ATV

Author: K.B.

  • Ukraina e ka pranuar planin e paqes të Donald Trump

    Ukraina e ka pranuar planin e paqes të Donald Trump

    Ukraina ka rënë dakord me propozimin e paqes të bërë nga administrata e Donald Trump, së bashku me disa pika të vogla që janë ende duke u harmonizuar, njoftuan mediat amerikane, duke iu referuar një zyrtari të lartë amerikan.

    Uashingtoni i dërgoi Kievit një plan fillestar prej 28 pikash javën e kaluar, pas të cilit përfaqësuesit amerikanë dhe ukrainas hartuan një kundërpropozim të përbashkët gjatë bisedimeve për krizën në Gjenevë.

    Aleatët evropianë, të cilët gjithashtu kanë përgatitur versionin e tyre, kanë qenë të zënë me organizimin e takimeve ditët e fundit për të monitoruar ritmin e negociatave.

    Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se “situata do të jetë krejtësisht e ndryshme” nëse propozimi i ri është i ndryshëm nga marrëveshja e arritur nga Putin dhe Donald Trump në samitin në Alaska në fillim të këtij viti.

    Atje, sipas Moskës, Trump pranoi të ushtronte presion mbi Ukrainën që të dorëzonte pjesët e mbetura të Donbasit që nuk janë nën kontrollin rus.

  • KQZ miraton buxhetin për zgjedhjet, fletëvotimet e diasporës dërgohen me postë

    KQZ miraton buxhetin për zgjedhjet, fletëvotimet e diasporës dërgohen me postë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar planin e buxhetit për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, bashkë me amendamentin e propozuar nga anëtarët e PDK-së në këtë institucion.

    Arianit Elshani dhe Ilir Gashi para se të hidhej në votim plani, instituan që fletëvotimet të dërgohen në diasporë origjinale, ashtu siç e parasheh rregullorja.

    Buxheti, u miratua me gjashtë vota “për”, ndërsa kundër dolën anëtarët e VV-së në KQZ, si dhe vet kreu i komisionit, Kreshnik Radoniqi.

    Ky institucion dje nuk arriti ta miratonte buxhetin prej 7 milionë e 771 eurove, të planifikuar për zgjedhjet e parakohshme nacionale, pas përplasjeve mes anëtarëve, diskutime këto që vazhduan edhe sot.

    Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që fletëvotimet për zgjedhjet e 28 dhjetorit të dërgohen në diasporë ashtu siç e parasheh rregullorja.

    Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, ku po diskutohet rreth buxhetit për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, anëtari i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani, ka kërkuar që të përfshihet buxheti për këtë gjë.

    “Lidhur me kërkesën që të përfshihet buxheti për dërgimin e fletëvotmeve votuesve jashtë Kosovës, për ata që regjistrohen për votim jashtë Kosovës përmes postës të iu dëgohet fletvotimi nga KQZ secilit individualisht, fizikisht në secilin vend ku ai jeton. Kjo është kërkesa, kërkojmë që kjo të përfshihet në kuadër të këtij buxheti”, ka thënë Elshani.

  • “Zëri që dikur heshti, sot dëgjohet!”, Policia përgatit postera kundër dhunës në familje

    “Zëri që dikur heshti, sot dëgjohet!”, Policia përgatit postera kundër dhunës në familje

    Në kuadër të fushatës globale “16 ditë aktivizmi kundër dhunës me bazë gjinore”, e cila mbahet nga 25 nëntori deri më 10 dhjetor, Divizioni i Policimit në Bashkësi/Drejtoria për Parandalimin dhe Hetimin e Dhunës në Familje ka përgatitur fletushka dhe postera si pjesë e projektit “Zëri që dikur heshti, sot dëgjohet!”.

    Ky projekt që implementohet në nivel të gjithë Kosovës, ka për qëllim sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi rëndësinë e raportimit të dhunës në familje dhe mbështetjes së viktimave.

    “Qëllimi i fushatës është të nxisë qytetarët që të mos heshtin përballë dhunës, duke kuptuar që secili zë ka rëndësi dhe çdo raportim ndihmon në mbrojtjen e viktimave dhe krijimin e një shoqërie më të sigurt dhe pa dhunë”.

