ATV

Author: K.B.

  • Burri fiton miliona në lotari por e fsheh nga gruaja – ja çfarë ndodhi më pas

    Burri fiton miliona në lotari por e fsheh nga gruaja – ja çfarë ndodhi më pas

    Fitimi i një lotarie shpesh shihet si një ëndërr e bërë realitet, por jo për një burrë 66-vjeçar në Japoni i cili u përball me sfida të papritura për shkak të pasurisë së papritur.

    Burri fitoi 3.8 milionë dollarë në lotari, por zgjodhi ta mbante sekret nga gruaja e tij.

    Në vend të kësaj, ai i shpenzoi paratë për luks, të tilla si blerja e veturave të shtrenjta, rezervimi i resorteve luksoze dhe udhëtime.

    “Kjo nuk më duket e vërtetë. Numri është aq i madh, sa jam edhe pak i frikësuar”, tha ai pasi fitoi lotarinë.

    “Kam dëgjuar se shanset për të fituar janë më të ulëta sesa të të godasë rrufeja.”

    Burri, i identifikuar si S, thuhet se është një punonjës i pensionuar në një kompani prodhimi.

    Ai kishte një pension të kombinuar mujor prej 2,000 dollarësh me gruan e tij, dhe raporti përmendte se ata kishin arritur të kursenin vetëm 174,000 dollarë.

    Gruaja e tij njihej si jashtëzakonisht kursimtare.

    Për të shmangur ngritjen e dyshimeve, S i tha gruas së tij se kishte fituar vetëm 32,000 dollarë për të financuar rinovimet e shtëpisë.

    Por jeta e tij e fshehtë luksoze përfundimisht pati pasoja në shëndetin e tij mendor, pasi ndihej fajtor dhe i vetmuar.

    Burri përfundimisht kërkoi këshilla nga një planifikues financiar dhe investoi gati 3.2 milionë dollarë nga fitimet e tij në sigurime, duke emëruar gruan dhe fëmijët e tij si përfitues.

  • Fushë Kosovë: Burri ua vë flakën orendive dhe ikë nga banesa, Policia jep detaje

    Fushë Kosovë: Burri ua vë flakën orendive dhe ikë nga banesa, Policia jep detaje

    Një ngjarje e dhunshme ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë, ku një burrë dyshohet se ua ka vënë flakën orendive brenda banesës dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse, të cilat kanë konfirmuar se nuk ka persona të lënduar.

    Autoritetet kanë njoftuar prokurorin, ndërsa hetimet lidhur me rastin vazhdojnë.

    “Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se u ka vënë zjarrin orendive dhe më pas është larguar nga banesa. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe konfirmojnë se të lënduar nuk ka. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë.

  • Shtatë muaj pasi u aksidentua, vdes në spital një person

    Shtatë muaj pasi u aksidentua, vdes në spital një person

    Një burrë ka vdekur pasditen e së djeshmes, pasi ishte i hospitalizuar që nga 14 korriku i këtij viti, kur u aksidentua në fshatin Radivojc të Gjilanit.

    Sipas raportit 24-orësh të policisë, viktima ka humbur jetën më 23 nëntor 2025.

    Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

  • Bashkëjetoi me të mitur, arrestohet i dyshuari në Obiliq

    Bashkëjetoi me të mitur, arrestohet i dyshuari në Obiliq

    Një person është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të 22 nëntorit në Obiliq, nën dyshimin se ka bashkëjetuar me një vajzë të mitur.

    Sipas raportit të Policisë, i arrestuari dyshohet se ka pasur bashkësi jashtëmartesore me viktimën. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është ndaluar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore.

    Rasti është duke u trajtuar nga njësitë kompetente hetimore.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka bashkëjetuar me viktimën femër kosovare (e mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

  • Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

    Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

    Një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në kryeqytet rreth orës 17:10.

    Sipas informacioneve nga policia, viktima është një mashkull kosovar, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

    Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi, në mënyrë që të përcaktohet shkaku i saktë i vdekjes.

    Autoritetet po hetojnë rrethanat e rastit.

