ATV

Author: K.B.

  • Pasi konfirmoi lidhjen, tradhtohet nga partneri Ronela Hajati?

    Pasi konfirmoi lidhjen, tradhtohet nga partneri Ronela Hajati?

    Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati ka ngritur dyshime të mëdha ditën e sotme.

    Ajo në rrjetet e saj sociale ka publikuar një video duke shikuar një film.

    Ajo çfarë ka ngritur dyshimet është shkrimi që ajo ka vendosur.

    ”Disa shpenzojnë kohë duke u munduar ta bëjnë partnerin e tyre të lumtur çdo moment, disa duke e tradhtuar”, ka shkruar këngëtarja.

    Mos e papritura ka ndodhur mes saj dhe partnerit që para disa kohësh konfirmuan idhjen?

    Shpresojmë që ky postim të ketë lidhje vetëm me filmin dhe jo me jetën e saj private.

  • Presidenti finlandez: Nuk do të ketë paqe në Ukrainë deri në pranverë

    Presidenti finlandez: Nuk do të ketë paqe në Ukrainë deri në pranverë

    Një armëpushim në Ukrainë është i pamundur para pranverës dhe aleatët evropianë duhet të vazhdojnë mbështetjen pavarësisht një skandali korrupsioni që ka përfshirë Kievin, tha për Associated Press presidenti i Finlandës, Alexander Stubb.

    Ndërkohë, Evropa do të ketë nevojë për “sisu”, një fjalë finlandeze që do të thotë qëndresë, elasticitet dhe vendosmëri, për të kaluar muajt e dimrit, tha ai, ndërsa Rusia vazhdon sulmet e saj hibride dhe luftën e informacionit në të gjithë kontinentin.

    “Mund t’i shpjegoj Presidentit Trump se çfarë ka kaluar Finlanda ose si e shoh unë situatën në fushën e betejës, ose si merreni me Putin? Dhe pastaj, e dini, nëse ai pranon një nga 10 ide, kjo është mirë”, tha ai.

    Stubb foli për AP të shtunën në një bazë ushtarake në veri të kryeqytetit Helsinki, ku ai vëzhgoi vullnetarët finlandezë që merrnin pjesë në stërvitjen mbrojtëse.

    I veshur me një xhaketë me fjalën “sisu” të shkruar në shpinë, ai vëzhgoi vullnetarët teksa praktikonin evakuimin e ushtarëve të plagosur nga një zonë konflikti në temperatura shumë të ulëta.

  • Musk sugjeron që robotët t’i ndjekin njerëzit për t’i penguar të kryejnë krime

    Musk sugjeron që robotët t’i ndjekin njerëzit për t’i penguar të kryejnë krime

    Elon Musk ka thënë se shpreson të përdorë robotin Optimus të Tesla-s për të ndjekur njerëzit përreth, në mënyrë që t’i parandalojë ata të kryejnë krime.

    Ideja e tij përfshin kriminelët e dënuar që ndiqen nga një robot Optimus që do të shërbejë si një kamerë sigurie për t’i penguar ata të kryejnë krime të tjera.

    I zbuluar në vitin 2022 , Optimus është projektuar të jetë një “robot humanoid autonom, për qëllime të përgjithshme” që përdor Al për të kryer detyra që zakonisht janë të rezervuara për njerëzit.

    Versionet e ardhshme të robotit do të nënkuptojnë që “puna fizike do të jetë një zgjedhje”, sipas Musk, duke e bërë atë “më të rëndësishëm” sesa biznesi i makinave elektrike të Tesla-s.

    Pavarësisht premtimeve, Tesla ende nuk ka lansuar një version komercial të robotit.

    Prodhimi pritet të fillojë vitin e ardhshëm në Kaliforni.

    Në takimin e aksionarëve, Musk e përshkroi Optimus si një “problem të pafund monetar”, të aftë për të rritur ekonominë globale me një faktor “10 ose ndoshta 100”.

