ATV

Author: K.B.

  • Liderët e G7 mblidhen sot në Francë, marrëveshja SHBA-Iran në qendër të diskutimeve

    Liderët e G7 mblidhen sot në Francë, marrëveshja SHBA-Iran në qendër të diskutimeve

    Udhëheqësit e vendeve të G7-ës takohen sot në qytetin francez të Evian-les-Bains , disa orë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Irani njoftuan se kishin arritur një marrëveshje paraprake për t’i dhënë fund luftës.

    Pasojat e marrëveshjes me Iranin pritet të jenë një nga temat kryesore të samitit, i cili do të mbahet nga 15 deri më 17 qershor. Gjithashtu në axhendë janë lufta në Ukrainë, çekuilibrat ekonomikë globalë dhe sigurimi i burimeve kritike minerale nga burime alternative përtej Kinës , e cila aktualisht dominon sektorin.

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të mbërrijë në Evian-les-Bains të hënën, në një kohë kur shumë liderë botërorë janë gjithnjë e më të kujdesshëm ndaj politikës amerikane, por zyrtarët francezë janë të kënaqur që kanë siguruar pjesëmarrjen e tij, pasi janë tërhequr nga samiti i G7-ës i vitit të kaluar në Kanada .

    Shumë nga udhëheqësit e grupit janë prekur drejtpërdrejt nga lëvizjet shpesh të paparashikueshme të Trump në skenën ndërkombëtare, të cilat kanë ndikuar në zhvillimet në Lindjen e Mesme , tregtinë globale dhe diplomacinë . Zgjedhjet e tij kanë ngritur pyetje në lidhje me angazhimin e SHBA-së ndaj rendit ndërkombëtar të pasluftës, në krijimin e të cilit luajti një rol kyç.

    Gjatë samitit, Trump pritet të zhvillojë takime me udhëheqësit e Lindjes së Mesme, ndërsa do të marrë pjesë edhe në një seancë pune të posaçme me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky .

    Takimi me Zelenskyn, i planifikuar për nesër, të martën, zhvillohet në një kohë kur përparimi rus në Ukrainë duket se është ngadalësuar, ndërsa Kievi kërkon mbështetje shtesë ushtarake dhe ekonomike nga aleatët e tij.

    Pozicioni negociues i presidentit ukrainas duket më i fortë se vitin e kaluar, kur Trump i tha në Zyrën Ovale se ai “nuk ka letrat “. Megjithatë, ai mund të ketë vështirësi në sigurimin e mbështetjes së mëtejshme amerikane, ndërsa presidenti amerikan i jep përparësi një zgjidhjeje përfundimtare të krizës me Iranin, gjë që ka dëmtuar popullaritetin e tij në vend.

    Pritet që udhëheqësit e G7 të kërkojnë më shumë detaje mbi marrëveshjen SHBA-Iran. Memorandumi i mirëkuptimit do të nënshkruhet zyrtarisht të premten në Zvicër , por kushtet e tij të sakta nuk janë bërë ende publike.

    Trump njoftoi se Ngushtica e Hormuzit, një korridor detar kritik për transportin e naftës dhe gazit natyror, do të rihapet të premten , ndërsa urdhëroi gjithashtu t’i jepet fund bllokadës amerikane të porteve iraniane .

    Nga ana e Teheranit, Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare njoftoi se operacionet ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë Libanin, do të pushojnë përfundimisht që nga mbrëmja e së hënës .

    Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, tha se gjatë një armëpushimi 60-ditor, do të zhvillohen negociata për një marrëveshje më të gjerë, e cila do të përfshijë heqjen e sanksioneve kundër vendit. Sipas burimeve të Reuters, programi bërthamor i Iranit do të jetë objekt i këtyre bisedimeve të ardhshme.

    Në samit do të marrin pjesë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe , të cilat u prekën drejtpërdrejt nga konflikti, si dhe Katari dhe Egjipti , të cilët luajtën një rol të rëndësishëm ndërmjetësues.

    Trump do të pritet nga Presidenti francez Emmanuel Macron , për të cilin samiti i këtij viti konsiderohet momenti kulmor diplomatik i mandatit të tij të dytë dhe të fundit, i cili përfundon vitin e ardhshëm.

