ATV

Author: K.B.

  • Mimoza Ahmeti shpallet fituese e Ferma VIP 3

    Mimoza Ahmeti shpallet fituese e Ferma VIP 3

    Poetja Mimoza Ahmeti është shpallur fituese e edicionit të tretë të Ferma VIP.

    Në një mbrëmje me plot emocione, surpriza të bukura e momente të veçanta, Moza arriti të rrëmbejë çmimin e madh prej 129 mijë eurosh.

    Konkurrentja ishte shumë e pëlqyer nga publiku që në fillim të këtij edicioni, që zgjati plot 81 ditë.

    Ajo ishte e sinqertë në garë, pa filtra dhe krijoi përplot situata që bënë bujë edhe jashtë formatit.

    Në finale bashkë me të kanë qenë edhe: Ilir Shaqiri, Elvis Pupa, Soni Malaj e DJ Bujaka.

    Konkurrenti nga Kosova ishte i pari që la garën, duke u klasifikuar si finalisti i pestë.

    Fitorja e Mozës u konsiderua e merituar plotësisht edhe nga publiku, e fansat që përkrahën që nga dita e parë.

  • Vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, numërohen 131 nga 223 kuti votimi

    Vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, numërohen 131 nga 223 kuti votimi

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

    Deri më tani (e martë, 16 qershor 2026, ora 09:00) janë numëruar 131 nga 223 kuti votimi (58.74%), në të cilat janë vendosur zarfet me fletëvotime pas aprovimit të tyre nga shërbimi votues i KQZ-së.

    Valmir Elezi nga KQZ, thotë se sipas procedurave, zarfet që supozohet se përmbajnë fletëvotime, pas procesit të vlerësimit janë sistemuar në 223 kuti votimi sipas komunave prej nga vijnë votuesit e regjistruar.

    Votimi përmes postës është mundësuar nga 21 maj deri më 6 qershor 2026, ndërsa numri i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar përmes postës ishte rreth 105 mijë.

    Një ditë më parë, KQZ ka përbyllur procesin e vlerësimit të 85,790 pako të supozuara me fletëotime, prej të cilave janë aprovuar 82,809, ndërkaq janë refuzuar 2,981.

    Këto pako janë tërhequr nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë.

  • Fëllanza Knushaj zgjidhet nënkryetare e Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave

    Fëllanza Knushaj zgjidhet nënkryetare e Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave

    Asambleja e Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës në mbledhjen e së hënës, ka zgjedhur kryetaren e Gjykatës Themelore në Gjakovë, Fëllanza Knushaj nënkryetare të Aamblesë.

    Në garë ishte edhe kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra.

    Në proces të votimit, Knushaj mori 12 vota, Emra 3, ndërkaq një votë u shpall e pavlefshme.

    Mandati i Knushajt në këtë pozitë pritet të jetë aq sa e ka mandatin si kryetare e Gjykatës.

    Propozimin për emrin e Knushajt e bëri kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Ngadhnjim Arrni, ndërkaq Emrën e propozoi kryetari i Gjykatës së Apelit, Valon Totaj.

  • Publikohen çmimet e derivateve për sot, kaq kushton nafta e benzina

    Publikohen çmimet e derivateve për sot, kaq kushton nafta e benzina

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur përcaktimin e ri të çmimeve të derivateve në vend.

    Sipas njoftimit, një litër naftë sot do të shitet me çmimin 1.49, një cent më lirë se dje.

    Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmim prej 1.39 euro për litër.

    Gasi do të kushtojë 0.67 euro për litër

  • Parashikimi i motit për të martën

    Parashikimi i motit për të martën

    Të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë orëve të pasditës pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh. Nuk përjashtohet mundësia për breshër të vogël.

    Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, konkretisht në ato zona ku ka zhvillime konvektive, me shpejtësi prej 15-50 km/h.

    Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 28°C. /MeteoKosova/

  • Rama-Mihalit: Kallxoju kosovarëve kush je, kush ke qenë, çka bën n’Kosovë dhe prej kujt paguhesh?

