ATV

Author: K.B.

  • Nga Prishtina në Deçan, kandidatet e PSD-së me projekte që prekin jetën e përditshme

    Nga Prishtina në Deçan, kandidatet e PSD-së me projekte që prekin jetën e përditshme

    Në Prishtinë, kandidatja për kryetare të komunës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Besa Shahini, së bashku me kandidaten për Asamble, Laura Berisha, vizituan Asociacionin Nacional për Autizëm në Kosovë.

    Shahini tha se Komuna e Prishtinës duhet të ofrojë hapësira fizike dhe mbështetje financiare të rregullt për organizata të tilla, duke theksuar se puna e ANAK-ut është jetike për fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre.

    Ndërsa në Deçan, kandidatja për kryetare, Natyra Kuçi, prezantoi planin e saj për një Deçan më të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët. Në programin e saj përfshihet: ujë i pijshëm për të gjithë banorët, rrjet kanalizimi, treg publik, shtëpi për pensionistë, festival i hiking-ut, pushimore verore për fëmijët, energji solare për blegtorët, mbështetje për nanat dhe bujtinat, si dhe pesë çerdhe të reja në komunë.

    Kuçi premtoi gjithashtu transport falas për nxënësit, bursa të plota për studentët, trajnime për mësuesit dhe kontrolle shëndetësore për fëmijët nga çerdhja deri në fund të shkollës fillore.

  • Dita e nëntë, kandidatët e PDK-së vazhdojnë prezantimin e programit për mandatin 4-vjeçar

    Dita e nëntë, kandidatët e PDK-së vazhdojnë prezantimin e programit për mandatin 4-vjeçar

    Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismajli, gjatë vizitës në klubin “2 Korriku” premtoi mbështetje më të madhe për sportin.

    Ai tha se Prishtina do të vazhdojë të nxjerrë talente dhe se do të rriten investimet në infrastrukturën sportive në qytet dhe fshatra.

    Në Drenas, kandidati Petrit Hajdari tha se qytetarët duhet ta votojnë atë për tri arsye.

    Ndërsa në Gjilan, kandidati Riad Rashiti prezantoi një plan për qytet më të pastër, me buxhet 1.3 milionë euro për mirëmbajtje dhe rritje pagash për punonjësit komunalë.

    Jona Arifi, kandidate në Kamenicë, premtoi se bujqësia do të jetë prioriteti i saj si kryetare. E nga Topanica, ajo u zotua për largimin e mbeturinave ilegale dhe një ambient të pastër.

    Në Prizren, kryetari aktual dhe kandidati për një mandat të dytë, Shaqir Totaj, premtoi rritje të përkrahjes për nënat lehona dhe ndërtimin e më shumë çerdheve.

    Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu, në një tubim në Gremë, tha se qytetarët tashmë e kanë ndarë mendjen për fitoren.

    Bekim Azizi, kandidat në Viti, tha se mbështetja e të rinjve në fshatin Smirë e konfirmon entuziazmin për ndryshim dhe fitoren e PDK-së më 12 tetor.

    Ndërsa në Vushtrri, Ferit Idrizi, që kërkon një mandat të dytë, prezantoi projektin për renovimin e “Banesave të Bardha”, duke theksuar se transformimi i qytetit është në vazhdim dhe investimet do të përhapen edhe në zona të tjera.

    Në Mitrovicë, kandidati Arian Tahiri u zotua për ndërtimin e 2500 vendparkimeve të reja në tri lokacione strategjike, si zgjidhje për mungesën e hapësirave të parkimit.

    Në Rahovec, Edon Cana akuzoi kryetarin aktual për mungesë transparence dhe paralajmëroi auditim të menjëhershëm të tenderëve, me qëllim që keqpërdorimet të shkojnë në Prokurori.

  • Kandidatët e Nismës Socialdemokrate vazhdojnë me intensitet fushatën zgjedhore

    Kandidatët e Nismës Socialdemokrate vazhdojnë me intensitet fushatën zgjedhore

    Kandidatët për kryetarë komunash nga radhët e Nismës Socialdemokrate kanë shpalosur planet dhe premtimet për qeverisje lokale në ditën e nëntë të fushatës zgjedhore.

    Në Vushtrri, kandidatja për kryetare, Xhevahire Izmaku, ka zhvilluar një takim joformal me të rinjtë e qytetit, ku ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së rinisë në proceset vendimmarrëse.