  • Von der Leyen: Kufijtë e Ukrainës nuk mund të ndryshohen me forcë

    Von der Leyen: Kufijtë e Ukrainës nuk mund të ndryshohen me forcë

    Çdo plan paqeje i besueshëm duhet të ndalojë vrasjet dhe njëkohësisht të mos mbjellë farat për një konflikt të ardhshëm, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në një deklaratë.

    “Janë disa elementë kryesorë që Komisioni Evropian kërkon të përfshihen. Së pari kufijtë e Ukrainës nuk mund të ndryshohen me forcë, së dyti të mos ketë asnjë kufizim në forcat e armatosura të Ukrainës që do ta linte atë të cenueshme ndaj sulmeve të ardhshme”, tha Von der Leyen.

    “Roli qendror i Bashkimit Evropian duhet të njihet plotësisht në çdo plan paqeje për Ukrainën”, shtoi ajo.

    Von der Leyen gjithashtu bëri një thirrje për kthimin e çdo fëmije ukrainas të rrëmbyer nga Rusia”, duke shtuar se dhjetëra mijëra djem dhe vajza kishin mbetur të bllokuar në vend.

  • 12 monedhat e reja euro që do të lëshohen në Gjermani më 2026

    12 monedhat e reja euro që do të lëshohen në Gjermani më 2026

    Çdo vit, koleksionistët janë veçanërisht të interesuar për monedhat përkujtimore, pasi ato shpesh përkujtojnë ngjarje dhe njerëz të rëndësishëm.

    Ministria Federale gjermane e Financave ka njoftuar datat e lëshimit për 12 monedha të reja koleksionistësh dhe monedha përkujtimore.

    Në vitin 2026 do të lëshohen edhe dy monedha të rralla dy euro, andaj të gjithë duhet të kontrollojnë se çfarë mbajnë në portofolin e tyre, raporton KosovaPress.

    Përveç këtyre, ka edhe monedha me prerje më të larta, të tilla si ato prej 10, 25 dhe madje 100 eurosh.

    Sipas ligjit të monedhave, ato janë mjeti zyrtar i pagesës në Gjermani, por për shkak të punimit të tyre dhe vlerës së koleksionistëve, ato përdoren rrallë në qarkullim.

    Materiali gjithashtu luan një rol të rëndësishëm – monedha të veçanta argjendi dhe ari lëshohen çdo vit.

    Në vitin 2026, koleksionistët mund të presin 12 numra të rinj me tema të ndryshme:

    2 euro “Konrad Adenauer” (Uniteti, ligji dhe liria) 8 janar

    2 euro “Bremen (Klimahaus Bremen)” (Shtetet federale II) 29 janar

    5 euro “Ariane 6” (Eksplorimi i Hapësirës – Fillimi i serisë) 10 shtator

    10 euro “Shërbimet e Emergjencës” (Në Shërbim të shoqërisë) 23 prill

    25 euro “Elisabeth Schwarzhaupt” (Gra të Rëndësishme) 5 mars

    25 euro “150 Vjet i Festivalit Richard Wagner në Bayreuth” 23 korrik

    25 euro “100 Vjet i Çmimit Nobel për Paqen për Stresemann dhe Briand” 22 tetor

    25 euro “Margot Friedländer” 5 nëntor

    35 euro “Nata e Qetë, Nata e Shenjtë” (Fillimi i serisë së Këngëve të Krishtlindjeve) 19 nëntor

    20 euro ar “Bizon” (Kthimi i Kafshëve të Egra) 5 tetor

    50 euro ar “Formësimi” (Gjermanisht Artizanat) 10 gusht

    100 euro ar “Pema Hebraike” (Kryevepra të letërsisë gjermane) 15 qershor

    Monedhat dy euro janë veçanërisht interesante pasi shpesh dalin aksidentalisht në qarkullim dhe mund të jenë shumë të vlefshme. Përveç botimeve të koleksionistëve, monedhat “të rregullta” gjithashtu mund të bëhen të vlefshme nëse kanë gabime teknike në procesin e prodhimit.

