ATV

Author: K.B.

  • U nominua nga Trump si kandidat për postin e Ambasadorit amerikan në Shqipëri, Eric Wendt, sot në seancë dëgjimore në Senat

    U nominua nga Trump si kandidat për postin e Ambasadorit amerikan në Shqipëri, Eric Wendt, sot në seancë dëgjimore në Senat

    I nominuari i presidentit të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për postin e ambasadorit amerikan në Shqipëria, Eric Wendt, do të paraqitet nesër në një seancë dëgjimore në Komisionin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan.

    Presidenti Trump e kishte propozuar zyrtarisht Wendt për këtë post më 13 prill, duke e përzgjedhur atë si pasues të ambasadorit aktual në Tiranë.

    Eric Wendt ka një karrierë të gjatë ushtarake dhe të sigurisë ndërkombëtare, me mbi 34 vjet shërbim në Ushtrinë e SHBA-së.

    Ai është oficer i pensionuar dhe ka mbajtur poste të rëndësishme në strukturat ushtarake amerikane dhe të NATO.

    Ndër detyrat më të rëndësishme të tij përfshihet drejtimi i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, si dhe angazhime të larta në Lindjen e Mesme dhe rajonin e Paqësorit.

    Seanca dëgjimore në Senat është një nga hapat kryesorë për konfirmimin e tij si ambasador i ri i SHBA-së në Shqipëri.

  • Rama, Kurtit: Pa kurrfarë kontributi, prandaj sulmon figurat e UÇK-së si “hajna” e “kriminelë”

    Rama, Kurtit: Pa kurrfarë kontributi, prandaj sulmon figurat e UÇK-së si “hajna” e “kriminelë”

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka lëshuar një varg akuzash ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

    Ai tha se Kurti ka deficit të madh politik dhe personal, “sepse nuk ka asnjë kontribut as në luftën çlirimtare dhe as në ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës”.

    “Prandaj, në vazhdimësi përpiqet ta mbulojë këtë mungesë me propagandë, duke sulmuar figurat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si ‘hajna’ e ‘kriminelë’ dhe, me ligësinë më të madhe, duke tentuar që familjet më të mëdha atdhetare t’i bëjë pjesë të diskursit të fushatës”, tha Rama në një postim në Facebook.

    Ai tha se për gjashtë vjet në pushtet, Kurti e ka zhytur vendin në varfëri dhe stagnim. “Pa ASNJË projekt madhor, pa zhvillim kapital dhe pa ASNJË rezultat konkret. ASNJË. ZERO”.

    “Në mungesë të rezultateve, ai vazhdon të mbështetet në propagandë”, shkroi më tej kreu i Kryeqytetit.

    Rama tha se po pret të shohë se “me çfarë do të vendosë ta vazhdojë fushatën: me ndonjë kërcënim për jetë! Me ndonjë premtim për mërgatën! Apo me një tjetër episod patriotik propagandues me Serbinë”.

    “Kryeministër, qytetarët nuk kanë nevojë për filma propagandistikë të kohës së komunizmit. U ke borxh program, zhvillim dhe mirëqenie! Sa i ke varfëru na tregun raportet”, deklaroi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

  • Reshitaj i reagon Konjufcës: Bashkë me Presidenten Osmani dhe frizerkat, përgjigjen ua japim më 7 qershor

    Reshitaj i reagon Konjufcës: Bashkë me Presidenten Osmani dhe frizerkat, përgjigjen ua japim më 7 qershor

    Kandidatja për deputete në listën e LDK-së, Albena Reshitaj ka reaguar ndaj ofendimit që ministri në detyrë i Punëve të Jashtme Glauk Konjufca, ia bëri ish-presidentes Vjosa Osmani duke e quajtur atë “frizerkë”.

    Reshitaj u shpreh se kur tentohet të nënçmohet gruaja, zbulohet urrejtja, paragjykimi dhe nënvlerësimi ndaj dinjitetit, inteligjencës dhe aftësisë së saj.

    “Kur tentohet të nënçmohet gruaja, ajo që në të vërtetë zbulohet nuk është dobësia e saj, por urrejtja, paragjykimi dhe nënvlerësimi ndaj dinjitetit, inteligjencës dhe aftësisë së saj për të shkëlqyer në çdo profesion e në çdo rol të shoqërisë”, shkroi ajo.

    Ajo u shpreh se presidentja Vjosa Osmani e ka ngritur Kosovën në piedestalin e përfaqësimit ndërkombëtar me dinjitet e profesionalizëm.

    Reshitaj gjithashtu tha se frizerkat janë gra punëtore që punojnë me nder çdo ditë, pa u ndalur asnjëherë.