    Ndërkaq në Malishevë, kryetari aktual dhe kandidati për një mandat të ri, Ekrem Kastrati, është shprehur i bindur në mbështetjen e qytetarëve, duke u bazuar në realizimet e deritanishme të projekteve.

    Në Prizren, kandidatja Albulena Balaj-Halimi ka vizituar lagjen “11 Marsi”, ku është takuar me banorët dhe ka prezantuar pakot programore të Nismës. Ajo ka theksuar se qytetarët e Prizrenit janë të gatshëm për ndryshim dhe se përkrahja për kandidaturën e saj dhe të Dr. Fatmir Gërdellajt është në rritje.

  • Kandidatët e AAK-së kërkojnë votën e qytetarëve në komunat ku kandidojnë

    Kandidatët e AAK-së kërkojnë votën e qytetarëve në komunat ku kandidojnë

    Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj zgjodhi Prishtinën që të kërkoj votë për kandidatin në këtë komunë, Bekë Berisha.

    Sipas liderit të AAK-së, Berisha dhe lista për Asamble kanë për t’ia rikthyer qytetit madhështinë që e meriton.

    Nga fshati Mramor i Prishtinës, u premtua turizëm malor dhe rekreacion.

    Kurse të dielën, kryetari aktual i Gjakovës, Ardian Gjini, që synon edhe një mandat të radhës, ngriti lartë kontributi e Klubit të Futbollit “Vëllaznimi”, që thotë se korrën fitore e përgatitën gjenerata të reja.

    Edhe Bali Muharremaj që synon plus 4 vite të tjera të parin e Suharekës thotë se do ta vazhdojë këtë traditë, duke thënë se e kemi dhënë fjalën, me duar të bashkuara, pas çdo suksesi të punës, se nuk do ta tradhtojmë njëri-tjetrin në momente të caktuara.

    Ai luti qytetarët për besim gjatë këtij rrugëtimi.

    Ndërsa, Bashkim Ramosaj, kryetar aktual i Deçanit gjatë vizitës së tij në ordinanca shëndetësore u takua me mjekë, infermierë dhe staf shëndetësor, duke theksuar lart rolin e tyre në shoqëri.

    Biseduam se si mund të jemi edhe më pranë tyre, në mënyrë që shërbimet shëndetësore të jenë gjithmonë sa më cilësore- shkroi mes tjerash Ramosaj.

    Bashkim të dy anëve të qytetit të Obiliqit ka premtuar kandidati Ali Krasniqi.

  • Fushata e PSD-së, transport për nxënësit, pushimore për fëmijë dhe angazhim qytetar

    Fushata e PSD-së, transport për nxënësit, pushimore për fëmijë dhe angazhim qytetar

    Në ditën e tetë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, kandidatja e Partisë Socialdemokrate (PSD) për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini, ka shpalosur një nga premtimet e saj kyçe: Vendosjen e 20 minibusëve për transportin e nxënësve në kryeqytet. Sipas saj, ky projekt synon të ofrojë transport të sigurt për fëmijët, të ndihmojë në uljen e trafikut gjatë orëve të pikut dhe të përmirësojë lidhjen mes lagjeve të kryeqytetit.

    Ndërkohë, në komunën e Deçanit, Natyra Kuçi, kandidate për kryetare nga radhët e PSD-së, ka prezantuar një projekt që fokusohet në mirëqenien dhe zhvillimin social të fëmijëve. Ajo ka njoftuar për ndërtimin e një pushimoreje në Bjeshkët e Belegut me kapacitet prej 150 vendesh.

    Teksa Qëndron Kastrati, kandidat për kryetar të PSD-së, ndau foto me mbishkrimin “Ju keni dhënë shumë për Kamenicën – tani është radha jonë”

  • Fushata zgjedhore e PDK-së, zotohen për infrastrukturë, digjitalizim dhe mbështetje për qytetarët

    Fushata zgjedhore e PDK-së, zotohen për infrastrukturë, digjitalizim dhe mbështetje për qytetarët

    Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismajli, prezantoi projektin konkret për zhvillimin e fshatit Bardhosh, përfshirë ndërtimin e një çerdheje, qendër multifunksionale për sport dhe kulturë, rregullimin e infrastrukturës dhe mbështetje për agroturizëm.

