ATV

Author: K.B.

  • Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kandidatë në garë për deputetë

    Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kandidatë në garë për deputetë

    Të gjitha subjektet politike të regjistruara për garën e ardhshme zgjedhore kanë dorëzuar zyrtarisht listat me emrat e kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

    Me këtë hap është përmbyllur afati ligjor për paraqitjen e kandidatëve, ndërsa KQZ do të fillon procesin e verifikimit dhe certifikimit, i cili u hap rrugë përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

    Sipas të dhënave të publikuara, gjithsej 24 subjekte politike kanë dorëzuar listat përkatëse, përfshirë partitë më të mëdha parlamentare dhe përfaqësues të komuniteteve jo–shumicë.

    Numri i kandidatëve të paraqitur nga subjektet varion ndjeshëm, nga lista me vetëm një kandidat e deri te listat e plota me 110 kandidatë.

    Ndër subjektet që kanë dorëzuar listat maksimale prej 110 kandidatësh janë:

    Lëvizja Vetëvendosje!

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

    Nisma Socialdemokrate

    Në listën e subjekteve pjesëmarrëse përfshihen edhe parti të komuniteteve turke, boshnjake, rome, ashkali, egjiptiane, gorane dhe serbe, si dhe nisma qytetare të ndryshme, duke garantuar pluralizëm dhe përfaqësim të gjerë në procesin zgjedhor.

    Në total, subjektet politike kanë dorëzuar 1,181 kandidatë për t’u shqyrtuar nga KQZ.

    Pas verifikimit të dokumentacionit dhe kushteve ligjore, KQZ pritet të publikojë listën përfundimtare të kandidatëve të certifikuar për zgjedhjet e ardhshme.

  • Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

    Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

    Reshje sporadike bore priten gjatë natës dhe mëngjesit kryesisht në Malet e Rugovës.

    Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të cilat do të kenë tendencë shpërndarjeje dhe largimi. Pasdite parashihen edhe intervale kohore me diell sidomos orëve të vonshme të pasdites. Temperaturat pritet të lëvizin nga 0 deri në 7 Gradë Celsius në Rrafshin e Kosovës, kurse në pjesë të Dukagjinit maksimalja pritet të shkojë deri në 10 gradë Celsius.

    Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi e hëna sjellë mot me vranësira e intervale kohore me diell. Shumë më shumë rreze diellore do të ketë në territorin e Shqipërisë dhe jug të Malit të Zi.

    Atmosfera do të stabilizohet në tërë rajonin e më në fund edhe në Kosovë.

    Nga e marta na pret mot kryesisht stabil dhe me rritje progresive të temperaturave. Mëngjeset do të jenë të ftohta vende-vende me ngrica dhe mjegull dhe temperatura lokalisht deri në -2 gradë Celsius. Në disa zona mjegulla mund të qëndrojë më gjatë gjatë ditës dhe aty ku qëndron mjegulla temperaturat ditore nuk mund të rriten.

    Në viset ku nuk do të ketë mjegull temperaturat ditore do të shkojnë mbi 10 gradë Celsius.

  • Aeroplani nga Prishtina del nga pista në Stamboll, ambasada e Kosovës jep detaje

    Aeroplani nga Prishtina del nga pista në Stamboll, ambasada e Kosovës jep detaje

    Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi ka njoftuar se një incident ajror ka ndodhur sot në Aeroportin “Sabiha Gökçen” në Stamboll, ku një aeroplan i operuar nga kompania AJet, i tipit Boeing 737-800, ka dalë nga rruga e taksimit menjëherë pas aterrimit.

    Avioni që realizoi fluturimin Prishtinë–Stamboll, me numër TKJ76Q / VF102, pas prekjes së pistës ka devijuar nga rruga e taksimit dhe është ndalur në skajin e pistës.

    Sipas informacioneve zyrtare, të gjithë pasagjerët janë evakuuar në mënyrë të sigurt, duke zbritur përmes shkallëve të jashtme, pa pasur nevojë për përdorimin e rrëshqitësve emergjentë. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa udhëtarët kanë vazhduar rrugëtimin e tyre nga aeroporti drejt destinacioneve përkatëse.

