ATV

Author: K.B.

  • Numërohen gati 40% e votave me postë, kaq vota kanë marrë VV, LDK, PDK dhe AAK nga Diaspora

    Numërohen gati 40% e votave me postë, kaq vota kanë marrë VV, LDK, PDK dhe AAK nga Diaspora

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 38,12% nga numërimi i votave me postë.

    Aktualisht kur janë numëruar 85 kuti, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 69.87% apo 22,140 Vota.

    Në vend të dytë del të jetë me 15.15% apo 4,801 Vota Lidhja Demokratike e Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës deri tani ka marrë 7.82% apo 2,478 Vota.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 5.19% apo 1,645 Vota.

  • Kontingjenti KFOR 8 niset drejt Kosovës, Forcat Tokësore të Shqipërisë: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

    Kontingjenti KFOR 8 niset drejt Kosovës, Forcat Tokësore të Shqipërisë: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

    Në ambientet e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut në Poshnjë u zhvillua ceremonia e nisjes së Kontingjentit KFOR 8 drejt Pejës, në Kosovë.

    Forcat Tokësore të Shqipërisë bënë të ditur se efektivët shqiptarë nisin misionin e tyre me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi të lartë, në mbështetje të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

    “Kontribut për paqen, krenari për Shqipërinë.🇦🇱📍 Poshnjë – Në ambientet e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut u zhvillua ceremonia e nisjes së Kontingjentit KFOR 8 drejt Pejës, Kosovë. Me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi të lartë, efektivët e Forcës Tokësore nisin misionin e tyre në mbështetje të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Përkrah aleatëve të NATO-s, Forca Tokësore vijon të japë kontribut të çmuar në operacionet ndërkombëtare, duke dëshmuar gatishmëri, profesionalizëm dhe standarde të larta operacionale”, thuhet në njoftim.

    Në përfundim të mesazhit, Forcat Tokësore u uruan suksese pjesëtarëve të kontingjentit në misionin e tyre në Kosovë dhe një kthim të sigurt në atdhe.

  • Haradinaj kritikon Kurtin për energjinë: Mbi 923 milionë euro për importe, pa asnjë projekt strategjik

    Haradinaj kritikon Kurtin për energjinë: Mbi 923 milionë euro për importe, pa asnjë projekt strategjik

    Ish-kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për menaxhimin e sektorit të energjisë, duke e akuzuar për mungesë të investimeve strategjike dhe dështim në realizimin e premtimeve për pavarësi energjetike.

    Përmes një reagimi publik, Haradinaj tha se qeveria e udhëhequr nga Kurti kishte premtuar transformim energjetik, zhvillim ekonomik dhe zvogëlim të varësisë nga importi i energjisë, por sipas tij, pas më shumë se pesë vitesh në pushtet, rezultatet mungojnë.Haradinaj kritikon Kurtin për energjinë: Mbi 923 milionë euro për importe, pa asnjë projekt strategjik.

    “Albin, Kur nuk ke rezultate, flet për të kaluarën. Kur nuk ke projekte, flet për projekte që nuk u realizuan. Kur nuk ke përgjigje për të tashmen, sulmon ata që kanë marrë vendime para teje. Por qytetarët e Kosovës nuk jetojnë në vitin 2018. Qytetarët jetojnë në vitin 2026. Dhe pas pesë-gjashtë viteve të qeverisjes sate, bilanci është i qartë”, ka thënë Haradinaj.

    Sipas tij, kur e mori pushtetin Kurti, premtoi transformim energjetik, pavarësi energjetike nga importi, zhvillim ekonomik dhe investime strategjike.

    “Sot, pas pesë-gjashtë vjetësh: Kosova ende nuk e prodhon energjinë që konsumon, pra nuk mund ta mbulojë konsumin; Kosova vazhdon të mbetet importuese neto e energjisë elektrike; Sipas të dhënave të Energy Community, në vitin 2024 Kosova ka prodhuar rreth 6,059 GËh energji elektrike, ndërsa ka konsumuar rreth 6,611 GËh, duke mbetur me deficit prej mbi 550 GËh; Kërkesa/ngarkesa kulmore (në peak) në vitin 2025 ka arritur rreth 1,600 MË, ndërsa kapaciteti operativ ka qenë rreth 1,241 MË: Kosova ende mbështetet pothuajse tërësisht në termocentralet me linjit të ndërtuara para më shumë se pesë dekadash; Nuk është ndërtuar asnjë termocentral i ri; Nuk është ndërtuar asnjë central me gaz; Nuk është ndërtuar asnjë kapacitet i ri bazik prodhues që garanton sigurinë energjetike afatgjate të vendit”, ka shkruar ai.

