ATV

Author: K.B.

  • Zhduket një burrë në Ferizaj, Policia në kërkim të tij

    Zhduket një burrë në Ferizaj, Policia në kërkim të tij

    Një rast i zhdukjes është raportuar në Ferizaj.

    Siç bën të ditur Policia e Kosovës, në këtë institucion është raportuar për një burrë të zhdukur.

    Sipas organeve të rendit, ende nuk dihet për vendndodhjen e tij.

    “Me 20.11.2025 është raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

  • Dafina Aliu arrin në finalen e “Këngës Magjike”

    Dafina Aliu arrin në finalen e “Këngës Magjike”

    Artistja kosovare, Dafina Aliu, më këngën “E fortë si arrë”, ka arritur në finalen e Festivalit “Kënga Magjike”, që është duke u mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

    Aliu me zërin e saj është konsideruar më këngëtaren e mirënjohur Vaçe Zelën.

    Për të fituar Aliu në kategorinë “New Artist” 2025 duhet të dërgoni SMS me me Kodin 38 në numrin: +355682228222, raporton Periskopi.

    Aliu konkuron më kënga “E fortë si arrë”, me tekst nga Dita-Aferdita Saraçini Kelmendi, ndërsa kompozimi dhe orkestrimet mbajnë firmën e Xhevdet Gashit

  • Arrestohen dy burra dhe një shtetase e Serbisë pasi kanosën zyrtarët policorë

    Arrestohen dy burra dhe një shtetase e Serbisë pasi kanosën zyrtarët policorë

    Tre persona – dy burra dhe një shtetase e Serbisë – janë arrestuar në fshatin Vrellë të Istogut, pasi kanë kanosur zyrtarët policorë gjatë shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gjatë ndërhyrjes policore është përdorur sprej ndaj të dyshuarve, të cilëve më pas u është ofruar tretman mjekësor.

    Në incident ka pësuar lëndime trupore edhe një zyrtar policor, i cili po ashtu ka pranuar ndihmë mjekësore.

    “Pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje, të dyshuarit kanë kanosur zyrtarët policorë. Për t’i neutralizuar, ndaj tyre është përdorur sprej dhe më pas të njëjtëve u është ofruar trajtim mjekësor. Lëndime trupore ka pësuar edhe një zyrtar policor”, thuhet në raport.

    Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

  • U rrëzua në mes të rrugës, vdes papritur një qytetar në Gjilan

    U rrëzua në mes të rrugës, vdes papritur një qytetar në Gjilan

    Në qytetin e Gjilanit është raportuar për një rast të rëndë, ku një burrë ka humbur jetën pasi dyshohet se i është përkeqësuar gjendja shëndetësore gjatë ecjes në rrugë.

    Sipas policisë, viktima është rrëzuar papritur, ndërsa kalimtarët kanë njoftuar menjëherë njësitë relevante.

    Ekipet policore dhe ato mjekësore kanë dalë në vendngjarje, por pavarësisht intervenimit të shpejtë, mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

    Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është liruar për familjarët.

    “Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në rrugë dyshohet se i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe për një moment është rrëzuar. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendngjarje , ndërsa nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

  • Një grua humb jetën si pasojë e një aksidenti në Drenas, policia jep detaje

    Një grua humb jetën si pasojë e një aksidenti në Drenas, policia jep detaje

    Një grua ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në fshatin Zabel të Ulët të Drenasit.

    Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së enjtes, ku sipas policisë, drejtuesi i mjetit nuk u ishte përshtatur kushteve të shpejtësisë dhe si pasojë kishte humbur kontrollin e veturës dhe kishte përfunduar në një kanal.

    Lëndime kanë pësuar edhe tre persona të tjerë, që janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

    “Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar si pasojë e mospërshtatjes se shpejtësisë me kushtet e rrugës, humb kontrollin mbi veturën del jashtë rruge dhe përfundon në një kanal. Si pasojë, drejtuesi dhe katër pasagjerë (tre femra dhe një mashkull kosovarë) kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK ku njëra nga pasagjeret si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

  • Netanyahu tregon se pse ‘kurrë’ nuk do të krijohet shteti i Palestinës

    Netanyahu tregon se pse ‘kurrë’ nuk do të krijohet shteti i Palestinës

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me çështjen palestineze, duke theksuar se krijimi i një shteti palestinez është i pamundur dhe përbën një kërcënim ekzistencial për Izraelin.