    “Ato ndërtojnë biznese te suksesseshme, familje të shëndosha dhe japin kontribut të ndershëm për shoqërinë tonë. Prandaj, Glauk Konjufca nuk do duhej t’ia lejonte vetes t’i përqeshte ato, e njëkohësisht të sulmonte Presidenten duke ofenduar gratë dhe një profesion të tërë. Kjo dëshmon mungesë respekti për punën e ndershme dhe për vetë gruan në shoqëri”.

    “Ky është modeli dëshpërues dhe dështues i qeverisjes: ndarja, përqeshja dhe përçarja. Bashkë me Presidenten Osmani dhe bashkë me frizerkat, përgjigjen do t’ua japim më 7 qershor”, ka shkruar Reshitaj.

  • 30 mjekë e shpallën Donald Trumpin të paaftë mendërisht

    30 mjekë e shpallën Donald Trumpin të paaftë mendërisht

    Dyshimet për aftësinë e Donald Trump për të ushtruar detyrën e presidentit po shtohen sërish. Mjekë amerikanë thonë se ka rënie të aftësive njohëse dhe sjellje impulsive. Çfarë fshihet pas këtyre akuzave – dhe sa serioze është në të vërtetë situata?

    Që nga fillimi i mandatit të tij të dytë është ngritur vazhdimisht pyetja, nëse Donald Trumpi është ende plotësisht i aftë për të ushtruar detyrën e presidentit?

    Në një artikull të publikuar në “British Medical Journal”, 30 mjekë amerikanë vënë hapur në dyshim aftësinë e Trumpit për të ushtruar detyrën e presidentit. Sipas tyre ai përbën një “rrezik të qartë dhe të menjëhershëm” për botën. Kërkesa e tyre drastike është: shkarkimi i menjëhershëm i Trumpit nga detyra.

    Lodhje, hutim dhe ecje e pasigurt
    Ekspertët, mes tyre neurologë, psikiatër dhe psikologë, shohin tek Trumpi shenja të rënies së aftësive mendore. Ata u referohen fjalimeve të paqarta, kalimeve të papritura nga një temë në tjetrën dhe lodhjes së dukshme të Trumpit.

    Në një fotografi e agjencisë Reuters p.sh. Donald Trump shihej së fundmi me sytë e mbyllur gjatë një takimi zyrtar në Oval Office. Shtëpia e Bardhë e quajti këtë si një “pulitje sysh”, ndërsa kritikët e interpretuan si një tjetër moment humbjeje përqendrimi. Gjithashtu thuhet se Trump dremit në mënyrë të përsëritur gjatë mbledhjeve të kabinetit.

    Dyshimet janë shtuar edhe vëzhgimeve të tjera gjatë paraqitjeve publike, kur Trump ndonjëherë humbet fillin e bisedës, ngatërron emra ose bie në kundërshtim me deklaratat e veta brenda një kohe të shkurtër.

    Këtyre u shtohen edhe deklaratat e tij impulsive, si për shembull kërcënime të ashpra në konflikte ndërkombëtare, që i kanë habitur edhe aleatët e tij politikë. Paralelisht qarkullojnë edhe fotografi ku shihen duart e tij të mavijosura si dhe raportime për një ecje të pasigurt.

    A vuan Trump nga megalomania?
    Mjekët gjithashtu mendojnë se Donald Trump ka “bindje megalomane dhe deluzionale”. Reagime të forta shkaktoi së fundmi një fotografi e krijuar me inteligjencë artificiale që e paraqiste atë si Jezusin. Pas kritikave Trump e fshiu postimin dhe deklaroi se kishte menduar se në atë fotografi dukej si mjek.

    dhe mënyra se si shprehet për disa teste konjitive ka ngritur pikëpyetje. Trumpi mburret vazhdimisht se ka bërë gjoja “teste të vështira inteligjence”. Por në fakt bëhej fjalë për të ashtuquajturat teste MoCA, procedura të thjeshta për zbulimin e hershëm të demencës dhe jo për teste inteligjence.

    Akuzat janë të debatueshme
    Në psikiatri ekziston i ashtuquajturi rregulli Goldwater sipas të cilit vendosja e diagnozave nga distanca, pra pa ekzaminim të drejtpërdrejtë të personit, konsiderohet si joetike. Prandaj ekspertët paralajmërojnë kundër vendosjes së diagnozave konkrete nga distanca.

    Në të njëjtën kohë ata theksojnë se mungesa e një diagnoze nuk do të thotë automatikisht se nuk ka arsye për t’u shqetësuar, përkundrazi, sipas tyre në rastin e Trumpit nevojitet një “ekzaminim klinik urgjent”.