    Edhe pse Macron tani konsiderohet i dobësuar politikisht brenda Francës, ai ende ka ndikim të konsiderueshëm në skenën ndërkombëtare. Ai madje arriti të sigurojë pjesëmarrjen e Trump në një darkë shtetërore shumë simbolike që do të mbahet të mërkurën në Pallatin e Versajës .

    Presidenca franceze e G7-ës i ka kushtuar rëndësi të veçantë çështjes së çekuilibrave makroekonomikë globalë, një shqetësim i hershëm për Shtetet e Bashkuara, përpara marrjes së presidencës së G20- ës nga Uashingtoni më vonë këtë vit dhe presidencës së vetë G7-ës më pas.

    Franca e paraqet problemin si një përgjegjësi të përbashkët: Kina prodhon tepër, Shtetet e Bashkuara konsumojnë tepër dhe Evropa investon më pak sesa kërkojnë kushtet.

    Brazili, India, Kenia dhe Koreja e Jugut janë ftuar gjithashtu të marrin pjesë në diskutim , ndërsa Macron i ka bërë thirrje Pekinit të rrisë konsumin e brendshëm në mënyrë që të ndihmojë në balancimin e ekonomisë globale.

  • Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

    Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme.

    Sipas njoftimit të ministrisë, nafta do të shitet me çmim maksimal prej 1.50 euro për litër, benzina 1.39 euro për litër, ndërsa gazi 0.67 euro për litër.

    Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të vlejnë deri ditën e nesërme.

  • Tragjedia në fluturimin nga Zvicra drejt Kosovës, policia jep detaje për vdekjen e 34-vjeçarit

    Tragjedia në fluturimin nga Zvicra drejt Kosovës, policia jep detaje për vdekjen e 34-vjeçarit

    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për tragjedinë gjatë fluturimit nga Zvicra drejt Kosovës.

    Sipas policisë një 34-vjeçar kishte shfaqur probleme shëndetësore, dhe i njëjti pasi ishte dërguar në QKUK, ka humbur jetën, transmeton Klankosova.tv.

    “ANP. Adem Jashari / 14.06.2026 – 17:13. Lidhur me rastin, viktimës mashkull kosovar pasi i ishin shfaqur probleme shëndetësore i njëjti është dërguar në QKUK ku më pas ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së.

  • QKUK jep njoftim të rëndësishëm për pacientët e hemodializës

    QKUK jep njoftim të rëndësishëm për pacientët e hemodializës

    Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se, për shkak të punimeve renovuese që po zhvillohen në Qendrën e Hemodializës, shërbimet për pacientët që janë pjesë e programit të hemodializës do të ofrohen përkohësisht në qendrat e hemodializës më të afërta me vendbanimin e tyre.

    Sipas njoftimit të Klinikës së Nefrologjisë, ky organizim është ndërmarrë për të siguruar vazhdimësinë e trajtimit dhe ruajtjen e standardeve të larta të kujdesit shëndetësor, pa ndërprerë ofrimin e shërbimeve për pacientët që kanë nevojë për hemodializë të rregullt.

    “Kjo është bërë me qëllim të sigurimit të vazhdimësisë së trajtimit dhe ruajtjes së standardeve të larta të kujdesit shëndetësor, pa asnjë ndërprerje të shërbimeve për pacientët që kanë nevojë për hemodializë të rregullt”, thuhet në njoftim.

    Tutje bëhet e ditur se sistemimi i pacientëve në qendrat përkatëse është realizuar sipas planifikimit të stafit profesional dhe në koordinim me institucionet shëndetësore, duke garantuar vazhdimin e trajtimit në mënyrë të sigurt dhe efikase.

    QKUK ka bërë të ditur se pas përfundimit të punimeve renovuese dhe krijimit të kushteve optimale për ofrimin e shërbimeve, aktiviteti i hemodializës do të rikthehet në Qendrën e Hemodializës pranë këtij institucioni.