    Ai shtoi se edhe nëse do të ndërmerren reforma të thella, ideja e një shteti të tillë mbetet e parealizueshme.

    Deklarata e udhëheqësit palestinez vjen në një moment kur tensionet në rajon janë të larta dhe bisedimet për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez kanë hasur në pengesa të shumta.

    Kryeministri izraelit argumentoi se siguria e Izraelit është prioritet absolut dhe se çdo hap drejt krijimit të një shteti palestinez duhet të analizohet me kujdes për pasojat strategjike.

    Shumë analistë politikë shprehen se fjalët e Netanyahut reflektojnë një pozicion të vendosur që ka tendencë të forcojë qëndrimet e brendshme të Izraelit, por që mund të shkaktojë tensione të reja në marrëdhëniet me komunitetin ndërkombëtar dhe autoritetet palestineze.

    Ndryshe, Kanada, Franca, Britania e Madhe kanë njohur tashmë shtetin palestinez.

  • FIFA fshin posterin e Kupës së Botës pas reagimeve të ashpra nga tifozët

    FIFA fshin posterin e Kupës së Botës pas reagimeve të ashpra nga tifozët

    FIFA ka hequr posterin e parë zyrtar të Kupës së Botës 2026 nga rrjetet e saj sociale, sipas raportimeve, pasi ai mori shumë kritika nga tifozët.

    Në total, 42 skuadra e kanë siguruar kualifikimin për Botërorin e verës së ardhshme në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada, ndërsa gjashtë vende të tjera mbeten ende të lira në këtë turne historik me 48 ekipe.

    Pas konfirmimit të pjesëmarrjes nga disa prej ekipeve më të mira në botë, FIFA publikoi posterin e parë promocional që shfaqte lojtarë nga të gjitha kombëtaret e kualifikuara.

    Siç shihej, posterin e përbënin një sërë emrash të njohur, përfshirë Erling Haaland, Kylian Mbappe, Sadio Mane, Mohamed Salah dhe Lionel Messi, i cili ka të ngjarë të marrë pjesë në Botërorin e tij të fundit.

    Por, për habinë e shumëkujt, Cristiano Ronaldo ishte lënë jashtë, me Bruno Fernandes si përfaqësuesin e vetëm të Portugalisë, përkrah Marko Arnautovic të Austrisë.

    Mungesa e Ronaldos shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale, me një tifoz që komentoi: “Fytyra më e madhe e sportit, pa debat”.

    Një tjetër shkroi: “FIFA ta lërë Cristiano Ronaldon jashtë posterit zyrtar të Botërorit është e vështirë të kuptohet. Nga pikëpamja e marketingut, ai është sportisti më me ndikim në planet, një fytyrë që shet një turne”.

    Një i tretë shtoi: “Poster i Kupës së Botës 2026 pa Ronaldon? Ndihet çuditshëm. Ai ishte fytyra e çdo turneu për gati dy dekada, bashkë me Messin”.

    Pas valës së kritikave nga tifozët, FIFA e hoqi posterin nga llogaria e saj zyrtare në X të enjten, sipas shumë mediave.

    Nuk dihet ende arsyeja e saktë pse FIFA e fshiu postimin, ndonëse sugjerohet se vendimi erdhi për shkak të reagimeve të shumta ndaj mungesës së Ronaldos.

  • Trajneri i Sllovakisë: Kosova, një kundërshtar i pakëndshëm dhe i fortë

    Trajneri i Sllovakisë: Kosova, një kundërshtar i pakëndshëm dhe i fortë

    Trajneri i kombëtares sllovake, Francesco Calzona, ka komentuar përballjen me Kosovën në Play Off të Kupës së Botës.

    Calzona tha se Kosova është një skuadër që po rritet dita-ditës, teksa përmendi edhe fitoret e ekipit tonë ndaj Suedisë e Sllovenisë në fazën e grupeve të kualifikimeve për Botëror.

