ATV

Author: K.B.

  • Nisma Socialdemokrate në garë me numrin 122 më 28 dhjetor

    Nisma Socialdemokrate në garë me numrin 122 më 28 dhjetor

    Nisma Socialdemokrate do të garojë me numrin 122 në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po bën tërheqjen e shortit për renditjen e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

    Ndërsa, numrat për renditjen e partive janë nga 111 deri në 134.

  • Lista Serbe garon me numrin 127 pas tërheqjes së shortit

    Lista Serbe garon me numrin 127 pas tërheqjes së shortit

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po bën tërheqjen e shortit për renditjen e partive në fletëvotimin për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

    Lista Serbe do të garojë me numrin 127.

    Ndryshe, numrat për renditjen e partive janë nga 111 deri në 134.

  • Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme

    Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për numrin me të cilin do të garojnë partitë politike në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të garojë me numrin 129, u bë e ditur gjatë ditës së sotme.

  • Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 dhjetorit

    Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 dhjetorit

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për numrin me të cilin do të garojnë partitë politike në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

    Lëvizja Vetëvendosje do të garojë me numrin 116, u bë e ditur sot.

  • Riparohet varri i Astrit Deharit pas dëmtimit që pësoi

    Riparohet varri i Astrit Deharit pas dëmtimit që pësoi

    Varri i ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, është riparuar të dielën pas dëmtimit që ndodhi të shtunën.

    Lëvizja Vetëvendosje kishte reaguar menjëherë lidhur me incidentin, duke bërë të ditur se shtylla dhe pllaka e flamurit kombëtar pranë varrit të Deharit ishin dëmtuar.

    Në një njoftim të publikuar në Facebook, partia falënderoi Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe kërkoi zbardhjen e shkaqeve të dëmtimit.

    “Me keqardhje kemi marrë lajmin se është dëmtuar shtylla dhe pllaka e flamurit kombëtar pranë varrit të aktivistit tonë, Astrit Dehari. Falënderojmë të gjitha njësitë e Policisë së Kosovës për reagimin e shpejtë, ndërkaq si Lëvizje VETËVENDOSJE! jemi në pritje të hetimeve që njësitë e specializuara po zhvillojnë në drejtim të zbardhjes së shkaktarëve të këtij dëmtimi”, thuhet në njoftim.

    Ndërkohë, Policia e Kosovës njoftoi përmes raportit 24-orësh se hetimet lidhur me dëmtimin e varrit janë duke vazhduar.

    “Raportohet se është dëmtuar një varr. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Rasti është nën hetime nga njësitet relevante policore”, thuhet në raport.

  • Tesla lanson një version të ri të Model 3 në Evropë

    Tesla lanson një version të ri të Model 3 në Evropë

    Tesla ka lansuar versionin me çmim më të ulët të veturës së saj Model 3 në Evropë, në një përpjekje për të ringjallur shitjet pas një reagimi negativ ndaj punës së Elon Musk me Donald Trump dhe dobësimit të kërkesës për automjete elektrike.

    Musk ka argumentuar se opsioni më i lirë, i lansuar në SHBA në tetor, do të ringjallë kërkesën duke tërhequr një gamë më të gjerë blerësish.

    Modeli i ri 3 Standard është i listuar me një çmim prej 37,970 euro.

    Ky veprim vjen pas lansimit të një SUV Model Y me çmim më të ulët , modelit më të shitur të Teslës, në Evropë dhe SHBA.

    Veturat më të lira Model 3 dhe Model Y heqin disa nga përfundimet dhe karakteristikat premium të versioneve më të shtrenjta, por ende ofrojnë një rreze veprimi mbi 480 km.

    Shitjet e Teslës kanë rënë në të gjithë Evropën, ndërsa kompania përballet me konkurrencë gjithnjë e më të ashpër nga rivali i saj kinez BYD, i cili ia kaloi shitjet prodhuesit amerikan të automjeteve elektrike në të gjithë rajonin për herë të parë në pranverë.

    Shitjet në të gjithë BE-në janë dëmtuar gjithashtu nga një reagim i ashpër i blerësve kundër mbështetjes së Musk për fushatën zgjedhore të Trumpit dhe periudhës së punës në administratën e presidentit.

  • Kastriot Shabani kandidat i LDK-së për deputet

    Kastriot Shabani kandidat i LDK-së për deputet

    Kryetari i degës së LDK-së në Shtime, Kastriot Shabani do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

    Shabani që në zgjedhjet e tetorit garoi për kryetar të kësaj komune do të kërkoj votën e qytetarëve për t’i përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës.

    Shabani në zgjedhjet e fundit lokale kishte fuqizuar këtë subjekt në Shtime, pasi nga 900 vota sa kishte LDK, në zgjedhjet lokale arriti rreth 3 mijë vota.

    Kujtojmë se sot përfundon afati i partive për t’i dërguar listat e kandidatëve për deputet.

  • Ndahet nga jeta drejtori i marketingut në ATV, Gazmend Deva

    Ndahet nga jeta drejtori i marketingut në ATV, Gazmend Deva

    Gazmend Deva (1962–2025)
    Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë drejtori i marketingut në ATV, Gazmend Deva.

    Gazmend Deva lindi më 12 shkurt 1962 në Pejë. Studimet e larta i përfundoi në Zagreb, në Fakultetin Ekonomik, në drejtimin “Tregti e Jashtme”, duke ndërtuar një bazë solide për karrierën e tij të mëvonshme.