    Në fund, Klinika e Nefrologjisë ka falënderuar pacientët, familjarët dhe qytetarët për mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe besimin e treguar gjatë kësaj periudhe.

  • Deputeti gjerman për Banjskën: Grupi i Radoiçiqit kreu sulm të organizuar ushtarak, ndaleni hajdutin

    Deputeti gjerman për Banjskën: Grupi i Radoiçiqit kreu sulm të organizuar ushtarak, ndaleni hajdutin

    Deputeti nga Partia e Gjelbër, Boris Mijatoviq ka folur në parlamentin gjerman për situatën e sigurisë në Kosovë, duke përmendur edhe rastin e sulmit në Banjskë.

    Ai tha se ngjarje të tilla, sipas tij, nuk janë të rastësishme dhe tregojnë për rreziqe të vazhdueshme në rajon.

    “Po ju jap një shembull, para vitit 2023 në Mitrovicë, ajo që dukej si një bllokim i thjeshtë rruge më vonë doli të ishte e planifikuar dhe e organizuar në mënyrë ushtarake”, u shpreh ai.

    Mijatoviq shtoi se situata në Kosovë kërkon vëmendje të shtuar ndërkombëtare, veçanërisht në veri të vendit.

    Duke iu referuar rastit të Banjskës, ai tha: “Sulmi në manastirin e Banjskës u krye nga paramilitarë serbë, të udhëhequr nga Radojçiq. Ky ishte një sulm i organizuar me pajisje ushtarake”.

    Ai theksoi se Bashkimi Evropian duhet të ketë një qasje më të qartë ndaj sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe zhvillimeve në Kosovë.

    “Ne duhet të shohim nga afër situatën e sigurisë në jug-lindje të kontinentit tonë dhe të shohim se kush është mik, e kush armik, si dhe kush ‘me buzëqeshje dhe me mjete perfide operon në atë rajon’. Flas këtu edhe për llojin e armëve që atje u gjenden e që ishin pjesë e grupit të Radojçqit me të cilat armë ata ishin pajisur ushtarakisht dhe ky njeri jeton në arrati në Serbi. Kështu që ndaleni hajdutin”, tha ai.

  • Sot varroset i riu që u ther për vdekje në Prizren

    Sot varroset i riu që u ther për vdekje në Prizren

    Sot do të varroset Albian Osmanaj, i riu që humbi jetën pasi u ther për vdekje në fshatin Kobaj të Prizrenit.

    Lajmin për varrimin e tij e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

    Sipas njoftimit, të ndjerit do t’i jepet lamtumira e fundit pas namazit të Ikindisë.

    Me dhimbje të thellë ndihemi të pikëlluar me humbjen tragjike të të riut Albian Imri Osmanaj (nip i fshatit Billushë). Njoftojmë miqtë dhe dashamirët se varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër më datë 15.06.2026 e (Hënë), me namazin e Ikindisë”, thuhet në njoftim.

    Sipas informacioneve, viktima dhe të dyshuarit janë djem të axhës mes vete. Konflikti dyshohet se ka nisur si pasojë e mospajtimeve rreth emërtimit të një rruge në këtë fshat.

  • Votat me postë, ky është numri i votave të liderëve

    Votat me postë, ky është numri i votave të liderëve

    Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura me 7 qershorit.

    Edhe këtë të hënë po vazhdon numërimi i votave me postë, ku nga 223 pako, janë numëruar 80 prej tyre, apo 35.87%.

    Por cili nga liderët e partive politike ka më së shumti vota.

    Sipas rezultateve, prin Albin Kurti me 19,767 Vota. Pas Kurtit renditet Vjosa Osmani me 3,425 Vota. Në vendin e tretë renditet Bedri Hamza me 2,027 Vota dhe Ardian Gjini me 1,449 Vota.

  • Ky është parashikimi i motit për sot dhe 4 ditët e ardhshme

    Ky është parashikimi i motit për sot dhe 4 ditët e ardhshme

    Kjo javë do të karakterizohet nga mot kryesisht i qëndrueshëm, me temperatura tipike për këtë periudhë të vitit. Sipas parashikimeve meteorologjike për periudhën 15–19 qershor 2026, mbi vend do të dominojnë fusha me presion relativisht të lartë atmosferik, duke favorizuar mot me diell dhe vranësira të pakta.