    “Kosova është një ekip që po rritet për sa i përket performancës së futbollit. Kanë gjetur rrugën dhe po e ndjekin, dhe tani janë duke i korrur frutet e para. Në kualifikimet për Botëror, ata kanë mposhtur Suedinë dhe Slloveninë, kanë barazuar në shtëpi ndaj Zvicrës. Ne duhet ta shfrytëzojmë përparësinë e terrenit vendas, edhe pse Kosova mbetet një kundërshtar i pakëndshëm dhe i fortë, madje edhe kur luan si mysafire”, tha Calzone.

    Ky takim zhvillohet më 26 mars në Bratisllavë, duke filluar nga ora 20:45.

  • Getinjo ndan moment tepër të vështirë: Gjyshi i tij pëson sulm në kokë dhe mbetet i paralizuar

    Getinjo ndan moment tepër të vështirë: Gjyshi i tij pëson sulm në kokë dhe mbetet i paralizuar

    Reperi Getinjo ka ndarë një nga momentet më të dhimbshme në rrjetet sociale, duke treguar se gjyshi i tij ka pësuar një sulm në kokë, i cili e ka lënë të paralizuar nga njëra anë.

    Në një mesazh prekës, ai shprehu se i moshuari, me shumë mundim, ka arritur të shkruajë vetëm fjalën “Ndihmë” në një letër.

    “Babgjyshi jem pas një sulmi në kokë mbeti gjysmë i paralizuar dhe me shumë mundim krejt çka mujt me shkrue në fletë ishte fjala ‘Ndihmë’. Zoti i ndihmoftë,” shkroi ai ndër të tjera.

    Në një tjetër reagim emocional, artisti tregoi se gjyshi i tij, i cili është 85 vjeç dhe ka kaluar dramat e humbjes së dy djemve, ende shfaq dëshirë të jetojë dhe kërkon ndihmë për t’u mbajtur në jetë.

    “ Kur një plak 85 vjeç që i ka shti në dhe 2 djem të vet edhe e don jetën hala edhe lyp ndihmë… të kallxon sa e ëmbël është jeta,” shkroi Getinjo, duke reflektuar mbi forcën dhe vullnetin e të moshuarit.

    Ai shtoi një mesazh për brezin e sotëm, duke i kujtuar se jeta duhet shijuar sa është koha:
    “Knaquni se shpejt vjen një moment ku s’kthehesh mo.”

    Fansat dhe ndjekësit i janë bashkuar urimeve për shërim të shpejtë të gjyshit të tij dhe mbështetjes për familjen në këtë periudhë të vështirë.

  • Supremja udhëzon PZAP-në që të ketë rinumërim në disa vendvotime në Istog

    Supremja udhëzon PZAP-në që të ketë rinumërim në disa vendvotime në Istog

    Gjykata Supreme e Kosovës ka pranuar si të bazuar ankesën e kandidatit për asamblist në Komunën e Istogut, Avni Gashi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), duke e kthyer çështjen për rivendosje në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

    Gashi ishte ankuar fillimisht në PZAP, duke kërkuar rinumërimin e votave dhe verifikimin e materialit zgjedhor në disa vendvotime të caktuara, mirëpo ankesa e tij ishte refuzuar si e pabazuar më 14 nëntor. Pas këtij vendimi, ai iu drejtua Gjykatës Supreme.

    Supremja konstatoi se PZAP nuk ka vepruar në përputhje me vërejtjet e mëparshme të gjykatës dhe nuk ka respektuar nenin 117 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili i jep PZAP-së kompetencë për të urdhëruar rinumërimin e votave dhe shqyrtimin e materialit zgjedhor si pjesë e hetimeve.

    Sipas Gjykatës Supreme, rinumërimi i votave në vendvotimet e identifikuara në ankesë është i domosdoshëm për të garantuar saktësinë e rezultatit zgjedhor dhe integritetin e procesit, në pajtim me parimin e besueshmërisë së zgjedhjeve të sanksionuar në nenin 45 të Kushtetutës.

    PZAP tani obligohet që, në rivendosje, të shqyrtojë përsëri të gjitha pretendimet e ankuesit, provat e dorëzuara dhe udhëzimet e Gjykatës Supreme, duke siguruar që çdo votë të numërohet drejt dhe të mos devijohet vullneti i qytetarëve.