    Një ekzaminim i tillë është paralajmëruar për në fund të muajit maj, kur Trumpi pritet t’i nënshtrohet kontrollit në spitalin ushtarak Walter Reed. Se sa transparente do të jenë rezultatet mbetet e paqartë. Ajo që është e qartë është se debati mbi gjendjen mendore dhe fizike të Trumpit tashmë është kthyer në çështje politike dhe ka të ngjarë të vazhdojë ta shoqërojë atë.

  • KEDS me punime, paralajmërohen ndërprerje të energjisë

    KEDS me punime, paralajmërohen ndërprerje të energjisë

    Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se sot do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik.

    Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

    Ky është orari sipas rajoneve:

    Prishtinë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
    1.
    Nga NS 35/10[kV] Koliqi do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J08 Keqekollë-Hajkobillë (kodi: 14016004) nga ora 10:00 deri 15:30.

    Vendet: Keqekollë, Prapashticë, Hajkobillë, Dabishevc, Mutivodë.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron/Pastrim traseje.

    Punime në projekte investive

    2.

    Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 2 do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J24 Diletacioni (kodi: 11000007) prej orës 09:00 deri 18:00.

    Vendet: Diletacioni, rr. Sylejman Vokshi, 4 Llullat.

    Arsyeja: Projekte investive. Energjizimi i kabllove të reja dhe riorganizimi i renditjes së transformatorëve sipas projektit P2–P3, Feeder 3.

    3.

    Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 2 do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J22 Shaip Kamberi (kodi: 11000005) prej orës 09:00 deri 18:00.

    Vendet: Dodona, Parku, Banesat Latif Kryeziu, rr. Bajram Curri, rr. 1 Tetori, rr. Shaip Kamberi, rr. Robert Gajdiku.

    Arsyeja: Projekte investive. Energjizimi i kabllove të reja dhe riorganizimi i renditjes së transformatorëve sipas projektit P2–P3, Feeder 3.

    4.

    Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 3 do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J11 Qendra Sportive (kodi: 12000026) prej orës 09:00 deri 18:00.

    Vendet: Pallati i Rinisë, Pallati i ish-Rilindjes.

    Arsyeja: Projekte investive. Energjizimi i kabllove të reja dhe riorganizimi i renditjes së transformatorëve sipas projektit P2–P3, Feeder 3.

    5.

    Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 3 do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J14 Tirana (kodi: 12000021) prej orës 09:00 deri 18:00.

    Vendet: Sh. Shëndetit, Ministria e Shërbimeve Publike, Qendra, Bankosi, Kuvendi.

    Arsyeja: Projekte investive. Energjizimi i kabllove të reja dhe riorganizimi i renditjes së transformatorëve sipas projektit P2–P3, Feeder 3.

    6.

    Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 2 do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J22 Ibrahim Banushi (kodi: 11000001) prej orës 09:00 deri 18:00.

    Vendet: Rr. Ibrahim Banushi, Rr. Elena Gjika, Shtëpia e Pleqve.

    Arsyeja: Projekte investive. Energjizimi i kabllove të reja dhe riorganizimi i renditjes së transformatorëve sipas projektit P2–P3, Feeder 3.

    Punime nga palët e treta

    1.

    Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 2 do të ndërprehet:

    LP 10(20)kV J14-PR2-Dalja nr. 8 (kodi: 11000079) nga (10:00 deri 10:15) dhe (14:15 deri 14:30).

    Vendet: Pjesë të rrugëve: Dëshmorët e Kombit, Sokol Sopi, Ndue Përlleshi, Qëndresa, Isa Kastrati, Shaqir Igrishta.

    Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësa TM.

    2.

    Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 7 do të ndërprehet:

    LP 10(20)kV J30-PR7-Dalja nr. 8 (kodi: 19000079) nga (10:00 deri 10:15) dhe (14:15 deri 14:30).

    Vendet: Konsumatorë pjesërisht në Mat-Matiqan: rr. Ismail Maliqi, Papa Xhon Pali II, Valdete Jashari, konsumatorët përgjatë rrugës Lugmiri, Prishtina High School, Qazim Pllana, Royal Green Residence, Labërat etj.

    Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarësa TM.

    3.

    Në TS 110/10(20)kV Prishtina 7

    Nga dalja 20 kV J26 dalja nr. 4 Pr7-Pr 2 do të ndërpriten nga ora 10:00 deri 14:30:

    TS 20/0.4[kV] Arbër Kryeziu “Royal” shpk (kodi: 19000079291)

    TS 20/0.4[kV] Matiqani 4 (kodi: 19000079007)

    TS 20/0.4[kV] Zllatar (kodi: 19000079008)

    Vendet: Në rr. Zllatar Royal-17, 372. Lugarë.

