ATV

Author: K.B.

  • Sulmet kibernetike ndaj Osmanit e Abdixhikut, LDK-ja i drejtohet organeve policore

    Sulmet kibernetike ndaj Osmanit e Abdixhikut, LDK-ja i drejtohet organeve policore

    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, të hënën i është drejtuar Policisë së Kosovës, lidhur me sulmet ndaj kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku dhe kandidates për presidente, Vjosa Osmani.

    Ai ka deklaruar se ka dorëzuar një kërkesë në departamentin e krimeve kibernetike lidhur me këto sulme që po bëhen ndaj binomit Abdixhiku-Osmani.

    Sipas Manajt, LDK-ja po kërkon ndaljen e ofendimeve dhe sulmeve që, sipas tij, janë drejtuar kryesisht ndaj Abdixhikut dhe Osmanit, duke u bërë thirrje partive politike që t’i kthehen debatit normal politik dhe diskutimeve me argumente.

    Ai i cilësoi sulmet ndaj figurave të LDK-së si të papranueshme dhe kërkoi nga Policia e Kosovës që të ndërmarrë masa.

    “Sulmet kundër figurave edhe të LDK-së janë sulme të papranueshme prandaj e ftojmë Policinë e Kosovës që të ndërmarrë të gjitha masat dhe që kjo fushatë zgjedhore të jetë fushatë e drejtë në mënyrë që opinioni publik mos të dezinformhohet prej këtyre lajmeve që janë të pavërteta, shpifje dhe fotografi që mund të jenë edhe me inteligjencë artificiale”, ka thënë ai.

  • Dubai hap plazh 24-orësh vetëm për gra – Rregulla të rrepta, sisteme inteligjente monitorimi dhe privatësi e plotë

    Dubai hap plazh 24-orësh vetëm për gra – Rregulla të rrepta, sisteme inteligjente monitorimi dhe privatësi e plotë

    Dubai ka hapur plazhin e parë privat në botë ekskluzivisht për gra, me staf vetëm për femra dhe programe speciale noti gjatë natës.

    Plazhi i ri ndodhet në zonën Al Mamzar, në cepin verilindor të emiratit, dhe ka mirëpritur banorët dhe turistët që nga fillimi i muajit.

    Plazhi ka gardhe për privatësi të plotë, rregulla të rrepta kundër fotografimit dhe sisteme inteligjente mbikëqyrjeje për të siguruar sigurinë e vizitorëve. Është pjesë e një projekti më të gjerë rinovimi të Al Mamzar që synon të zgjerojë plazhet dhe infrastrukturën e zonës .

    Qeveria e Dubait tha se “plazhet në këtë zonë janë pjesë e një programi më të gjerë për zhvillimin e plazheve me vlerë afërsisht 700 milionë euro, si pjesë e planit gjithëpërfshirës të zhvillimit të plazheve publike”.

    Ndërsa disa destinacione në Emiratet e Bashkuara Arabe ofrojnë tashmë zona vetëm për gra ose ditë të veçanta për gratë, plazhi i ri është i pari që ofron akses 24 orë.

    Me një sipërfaqe prej 125,000 metrash katrorë, ai ka tërësisht staf nga gra, përfshirë roje sigurie dhe roje bregdetare, dhe plazhi ka edhe një zonë të veçantë për fëmijë.

    Bashkia e Dubait parashikon që trafiku do të arrijë shtatë milionë vizitorë në vit pas përfundimit të fazës së dytë të zhvillimit të Al Mamzar.

  • Si ta pastroni në mënyrë më efektive yndyrën dhe papastërtinë kokëfortë nga lavamani

    Si ta pastroni në mënyrë më efektive yndyrën dhe papastërtinë kokëfortë nga lavamani

    Yndyra, gëlqerja dhe aromat e pakëndshme nga lavamani mund të hiqen me përbërës të thjeshtë natyralë që i keni tashmë në shtëpi, pa kimikate të shtrenjta dhe agjentë agresivë.

    Zgjidhja më e thjeshtë për një lavaman të ndotur dhe me yndyrë fshihet në një kombinim të sodës së bukës, uthullës dhe ujit të nxehtë. Është ky kombinim që mund të ndihmojë në zbërthimin e depozitave të yndyrës, largimin e aromave të pakëndshme dhe freskimin e kanaleve të kullimit pa dëmtuar sipërfaqet.

    Sipas Southern Living, soda e bukës përdoret më së miri si një gërryes i butë për të hequr yndyrën dhe mbetjet e ushqimit, ndërsa uthulla ndihmon në zbërthimin e gëlqeres dhe yndyrës.

    Është e rëndësishme që përbërësit të mos përdoren në mënyrë agresive në gurë natyrorë si mermeri ose graniti, sepse acidi mund të lërë dëme.