    Rama-Mihalit: Kallxoju kosovarëve kush je, kush ke qenë, çka bën n’Kosovë dhe prej kujt paguhesh?

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është kundërpërgjigjur Dejona Mihalit, e cila e akuzoi të parin e kryeqytetit për “përdorim të narkotikëve”.

    Në një reagim në FB-në e tij, Rama ka pyetur Mihalin se nga kush paguhet dhe kush është ajo.

    Reagimi i tij i plotë:

    E ti, Dejona Mihajli, t’kom thanë edhe ma herët. Kallxoju kosovarëve kush je, kush ke qenë, çka bën n’Kosovë dhe prej kujt paguhesh?!

    E më e randësishmja, kush je ti që flet dhe vendos për popullin e Kosovës?

  • “Bile qeta të Vetëvendosjes mos t’folin për narkotikë”, Burim Ramadani: Ju mos folni – nëse ki diçka, qite, se ti je shteti

    “Bile qeta të Vetëvendosjes mos t’folin për narkotikë”, Burim Ramadani: Ju mos folni – nëse ki diçka, qite, se ti je shteti

    Analisti Burim Ramadani, ka reaguar ashpër ndaj Dejona Mihalit, e cila e akuzoi Përparim Ramën për “narkotikë”.

    Ramadani në Pressing në T7 tha: “Nëse njerëzit e VV-së folin për njerëzit në politikë për narkotikë…Bile këta të VV-së mos të folin për narkotikë, e kam mesazh për ta”.

    “Kjo është shantazhë publike, nëse ki diçka qite se je shteti”, u shpreh Ramadani.

  • Numërimi i votave të diasporës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

    Numërimi i votave të diasporës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

    Lëvizja Vetëvendosje ia ka marrë sërish ulësen e 52’të PDK’së.

    Drama për këtë mandat po vazhdon me votat me postë të diasporës.

    PDK tani ka mbetur në 22 ulëse.

    LDK ka 19, ndërsa AAK 7.

  • Aksidentet në autostradë, Rama-Bashës: Të paaftë dhe manipulues, fatkeqësia e këtij vendi, pikë

    Aksidentet në autostradë, Rama-Bashës: Të paaftë dhe manipulues, fatkeqësia e këtij vendi, pikë

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i thotë ministrit të Infrastrukturës në detyrë, Dimal Basha, “jeni fatkeqësia e këtij vendi”.

    Rama iu kundërpërgjigj Bashës, pasi ai paraprakisht tha se Rama po “manipulon” kur kreu i Prishtinës tha se qeveria Kurti po u kushton me jetë qytetarëve, referuar aksidentit fatal në autostradë.

    Reagimi i plotë i Përparim Ramës:

    Dimal Basha jeni të paaftë dhe manipulues!

    Jeni fatkeqësia e këtij vendi. Pikë.

  • BE hap kapitullin e parë të negociatave për anëtarësimin e Ukrainës

    BE hap kapitullin e parë të negociatave për anëtarësimin e Ukrainës

    Bashkimi Evropian ka hapur zyrtarisht grup-kapitullin e parë të negociatave për anëtarësimin e Ukrainës, një hap i rëndësishëm në procesin e saj drejt integrimit evropian.

    Ursula von der Leyen e cilësoi këtë zhvillim si një përparim të madh, duke theksuar se Ukraina ka bërë progres të dukshëm në reformat e brendshme.

    “Sot po hapim grup-kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim në BE. Ky është një hap i madh përpara,” deklaroi presidentja e Komisionit Evropian.

    Ajo shtoi se Ukraina ka përmbushur pjesën e saj të detyrimeve në procesin e reformave dhe tani është radha e Bashkimit Evropian të veprojë në të njëjtën mënyrë.

    “Ukraina ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në reforma. Ata kanë përmbushur detyrimet e tyre, prandaj tani edhe ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë,” u shpreh ajo.

    Ky zhvillim shihet si një sinjal i fortë politik për mbështetjen e BE-së ndaj aspiratave evropiane të Ukrainës, në një kohë kur vendi vazhdon të përballet me luftën dhe sfida të mëdha të sigurisë dhe rindërtimit.