    Arsyeja: Realizimi i punimeve sipas PEE.

    Pejë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    NS 110/10[kV] Peja 2 do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] J18 Dardania II (kodi: 51000004) nga ora 09:15 deri në ora 09:30

    Vendet: Rrugët: Ahmet Shala (një pjesë), Ardian Kelmendi (një pjesë), Ardian Krasniqi, Beteja e Junikut (një pjesë), Bike Aliu (një pjesë), Brigada 133 (një pjesë), Demonstratat e vitit 1981, Elez Geci, Fetah Selca (një pjesë), Françesko Gjyzepe Bider, Hysen Bajri (një pjesë), Hysni Komoni, Muharrem Mitrovica (një pjesë), Myrtë Zeneli, Ploja e Rugovës, Qerim Begu, Salih Çeku, Sami Frashëri, Tefik Çanga (një pjesë), TMK-së (një pjesë), Tranziti (një pjesë), Viktimat e Pejës si dhe një pjesë e fshatrave Bellopojë dhe Raushiq.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, shkyçja e konsumatorit në 10[kV] si shkak i borgjit.

    2.

    NS 110/10[kV] Peja 2

    Nga dalja 10[kV] Kastrati do të ndërprehet në Stabilimentin Shpërndarës Poqesta nga ora 10:00 deri në ora 10:30

    Këto NS 10/0.4[kV] mbesin pa tension:

    NS 10/0.4[kV] Kombinati i LK (Kodi: 51000007018)

    NS 10/0.4[kV] Kastrat te Kisha (Kodi: 51000007019)

    NS 10/0.4[kV] Belinca I (Kodi: 51000007021)

    NS 10/0.4[kV] Dobërdoli III (Kodi: 51000007022)

    NS 10/0.4[kV] Dobërdoli I (Kodi: 51000007023)

    NS 10/0.4[kV] Dobërdoli II (Kodi: 51000007024)

    NS 10/0.4[kV] Poqesta I (Kodi: 51000007025)

    NS 10/0.4[kV] Poqesta Krasniqt (Kodi: 51000007026)

    NS 10/0.4[kV] Milovansi (Kodi: 51000007029)

    NS 10/0.4[kV] Vragoci (Kodi: 51000007030)

    NS 10/0.4[kV] Babiqi (Kodi: 51000007031)

    NS 10/0.4[kV] Pishtani (Kodi: 51000007032)

    NS 10/0.4[kV] Qaush Berisha (Sepa) (Kodi: 51000007034)

    NS 10/0.4[kV] Destilerija – Euro Fokus (Kodi: 51000007036)

    NS 10/0.4[kV] Adem Berisha Separacion (Kodi: 51000007042)

    NS 10/0.4[kV] Ambulanta-Gorazhdevc (Kodi: 51000007045)

    NS 10/0.4[kV] Seperacioni i Zallit – Kreshnik Sahit Krasniqi (Kodi: 51000007050)

    Vendet: Kombinati i LK, një pjesë e Kastratit, Belinca I, Dobërdoli një pjesë, Poqesta një pjesë, Milovansi, Pishtani, Destilerija – Euro Fokus, Adem Berisha Separacion, Ambulanta-Gorazhdevc, Seperacioni i Zallit – Kreshnik Sahit Krasniqi.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, shkyçja e konsumatorit në 10[kV] si shkak i borgjit.

    3.

    NS 110/10[kV] Peja 2

    Nga dalja 10[kV] Leshani do të ndërprehet në Stabilimentin Shpërndarës Gllaviqica nga ora 11:30 deri në ora 11:50

    Këto NS 10/0.4[kV] mbesin pa tension:

    NS 10/0.4[kV] Ballkan Stone SH.P.K Liridon Xhevat Bujupi (Kodi: 51000005054)

    NS 10/0.4[kV] Ramun Debelasht (Kodi: 51000005014)

    NS 10/0.4[kV] Gllaviqicë e Reja (Kodi: 51000005015)

    NS 10/0.4[kV] Gllaviqica (Kodi: 51000005016)

    NS 10/0.4[kV] Valon Sadiku (Kodi: 51000005017)

    NS 10/0.4[kV] Beton Plus-Adnan Spahija (Kodi: 51000005019)

    NS 10/0.4[kV] Rexhë Muqaj (Kodi: 51000005020)

    NS 10/0.4[kV] NTSH “Vranina” (Kodi: 51000005021)