    “Qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes numrit 192 ose – linjës së veçantë 080019999 apo përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”. Policia e Kosovës – Për një shoqëri pa dhunë dhe të sigurt për të gjithë”, thuhet në njoftim.

  • Hajdaraj: Presidentja është keqinformuar për kërcënimet ndaj KPK-së

    Hajdaraj: Presidentja është keqinformuar për kërcënimet ndaj KPK-së

    Kryesuesi i Këshillit Prokurial të Kosovës, Arian Hajdaraj, në një konferencë për media ka thënë se asnjë anëtarë i KPK-së, nuk është kërcënuar.

    Ky dekarim i tij erdhi pas sipas tij, presidentja e vendit ka deklaruar se anëtarët e KPK-së, janë kërcënuar.

    “Ne ritheksojmë se asnjë nuk është kërcënuar, dhe se presidentja mund të jetë keqinformuar. Bëjmë thirrje presidentes, qeverisë dhe çdo institucioni tjetër të mos ndërhyjnë në punën e sistemit prokurorial, dhe të respektojnë pavarësinë institucional dhe të ofrojnë mbështetjen e tyre në funksionimin e Këshillit”, tha ai para mediave.

  • Ukraina sulmon rafinerinë e naftës dhe terminalin rus

    Ukraina sulmon rafinerinë e naftës dhe terminalin rus

    Ushtria e Ukrainës ka njoftuar këtë të martë, më 25 nëntor, se ka goditur një rafineri nafte ruse në rajonin Krasnodar si dhe një terminal nafte në portin e Novorossiysk.

    Siç shkruan Reuters, forcat e Kievit kanë intensifikuar sulmet me rreze të gjatë ndaj objektivave ruse, veçanërisht ndaj objekteve të naftës, ndërsa lufta mes dy vendeve po i afrohet shënimit të katër viteve.

    Në një deklaratë në Telegram, Shtabi i Përgjithshëm tha se pajisjet për ngarkimin dhe shkarkimin e naftës në cisternat u goditën. Po ashtu u raportua se një avion rus zbulues A-60 u godit gjatë një sulmi në uzinën ushtarake Beriev.

    Ndërkohë, një zyrtar nga shërbimi i sigurisë së brendshme të Ukrainës (SBU) tha se sulmi dëmtoi një anije të madhe zbarkimi që ishte ankoruar pranë molit të një baze detare në Novorossiysk.

    Ndërkohë edhe Rusia e ka sulmuar sërish Kievin, duke vrarë të paktën shtatë persona (lexo këtu), teksa zyrtarët amerikanë raportohet të jenë në Abu Dabi në takime të ndara me zyrtarë rusë dhe ukrainas, në përpjekje e sipër për të arritur një marrëveshje, bazuar në propozimin amerikan për paqe.

    Propozimi fillestar është kritikuar nga Ukraina dhe Perëndimi, duke u përshkruar si tejet i favorshëm për Moskën.

  • Truri kalon nëpër pesë faza gjatë jetës së njeriut

    Truri kalon nëpër pesë faza gjatë jetës së njeriut

    ruri kalon nëpër pesë faza të dallueshme gjatë jetës së një personi, me momente kyçe në moshat nëntë, 32, 66 dhe 83 vjeç, sipas studimit më të fundit nga shkencëtarët e Universitetit të Kembrixhit.

    Rezultatet, të bazuara në skanimet e trurit të rreth 4,000 personave të moshës deri në 90 vjeç, u botuan në revistën “Nature Communications”, dhe siç doli, adoleshenca – periudha e ndryshimeve kyçe në lidhjet e trurit, nuk përfundon në vitet e adoleshencës, por zgjat deri në fillim të të tridhjetave, raporton BBC.

    Sipas autores së studimit Alexi Mausley, “truri zhvillohet gjatë gjithë jetëgjatësisë, duke forcuar dhe dobësuar lidhjet në faza të ndryshme”.

    Shkencëtarët kanë identifikuar pesë faza të trurit në fëmijëri – deri në nëntë vjet – një periudhë e zhvillimit të shpejtë të trurit, duke zvogëluar njëkohësisht numrin e madh të sinapseve të formuara në fillim të jetës.

    Pastaj vjen periudha e adoleshencës, nga nëntë në 32 vjeç – kërcimi më i madh në efikasitetin e lidhjeve të trurit, si dhe rreziku i çrregullimeve mendore.