    Në Mitrovicë, Arian Tahiri ka premtuar ndërtimin e një fushe moderne tenisi dhe mbështetje për bizneset vendore si pjesë e zhvillimit ekonomik të qytetit.

    Në Lipjan, Shukri Buja vë në qendër arsimin, duke bashkëbiseduar me profesionistë për zgjidhje konkrete ndaj sfidave aktuale.

    Arta Nallbani në Pejë premton përshpejtimin dhe thjeshtimin e procesit të legalizimit të ndërtimeve pa leje përmes një zyre të dedikuar dhe një platforme online.

    Isak Shabani në Podujevë angazhohet për përkrahjen e bujqve dhe rregullimin e shtratit të lumit për të mbrojtur prodhimet bujqësore nga dëmtimet.

    Agim Aliu në Ferizaj kërkon një mandat të ri me projektin “Ferizaj Digjital” që digjitalizon shërbimet komunale për qytetarët, me transparencë dhe efikasitet të shtuar.

    Bekim Azizi në Viti vendos në prioritet ujin, arsimin dhe të rinjtë, duke deklaruar se do të tërhiqet nga politika nëse nuk i përmbush premtimet.

    Ndërsa në Vushtrri, kryetari aktual Ferit Idrizi ka nisur fushatën me projekte konkrete si zgjerimi i rrugës “Dibran Imeri”, si dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm ndaj kërkesave të qytetarëve.

  • Kandidatët e NISMËS zotohen për përmirësim të shërbimeve dhe infrastrukturës për qytetarët

    Kandidatët e NISMËS zotohen për përmirësim të shërbimeve dhe infrastrukturës për qytetarët

    Rregullim të dy ndërtesave kolektive në qendër të qytetit të Vushtrrisë ka premtuar, kandidatja për kryetare, Xhevahire Izmaku nga subjekti politik, Nisma Socialdemokrate.

    Kandidatja tjetër grua për të parën e Prizrenit, Albulena Balaj Halimaj, u zotua se nën udhëheqjen e saj, komuna do të subvencionojë 20% të shumës totale për blerjen e banesës së parë, për çiftet dhe individët e moshës 35-39 vjeçe.

    Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, zgjodhi Ferizajn për të bërë hapjen solemne të fushtës zgjedhore ku u prezantua platforma politike si dhe kandidatët për Kuvendin Komunal në këtë komunë.

    Kurse rihapjen e ambulancës në fshatin Dyz të Podujevës, premtoi pretendenti për postin e kryetarit, Xhemajl Hasani.

    Kryetari aktual i Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili kandidon edhe për një mandat të ri, gjatë takimeve të së shtunës vizitoi fabrikën e letrës “Orto Paper” në Mirushë.
    Kastrati premtoi vazhdimin e mbështetjes përmes granteve dhe subvencioneve komunale.

  • Kandidatët e LVV-së premtojnë përkrahje për bizneset e vogla dhe investime në infrastrukturë

    Kandidatët e LVV-së premtojnë përkrahje për bizneset e vogla dhe investime në infrastrukturë

    Në fillim të ditës së shtunë, kandidati i LVV-së për kryetar të Prishtinës Hajrulla Ceku vizitoi Astritin dhe Drenin dy berberë të rinj dhe theksoi mbështetjen për bizneset lokale dhe nevojën për përmirësimin e infrastrukturës komunitare.

    Në Mitrovicë, Faton Peci kritikoi dështimin e tregut të gjelbër dhe premtoi transformimin e tij në një hapësirë të pastër dhe efikase, me pika grumbulluese të produkteve bujqësore.

    Në Gjilan, kandidati Alban Hyseni dhe ministrja Albulena Haxhiu u zotuan për mbështetje të grave ndërmarrëse dhe zhvillim ekonomik.

    Në Gjakovë, Ardian Gola dhe ministrja Rizvanolli vizituan shtëpinë e modës “Elisse” dhe premtojnë përkrahje për bizneset e vogla e fuqizim të grave.

    Kandidati, Filiz Mustafa në Dragash, bashkë me Kryeministrin Kurti, premtoi ndërtimin e një stacioni modern autobusësh me mbështetje qeveritare.

    Në Obiliq, kandidati Halil Thaçi premtoi përmirësim të shërbimeve shëndetësore, arsimit dhe mbështetje për bujqit dhe punëtorët.