    NS 10/0.4[kV] Gllaviqica (Kodi: 51000005022)

    NS 10/0.4[kV] Leshan UN (Kodi: 51000005023)

    NS 10/0.4[kV] Leshan – Lagja Tahirmurat (Kodi: 51000005024)

    NS 10/0.4[kV] Leshani I (Kodi: 51000005025)

    NS 10/0.4[kV] Kerstovci (Kodi: 51000005026)

    NS 10/0.4[kV] Betonjerka (Kodi: 51000005027)

    NS 10/0.4[kV] Leshan-B. Krasniqi Separacion (Kodi: 51000005028)

    NS 10/0.4[kV] Leshani II te Xhamija (Kodi: 51000005029)

    NS 10/0.4[kV] Leshani 4 (Kodi: 51000005030)

    NS 10/0.4[kV] “Shala Immobilien”-Bashkim sh. (Kodi: 51000005031)

    NS 10/0.4[kV] Kliqina II (Kodi: 51000005032)

    NS 10/0.4[kV] Laxha Shurdhaj Leshan (Kodi: 51000005033)

    NS 10/0.4[kV] Jabllanicë e Leshanit G.TH (Kodi: 51000005034)

    NS 10/0.4[kV] Kliqina I (Kodi: 51000005035)

    NS 10/0.4[kV] Pompat e Ujit – Jabllanicë (Kodi: 51000005036)

    NS 10/0.4[kV] Seperacioni Valdet Gashi (Kodi: 51000005037)

    NS 10/0.4[kV] Rosujë e Reja Hysenaj (Kodi: 51000005038)

    NS 10/0.4[kV] Rosujë Gurthyes (Kodi: 51000005039)

    NS 10/0.4[kV] Rosuja 5 (Kodi: 51000005041)

    NS 10/0.4[kV] Rosuj Janosht (Kodi: 51000005042)

    NS 10/0.4[kV] Dardan Dervishaj (Kodi: 51000005043)

    Vendet: Ballkan Stone SH.P.K, Ramun Debelasht, Gllaviqica një pjesë, Beton Plus, NTSH Vranina, Leshani një pjesë, Kerstovci, Betonjerka, Kliqina, Pompat e Ujit – Jabllanicë, Rosujë një pjesë.

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, shkyçja e konsumatorit në 10[kV] si shkak i borgjit.

    4.

    NS 110/10[kV] Peja 2

    Nga dalja 10[kV] Zahaqi do të ndërprehet në Stabilimentin Shpërndarës Ramiz Nikqi nga ora 13:00 deri në ora 13:15

    NS 10/0.4[kV] Pavlani (Kodi: 51000010007)

    NS 10/0.4[kV] Pavlani 2 (Kodi: 51000010061)

    NS 10/0.4[kV] Qyshku 5 Qekt (Kodi: 51000010002)

    NS 10/0.4[kV] Qyshkë Blinda (Kodi: 51000010003)

    NS 10/0.4[kV] Qyshkë Hasan Beqtë (Kodi: 51000010004)

    NS 10/0.4[kV] Qyshkë Deqant (Kodi: 51000010005)

    NS 10/0.4[kV] Qallaku Petroll (Kodi: 51000010006)

    NS 10/0.4[kV] Dona Shelli (Kodi: 51000010008)

    NS 10/0.4[kV] Zahaqë Shaban Qela (Kodi: 51000010010)

    NS 10/0.4[kV] Zahaqë Koder (Kodi: 51000010011)

    NS 10/0.4[kV] Zahaqë Dukagjini (Kodi: 51000010012)

    NS 10/0.4[kV] Zahaqë Ukaj (Kodi: 51000010013)

    NS 10/0.4[kV] Zahaqë Private (Kodi: 51000010014)

    NS 10/0.4[kV] Ramiz Nikqi Qyshkë (Kodi: 51000010016)

    NS 10/0.4[kV] (Kodi: 51000010017)

    NS 10/0.4[kV] Leutrim Kelmendi (Kodi: 51000010018)

    NS 10/0.4[kV] ETC-ja (Kodi: 51000010038)

    NS 10/0.4[kV] AR Com-I. Selimaj (Kodi: 51000010040)

    NS 10/0.4[kV] Laxha Kelmendi Zahaq (Kodi: 51000010051)

    NS 10/0.4[kV] Laxha Beshkoviq Bllagajë (Kodi: 51000010053)

    NS 10/0.4[kV] “V Kastrati” (Kodi: 51000010057)

    NS 10/0.4[kV] Zahaqë II (Kodi: 51000010009)

    Vendet: Një pjesë e Qyshkut, Dona Shelli, Qallaku Petroll, Zahaqi një pjesë, ETC-ja, AR Com-I. Selimaj, Laxha Beshkoviq Bllagajë, V Kastrati.
    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, shkyçja e konsumatorit në 10[kV] si shkak i borgjit.