    Tutje siç ka shkruar Haradinaj: “Por le të flasim edhe për faturën që po e paguan Kosova për mungesën e investimeve strategjike. Sipas të dhënave të publikuara për blerjen e energjisë elektrike: Nga 01.01.2015 deri më 31.12.2020 janë shpenzuar mbi 270 Mil EUR për blerje të energjisë elektrike; Nga 01.01.2021 deri më 31.03.2026 janë shpenzuar mbi 923 Mil EUR për blerje të energjisë elektrike. Pra, gjatë qeverisjes suaj janë shpenzuar mbi 923 milionë EUR , ose mbi 652 milionë EUR më shumë sesa në periudhën paraprake”.

  • Aksion në Prishtinë, shkyçen konsumatorët që nuk kanë paguar ujin

    Aksion në Prishtinë, shkyçen konsumatorët që nuk kanë paguar ujin

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se ka nisur realizimin e shkyçjeve nga sistemi i furnizimit me ujë për konsumatorët që kanë borxhe të akumuluara dhe nuk i kanë përmbushur detyrimet financiare ndaj shërbimit të ujësjellësit.

    Sipas njoftimit, aksioni i shkyçjeve po zbatohet në terren, ndërsa sot ndërhyrjet janë duke u realizuar në rrugën “Asllan Pireva” në Prishtinë.

    Nga ndërmarrja është theksuar se vendimi vjen pas njoftimeve dhe afateve të përsëritura për shlyerjen e obligimeve, të cilat nuk janë respektuar nga disa konsumatorë.

    “Pavarësisht njoftimeve dhe afateve të përsëritura për shlyerjen e detyrimeve, borxhi i papaguar ka arritur nivele të papranueshme, duke detyruar ndërmarrjen të ndërmarrë këtë masë”, thuhet në njoftim.

    KRU “Prishtina” ka apeluar tek të gjithë konsumatorët me detyrime të papaguara që të ndërmarrin masa për shlyerjen e borxheve, në mënyrë që të shmangin shkyçjet dhe kostot shtesë që mund të rrjedhin nga procedurat e rikyçjes.

    Në fund të njoftimit, kompania ka rikujtuar se uji është shërbim jetik dhe se pagesa me kohë përbën përgjegjësi të secilit konsumator.

  • Mitrovicasin e sulmojnë tre persona dhe ia grabisin paratë, Policia e arreston një person, e liron pas intervistimit

    Mitrovicasin e sulmojnë tre persona dhe ia grabisin paratë, Policia e arreston një person, e liron pas intervistimit

    Një person është sulmuar nga tre persona pasditen e djeshme në Mitrovicë.

    Policia njoftoi në raportin 24-orësh se viktimës ia kanë grabitur edhe para.

    “Mitrovicë / 14.06.2026 – 15:20. Është raportuar se tre persona të panjohur kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe nga i njëjti kishin vjedhur një shumë parashë”, thuhet në raportin e Policisë.

    Lidhur me rastin, Policia tha se është arrestuar dhe intervistuar një person dhe me urdhër të prokurorit është liruar. Rasti është duke u hetuar.

  • Myslimanët sonte mirëpresin Vitin e Ri 1448 sipas Hixhrit

    Myslimanët sonte mirëpresin Vitin e Ri 1448 sipas Hixhrit

    Me shfaqjen e gjysmëhënës së re sonte, më 15 qershor, myslimanët në mbarë botën do të mirëpresin Vitin e Ri 1448 AH. Fillimi i vitit të ri në kalendarin islamik shënohet me ditën e parë të muajit Muharrem, një nga katër muajt e shenjtë në Islam.

    Kalendari Hixhri bazohet në lëvizjen e Hënës, prandaj është hënor dhe është më i shkurtër me afërsisht dhjetë ditë krahasuar me kalendarin diellor, ose Gregorian. Për shkak të kësaj, datat e muajve islamikë ndryshojnë çdo vit brenda stinëve.

    Llogaritja e kohës sipas kalendarit Hixhri u miratua gjatë kohës së kalifit të dytë të drejtë, Umar ibn al-Khattab. Fillimi i epokës islame merret si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e Islamit – Hixhra, migrimi i Profetit Muhamed nga Meka në Medinë.

    Hixhra ndodhi në vitin 622 pas Krishtit dhe përfaqëson një pikë kthese në zhvillimin e komunitetit të parë musliman. I përballur me persekutim dhe kërcënime në Mekën e tij të lindjes, Profeti Muhamed u detyrua të largohej nga qyteti i tij dhe të kërkonte siguri midis njerëzve të Jathribit, një qytet që më vonë do të njihej si Medina. Sipas traditës islame, Profeti u largua fshehurazi nga Meka dhe u zhvendos në Medinë, ku kaloi pjesën tjetër të jetës së tij. Kjo ngjarje simbolizon fillimin e një kapitulli të ri për myslimanët, të shënuar nga liria e fesë, ndërtimi i komunitetit dhe vendosja e themeleve të qytetërimit islam.