    Mosha e rritur nga 32 deri në 66 vjeç – një fazë e qëndrueshme me ndryshime më të ngadalta, gjatë së cilës efikasiteti i rrjetit nervor fillon të bjerë pak.

    Plakja e hershme – nga 66 në 83 vjeç – truri ndahet gjithnjë e më shumë në rajone funksionale, të cilat mund të shoqërohen me fillimin e demencës dhe problemeve kardiovaskulare.

    Faza e fundit e zhvillimit është plakja e vonë nga mosha 83 vjeç, kur ka një thellim të ndryshimeve nga faza e mëparshme, me më pak të dhëna të disponueshme për shkak të numrit më të vogël të subjekteve të shëndetshme në këtë moshë.

    Profesorët që nuk morën pjesë në hulumtim vlerësojnë se rezultatet janë “shumë interesante” dhe se ato përshtaten me njohuritë ekzistuese rreth zhvillimit të trurit dhe plakjes, duke vënë në dukje se ndryshimet individuale mbeten të rëndësishme.

    Sipas autorëve, studimi mund të ndihmojë për të kuptuar më mirë ndryshimet në rrezikun e çrregullimeve mendore dhe demencës gjatë gjithë jetës.

  • Rama edhe sot doli te protestuesit, kërkesë Muratit: Ministër, qiti 35 milionë euro menjëherë

    Rama edhe sot doli te protestuesit, kërkesë Muratit: Ministër, qiti 35 milionë euro menjëherë

    Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, pas përfundimit të konferencë për media ka dal jashtë dhe i është bashkuar protestuesve, punëtorëve të “Trafikut Urban” dhe operatorëve privatë.

    Rama foli sërish para media ku theksoi se Ministria e Financave po i mban jashtëligjshëm 35 milionë euro, që janë të hyra vetanake të Komunës së Prishtinës.

    I pari i kryeqytetit, iu bëri thirrje kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati që të reflektojnë e t’i lënë inatet politike dhe të bëhen bashkë për popullin, në këtë mënyrë që bëhet edhe zgjidhja për punëtorët të cilët presin zgjidhjen nga ta, njofton Klankosova.tv

    “Qiti paret ministër, menjëherë”, ishte mesazhi i Ramës drejtuar ekzekutivit në detyrë.

    “Ne kemi marrë dhe masa tjera, kemi thirrë dhe seancë të jashtëzakonshme për të enjten por edhe fondet prej 28 milionë tjera përveç 35 milionëve që janë bartje prej viteve të kaluar asamblistët që e bllokuan herën e kalume kanë tregu që janë për me votu dhe fondet me u marrë. Fakti është se 35 milionë euro vetanake mbahen në mënyrë jo ligjore nga ministri”, u shpreh Rama.

    “35 milionë euro që mbahen jashtëligjshëm në Ministrinë e Financave, mundeni me u pagu sot, tash në këtë moment. Nuk ka asgjë që e ndalë pagesën e 35 milionëve tash, menjëherë e që me u pagu operatori publik dhe privatë dhe mos me i lënë këta njerëz në rrugë. Mos me i lënë qytetarët pa shërbime, mos me i lënë shkollat pa rrymë e asnjë qytetarë pa shërbime publike. këtë mundësi e ka ministri i Financave në detyrë dhe prapë refuzon ta bëjë. Dje në konferencë dje hynte në tema të tjera e që nuk kanë të bëjnë me problemin. Problemi është pagesa. Paguaji paratë e kryeqytetit dhe paguhen të gjithë operatorët dhe të gjitha rrogët, këtë mundësi e ka tash, dje dhe me muaj të tërë. I mban paratë jashtëligjshëm. Për këtë arsye kemi bërë edhe kallëzim penal ndaj tij dhe tre zyrtarëve. Çdo temë tjetër është me i qitë hi syve qytetarëve, juve, popullit”, u shpreh kryetari Përparim Rama njofton Klankosova.tv.

    Edhe sot qytetarët e Prishtinës, nuk patën transport publik, shkaku i pezullimit të punës së “Trafikut Urban” dhe transportuesve privatë.

    Arsyeja e këtij pezullimi është bllokimi i buxhetit të komunës së Prishtinës nga ana e Qeverisë në detyrë.