    Në një deklaratë të saj, kompania AJet ka konfirmuar se aeroplani ka kryer një aterrim të rregullt, por gjatë lëvizjes në rrugën e taksimit ka dalë në terren të butë për shkak të reshjeve të dendura të shiut që kanë prekur zonën.

    Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi ka bërë thirrje që në rast nevoje qytetarët të kontaktojnë për ndihmë:

    📌 Ambasada e Republikës së Kosovës – Ankara
    📞 +90 542 711 80 99
    ✉️ [email protected]

    📌 Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës – Stamboll
    📞 +90 531 105 63 91
    ✉️ [email protected]

  • Rufki Suma e konfirmon: Do të jem kandidat për deputet në listën e Vetëvendosjes

    Rufki Suma e konfirmon: Do të jem kandidat për deputet në listën e Vetëvendosjes

    Ish- kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma do të jetë kandidat për deputet në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.

    Këtë e ka konfirmuar vet Suma.

    “Po”, ka thënë shkurt Suma për Reporteri kur është pyetur nëse do të jetë në listën e VV-së për deputet.

    Kujtojmë se Suma ishte mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Hanit të Elezit edhe në zgjedhjet lokale të këtij viti.

    Suma ka udhëhequr dy mandate si kryetar i pavarur i Hanit të Elezit, duke u bërë personi i parë që fiton në një komunë si i pavarur.

  • Limaj: NISMA garon me 110 kandidatë, nëse jemi në parlament i bashkohemi PDK’së, në këtë fazë bashkimi u pengua

    Limaj: NISMA garon me 110 kandidatë, nëse jemi në parlament i bashkohemi PDK’së, në këtë fazë bashkimi u pengua

    Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, konfirmoi se partia e tij garon në zgjedhjet e 28 Dhjetorit me 110 kandidatë.

    “Nisma garon në zgjedhje me 110 burra e gra, familjarë të dëshmorëve, veteranë, intelektualë. Gra e burra që e kanë një synim, jemi rreshtuar për t’ia dhënë një mundësi ndryshimi Kosovës qeverisjes dhe bashkimit të madh”, tha Limaj para mediave.

    Nëse Nisma do të jetë në Parlament, “do të jemi bashkë me shokë e shoqe me Partinë Denokratike të Kosovës, siç e keni kërkuar”, tha Limaj tutje

    Ai shtoi se në këtë fazë “bashkimi u pamundësua”, duke theksuar se në Parlamenat askush s’do të mund t’i ndalë.

  • Nuk u përfshi në listën e LDK’së, reagon Agim Veliu: Dikush po trembet nga fuqia ime elektorale

    Nuk u përfshi në listën e LDK’së, reagon Agim Veliu: Dikush po trembet nga fuqia ime elektorale

    Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, ka reaguar pasi që s’është përfshirë në listën zgjedhore të këtij subjekti politik.

    Veliu me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se po e sheh një “padrejtësi të pashembullt” në LDK.

    “Përjashtimi im nga lista e kandidatëve nuk është vendim politik ! Është manovër e ulët, e mbështjellë me frikë dhe kalkulime të vogla të individëve që e kanë harruar kush e ka mbajtur Lidhjen Demokratike të Kosovës fituese për vite me radhë”, ka deklaruar Veliu.

    “Unë nuk jam bërë barrë për askënd, por duket se dikush është trembur nga fuqia ime elektorale dhe integriteti që e kam dëshmuar me punë e me votë, e jo me pazaret e zyrave të mbyllura! Ky vendim nuk më nëpërkëmb mua por fyen drejtpërdrejt votuesin që gjithmonë më ka mbështetur”, vijon shkrimi i tij.

    “Le ta dinë të gjithë: nuk do të hesht, nuk do të tërhiqem dhe nuk do të lejoj që intrigat e disa zyrtarëve të frikësuar e pa integritet ta zhbëjnë punën time shumëvjeçare. Transparenca dhe drejtësia do të kërkohen deri në fund. Ky është vetëm fillimi”, përmbyll shkrimin Veliu.

  • LDK publikon listën e kandidatëve për deputetë

    LDK publikon listën e kandidatëve për deputetë

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se kjo është lista e të ardhmes me njerëz të dëshmuar.