    Viti i ri Hixhri është një mundësi për të kujtuar vlerat që Hixhri sjell me vete, përkatësisht këmbënguljen, sakrificën, besimin, shpresën dhe gatishmërinë për të ndryshuar për hir të qëllimeve më të larta. Për shumë myslimanë, ajo përfaqëson një kohë reflektimi shpirtëror, mirënjohjeje dhe marrjeje vendimesh që çojnë në përparim personal dhe shoqëror.

    Tradicionalisht, në Bosnjë dhe Hercegovinë, kjo natë dhe ditë shënohen me programe të veçanta, mevlud, lexim Kurani dhe adhurim.

    Dita e parë e Muharremit, muajit të parë Hixhri, është nesër, 16 qershor sipas kalendarit Gregorian.

  • Vdes kosovari që u godit në “Rrugën e Kombit”, edhe shoferja e dyshuar është nga Kosova

    Vdes kosovari që u godit në “Rrugën e Kombit”, edhe shoferja e dyshuar është nga Kosova

    Një aksident tragjik ka ndodhur paraditen e së hënës në “Rrugën e Kombit”, përkatësisht në aksin rrugor Rrëshen–Reps.

    Një shtetas nga Kosova sapo ka zbritur nga autobusi ka tentuar të kalojë nga ana tjetër e autostradës, duke u përplasur nga një automjet.

    Shtetasi që ka mbetur i plagosur, K.A humbi jetën gjatë transportimit për në spital.

    Policia ka dhënë detaje për rastin, derisa ka njoftuar se edhe shoferja që ka goditur viktimën është nga Kosova.

    “Rreth orës 08:45, në Rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Gëziq, automjeti me drejtuese shtetasen kosovare N. R. ka përplasur shtetasin K. A., rreth 46 vjeç, këmbësor. Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. A., i cili ka humbur jetën gjatë transportimit në spital. Drejtuesja e automjetit u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Sot 18 vjet nga hyrja në fuqi e Kushtetutës

    Sot 18 vjet nga hyrja në fuqi e Kushtetutës

    Vetëm katër muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 15 qershor të vitit 2008, ka hyrë në fuqi Kushtetuta e saj e cila e përcakton Kosovën si shtet të pavarur, sovran , demokratik, unik dhe të pandashëm.

    Republika e Kosovës është shtet laik, shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitete tjera, thuhet në tekstin e Kushtetutës me hyrjen në fuqi të së cilës fillon zbatimi i planit të ish kryenegociatorit të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari.

    Hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës shënon fillimin e një periudhe të re të zhvillimeve politike.

    Kushtetuta hyri në fuqi 120 ditë pas shpalljes së pavarësisë. Institucionet e Kosovës, kishin arritur që për një periudhë të shkurtër kohore, të përgatisin dhe miratojnë 40 ligje që dolën si propozim nga Pakoja e Ahtisarit.

  • 100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

    100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

    Punëtorët e sektorit privat sot pritet t’i gëzojnë mjetet në shumën prej 100 eurosh.

    Kjo është konfirmuar për Indeksonline nga zëvendësministri i Financave, Hysni Mehani.

    “E keni parë postimin e ministrit. Po, sot pritet të ekzekutohen mjetet”, ka thënë Mehani për Indeksonline.

    Por, a do të ketë mundësi të aplikojë sërish një person në rast se ka bërë ndonjë gabim gjatë aplikimit?

    Për këtë, Mehani ka një përgjigje:

    “Po, të gjithë ata që kanë bërë ndonjë gabim gjatë aplikimit do të kenë mundësi të aplikojnë përsëri. Janë komisionet ato që i trajtojnë këto raste”, thotë Mehani.

    Më 22 maj 2026, Qeveria e Kosovës miratoi Pakon për Përballje me Inflacionin 2.0, e cila parasheh mbështetje financiare prej 100 eurosh për disa kategori të qytetarëve.

    Pakoja parasheh mbështetje të njëhershme prej 100 eurosh për pensionistët, 100 euro për fëmijët, 100 euro për punonjësit e sektorit jopublik, si dhe 100 euro për studentët aktivë.

  • E trishtë: Ndërron jetë futbollisti i Dukagjinit Bajram Rragamaj

    E trishtë: Ndërron jetë futbollisti i Dukagjinit Bajram Rragamaj

    Klubi i futbollit KF Dukagjini nga Gjakova ka njoftuar se ka ndërruar jetë futbollisti i talentuar Bajram Rragamaj.

    Dukagjini përmes një komunikatë zyrtare njoftoi për humbjen e lojtarit, duke e vlerësuar për kontributin, përkushtimin dhe dashurinë që kishte.

    “Bajrami do të kujtohet gjithmonë për kontributin, përkushtimin dhe dashurinë që kishte gjithmonë”.

    “Largimi i tij është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe gjithë komunitetin sportiv që pati fatin ta njohë”.

    “Stafi, futbollistët dhe e gjithë familja e KF Dukagjinit i kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Rragamaj, të afërmve dhe miqve të të ndjerit”, thuhet në komunikatë.