ATV

Author: K.B.

  • Jusuf Azemi u drejtohet Kurtit e Muratit: Kur do të shpërndahen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat?

    Jusuf Azemi u drejtohet Kurtit e Muratit: Kur do të shpërndahen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat?

    Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, u është drejtuar Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe Ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, lidhur me shtesën prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat.

    Azemi ka kërkuar sqarime se kur pritet të bëhet shpërndarja e këtyre mjeteve.

    “Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, pas miratimit të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0 nga Qeveria e Republikës së Kosovës, është duke pranuar vazhdimisht pyetje dhe kërkesa për sqarim nga punëtorët lidhur me kohën e realizimit të pagesës prej 100 eurove të paraparë me këtë pako, andaj ju kërkojmë sqarime zyrtare se kur pritet të bëhet shpërndarja e kësaj mbështetjeje financiare për përfituesit e kësaj mase”, thuhet në shkresë.

    Aplikimi për këtë mjete është mbyllur më 5 qershor, pra dy ditë para zgjedhjeve.

    Vendimi i Qeverisë ishte cilësuar si elektoral meqë erdhi në kohën e fushatës.

  • Aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

    Aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave për veprat penale “Bashkim për veprimtari kundër Kushtetuese, me qëllim të sulmit kundër Rendit Kushtetues të Republikës se Kosovës” dhe “Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”.

    Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se të pandehurit D.M., D.D., M.R., N.J., N.O., dhe S.V., akuzohen se, nga 10.12.2022 deri më 29.12.2022, në komunat veriore të Republikës së Kosovës, duke vepruar në bashkëkryerje dhe përmes përdorimit të forcës dhe dhunës, kanë penguar institucionet e Republikës së Kosovës në vendosjen e rendit kushtetues, ushtrimin e autoritetit shtetëror dhe kryerjen e detyrave zyrtare në këto komuna.

    “Sipas aktakuzës, ata kanë bllokuar rrugët kryesore me mjete të rënda, përfshirë kamion të mbushur me zhavorr, ekskavatorë, autoambulanca, autobusë dhe automjete të tjera.Po ashtu, nga veprimet e tyre rezulton se, në rast të ndërhyrjes së Policisë së Kosovës për largimin e barrikadave dhe rivendosjen e lirisë së lëvizjes, pjesëtarët e grupit kanë qenë të gatshëm t’i sulmonin zyrtarët policorë me mjetet që kishin në dispozicion”, thuhet në njoftim.

    Tutje siç thuhet në njoftim ndaj të pandehurve M.R., A.S., A.F., A.J., R.S., S.A., D.V., S.P., V.R., M.R., dhe M.R., janë pezulluar hetimet, pasi ata deri më tani janë të paarritshëm për organet e ndjekjes.

  • Pamje nga arrestimi i katër të dyshuarve në Tiranë – Shitën armë zjarri, lëndë plasëse dhe municion luftarak

    Pamje nga arrestimi i katër të dyshuarve në Tiranë – Shitën armë zjarri, lëndë plasëse dhe municion luftarak

    Policia e Shtetit ka arrestuar katër shtetas dhe dy të tjerë janë shpallë në kërkim.

    Sipas një njoftimi të Policisë bëhet e ditur gjatë gjithë periudhës hetimore dhe aksioneve policore, me objektiv goditjen e veprimtarisë kriminale të këtij grupi, në total, janë vënë në pranga 9 shtetas, si dhe janë sekuestruar 17 armë zjarri, katër kallëpë lëndë plasëse, sasi e madhe municioni, katër vetura dhe 13 celularë.

    “Sekuestrohen 7 armë zjarri, municion luftarak dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit. Gjatë të gjithë periudhës hetimore dhe aksioneve policore, me objektiv goditjen e veprimtarisë kriminale të këtij grupi, në total, janë vënë në pranga 9 shtetas, si dhe janë sekuestruar 17 armë zjarri, 4 kallëpë lëndë plasëse, sasi e madhe municioni, 4 automjete dhe 13 celularë”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu siç thuhet në njoftim në vijim këtij hetimi, si dhe në kuadër të operacionit “Rrjeti”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 ekzekutuan urdhrat e Prokurorisë së Tiranës, për ndalimin e shtetasve M. V., 35 vjeç, E. M., 25 vjeç, F. Z., 29 vjeç dhe K. B., 32 vjeç.