    Deva iu bashkua ekipit të ATV-së në shtator të vitit 2023, në pozitën e drejtorit të Departamentit të Marketingut, pas një përvoje të gjatë në media e institucione të tjera.

    Karrierën e tij ai e kishte filluar në EXIMKOS, ku shpejt u dallua për etikën e punës dhe përkushtimin. Rrugëtimi i tij vazhdoi në botën e medias, ku la gjurmë të rëndësishme: drejtor i marketingut në grupin KOHA, në KTV dhe Koha Ditore, drejtor i medias në Zero Pozitive, drejtor i shitjes në PrimeDB, drejtor marketingu në Klan Kosova, dhe së fundi drejtor marketingu në ATV. Në çdo pozitë solli qasje profesionale, energji dhe standard të lartë pune.

    Gazi do të mbahet mend si një njeri i jashtëzakonshëm, gjithmonë i dashur, i qeshur dhe në humor të mirë. Ai rrezatonte pozitivitet natyral, dinte t’i lehtësonte situatat dhe t’u jepte njerëzve ndjenjën e mirëseardhjes. Miqtë dhe kolegët e kujtojnë si njeriun që sillte dritë kudo që shfaqej.

    Largimi i tij lë një boshllëk të madh, por kujtimi për Gazmend Devën mbetet i paharruar, i butë dhe i përjetshëm.

  • Fshati shqiptar që po shuhet, nuk e ka asnjë fëmijë, banori më i ri është 65 vjeç

    Fshati shqiptar që po shuhet, nuk e ka asnjë fëmijë, banori më i ri është 65 vjeç

    Vetëm 7 kilometra larg Gjirokastrës ndodhet fshati Andon Poçi, aty ku jeta duket sikur është ndalur në kohë.

    Shkolla 9-vjeçare e fshatit, që dikur mblidhte rreth 120 nxënës, sot është e mbyllur me dry. Në fshat nuk ka më asnjë fëmijë, ndërsa edhe të rinjtë janë larguar prej vitesh.

    Më i riu në fshat është 65 vjeç, ndërsa pjesa tjetër janë të moshuar mbi 70 vjeç, që jetojnë vetëm dhe punojnë tokat për të mbajtur veten.

    Njëri prej atyre që e kujton me mall kohën kur fshati kishte jetë, është Nasho Shituni, ish-mësuesi i shkollës. Ai ka dhënë mësim aty për 20 vite dhe sot, në moshën 85-vjeçare, e sheh me dhimbje gjendjen në të cilën ka mbetur godina.

    “Shkolla ka qenë e rregullt, me nxënës të mirë dhe prindër të përkushtuar. Më vjen keq ta shoh kështu sot”, thotë ndër të tjera ai.

    Në Andon Poçi, shumica e shtëpive janë bosh dhe rrugicat përshkohen vetëm nga hapat e të moshuarve.

    “Na merr malli të dëgjojmë një zë fëmije”, thonë banorët

    Në Andon Poçi, si në shumë fshatra të tjerë të Gjirokastrës, boshatisja dhe mbyllja e shkollave janë pasojë e largimit të të rinjve dhe emigracionit të vazhdueshëm.

  • Diell e shi, parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

    Diell e shi, parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

    Parashikimi i motit për javën e ardhshme parashihet të vijë me temperatura më të larta diellore.

    Priten edhe riga të lehta shiu, por në përgjithësi moti do të jetë stabil dhe me diell, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

    Dita e hënë do të nisë me mot të vranët dhe vende-vende me riga shiu. Nga e marta pritet stabilizim i kushteve meteorologjike, pasi vendi ynë do të ndikohet nga masa ajri me presion të qëndrueshëm atmosferik, të cilat do të kushtëzojnë mot më stabil dhe temperatura rreth vlerave të mesatareve për këtë periudhë.

    Gjatë ditëve të ardhshme parashihen edhe intervale me diell, ndërsa erërat do të fryjnë mesatare deri lokalisht të forta, kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja.

    Të martën, të mërkurën dhe të enjten në mëngjes pritet paraqitje e mjegullës, e cila mund të vështirësojë qarkullimin në komunikacion, prandaj pjesëmarrësve në komunikacion ju këshillojm kujdes të shtuar.

    E hënë:

    Moti i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

    Temperaturat minimale: 2 deri 4°C

    Temperaturat maksimale: 5-8°C

    Era: Kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-4m/s..

    E martë:

    Mot i vranët dhe me intervale me diell.

    Temperaturat minimale: -2 deri 0C

    Temperaturat maksimale:7-10°C

    Era: nga veriperendimi, me shpejtësi 1-5m/s

    E mërkurë:

    Moti i vranët dhe me interval me diell.

    Temperaturat minimale: -1 deri 1 °C

    Temperaturat maksimale: 9-12°C

    Era: kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

    E enjte:

    Mot i vranët dhe me intervale me diell.

    Temperaturat minimale: -1 deri 2°C

    Temperaturat maksimale: 7-10°C

    Era: nga jugperendimit, 1-5 m/s

    E premte:

    Mot i vranët dhe me intervale me diell.

    Temperaturat mnimale: 1-4 °C

    Temperaturat maksimale: 7-9°C

    Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperendimit.