim për ta lexuar dhe ja ku ishte. Ai e shkroi dhe e vendosi në libër”, tha ai.

    Sipas New York Times, Tartaglione pretendoi se avokatët e tij u kishin kërkuar ekspertëve të shkrimit të dorës që ta vërtetonin shënimin.

    Një zëdhënës i Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së tha për shënimin e supozuar të vetëvrasjes:

    “Është e vështirë të komentosh për diçka që as New York Times dhe as ne nuk e kemi parë.”

    Ai shtoi se departamenti kishte ndërmarrë një “përpjekje të plotë për të mbledhur të gjitha dokumentet që zotëronte” pasi Donald Trump nënshkroi një projektligj që autorizonte publikimin e dosjeve të Epstein.

    Sipas deklaratës, procesi përfshinte të dhëna nga Byroja e Burgjeve dhe Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm.

    “Si rezultat i këtyre përpjekjeve, janë prodhuar gati tre milionë faqe”, tha departamenti.

    Një raport mbi incidentin, i cili është përfshirë në dosjet e publikuara, thotë se Epstein u gjet “i shtrirë në një pozicion fetal në dysheme, me një lak të improvizuar rreth qafës”.

    Më 24 korrik, një ditë pas tentativës së raportuar për vetëvrasje, Epstein deklaroi: “Nuk kam interes të vras ​​veten”, sipas raportit të një psikologu.

    Ai e përsëriti të njëjtin pozicion gjatë një ekzaminimi të nesërmen. “Jam shumë i përkushtuar ndaj çështjes sime për ta hequr dorë prej saj, kam një jetë dhe dua të kthehem të jetoj jetën time”, thuhet se i tha ai psikologut, sipas të njëjtit raport.

    Pas incidentit, Epstein u vu në mbikëqyrje për vetëvrasje në Qendrën Korrektuese Metropolitan. Më vonë ai kreu vetëvrasje në të njëjtin burg, një fakt që nxiti teoritë e konspiracionit nëse ai në të vërtetë vdiq nga vetëvrasja.

    Departamenti i Drejtësisë tha në një memo vitin e kaluar se nuk kishte prova se Epstein u vra. Ai gjithashtu publikoi 10 orë video të sigurisë së burgut që departamenti tha se tregonin se askush nuk hyri në qelinë e Epstein ditën e vdekjes së tij.

  • Shtyrja e vendimit për ish-krerët e UÇK-së, Kurti: Qeveria s’ka qasje në dinamikat e Gjykatës Speciale

    Shtyrja e vendimit për ish-krerët e UÇK-së, Kurti: Qeveria s’ka qasje në dinamikat e Gjykatës Speciale

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale për shtyrjen e afatit për shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    Kurti ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka qasje në dinamikat dhe zhvillimet e Gjykatës Speciale.

    “Sa i përket vendimit të Speciales që të shtyhet për dy muaj nëse s’gaboj vendimi i tyre ne e morëm vesh sikurse gjithë ju për shkak se Qeveria nuk ka qasje në dinamikat dhe zhvillimet që bëhen në Speciale, e cila nuk karakterizohet nga transparenca për vendin tonë. Kosova ka nevojë për gjykata normale e jo për gjykata speciale”, ka thënë Kurti.

    Ai ka thënë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë.

    “Lufta e UÇK-së ishte dhe gjithmonë do të kujtohet dhe mësohet në histori si luftë e drejtë, e cila ishte kundër një okupatori, armiku që kishte projekt gjenocidal kundër popullit tonë… Në vend se të kemi gjykata normale kemi një gjykatë speciale, e cila i vonon vendimet. Ne besojmë në drejtësinë e UÇK-së dhe pafajësinë e krerëve të UÇK-së”, ka shtuar Kurti.