    “Më tej, u shpallën në kërkim shtetasit K. V., 21 vjeç dhe B. A., 28 vjeç. Nga hetimet dyshohet se 6 shtetasit e identifikuar gjatë operacionit “Rrjeti”, së bashku me shtetasit e arrestuar më parë, D. J., F. Gj., U. M., L. M. dhe K. M., të organizuar si grup, kanë siguruar dhe kanë shitur në zona të ndryshme të kryeqytetit, armë zjarri, lëndë plasëse dhe municion luftarak”, thuhet në njoftim.

    Ndërkaq, 6 shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 7 armë zjarri (4 pistoleta dhe 3 automatikë), municion luftarak dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit, i cili vijon për të identifikuar shtetas të tjerë të përfshirë në grup, si dhe për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale të grupit.

  • Dyshohet se pësoi infarkt duke u larë në pishinë, vdes 15-vjeçari në Gjirokastër

    Dyshohet se pësoi infarkt duke u larë në pishinë, vdes 15-vjeçari në Gjirokastër

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në afërsi të fshatit Mashkullorë, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën teksa po lahej në një pishinë.

    Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një kompleks pushimi. 15-vjeçari dyshohet se ka pësuar infarkt duke u larë në pishinë dhe për pasojë ka humbur jetën.

    Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit./abcnews/

  • ASK raporton rritje vjetore të çmimeve, inflacioni në Kosovë në 6,8 për qind

    ASK raporton rritje vjetore të çmimeve, inflacioni në Kosovë në 6,8 për qind

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin maj 2026, duke zbatuar klasifikimin e ri COICOP 2018, me vit bazë 2025 = 100 dhe metodologji të përditësuar.

    Sipas të dhënave zyrtare, shkalla e inflacionit vjetor në muajin maj 2026 ka arritur në 6,8 për qind, ndërsa krahasuar me muajin prill 2026 është shënuar një rënie prej 0,4 për qind në nivel mujor.

    ASK ka bërë të ditur se indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në maj 2026 ishte 6,8 për qind më i lartë krahasuar me majin e vitit 2025.

    Rritja vjetore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga disa kategori të shpenzimeve të konsumit, përfshirë transportin me rritje prej 14,1 për qind, strehimin, ujin, energjinë elektrike, gazin dhe lëndët e tjera djegëse me 13,2 për qind, si dhe pijet alkoolike, duhanin dhe narkotikët me 5,6 për qind.

    Rritje janë regjistruar gjithashtu në restorante dhe shërbime akomodimi me 5,3 për qind, ushqime dhe pije joalkoolike me 5,1 për qind, shëndetësi me 4,1 për qind, mobilje dhe pajisje shtëpiake me 3,6 për qind, si dhe në kategori të tjera si rekreacioni, veshja dhe komunikimi.

    Ndërkohë, rënie e çmimeve është regjistruar në grupin e shërbimeve arsimore me 0,6 për qind.

    Sa i përket ndryshimeve mujore, ASK ka bërë të ditur se në maj 2026 krahasuar me prillin 2026 është shënuar rënie prej 0,4 për qind.

    Kjo rënie është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve në transport me 2,0 për qind, strehim dhe energji me 0,7 për qind, ushqime dhe pije joalkoolike me 0,2 për qind, si dhe në disa kategori të tjera me luhatje më të vogla.

    Në anën tjetër, rritje mujore e çmimeve është regjistruar në pijet alkoolike dhe duhan me 0,7 për qind, shëndetësi me 0,7 për qind, mobilje dhe pajisje shtëpiake me 0,6 për qind, si dhe në kategori si informacioni, veshja dhe shërbimet e restoranteve.

  • Prangoset gruaja në Mitrovicë, sulmoi policët

    Prangoset gruaja në Mitrovicë, sulmoi policët

    Një grua është arrestuar në Mitrovicë pasi që e njëjta nuk i është bindur urdhrit policor dhe më pas ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë.

    Sipas raportit, e dyshuara dhe dy policë kanë pranuar tretman mjekësor.

    Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

  • Mjeku i Thaçit befason me numrin e votave, lë pas figura të rëndësishme të PDK-së

    Mjeku i Thaçit befason me numrin e votave, lë pas figura të rëndësishme të PDK-së

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 58.09% nga numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.

    Nga 2,498 vendvotime sa janë në total janë procesuar votat në 1,451 prej tyre.

    Në këto zgjedhje kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ishte edhe Adriatik Berisha, i njohur ndryshe edhe si “Mjeku i Hashim Thaçit”.

    Deri tani, kur janë procesuar 58.09% të votave, Berisha ka arritur të marrë 10 mijë e 190 vota.

  • “Nga 99 në mbi 2 mijë”, kush janë pesëshet e kandidatëve me më së paku vota?

    “Nga 99 në mbi 2 mijë”, kush janë pesëshet e kandidatëve me më së paku vota?

    Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdojnë procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë, ndërsa të dhënat po publikohen në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

    Sipas të dhënave të përditësuara, deri më tani janë numëruar mbi 50 për qind e votave për kandidatët nga zgjedhjet e 7 qershorit.

    Bazuar në këto rezultate, kandidatët më pak të votuar nga Lëvizja Vetëvendosje janë:

    Arijeta Ajeti 1110 vota,

    Feim Tahirsylaj 1529 vota,

    Rajmonda Ahmetaj 1622 vota,

    Bajram Mehmeti 1736 vota

    Nazmi Hoxha 2173 vota.

    Nga Partia Demokratike e Kosovës pesë kandidatët më pak të votuar janë:

    Ilir Peci 386 vota

    Shaqir Hetemi 442 vota

    Fehmi Bekteshi 501 vota

    Fatos Shala 552 vota

    Agron Paçarizi 611 vota

    Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kandidatët më pak të votuar janë:

    Alban Hoti 348 vota

    Anduena Mekuli 354 vota

    Albana Bunjaku 364 vota

    Albulena Bilalli 419 vota

    Pajtesa Aliu Krasniqi 435 vota

    Kurse nga Aleanca kandidatët me më pak vota janë:

    Argjenta Berbatovci 99 vota

    Arijanita Hajdini 137 vota

    Agron Polluzha 150 vota

    Ramë Bislimi 179 vota

    Shyqyri Peci 200 vota.

  • Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, mbi 50 aksidente

    Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, mbi 50 aksidente

    Policia e Kosovës ka njoftuar se, gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2038 gjoba trafiku.

    Në raport shtohet se gjatë kësaj kohe janë raportuar të kenë ndodhur 31 aksidente me të lënduar, dhe, 42 me dëme materiale.

    Në raport shtohet edhe se, janë arrestuar 25 persona ku 7 janë dërguar në mbajtje.

  • Fundi i botës: Këto janë 7 vendet e vetme në Tokë që mund të mbijetojnë

    Fundi i botës: Këto janë 7 vendet e vetme në Tokë që mund të mbijetojnë

    Në skenarin më të zymtë për njerëzimin, nëse qytetërimi global shembet, për çfarëdo arsye, mbijetesa mund të varet nga tre faktorë të fortë.

    Një rajon duhet të ketë një klimë të butë ishullore që të mbetet e përshtatshme për bujqësi edhe pse planeti destabilizohet. Ai ka nevojë për një rrjet elektrik që funksionon pa karburante të importuara . Dhe ka nevojë për tokë bujqësore të mjaftueshme për të ushqyer popullsinë e tij kur të ndalet tregtia globale.

    Një studim i rishikuar nga kolegët, i botuar në revistën Sustainability, i zbatoi këto kritere në çdo vend në Tokë.

    Studiuesit, Nick King dhe Aled Jones të Institutit Global të Qëndrueshmërisë në Universitetin Anglia Ruskin, po shqyrtonin se cilat zona të planetit mund të ruanin një farë shkalle të shoqërisë së organizuar, ndërsa pjesa tjetër e botës ishte në shembje.

    Një analizë e dytë, e botuar në shkurt 2023 në Risk Analysis dhe e ribotuar nga Guardian, shqyrtoi një kërcënim më të kufizuar: një katastrofë të papritur që bllokon rrezet e diellit, siç është një dimër bërthamor, shpërthimi i një supervullkani ose ndikimi i një asteroidi.