    “Kjo është lista e të ardhmes sonë. Një kombinim i njerëzve të dëshmuar në profesionet e tyre, aktivistëve të palodhur të LDK-së, gjeneratës së re që kërkon hapësirë e përgjegjësi, dhe figurave që kanë ndërtuar institucione, ekonomi, arsim e siguri. Çdo emër në këtë listë qëndron mbi vlera; integritet, besim dhe shërbim ndaj qytetarëve. Me këtë listë, Lidhja Demokratike e Kosovës nis rrugëtimin drejt më 28 dhjetorit për ta kthyer vendin në normalitet, për t’i rikthyer institucioneve stabilitetin, ekonomisë zhvillimin dhe qytetarëve dinjitetin. Shkojmë drejt fitores me qetësi, me dije, me përkushtim – dhe me besimin se populli i Kosovës do të zgjedhë shpresën”, ka shkruar Abdixhiku.

    Lista e plotë:

  • Lista e kandidatëve për deputetë nga AAK

    Lista e kandidatëve për deputetë nga AAK

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

    Kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova sot ka nevojë për njerëz që i qëndrojnë vendit në krah, në çdo rrethanë.

    Ai ka sqaruar së për një pjesë të renditjes së kandidatëve ka qenë kriter numri i votave nga zgjedhjet e fundit.

    “Kosova sot ka nevojë për njerëz që i qëndrojnë vendit në krah, në çdo rrethanë. Ashtu siç edhe qytetari i Kosovës ka nevojë për përfaqësues të guximshëm dhe të pakompromis në mbrojtje të interesit publik. Sa i përket radhitjes në listë, në bazë të vendimit të Këshillit Drejtues, 1/3 të kandidatëve u janë vendosur numrat duke pasur si kriter votën nga zgjedhjet e kaluara parlamentare, ndërsa për 2/3 te kandidatëve në listë është tërhequr shorti”, ka shkruar Haradinaj.

    Lista e plotë:

  • PDK publikon listën e kandidatëve për deputetë

    PDK publikon listën e kandidatëve për deputetë

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë.

    Kreu i kësaj partie Bedri Hamza, tha se është listë gjithëpërfshirëse me profesionistë të shumtë.

    “Listë gjithëpërfshirëse, me profesionistë të shumtë. Energji e re me mbi 50 kandidatë që garojnë për herë të parë dhe 37 gra që e forcojnë përfaqësimin. Një përbërje që reflekton përgjegjësi dhe përkushtim ndaj interesit qytetar dhe shtetëror. Jemi bashkë dhe të përkushtuar për ta çuar Kosovën përpara”, ka thënë ai.

    Lista e plotë:

  • Cilat ushqime duhet t’i shmangin personat me gurë në tëmth?

    Cilat ushqime duhet t’i shmangin personat me gurë në tëmth?

    Ushqimet e yndyrshme, produktet e përpunuara, erëzat dhe alkooli rrisin rrezikun e sulmeve dhe përkeqësojnë simptomat

    Guri në tëmth, përfaqëson depozita të forta që formohen në fshikëzën e tëmthit, një organ i vogël nën mëlçi që ruan tëmthin. Tëmthi ndihmon në tretjen e yndyrave dhe, kur përbërja e tij prishet për shkak të përqendrimit të rritur të kolesterolit, bilirubinës ose lëvizshmërisë së ulët të fshikëzës së tëmthit, ndodh formimi i gurëve.

    Edhe pse simptomat mund të ndryshojnë, duke përfshirë dhimbje në pjesën e sipërme të djathtë të barkut, të përziera, fryrje dhe çrregullime tretjeje, ushqimi luan rol kyç në parandalimin e përkeqësimit të gjendjes dhe shfaqjes së sulmeve të fshikëzës së tëmthit.

    Dieta e duhur te gurët në tëmth kryesisht nënkupton uljen e marrjes së ushqimeve që stimulojnë sekretim të shtuar të tëmthit, rrisin nivelin e kolesterolit në gjak ose e mbingarkojnë mëlçinë dhe pankreasin.