    Ai gjithashtu hodhi idenë që një ditë të ngarkonte vetëdijen njerëzore te robotët Optimus përmes sipërmarrjes së tij të çipave të trurit Neuralink.

    “Me Neuralink, mund të kesh një pamje të përafërt të mendjes së dikujt dhe pastaj ta ngarkosh atë në një trup të Optimus”, tha ai.

    “Mendoj se në një moment kjo teknologji bëhet e mundur. Dhe ndoshta është më pak se 20 vjet larg.”

  • PDK e çon në Gjykatë Supreme çështjen e zgjedhjeve në Mitrovicë, pasi iu rrëzua nga PZAP

    PDK e çon në Gjykatë Supreme çështjen e zgjedhjeve në Mitrovicë, pasi iu rrëzua nga PZAP

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i rrëzoi Partisë Demokratike të Kosovës ankesën dhe kërkesën për rivotim në Mitrovicë, si pasojë e asaj që ata argumentojnë të ketë pasur manipulim zgjedhor, përkatësisht referuar fletvotimeve me shpërputhje të numrave serikë.

    PDK e ka çuar në shkallën e fundit të gjyqësorit të rregullt, në Gjykatë Supreme, duke konstatuar se PZAP bëri vlerësim të gabuar të gjendjes faktike dhe shkelje esenciale të dispozitave ligjore.

  • Heqja e targave të veturave nga Kosova, MPJD: Jemi në kontakt me policinë sllovene

    Heqja e targave të veturave nga Kosova, MPJD: Jemi në kontakt me policinë sllovene

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë me dije se është në dijeni për heqjen e targave të disa veturave me regjistrimin e Republikës së Kosovës, në Slloveni.

    Përmes një njoftimi zyrtar, nga MPJD-ja pohojnë se janë në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën e Kosovës në Slloveni dhe me policinë sllovene, për çdo zhvillim të ri.

    “Bazuar në raportimet e deritanishme, dyshohet se disa veturave u janë hequr targat. Ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me disa prej shtetasve të prekur dhe u ka rekomanduar atyre që të mos i lëvizin veturat pa njoftuar paraprakisht Policinë e Sllovenisë dhe pa marrë një raport zyrtar” thuhet në njoftimin e MPJD-së.

    Njoftimi i plotë:

    Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni njofton se menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së futbollit Slloveni–Kosovë, ka pranuar disa thirrje telefonike nga shtetas të Republikës së Kosovës, të cilët kanë raportuar mungesën e targave të veturave të tyre.

    Bazuar në raportimet e deritanishme, dyshohet se disa veturave u janë hequr targat. Ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me disa prej shtetasve të prekur dhe u ka rekomanduar atyre që të mos i lëvizin veturat pa njoftuar paraprakisht Policinë e Sllovenisë dhe pa marrë një raport zyrtar.

    Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni po merret me rastin dhe po bashkërendon veprimet me autoritetet përkatëse.

    Ne mbetemi në komunikim të vazhdueshëm me shtetasit tanë dhe me Policinë e Sllovenisë për çdo zhvillim të ri.

  • OVL-UÇK u dërgon letër anëtarëve të Asamblesë së Këshillit të Evropës për procesin në Hagë

    OVL-UÇK u dërgon letër anëtarëve të Asamblesë së Këshillit të Evropës për procesin në Hagë

    Në Strasburg të Francës sot është mbajtur protesta e radhës kundër padrejtësisë, ku pjesëmarrësit kërkuan që zërat e ish-luftëtarëve të lirisë të mos injorohen më.

    Gjatë protestës, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka dorëzuar plot 285 letra, nga një për secilin anëtar të Asamblesë së Këshillit të Evropës, duke shprehur shqetësimet e tyre lidhur me procesin në Gjykatën Speciale.

    OVL-UÇK përsëriti se do të vazhdojë angazhimin e saj për drejtësi dhe respektimin e të drejtave të luftëtarëve të lirisë.