    Ky studim krahasoi 38 vende ishullore bazuar në 13 faktorë mbijetese. Së bashku, këto dy studime përcaktuan saktësisht shtatë vende me shanset më të mira.

    Ekipi i Qëndrueshmërisë zbatoi të tre kriteret dhe Zelanda e Re i kaloi me një diferencë të madhe. Digat e saj hidroelektrike dhe fushat gjeotermale mund të mbështesin një rrjet kombëtar pa mbërritur asnjë cisternë në port. Vendi ka rreth 0.023 kilometra katrorë tokë bujqësore për person, një rezervë që pak vende të zhvilluara mund ta krahasojnë. Vendndodhja e saj në Paqësorin Jugor ofron gjithashtu mbrojtje natyrore nga ndërprerjet që do të kishin efekte të valëzuara në të gjithë kontinentet e ndërlidhura.

    Islanda u rendit e dyta, me një diferencë të vogël. Vendi furnizohet me energji nga energjia gjeotermale dhe hidroelektrike, gjë që i jep atij pavarësi pothuajse të plotë energjetike. Popullsia e vogël, e shpërndarë në një gadishull vullkanik me një sasi të konsiderueshme toke të punueshme, do të thotë që presioni mbi burimet lokale mbetet i ulët, edhe nëse ndihma e jashtme nuk arrin kurrë.

    Irlanda u përfshi në listën e kandidatëve falë klimës së saj të butë dhe përqindjes së lartë të tokës bujqësore. Megjithatë, studiuesit vunë re se infrastruktura e saj e energjisë së rinovueshme nuk e arrin ende nivelin e autonomisë së dy kandidatëve të parë.

    Mbretëria e Bashkuar është një rast më i pasigurt. Ishujt Britanikë kanë të njëjtën klimë oqeanike që mbron vendet e tjera në listë.

    Por dendësia e popullsisë së Mbretërisë së Bashkuar e tendos kapacitetin mbajtës të vendit në mënyra që ishujt me dendësi më të vogël të popullsisë thjesht nuk e bëjnë. Vendi është gjithashtu shumë i varur nga komponentët e importuar për rrjetet e tij të energjisë elektrike dhe sistemet e prodhimit të ushqimit, dobësi që do të ishin menjëherë të dukshme nëse tregtia globale do të shembej.

    Australia zë një terren të çuditshëm të mesëm. Autorët e përjashtojnë pjesën më të madhe të kontinentit si shumë të thatë dhe shumë të nxehtë për të mbështetur një shoqëri komplekse pa burime të mëdha energjie për ftohje dhe ujitje. Në vend të kësaj, ata veçojnë Tasmaninë , klima dhe profili i burimeve të së cilës pasqyrojnë më nga afër atë të Zelandës së Re.

    Studimi i Analizës së Rrezikut shtoi dy emra në listë. 6 – Ishujt Solomon dhe 7 – Vanuatu si vende të afta për të prodhuar ushqim të mjaftueshëm për popullsinë e tyre pas një ngjarjeje të mprehtë ftohjeje globale. Asnjëri komb nuk ka bazën industriale të vendeve të zhvilluara në listë, por të dy mirëmbajnë sisteme bujqësore që mund të funksiononin pa zinxhirët kompleksë të furnizimit që ushqejnë megaqytetet moderne.

    Autorët e Analizës së Rrezikut e renditën Australinë në vendin e parë në skenarin e dimrit bërthamor. Logjika ndryshon plotësisht në kushtet e qiellit të errët. Ndërsa studimi i Qëndrueshmërisë e sheh brendësinë e kontinentit si një disavantazh ndërsa temperaturat rriten gradualisht, Analiza e Rrezikut e sheh të njëjtën masë të madhe tokësore si një rezervë strategjike kur temperaturat bien ndjeshëm dhe mbetjet radioaktive grumbullohen në të gjithë Hemisferën Veriore. “Rezerva ushqimore e Australisë është e jashtëzakonshme”, përfundon studimi, “me potencialin për të ushqyer dhjetëra miliona njerëz të tjerë”.