    Prizren

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga NS 35/10[kV] Zhuri do të ndërprehet:

    LP 10kV J04 Hoqa e Qytetit (kodi: 30035005) nga ora 10:00 deri 15:30.

    Vendet: Zhur, Vlashnjë, Poslishtë, Nashec, Muradem, Lubiqevë, Leskovec, Kobajë, Jeshkovë, Hoqë e Qytetit, Grazhdanik, Billushë. Afariste: Restorant “Kështjella”, “Pompa e Benzinës Zhuri”, Betonjera “Vëllezërit e Bashkuar”, Billushë “Pompa e Ujit”, Vlashnjë “Fanaj Petrol”.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive – intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    2.

    NS 110/10 [kV] Prizreni 3

    Nga LP 10kV J26 Zhupa, Stabilimenti – Degëzimi Planjan do të ndërpriten nga ora 10:00 deri në ora 15:30 këto NS:

    NS10/04kV Planjan I kodi: 31000026002

    NS10/04kV Planjan II kodi: 31000026003

    NS10/04kV Stajkovci kodi: 31000026017

    Vendet: Fshatrat: Pllanjan dhe Stajkoc.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive – pastrim traseje.

    Ferizaj

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga NS 35/10[kV] Kaçaniku do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Bobi (kodi: 40043002) nga ora 10:00 deri 15:30.

    Vendet: Fshatrat: Bob, Gajre, Ivajë, Kotlinë, Lumbardh (Kotlinë), Laq (një pjesë), Puset e Nikës (një pjesë), Strazhë dhe rruga Vëllezërit Çaka (një pjesë).

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive – intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron/Pastrim traseje.

    Punime në projekte investive

    1.

    Nga TS 35/10kV Ferizaj II do të ndërprehet:

    LP 10kV Driton Islami J15 (kodi: 40041042) nga ora 08:30 deri 18:00.

    Vendet: rr. Driton Islami, Talinoc i Jerlive, rr. Reçakut, KOSOVA BRIKET PELET Fehmi Ilmi Sojeva, TS pllaci i Krasniqëve, Jezerci Xhamprerës.

    Arsyeja: Projekte investive. Zhvendosja e kabllove ekzistuese në kanalin e ri sipas projektit të Ministrisë në magjistralen Ferizaj.

    2.

    Nga TS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Vëllezërit Gërvalla 1 (kodi: 40000031) nga ora 08:30 deri 18:00.

    Vendet: Vëllezërit Gërvalla, magjistralja Prishtinë-Shkup (pjesa prej urës deri te HIB Petroli), 28 Nëntori, Astrit Bytyqi, Haki Braha, Emin Duraku (një pjesë), rruga e Talinovcit dhe Lagjja e Re.

    Arsyeja: Projekte investive. Zhvendosja e kabllove ekzistuese në kanalin e ri sipas projektit të Ministrisë në magjistralen Ferizaj.

    3.

    Nga TS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërprehet:

    Dalja 10kV Rexhep Bislimi 1 (kodi: 40000033) nga ora 08:30 deri 18:00.

    Vendet: rr. Rexhep Bislimi, rr. Vezir Jashari, Shaban Vata, rr. e Tiranës, Gursel e Bajram Sylejmani, Bibaj, magj. Ferizaj-Prishtinë, rr. Ismet Jashari.

    Arsyeja: Projekte investive. Zhvendosja e kabllove ekzistuese në kanalin e ri sipas projektit të Ministrisë në magjistralen Ferizaj.

    Punime nga palët e treta

    1.

    Nga NS 110/6kV Sharrcemi do të ndërprehet:

    LP 6kV G05 Kolonia (kodi: 42000001) nga ora 10:00 deri në ora 15:00

    Vendet: Rrugët: Adem Jashari, Dëshmorët e Kombit, Hani i Elezit, Hysen Suma (një pjesë), Izet Bushi (një pjesë), Martirët Bushi (një pjesë), Nuri Bushi, Xhemsedin Suma dhe Zona Kufitare-Hekurudha (dogana).

    Arsyeja: Punët që duhen të kryhen sipas PEE dhe projektit të aprovuar.

    2.

    Nga TS 110/35/10[kV] Lipjani do të ndërprehet:

    NS 10/04kV TS Lypjan (TS 6), Kampi Suma (kodi: 41000010153) nga ora 09:00 deri 17:00

    Vendet: rr. Zylfije Gashi.