    Megjithatë, depërtimi i herëpashershëm i masave më të lagështa ajrore, veçanërisht gjatë orëve të pasdites, mund të sjellë zhvillim të vranësirave konvektive dhe reshje lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

    Dita e hënë do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare, pa reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 25 deri në 29 gradë.

    Të martën pritet ndryshimi më i dukshëm i motit gjatë javës. Pas një paraditeje me diell dhe vranësira të pjesshme, në pjesën e dytë të ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat në disa zona mund të sjellin reshje lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 27 gradë Celsius.

    Ditën e mërkurë mti do të përmirësohet, do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat do të variojnë nga 10 deri në 13 gradë në mëngjes dhe nga 25 deri në 29 gradë gjatë ditës.

    Edhe e enjtja parashihet të jetë kryesisht e kthjellët dhe pjesërisht e vranët, me kushte më të qëndrueshme atmosferike dhe mundësi të ulët për reshje. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 29 gradë Celsius.

    Java do të mbyllet me mot të ngrohtë dhe kryesisht me diell. Të premten temperaturat minimale do të jenë nga 11 deri në 14 gradë, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 27 deri në 30 gradë Celsius.

    Meteorologët vlerësojnë se temperaturat gjatë gjithë javës do të mbeten pranë mesatares shumëvjeçare për muajin qershor.

  • Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

    Përkujtohen dëshmorët e rënë në qershor, OVL-UÇK: Lavdia e tyre do të mbetet përjetë

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka përkujtuar të gjithë dëshmorët që kanë rënë gjatë muajit qershor.

    Në një postim në Facebook, organizata ka vlerësuar lartë sakrificën e tyre, duke thënë se vepra e tyre mbetet pjesë e historisë së Kosovës.

    “Qershori i lavdisë dhe i sakrificës mbetet i gdhendur përgjithmonë në kujtesën tonë kombëtare. Në këtë muaj të rëndësishëm për historinë e luftës sonë çlirimtare, përulemi me nderim të thellë para veprës dhe flijimit të dëshmorëve të rënë gjatë luftës sonë çlirimtare, të cilët me gjakun e tyre shtruan rrugën e lirisë së Kosovës”, thuhet në postim.

    OVL-UÇK ka publikuar edhe një listë të gjatë të dëshmorëve të rënë në këtë muaj, duke i kujtuar me respekt dhe përulësi.

    ” Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), me respektin dhe përulësinë më të madhe, i kujton dhe i nderon përjetësisht dëshmorët e rënë gjatë luftës tonë çlirimtare në muajin qershor. Lavdia e tyre do të jetojë përherë në historinë e Kosovës, ndërsa sakrifica e tyre do të mbetet frymëzim i pashuar për brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!”, shkroi mes tjerash OVL-UÇK.

  • Operacion për krime lufte në disa lokacione, arrestohen pesë persona në rastin “Reçaku 2″

    Operacion për krime lufte në disa lokacione, arrestohen pesë persona në rastin “Reçaku 2″

    Në kuadër të hetimeve për krime lufte në rastin “Reçaku II”, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë arrestuar pesë persona.

    Gjatë operacionit janë ekzekutuar urdhër-kontrolle në disa lokacione të ndryshme në territorin e Kosovës.

    Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës pritet të mbajnë konferencë për media në ora 13:00 për të dhënë detaje shtesë mbi operacionin.

    Komunikatë për media:

    Operacioni në kuadër të hetimeve për krime lufte, arrestohen pesë persona

    Prishtinë, qershor 2026 – Operacioni policor, në kuadër të hetimeve që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është duke i zhvilluar në rastin e njohur si “Reçaku II”, së bashku me Policinë e Kosovës, ka rezultuar me pesë persona të arrestuar.

    Gjatë operacionit janë ekzekutuar urdhër – kontrolle në disa lokacione.

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës do të mbajnë një konferencë për media, gjatë së cilës do të ofrohen informacione shtesë lidhur me këtë operacion.