    Ja çfarë duhet të keni kujdes:

    2 euro – Gabim “Vezë në sy”: Pjesa e brendshme e monedhës është pak konvekse krahasuar me unazën e jashtme – duket si e verdha e vezës mbi të bardhën e vezës.

    1 euro – Pullë e përmbysur: Motivi në pjesën e pasme është përmbys ose i pasqyruar.

    20 centë – Emetim italian i vitit 2002: Emituar pa skajin karakteristik të brinjëzuar.

  • Sot fillojnë afatet për koalicione, certifikim të subjekteve politike dhe dorëzim të listës së kandidatëve për deputetë

    Sot fillojnë afatet për koalicione, certifikim të subjekteve politike dhe dorëzim të listës së kandidatëve për deputetë

    Duke filluar nga dita e sotme (24 nëntor) do të fillojnë disa afate të aktiviteteve zgjedhore që kanë të bëjnë me subjektet politike për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

    Formimi i koalicioneve nga partitë politike, aplikimi për certifikim të subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhje si dhe dorëzimi i listës së kandidatëve për deputetë, janë disa nga aktivitetet kryesore zgjedhore që sipas KQZ-së do të zhvillohen në afate të ndryshme.

    Aplikimi për certifikim të subjekteve politike, 24 nëntor – 30 nëntor

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të plotësojnë online formularin e aplikimit për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje.

    “Duke filluar nga data 24 nëntor dhe deri më 30 nëntor, subjektet duhet të dorëzojnë në KQZ, respektivisht në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar, aplikimin për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Formulari, i cili është i ngjashëm me të poceseve të kaluara zgjedhore, është i vendosur në platformën elektronike të KQZ-së dhe i njëjti duhet të plotësohet online”, tha Elezi.

    Dorëzimi i listave me kandidatët për deputetë, 24 nëntor – 7 dhjetor

    Gjithashtu, duke filluar nga data 24 nëntor, subjektet politike (partitë politike, koaliciont, nismat qytetareve dhe kandidatët e pavarur) mund të dorëzojnë listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë. Për të përgatitur këto lista me kandidatë për deputetë, KQZ u ka dhënë subjekteve politike afat 2-javor.

    “Duke filluar nga 24 nëntori dhe deri më 7 dhjetor 2025, subjektet politike duhet të dorëzojnë në KQZ listën me emrat e kandidatëve për deputetë që kërkojnë të certifikohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme. Ky afat shënon një moment vendimtar në procesin zgjedhor, pasi pikërisht në këtë periudhë subjektet politike do të formalizojnë kandidatët për deputetë me të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet e funddhjetorit”, tha Elezi.

    Deklarimi i koalicioneve dhe mospjesëmarrjes në zgjedhje, 24 nëntor – 30 nëntor

    Brenda kësaj jave, partitë politike që duan të marrin pjesë në zgjedhje përmes koalicionit, duhet ta njoftojnë KQZ-në për këtë mënyrë të përfaqësimit në garën elktorale.

    “Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, partitë politike të cilat janë të regjistruara në KQZ dhe të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme përmes koalicionit duhet ta njoftojnë KQZ, respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollim Financiar të Subjekteve Politike se duan të marrin pjesë në këto zgjedhje në këtë mënyrë. Afati i fundit për të bërë këtë njoftim është data 30 nëntor 2025”, ka thënë Elezi.

    Elezi ka theksuar se partia politike e cila vendos të bëhet pjesë e një koalicioni ka detyrimin të respektojë rregullat e tij.

    “Koalicioni mund të ndërtohet nga së paku dy parti politike. Partia politike nuk mund të tërhiqet nga koalicioni pasi të jete certifikuar deri sa rezultati i zgjedhjeve të certifikohet nga ana e KQZ. Gjithashtu partia politike e cila është anëtare e koalicionit nuk mund të marr pjesë si anëtare në një koalicion tjetër apo edhe si parti e veçantë në të njëjtat zgjedhje”, tha Elezi.

    Gjithashtu, deri më 30 nëntor 2025 është afati edhe për partitë politike që ta njoftojnë KQZ-në, respektivisht Zyrën, se nuk duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje.