    Arsyeja: Punime sipas Z.T.

    Gjakovë

    Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

    1.

    Nga NS 35/10[kV] Gjakova I do të ndërprehet:

    Dalja 10[kV] Cermjani (kodi: 80080012) nga ora 10:00 deri 15:30.

    Vendet: Fshatrat: Bardhaniq, Bare e Madhe, Bec, Bërdosana, Cermjan, Doblibarë, Gërgoc, Jabllanicë, Kodrali, Krlan, Meqe, Netiç, Rashkoc, Vraniq, Zhabel, Zhdrellë.

    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive – intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron.

    2.

    Nga TS 35/10 kV Xërxa do të ndërprehet:

    LP 10kV J10 Denji (kodi: 82081007) prej orës 11:00 deri 14:00

    Vendet: Fshatrat: Çifllak, Denjë, Dobidol, Guri Kuq, Kaznik, Kramovik, Polluzhë, Rakovinë, Ratkoc (një pjesë).

    Arsyeja: Ndërprerje për siguri, kontrollimi dhe rregullimi i autorecloser-it.

    Punime në projekte investive

    1.

    Nga NS 110/35/10kV Rahoveci do të ndërprehet:

    Dalja 10kV J17 Opterusha (kodi: 82000010) nga ora 09:00 deri 12:00

    Vendet: Fshatrat: Bellacërkë, Brestoc, Celinë, Hoçë e Vogël, Hoçë e Madhe, Nagavc, Opterushë, Velika Hoca, Zoçishtë.

    Arsyeja: Projekte investive, pastrimi i terrenit.

    Gjilan

    Punime nga palët e treta

    1.

    Nga NS 35/10[kV] Gjilani I do të ndërprehet:

    LP 10kV J18 Malisheva (kodi: 60060018) nga ora 09:00 deri në ora 14:00

    Vendet: Rrugët: Hamdi Kurteshi (një pjesë), Muharrem Kurteshi, Vëllezërit Maliqi (një pjesë) dhe Abdullah Tahiri (një pjesë). Fshatrat: Bukovik, Capar, Dobërçan, Kufcë e Poshtme (një pjesë), Malishevë, Malishevë e Poshtme, Malishevë e Epërme dhe Vërbicë e Kmetocit.
    Arsyeja: Punët që duhet të kryhen sipas PEE, vendosja e shtyllës 9/1600 sipas udhëzimeve të komisionit për pranime teknike.

  • Studentët në konvikte tash mund të hyjnë e dalin 24 orë

    Studentët në konvikte tash mund të hyjnë e dalin 24 orë

    Përpos ditën, që hyrjet e daljet i bëjnë lirshëm, tash e tutje banorët e Qendrës së Studentëve në Prishtinë njëjtë do të veprojnë edhe natën.

    Kjo pasi është marrë vendim që konviktet të mos mbyllen më me çelës.

    Nga Qendra e Studentëve thonë se vendimi është marrë pas ankesave të pranuara.

    “Disa studentë janë ankuar se pas orës 12:00 kur kanë ardh, iu ka ra me prit për shkak se janë vonuar disa recepsionistë…Për atë kemi thënë, dera nuk bën me u mbyllë më”.

    Studentët thonë se çështja e mbylljes së dyerve gjatë natës, shpesh u ka shkaktuar probleme, duke mos pasur mundësi të bëjnë gjumin në dhomat e tyre. Prandaj theksojnë se mosvendosja e drynit nëpër ndërtesat ku banojnë është përparësi.

    Veç druajnë se kjo edhe mund të keqpërdoret.

    Por nga këto ndryshime megjithatë më së shumti preken punëtorët, sepse studentët duhet t’i arsyetojnë vonesat.

    “Studenti asnjëherë nuk guxon mos me hy brenda, pavarësisht në sa ora vjen”, deklarojnë nga qendra.

    Deri tash, studentët pas orës 24:00, nuk kanë pasur mundësi të futen në konvikte. Çelësin e ka mbajtur roja.

  • Kroacia dërgon 133 ushtarë në Kosovë në kuadër të misionit të KFOR-it

    Kroacia dërgon 133 ushtarë në Kosovë në kuadër të misionit të KFOR-it

    Kroacia ka dërguar zyrtarisht 133 pjesëtarë të Forcave të Armatosura si pjesë e Kontingjentit të 45-të Kroat (HRVCON), në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

    Ceremonia u mbajt në kazermat “Kolonel Predrag Matanoviq” në Petrinjë, ku morën pjesë zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiç, si dhe zyrtarë të lartë ushtarakë.