    Taulant Kelmendi në Pejë, premtoi mbështetje konkrete për fermerët, përfshirë subvencione direkte për kokë gjedhi.

    Arsim Ademi, kandidati për Viti mori pjesë në manifestimin tradicional “Takimet e Dom Mikelit” në Stubëll dhe premtoi investime në arsim e kulturë.

    Valon Hoti, kandidati për Malishevë, kritikoi keqmenaxhimin e mëparshëm premtoi përfundimin e rrugës Banjë–Lladroc në vitin e parë të qeverisjes.

  • LDK në terren me premtime dhe projekte për zhvillim në komunat e Kosovës

    LDK në terren me premtime dhe projekte për zhvillim në komunat e Kosovës

    Në Prishtinë, kandidati për mandat të dytë Përparim Rama vizitoi stadiumin e ri në Hajvali, duke shprehur krenarinë për progresin në ndërtimin e kësaj infrastrukture sportive që do të sjellë përfitime për të rinjtë dhe sportin lokal.

    Në Deçan, Jeton Mushkolaj teksa vizitoi një prodhues të energjisë solare, premtoi përkrahje për bizneset që nxisin zhvillimin ekonomik lokal.

    Në Gjilan, Arbër Ismajli ftoi qytetarët për bashkëpunim, duke premtuar qeverisje me përgjegjësi, fokus në nevojat e përditshme dhe përmirësimin e shërbimeve publike.

    Në Istog, kandidati për një mandat tjetër, Ilir Ferati, vuri gurthemelin e Shtëpisë së Kulturës, duke theksuar se projektet po planifikohen dhe realizohen bashkë me qytetarët për të mirën e përbashkët.

    Besnik Osmani në Fushë Kosovë përqendroi vëmendjen te fermerët lokalë dhe nevoja për mbështetje të vazhdueshme për prodhimet bujqësore vendore.

    Në Pejë, Gazmend Muhaxhiri theksoi realizimin e 11 palestrave të reja sportive, si dëshmi e ndryshimeve konkrete në infrastrukturën për të rinjtë.

    Driton Selamanaj në Prizren zhvilloi takim me Odën e Ndërmarrësve dhe Zejtarëve, duke prezantuar planin për krijimin e zonave ekonomike që do të nxjerrin në pah potencialin ekonomik të qytetit.

    Në Viti, Sokol Haliti rikujtoi investimet në sport dhe infrastrukturë, duke e quajtur sportin si element të rëndësishëm të bashkimit dhe shëndetit të komunitetit.

    Ndërsa në Vushtrri, Xhafer Tahiri vizitoi Bukoshin dhe Novolanin ku premtoi qerdhe të reja dhe ndihmë për 100 familje në vit për të blerë banesë në Vushtrri.

    Në ditën e tetë, LDK-ja në Mitrovicë prezantoi listën e kandidatëve për Asamble, në krye me Gëzim Plakolli.

  • Dita e tetë e fushatës, AAK premton zhvillim në komunat ku kandidon

    Dita e tetë e fushatës, AAK premton zhvillim në komunat ku kandidon

    Lideri i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj zgjodhi Mitrovicën e Jugut që të kërkoj votën për kandidatin në këtë komunë, Qazim Nimani.

    Sipas liderit të AAK-së Nimani dhe lista per Asamble kanë për t’ia rikthyer qytetit madhështinë që e meriton.

    Fillimin e ndërtimit të Kompleksit Memorial të Dëshmorëve në Obiliq, premtoi kandidati për kryetar, Ali Krasniqi në ditë e tetë të fushtës.

    Ndërtimin e dy pishinave gjysmë-olimpike për notarët e Suharekës premtoi Bali Muharremaj, kandidatë për të parin e qytetit edhe për 4 vitet e ardhshme. Sipas tij, për një sport të rëndësishëm si noti, qytetit i ka munguar infrastruktura.

    Me punëtorët e Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Çabrati” u taku kandidati per kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini. Me ushtarët e pastrimit siç i quajit Gjini, dhe me ata që nuk kontribojnë në ndotje Gjakova do të duket më e bukur.

    Ndërkaq Zenun Elezaj, prezantoi dy kandidatën për Kuvendin Komunal të Klinës, Betë Gojani dhe Rrustem Pantina.