    Procesi është shumë i thjeshtë. Së pari, shpëlajeni lavamanin me ujë të nxehtë, pastaj spërkatni disa lugë gjelle sodë buke në sipërfaqe dhe fërkojeni butësisht me një sfungjer të butë.

    Pastaj hidhni pak uthull të bardhë në kullues dhe lëreni të qëndrojë për rreth dhjetë minuta. Në fund, shpëlajeni gjithçka me ujë të ngrohtë. Soda e bukës është veçanërisht e mirë në heqjen e papastërtive kokëforta nga lavamanët prej çeliku inox dhe në rikthimin e shkëlqimit në sipërfaqe.

    Limoni mund të përdoret edhe për freski shtesë. Acidi i tij natyral ndihmon në largimin e yndyrës dhe në të njëjtën kohë lë një aromë të këndshme në kuzhinë.

    Gjithashtu rekomandohet të zhytni gjysmën e një limoni në sodë buke dhe ta përdorni për të fërkuar rubinetin dhe skajet e lavamanit. Kjo metodë është veçanërisht popullore sepse nuk lë një erë të fortë kimike si agjentët klasikë të pastrimit.

    Edhe pse soda e bukës dhe uthulla përdoren shpesh së bashku, disa ekspertë paralajmërojnë se përzierja e tyre direkte mund të zvogëlojë efektin e pastrimit sepse ato neutralizohen kimikisht.

    Prandaj, rekomandohet që ato të përdoren veçmas. Së pari, sodë buke për pastrimin dhe heqjen e yndyrës, pastaj uthull për pastrimin përfundimtar dhe freskimin e kulluesit.

  • Zgjidhet drejtori i ri i QKUK-së, spitalit të Vushtrrisë dhe Ferizajt

    Zgjidhet drejtori i ri i QKUK-së, spitalit të Vushtrrisë dhe Ferizajt

    Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka shpallur rezultatet përfundimtare të konkursit publik për pozitat drejtuese në disa institucione shëndetësore.

    Sipas njoftimit zyrtar, kandidatët që kanë dalë të parët në listat përfundimtare konsiderohen të përzgjedhur për udhëheqjen e këtyre institucioneve.

    Kështu, për pozitën e drejtorit të QKUK-së është përzgjedhur Mentor Zejnullahu, i cili ka grumbulluar gjithsej 86.3 pikë.

    Për Spitalin e Përgjithshëm në Vushtrri është përzgjedhur Besim Muzaqi me 75.7 pikë, ndërsa për Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj është përzgjedhur Ilir Hamdiu me 75.3 pikë.

    SHSKUK ka bërë të ditur se palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh në Komisionin e Ankesave të institucionit.

  • Dhjetëra mijëra mërgimtarë u regjistruan për të votuar më shumë se në zgjedhjet e dhjetorit, Daka shpjegon arsyet

    Dhjetëra mijëra mërgimtarë u regjistruan për të votuar më shumë se në zgjedhjet e dhjetorit, Daka shpjegon arsyet

    Diaspora e Kosovës do të jetë e para që do të përcaktojë vullnetin e saj për zgjedhjet e 7 qershorit.

    Për zgjedhjet e parakohshme, votuesit jashtë vendit që kanë zgjedhur të votojnë me postë do të jenë në gjendje ta përfundojnë këtë proces nga 25 maji deri më 6 qershor.

    Ndërkohë, kushdo që dëshiron të marrë pjesë ka kohë vetëm këtë të diel, deri në mesnatë, të regjistrohet.

    Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror Zgjedhor, deri në orën 10:00 të mëngjesit të së dielës, mbi 117,000 kërkesa për regjistrim janë pranuar përmes platformës elektronike, nga të cilat mbi 99,000 janë miratuar, ndërsa 7,621 të tjera janë refuzuar dhe mbi 10,000 janë në pritje të shqyrtimit.

    “Nga 99,498 aplikime të miratuara, 22,955 qytetarë të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në misionet diplomatike, 2,590 janë regjistruar për të dërguar një pako fletëvotimi në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë dhe 73,953 janë regjistruar për të dërguar një pako fletëvotimi në një kuti postare jashtë Kosovës.”

    Kjo shifër tregon interes më të lartë, krahasuar me zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025, deri më tani mbi 22 mijë të regjistruar më shumë se herën e kaluar.

    Gjermania kryeson me numrin më të madh të votuesve të regjistruar, mbi 49 mijë, ndërsa Zvicra ka mbi 23 mijë votues të regjistruar.

    “Vendet me numrin më të madh të votuesve të regjistruar janë: Gjermania (49,102), Zvicra (23,456), Franca (4,193), Suedia (3,750), Austria (3,165), Mbretëria e Bashkuar (2,370), Italia (2,206), SHBA (2,070), Belgjika (2,024), Sllovenia (1,400), Norvegjia (1,154) dhe Finlanda (1,010).”