    1. Ushqimet e yndyrshme dhe të skuqurat
    Ushqimet me shumë yndyrë janë armiku më i madh për personat me gurë në tëmth. Këtu përfshihen:

    Mishrat e yndyrshëm: proshuta, salsiçet, mishrat e pjekur, viçi ose derri me shumë yndyrë.
    Ushqimet e skuqura: patate të skuqura, kore të skuqura.
    Ushqimi i shpejtë: hamburgerë, pica, krofne e të ngjashme.
    Pse duhet shmangur: Ushqimet e yndyrshme stimulojnë fshikëzën e tëmthit që të tkurret fuqishëm për të tretur yndyrën. Te personat me gurë në tëmth, këto kontraksione mund të shkaktojnë sulm tëmthi, i cili shfaqet me dhimbje të forta barku, të përziera, të vjella dhe madje temperaturë.

    2. Ushqimet e pasura me kolesterol
    Gurët në tëmth më së shpeshti formohen nga kolesteroli, prandaj ushqimet e pasura me të mund ta përkeqësojnë gjendjen:

    E verdha e vezës
    Djathërat dhe ajkat e yndyrshme
    Gjalpi dhe margarina me përmbajtje të lartë të yndyrave trans
    Pse duhet shmangur: Marrja e tepërt e kolesterolit rrit rrezikun e formimit të kristaleve në tëmth, duke çuar në rritjen e gurëve ekzistues dhe komplikime të mundshme.

    3. Ushqimet pikante dhe të djegës
    Ushqimet e djegës si specat djegës, salcat pikante, kerri dhe erëza të ngjashme mund ta përkeqësojnë gjendjen.

    Pse duhet shmangur: Ushqimi pikant mund të irritojë fshikëzën e tëmthit dhe të shkaktojë ngërçe, duke rritur rrezikun e sulmit tëmthor. Mund të shkaktojë gjithashtu urth dhe refluks te personat me çrregullime ekzistuese të tretjes.

    4. Pijet e gazuara dhe ato të ëmbëlsuara
    Lëngjet me sheqer të shtuar, pijet e gazuara, pijet energjike dhe pijet e ëmbla:

    Pse duhet shmangur: Sasia e madhe e sheqerit dhe ëmbëltuesve artificialë rrit nivelin e triglicerideve në gjak, çka kontribuon në prodhimin e kolesterolit në tëmth dhe rrit rrezikun e formimit të gurëve të rinj.

    5. Produktet e përpunuara dhe të rafinuara
    Buka e rafinuar, makaronat nga mielli i bardhë, brumërat me margarinë, ëmbëlsirat dhe biskotat industriale:

    Pse duhet shmangur: Këto produkte kanë pak fibra dhe janë të pasura me sheqer dhe yndyra trans. Mungesa e fibrave ngadalëson tretjen dhe vështirëson qarkullimin e tëmthit, ndërsa yndyrat trans e mbingarkojnë mëlçinë.

    6. Alkooli dhe pijet e gazuara me kafeinë
    Alkooli, sasi të mëdha kafeje dhe pijet energjike:

    Pse duhet shmangur: Alkooli irriton mëlçinë dhe rrit prodhimin e tëmthit, ndërsa teprica e kafeinës mund të stimulojë fshikëzën e tëmthit të tkurret duke shkaktuar dhimbje te personat me gurë.

    7. Teprica e produkteve të qumështit me shumë yndyrë

    Qumësht i plotë
    Ajka
    Djathëra të yndyrshëm
    Pse duhet shmangur: Yndyrat në këto produkte kërkojnë më shumë tëmth për t’u tretur; rritja e marrjes së tyre mund të nxisë sulme tëmthi.

    Personat me gurë në tëmth është më mirë t’i përmbahen një diete me pak yndyrë, me shumë fibra dhe me bollëk perimesh, frutash, drithërash integrale dhe mishi ose peshku të ligët. Pirja e bollshme e lëngjeve, kryesisht ujit, gjithashtu ndihmon në shëndetin e sistemit biliar.

    Shmangia e ushqimeve të pasura me yndyrë, kolesterol, erëza, produkte të përpunuara dhe alkool redukton rrezikun e sulmeve tëmthore dhe kontribuon në mbrojtjen e shëndetit të mëlçisë dhe fshikëzës së tëmthit.

    Për ata që tashmë kanë gurë në tëmth, konsultimi me një gastroenterolog ose nutricionist mund të ndihmojë në krijimin e një plani ushqimor të personalizuar që redukton simptomat dhe rrezikun e komplikimeve.