  • Theri me thikë bashkëshorten dhe vajzën e saj, ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prizren

    Theri me thikë bashkëshorten dhe vajzën e saj, ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prizren

    Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.G., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” nga neni 173 par. 1 nënpar. 1.1, 1.3, 1.11, lidhur me nenin 28 dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Sipas aktakuzës, më datë 17.10.2025, rreth orës 00:10 min, në banesën familjare në Prizren, pas një konflikti të çastit me motive xhelozie, i pandehuri B.G., e sulmon me thikë me gjatësi tehu prej 13 cm, bashkëshorten M.A., duke e goditur gjashtë herë dhe duke i shkaktuar dëmtime serioze të organeve të brendshme.

    “Gjithashtu, i pandehuri e godet me thikë edhe vajzën e mitur të viktimës, e cila kishte tentuar të ndërhynte, duke i shkaktuar lëndime të rënda në zonën e krahërorit dhe barkut. Lëndimet e shkaktuara ndaj të dy viktimave janë konfirmuar nga ekspertiza mjeko-ligjore e datës 24.11.2025”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prizren.

    Tutje, thuhet se prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

  • AAK garon e vetme, Lekaj: VV ka rënie të ndjeshme në mbështetje

    AAK garon e vetme, Lekaj: VV ka rënie të ndjeshme në mbështetje

    Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit do të kenë ndikim të rëndësishëm në drejtimin politik të vendit dhe se partia e tij është e gatshme për këtë proces. Ai tha se AAK do të garojë e vetme, me Ramush Haradinajn si kandidat kryesor, duke theksuar se partia ka “strukturë të konsoliduar, program të qartë dhe lidership të provuar”.

    “Zgjedhjet e 28 dhjetorit do të jenë ndër më vendimtaret për vendin. Ne jemi të përgatitur plotësisht për këto zgjedhje”, deklaroi Lekaj për lajmi.net, duke shtuar se qytetarët do të vlerësojnë seriozitetin e forcave politike.

    Ai komentoi edhe situatën e Lëvizjes Vetëvendosje, për të cilën tha se po përballet me “rënien më të ndjeshme të mbështetjes” që nga ardhja në pushtet. Sipas tij, qytetarët janë zhgënjyer nga “mungesa e rezultateve”, menaxhimi i dobët i sektorëve kyç dhe konfliktet e vazhdueshme politike.

  • Dhëndri helmon prindërit e nuses për t’ua vjedhur pensionin, flet e moshuara: Na gjetën pa ndjenja

    Dhëndri helmon prindërit e nuses për t’ua vjedhur pensionin, flet e moshuara: Na gjetën pa ndjenja

    E moshuara e cila u helmua me valium nga dhëndri i saj Ismail Kllogjri në Librazhd, ka folur për News24. Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më datë 22 nëntor në Librazhd, ku dhëndri u dha prindërve të nuses se tij doza të mëdha valiumi për t’i vënë në gjumë të thellë, në mënyrë që ai të mundej t’u vidhte paratë e pensionit të çiftit të moshuar.

    E moshuara thotë se ditën e ngjarjes ajo ishte duke qëndruar në shtëpi më bashkëshortin e saj, kur në banesë i vizitoi dhëndri.

    Ajo tha se dhëndri u fut në shtëpi dhe i pyeti se si janë. Këto janë momentet e fundit që ajo mban mend, pasi më pas ka rënë pa ndjenja si pasojë e dozës së valiumit që i kishte dhënë dhëndri.

    “Unë isha duke ndenjur dhe ai erdhi dhëndri dhe pyeti ‘ si je mirë’ kaq gjë. Pastaj nuk mbaj mend asgjë. Erdhi çuni prej Greqie me gjithë nuse dhe na gjetën pa ndjenja”, tha e moshuara.

    Kujtojmë se hetimet e policisë lidhur me ngjarjen nisën pasi çifti i bashkëshortëve ishin dërguar fillimisht në spitalin e Librazhdit dhe më pas në QSUT, në gjendje të rënduar shëndetësore, të dyshuar për intoksikim.

    Nga hetimet rezultoi se dhëndri i tyre, 36-vjeçari Ismail Kllogjri, dyshohet se u ka dhënë një dozë të lartë medikamenti qetësues duke u shkaktuar dëmtime të rënda shëndetësore, dhe më pas ka vjedhur një shumë parash në banesën e tyre.