    Në vazhdim gjendet letra e dërguar për 285 anëtarët e Asamblesë së Këshillit të Evropë.

    DEKLARATA E PLOTË:

    Protesta e radhës kundër padrejtësisë u mbajt sot në Strasburg të Francës.
Gjatë kësaj proteste, u dorëzuan edhe 285 letra në emër të secilit anëtar të Asamblesë së Këshillit të Evropës, me shqetësimet tona lidhur me procesin në Gjykatën Speciale.
OVL UÇK vazhdon angazhimin e saj për drejtësi dhe respektim të të drejtave të luftëtarëve të lirisë.
    (kjo është letra që e kemi dërguar për 285 anëtarët e Asamblesë së Këshillit të Evropës)

  • Shkencëtarët po krijojnë mikrorobota që lëvizin nëpër gjak për të parandaluar goditjen në tru

    Shkencëtarët po krijojnë mikrorobota që lëvizin nëpër gjak për të parandaluar goditjen në tru

    Shkencëtarët e ETH Zürich kanë zhvilluar mikrorobota më të vegjël se dy milimetra, të cilët mund të lëvizin nëpër enët e gjakut dhe të dërgojnë barnat pikërisht në zonën ku nevojiten, me qëllim parandalimin ose trajtimin e goditjes në tru

    Rezultatet janë publikuar në revistën prestigjioze Science. Edhe pse nuk janë testuar ende te njerëzit, robotët kanë treguar sukses të lartë në eksperimente te kafshë të mëdha, përfshirë derrat dhe delet, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt aplikimeve klinike.

    Mikroroboti ka formën e një kapsule të vogël sferike dhe përbëhet nga një gel biokompatibël brenda të cilit vendosen barnat kundër mpiksjeve ose tumoreve. Ai përmban nanopjesëza oksidi hekuri, që e bëjnë të kontrollueshëm përmes fushave magnetike, si dhe elementë kontrasti që lejojnë monitorimin përmes rrezeve X.

    Lëvizja e robotit drejtohet nga jashtë trupit me magnete të fuqishme, duke e bërë të mundur navigimin e tij në arterie, madje edhe kundër rrjedhës së gjakut. Kur arrin në vendin e bllokimit, aktivizohet një fushë magnetike me frekuencë të lartë që nxeht kapsulën, shkrijë gelin dhe liron ilaçin drejtpërdrejt në mpiksjen e gjakut.

    Kjo teknologji konsiderohet revolucionare sepse mundëson administrim shumë më të saktë të ilaçeve dhe redukton ndjeshëm efektet anësore, të cilat shpesh shfaqen kur barnat shpërndahen në gjithë trupin.

    Dërgimi i fokusuar i barit në vendin e problemit ul rrezikun e gjakderdhjes, toksicitetit sistemik dhe dëmtimit të indeve të shëndetshme, ndërsa rrit efikasitetin tek zona e mpiksjes. Ky është një përparim i veçantë, duke pasur parasysh që goditja në tru mbetet një nga shkaqet kryesore të vdekshmërisë dhe paaftësisë në nivel global.

    Sfida më e madhe për studiuesit ka qenë navigimi i robotit në qarkullimin real të gjakut. Fabian Landers, autori kryesor i studimit, shpjegon se sistemi duhet të përballojë rrjedha të fuqishme dhe presione të mëdha: “Është e jashtëzakonshme sa shumë gjak pompohet nëpër enët tona dhe me çfarë shpejtësie.”

    Për ta zgjidhur këtë, ekipi zhvilloi tre strategji lëvizjeje: rrotullim pranë murit të enës ku rrjedha është më e qetë, tërheqje magnetike drejt destinacionit dhe lëvizje kundër rrjedhës. Në testimet laboratorike, robotët kanë arritur shpejtësi deri në 4 mm/s, çka tregon potencial të madh për funksionim në kushte reale biologjike.