    Interesi i shtuar i diasporës për të votuar nga jashtë kësaj radhe, sipas ish-kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, vjen sepse herën e fundit emigrantët ishin tashmë në Kosovë.

    “Në dhjetor të vitit të kaluar, diaspora ishte tashmë këtu. Ata nuk kishin nevojë të regjistroheshin sepse votuan fizikisht dhe nuk kishin të drejtë të regjistroheshin si votues jashtë Kosovës. Ky numër që tani duket i madh është fakti që diaspora zgjodhi të votonte me postë dhe jo fizikisht”, deklaroi Daka për RTV Dukagjini.

    Afati i shkurtër për organizimin e zgjedhjeve, sipas Dakës, nuk është i mjaftueshëm që KQZ-ja të eliminojë problemet që kanë lindur me votimin nga jashtë gjatë zgjedhjeve të dhjetorit 2025.

    “Janë zbuluar shumë pengesa, si dhe dyshime në lidhje me mënyrën se si janë transportuar votat, ose si janë transportuar ato nga diaspora, ose nga ambasadat. Dhe kjo ka ulur besimin e publikut dhe të opinionit publik në rregullsinë e të gjithë këtij procesi.”

    Votimi në misionet diplomatike do të organizohet më 6 qershor 2026, një ditë para hapjes së qendrave të votimit në Kosovë.

  • Hamza: Kosova po rrëshqet drejt varfërisë, duhet kthesë urgjente për shtetin dhe qytetarët

    Hamza: Kosova po rrëshqet drejt varfërisë, duhet kthesë urgjente për shtetin dhe qytetarët

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas raportimeve të fundit për mirëqenien dhe zhvillimin ekonomik në Evropë, duke ngritur shqetësimin për gjendjen sociale dhe ekonomike në vend.

    Hamza ka deklaruar se Kosova është renditur ndër dy vendet më të varfra në Evropë, me vetëm Ukrainën, e cila ndodhet në gjendje lufte, para saj.

    “Kosova u rendit ndër dy vendet më të varfra në Evropë, me vetëm Ukrainën, e cila është në gjendje lufte, para nesh. Një lajm që duhet të na shqetësojë të gjithëve, sepse tregon qartë kah po rrëshqet vendi ynë”, ka shkruar Hamza.

    Sipas tij, kjo gjendje po reflektohet drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve dhe familjeve kosovare, të cilat po përballen me vështirësi ekonomike, rritje çmimesh dhe mungesë perspektive për të ardhmen.

    Ai ka kritikuar qeverisjen e viteve të fundit, duke thënë se fokusi i pushtetit ka qenë në përçarje dhe propagandë, në vend të zhvillimit dhe mirëqenies së qytetarëve.

    “Viteve të fundit, energjia e pushtetit është harxhuar në përçarje, propagandë dhe konflikte të pafundme politike, ndërkohë që qytetarët kanë mbetur të vetmuar përballë çmimeve të larta, pasigurisë dhe mungesës së perspektivës”, ka theksuar ai.

    Kreu i PDK-së ka bërë thirrje për një kthesë të madhe politike dhe shoqërore, duke kërkuar rikthim te bashkëpunimi, puna, zhvillimi dhe partneriteti me aleatët ndërkombëtarë.

    Hamza ka shtuar se Kosovës i duhen institucione serioze që punojnë për mirëqenien e qytetarëve, stabilitetin e shtetit dhe krijimin e një jete më të mirë për familjet kosovare.

    “Ky vend meriton më shumë. Dhe unë besoj se bashkë mund t’ia kthejmë Kosovës drejtimin e duhur, para se të bëhet tepër vonë”, ka përfunduar Hamza.

  • Cana: Kurti i frikësohet Ardian Gjinit, prandaj e zgjodhi Gjakovën për hapje të fushatës

    Cana: Kurti i frikësohet Ardian Gjinit, prandaj e zgjodhi Gjakovën për hapje të fushatës

    Psikologia e njohur Edona Cana ka reaguar lidhur me prezantimin e listës zgjedhore në Gjakovë, duke thënë se përzgjedhja e këtij qyteti nuk ka qenë rastësi, por bart një simbolikë të veçantë politike.

    Sipas Canës, Gjakova është zgjedhur pasi, siç shprehet ajo, “është qyteti ku ende dhemb”, duke aluduar në sfidat dhe mungesën e zhvillimit në vitet e fundit.

    Ajo ka vlerësuar lart kandidatin e Aleancës për kryeministër, Ardian Gjinin, duke theksuar se ai vjen pikërisht nga Gjakova dhe se, pavarësisht “luftës hibride, gjuhës së urrejtjes dhe sulmeve politike”, ka arritur të fitojë mandatin e tretë në krye të komunës.