  • Si t’i zgjeroni çizmet prej lëkure kur janë shumë të ngushta – pa i dëmtuar

    Si t’i zgjeroni çizmet prej lëkure kur janë shumë të ngushta – pa i dëmtuar

    Lëkura është material natyral dhe mund të përshtatet; me disa truke të thjeshta mund të shmangni fërkimet dhe parehatinë

    Të gjithë pothuajse kanë blerë të paktën një herë një palë çizme që në dyqan duken të përkryera, ndërsa në shtëpi shkaktojnë presion, fërkime ose parehati. Lëkura në fillim është e fortë, por pikërisisht për këtë arsye mund të zbutet dhe zgjerohet me sukses.

    Në vend që të përfundoni me çizme të parehatshme që qëndrojnë në fund të dollapit, ia vlen të provoni disa metoda të sigurta që mund ta zbusin dhe përshtatin lëkurën me këmbën tuaj.

    Spërkatësit dezinfektues dhe ato të specializuar

    Në dyqanet e këpucëve dhe dyqanet gjenden spërkatës të krijuar posaçërisht për zbutjen e lëkurës. Aplikohen nga brenda dhe më pas çizmet mbahen për pak kohë me çorape të trasha, sa kohë materiali është ende i butë. Në këtë mënyrë lëkura formohet më shpejt dhe zvogëlohet fërkimi.

    Përzierja e ujit dhe uthullës si zgjidhje e shpejtë në shtëpi

    Nëse nuk keni sprej të posaçëm, mund të përzieni ujë dhe uthull në raport të barabartë dhe të spërkatni lehtë brendësinë e çizmeve. Mjafton t’i ecni pak në shtëpi pas kësaj. Uthulla ndihmon në zbutjen e lëkurës, pa qenë agresive.

    Zgjeroni çizmet gradualisht me ndihmën e kallëpit të drurit

    Kallëpet e drurit ose plastike për zgjerimin e këpucëve mund të jenë shumë efektive, veçanërisht kur presioni ndjehet në një pikë specifike të këmbës. Me to, çizmet zgjerohet gradualisht pa e dëmtuar materialin. Kjo metodë kërkon durim, pasi zgjerimi duhet bërë pak nga pak, çdo ditë.

    Nxehtësia zbut lëkurën

    Nxehtësia e ndihmon lëkurën të zbutet më lehtë. Mund t’i ngrohni lehtë çizmet me tharëse flokësh, por kini kujdes që nxehtësia të jetë e moderuar. Më pas, mbajini me çorape të trasha që materiali të marrë formën e këmbës suaj.

  • Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit, vëllai i Liridonës kujton se po bëhen dy vite që nga vrasja e saj

    Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit, vëllai i Liridonës kujton se po bëhen dy vite që nga vrasja e saj

    Me fillim nga ora 09:30, në Pallatin e Drejtësisë do të mbahet seanca e shqyrtimi gjyqësor ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt.

    Për vijimin e seancës, ka shkruar edhe vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj.

    Ai tha se kjo javë është e vështirë për ta, pasi më 29 nëntor bëhen dy vjet nga vrasja e më të dashurës së tyre.

    “Përshëndetje, ju informojmë që do të vazhdojë gjykimi në rastin e vrasjes së më të dashurës tonë Liridona Ademaj. Java që po vjen është e vështirë për neve sepse më 29 nëntor bëhen dy vite nga vrasja e Liridonës tonë”.

    “Nuk ka fjalë për të përshkruar pikëllimin që ndjejmë për të. Vetëm drejtësia e shpejtë, profesionale dhe pa gabime mund të na lehtësojë dhimbjen e rëndë që po e përjetojnë fëmijët e saj dhe ne”, ka shkruar ai në Facebook.

    Ndërkohë, në rastin e Liridona Ademaj kanë dëshmuar dëshmtarë okular, mjeku që bëri autopsinë, Naim Uka, eksperti Bujar Obertinca, ish-drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Shpend Haxhibeqiri, e të tjerë.