    Fazat e ardhshme parashikojnë testime të zgjeruara te kafshët e mëdha, vlerësim të sigurisë së materialeve dhe fushave magnetike, si dhe përgatitje për miratime rregullatore që duhet të paraprijnë provat klinike te njeriu. Përtej goditjes në tru, teknologjia mund të përdoret në trajtimin e tumoreve, infeksioneve të lokalizuara dhe bllokimeve të tjera vaskulare.

    Nëse arrin në aplikim klinik, kjo teknologji mund të transformojë mënyrën se si administrohen ilaçet në trup, duke hapur një epokë të re të mjekësisë precize.

  • Shkoi për transplant flokësh dhe procedurë dentare, 36-vjeçari shqiptar humb jetën

    Shkoi për transplant flokësh dhe procedurë dentare, 36-vjeçari shqiptar humb jetën

    Një ngjarje e trishtë ka ndodhur para tre ditësh në Turqi ku Mentor Rama, një 36-vjeçar shqiptar me shtetësi britanike, ka humbur jetën në Stamboll.

    Vdekja e tij erdhi krejt papritur pasi ai shkoi atje për t’iu nënshtruar një transplanti flokësh dhe një trajtimi dentar.

    I riu shqiptar kishte qëndruar në një hotel në zonën e Şişli-t, pranë klinikës ku bëri transplantin.

    Një ditë më vonë, ai iu nënshtrua edhe një procedure dentare, por më pas u rrëzua pa ndjenja në hotel.

    Rama u shpall i vdekur rreth orës 16:30, më 11 nëntor pasi u dërgua në emergjencë.

    Pas autopsisë, trupi i tij iu dorëzua familjarëve dhe u kthye në vendlindje.

    Autoritetet turke kanë nisur një hetim mbi rastin.

  • Sveçla deklarohet rreth detonatorëve që u gjeten në Leposaviq

    Sveçla deklarohet rreth detonatorëve që u gjeten në Leposaviq

    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas gjetjes së 10 detonatorëve në afërsi të fshatit Gnjezhdan, në Leposaviq, duke e cilësuar rastin si një tentativë të rrezikshme që mund të kishte rezultuar në sulme terroriste.

    Sveçla ka bërë publike edhe fotografi nga vendi i ngjarjes dhe ka konfirmuar se detonatorët ishin të pajisur me ndezës me fitila, ndërsa ka vlerësuar se ndërhyrja e shpejtë e organeve të sigurisë ka parandaluar një skenar të rëndë.

    Sipas tij, prania e Policisë së Kosovës dhe institucioneve të sigurisë ka bërë të mundur kapjen dhe neutralizimin e këtyre mjeteve, të cilat, siç thotë ai, do të përktheheshin në sulme me synim shkaktimin e pasigurisë dhe frikës tek qytetarët.

    Sveçla theksoi se Policia e Kosovës dhe institucionet e sigurisë mbeten të vendosura në ballafaqim me bandat kriminale, duke paralajmëruar se sulme të tilla do të hasin në përgjigjen e merituar.

  • S’respektuan rregullat, policia shqiptoi mbi 1700 gjoba në trafik për 24 orë

    S’respektuan rregullat, policia shqiptoi mbi 1700 gjoba në trafik për 24 orë

    11 persona janë lënduar si pasojë e aksidenteve që ndodhën gjatë 24 orëve në Kosovë.

    Gjatë kësaj kohe, janë regjistruar 41 aksidente në vend ku prej tyre 30 janë me dëme materiale.

    Kështu, policisë i doli goxha punë për t’i disciplinuar shkelësit e rregullave në komunikacion.

    Veç gjatë së shtunës, organet e rendit shqiptuan hiç më pak se 1 mijë e 749 gjoba.

    Organet e rendit kanë arrestuar 10 persona për vepra të ndryshme penale, pesë prej të cilëve janë dërguar në mbajtje.