    Cana ka shtuar se Aleanca në Gjakovë vazhdon të jetë forca me numrin më të madh të votave, duke argumentuar se qytetarët nuk kanë harruar izolimin, mungesën e investimeve dhe bllokadat që, sipas saj, i janë bërë qytetit në vitet e fundit.

    Në fund të reagimit, ajo ironizoi edhe prezantimin politik të kundërshtarëve, duke thënë se “kishte shumë ‘lista fituese’, pak subjekt politik”, duke lënë të kuptohet se emri i partisë po zbehet në komunikimin publik.

  • Në përqafimin e vajzave, Osmani falënderon për urimet që mori për ditëlindje

    Në përqafimin e vajzave, Osmani falënderon për urimet që mori për ditëlindje

    Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka festuar dje ditëlindjen e 44-të.

    Përmes një postimi në Facebook, Osmani falënderoi të gjithë për urimet që mori, krahas një fotografie ku shfaqet e përqafuar me dy vajzat e saj.

    “Dhe kur dita të fillon e të mbaron me këtë përqafim, nuk ka më asgjë që mundet me të lëkundë. Ju faleminderit të gjithëve për urimet e përzemërta dje për ditëlindje!”, shkroi Osmani.

  • Deda: Kosova nuk di të komunikojë me BE-në, s’ka shanse për anëtarësim kështu siç është sot

    Deda: Kosova nuk di të komunikojë me BE-në, s’ka shanse për anëtarësim kështu siç është sot

    Komentatori politik Ilir Deda foli për situatën politike në Kosovë dhe perspektivën e vendit drejt integrimit evropian.

    Duke komentuar mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, Deda tha se problemi kryesor mbetet mungesa e komunikimit dhe qasjes serioze ndaj institucioneve evropiane.

    “Po i heqim politikat reale që janë, Kosova nuk di me fol me Bashkimin Evropian, nuk di me Komisionin dhe ky problem është prej kohës së UNMIK-ut e deri sot. Është problem që nuk zgjidhet me akteri të sotëm politikë”, deklaroi ai.

    Sipas Dedës, vetëm një ndryshim në qasjen politike dhe vendimmarrjen qytetare mund t’i hapë rrugë një të ardhmeje më të mirë për vendin.

    “Kur të vendos populli ynë, mundet me pas një të ardhme më të mirë, por kështu qysh jemi sot, unë ta garantoj që s’ka shans Kosova mu anëtarësu në BE”, u shpreh ai. /Gazeta10

  • A e tradhëtuan fqinjët Shqipërinë në Eurovizion?

    A e tradhëtuan fqinjët Shqipërinë në Eurovizion?

    Koreografi, Arjan Sukniqi i ftuar këtë të diele në Euronews Albania ka folur lidhur me përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision dhe renditjes në vendin e 13-të. Sukniqi theksoi se nuk priste që vendi ynë të futej në top 10 teksa theksoi se jo për shkak të këngëtarit por për shkak të votimit nga vendet e tjera.

    Ai theksoi se performanca ishte e mirë dhe se Shqipëria mori herë pas herë vëmendje. Sa i përket votimit nga fqinjët, ai theksoi se këto shtete kemi fqinjë dhe se nuk ka rëndësi renditja pasi vendi ynë ishte prezent. Sukniqi shtoi se nëse kënga do të ishte në anglisht ndoshta do të tërhiqte më shumë.

    “Nuk di se si do të tingëllonte në anglisht, ndoshta të tërhiqte më shumë se nuk është fjala vetëm për shqiptarët, aty janë votat dhe për të tjerët. Po duhet të themi dhe një gjë tjetër për të qenë tamam. Unë jam njeriu që minimalisht kam qenë në katër festivale europiane.

    Organizatorë kanë ca kode që ja lëshojnë të gjithë vendeve, sepse ky është një festival që paguhet nga EBU-ja dhe prandaj themi që është një festival edhe politik. Për shembull duhet t’ju tërheq vëmendjen. Ne kemi shkuar në Kiev kur fitoi Ruslana.

    Ruslana mori çmimin dhe ne kur shkuam me Ledina Çelën e shihnim me flamur. Ne këtu jemi, këto fqinj kemi afër, këto aleanca kemi. Megjithatë kënga shumë e mirë, besoj që po të kishte qenë në gjuhën angleze do kishte pasur më interes. U përfaqësuam shumë mirë.

    Nuk ka rëndësi se çfarë vendi ishim. E rëndësishme që ishin prezentë dhe herë pas here Shqipëria binte në sy sepse është një festival që e shohin mbi 200 milionë njerëz dhe gjithmonë Shqipëria qëndron në ato kontekstet e këtyre që pikëzohet”, tha ai.