    Kontingjenti i ri do të veprojë nën komandën e brigadierit Marijan Grđan.

    Gjatë ceremonisë, Anushiç vlerësoi lart profesionalizmin e ushtarëve kroatë, duke theksuar se kontributi i tyre në misionet paqeruajtëse në Kosovë dhe vende të tjera ka fituar respektin e aleatëve të NATO-s.

    “Çdo kontingjent kroat ka marrë vlerësime të larta dhe respekt të thellë nga shtetet anëtare të NATO-s”, u shpreh ai, duke shtuar se kjo dëshmon profesionalizmin dhe përgatitjen e lartë të forcave kroate.

    Ministri kroat e vendosi këtë angazhim edhe në kontekstin historik të ushtrisë së vendit, duke theksuar se ajo është ndërtuar mbi përvojën e Luftës për Atdheun dhe sot përfaqëson një forcë profesionale dhe të konsoliduar.

    Kroacia, anëtare e NATO që nga viti 2009, ka mbajtur vazhdimisht praninë e saj në misionin e KFOR-it në Kosovë, përmes njësive të këmbësorisë, inteligjencës dhe ekipeve mjekësore, në mbështetje të stabilitetit dhe sigurisë në rajon.

  • Votimi me postë nis nesër, KQZ del me sqarim për votuesit që po pranojnë njoftime me sms dhe e-mail

    Votimi me postë nis nesër, KQZ del me sqarim për votuesit që po pranojnë njoftime me sms dhe e-mail

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me një sqarim lidhur me votuesit e regjistruar për votim me postë për zgjedhjet e 7 qershorit.

    KQZ ka bërë me dije se ka përgatitur pakon me fletëvotim për secilin votues të regjistruar që gjatë regjistrimit ka përzgjedhur këtë mënyrë votimi dhe se deri tash një numër i madh i tyre janë pranuar nga posta dhe do të dërgohen nëpër adresa ditëve në vijim.

    KQZ ka sqaruar votuesit e regjistruar që janë duke pranuar sms ose e-mail nga DHL ku njoftohen se çdo pako ka një kod gjurmimi, përmes së cilit votuesi mund ta përcjellë vendndodhjen e dërgesës.

    “Gjithashtu, njoftimi i përcjellë nga operatori ekonomik, u jep mundësi votuesve që të përzgjedhin ta pranojnë dërgesën në adresën e tyre apo ta tërheqin personalisht në pikën më të afërt të DHL”, përfundon njoftimi.

    KQZ sot ka marrë vendim që procesi i votimit me postë të fillojë katër ditë më herët se që ka qenë e planifikuar, pra më 21 maj.

    “Ky ndryshim i afatit është bërë pas njoftimit nga kontraktori për shërbime postare se kompania DHL dhe shërbimet postare në disa vende europiane nuk do të punojnë më 25 maj 2026 për shkak të një feste zyrtare dhe si pasojë, gjatë periudhës 22 – 26 maj nuk do të ketë shpërndarje dhe pranim të dërgesave, thuhet në njoftim.

  • Parashikimi i motit për të mërkurën

    Parashikimi i motit për të mërkurën

    Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa gjatë orëve të pasdites pritet të ketë ndonjë rrebesh të izoluar në zona të caktuara.

    Era do të fryjë nga veriu, e cila lokalisht pritet të jetë e fuqishme me shpejtësi prej 10-41 km/h.

    Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 10°C, ndërsa maksimalet prej 18 deri në 22°C. /MeteoKosova

  • Kosovari arrestohet në Maqedoni të Veriut, voziti mbi 200 km/h

    Kosovari arrestohet në Maqedoni të Veriut, voziti mbi 200 km/h

    Një shtetas i Kosovës është arrestuar mbrëmjen e së hënës në Maqedoni të Veriut, pasi ka vozitur veturën e tij me shpejtësi të madhe.

    Sipas policisë maqedonase, në autostradën A1, pranë Smokvicës, kosovari ka vozitur 203km/h, në zonën ku shpejtësia e lejuar është 120 km/h.

    Sipas policisë, 30-vjeçari drejtonte automjetin me targa të Kosovës.

    “Gjatë kontrollit në komunikacion me radar, policia ka konstatuar se ai po drejtonte një automjet “Audi A6” me targa të Kosovës me shpejtësi prej 203 kilometra në orë, në vend ku kufizimi i lejuar është 120 kilometra në orë. Ai është përjashtuar nga komunikacioni dhe për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli. Ndaj tij është paraqitur kallëzim përkatës sipas nenit 297-a të Kodit Penal për “drejtim të pakujdesshëm të automjetit motorik”, thuhet në njoftim.