ATV

Author: K.B.

  • Lahuta shqiptare, zyrtarisht pjesë e UNESCO-s

    Lahuta shqiptare, zyrtarisht pjesë e UNESCO-s

    Instrumenti muzikor shqiptar Lahuta, është shpallur zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në listën e UNESCO-s, për mbrojtje urgjente.

    Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook.

    “ LAHUTA, PJESË E UNESCO-s

    Lahuta është shpallur zyrtarisht pasuri e trashëgimisë kulturore jomateriale në listën e UNESCO-s, për mbrojtje urgjente”, ka shkruar Rama.

  • Papa Leoni XIV pret Zelenskyn – Vatikani jep detaje

    Papa Leoni XIV pret Zelenskyn – Vatikani jep detaje

    Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky është pritur nga Papa Leoni XIV.

    Takimi presidentit me Papën u fokusua në situatën aktuale të luftës në Ukrainë, rëndësia e dialogut dhe arritja e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.

    Papa Leoni theksoi nevojën për nisma të vazhdueshme diplomatike për të arritur një zgjidhje paqësore të konfliktit ukrainas.

    Ai përmendi gjithashtu çështjen e të burgosurve të luftës dhe rëndësinë e sigurimit të kthimit të fëmijëve ukrainas në familjet e tyre.

  • Sulmi i “Ibër Lepencit”, koloneli i rekrutuar nga Serbia akuzohet për spiunazh

    Sulmi i “Ibër Lepencit”, koloneli i rekrutuar nga Serbia akuzohet për spiunazh

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se njëri nga të pandehurit në rastin e sulmit me eksploziv në kanalin “Ibër Lepenc”, J.V., akuzohet se ka vepruar si i rekrutuar i Shërbimit Informativ Ushtarak të Serbisë.

    Sipas aktakuzës, deri në momentin e arrestimit, J.V. ka pasur statusin e kolonelit të këtij shërbimi dhe dyshohet se ka ndihmuar strukturat e inteligjencës ushtarake serbe duke mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara.

    Prokuroria thekson se këto veprime janë kryer me qëllim që të përdoren në aktivitete të kundërligjshme në territorin e Kosovës.

    “Sipas aktakuzës, i pandehuri deri në momentin e arrestimit, në cilësinë e të rekrutuarit në Shërbimin Informativ Ushtarak të Serbisë, Kolonel, ka vepruar dhe e ka ndihmuar këtë shërbim, duke mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara me qëllim që të njëjtat ti përdor gjatë aktivitetit të tij të kundërligjshëm në territorin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Njëherësh i njëjti, akuzohet edhe për veprën penale “Spiunazhi”.

  • Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e dy të dyshuarve për vjedhje

    Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e dy të dyshuarve për vjedhje

    Policia rajonale e Ferizajt, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personave të dyshuar.

    Dyshohet se më 04.07.2025, rreth orës 19:30, në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime, në një qendër tregtare, personat e dyshuar kanë kryer veprën penale “Vjedhje”.

    Në njoftimin e policisë thuhet se deri tani, të dyshuarit nuk janë identifikuar. Prandaj, policia rajonale e Ferizajt kërkon ndihmën e qytetarëve që kushdo që ka informacione rreth identitetit apo vendndodhjes së tyre, të njoftojë:

    -stacionin më të afërt të policisë,

    -përmes aplikacionit digjital “Lajmëro policinë”,

    – ose në numrat kujdestarë: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

    Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.

  • Nga janari, 150 mijë punëtorë do të marrin edhe 75 euro me rritjen e pagës minimale

    Nga janari, 150 mijë punëtorë do të marrin edhe 75 euro me rritjen e pagës minimale

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nga muaji i ardhshëm paga minimale bruto do të bëhet 425 euro, nga 350 sa është tash.

    Ai ka thënë se para katër vite pagën minimale e ka gjetur 130\170 euro.

    Tutje, Kurti ka bërë të ditur se brenda mandatit të tij paga minimale po rritet për të tretën herë.

    “Nga muaji i ardhshëm paga minimale bëhet 425 euro bruto nga 350 euro sa është tash. Kurse nga 1 korriku fillon zbatimi i fazës së dytë ku paga minimale bëhet 500 euro, siç edhe e kemi paraparë me vendimin që kemi marrë si Qeveri. Rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat do të përfitojnë nga kjo rritje. Pagën minimale e gjetëm 130/170 euro, të pandryshuar për më shumë një dekadë, dhe brenda një mandati po e rrisim për të tretën here”, ka shkruar Kurti.

  • Aktakuzë për shpërthimin në “Ibër Lepenc” , njëri nga të pandehurit akuzohet edhe për spiunazh

    Aktakuzë për shpërthimin në “Ibër Lepenc” , njëri nga të pandehurit akuzohet edhe për spiunazh

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës pas një hetimi të zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtoria Kundër Terrorizmit, dhe me partnerët evropianë ka ngritur aktakuzë ndaj J.V., D.V., dhe I.D për veprat penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike” nga neni 122 lidhur me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Armëmbajtje pa leje”, dhe “Spiunazh”.

    Sipas aktakuzës, më 29.11.24 në fshatin Varagë, Komuna e Zubin Potokut, në pjesën e kanalit “Ibër Lepenc” , të pandehurit J.V dhe D.V, së bashku me disa persona të tjerë ende të panjohur, pas një marrëveshje paraprake, kanë vendosur eksploziv (rreth 20 kilogram të llojit Trinitrotoluene “TNT”) në brendësi të kanalit. J.V. dhe D.V., akuzohen se lëndën shpërthyese e kanë aktivizuar përmes një çante të cilën e kishin lidhur me litar në një shtyllë betoni, ku si pasojë është dëmtuar rëndë struktura e betonit të kanalit, “Ibër Lepenc”, është shkaktuar ndërprerje e furnizimit me ujë të pijshëm, është rrezikuar prodhimi i energjisë elektrike, dhe ndërmarrjes “Ibër Lepenc”, i është shkaktuar dëm në vlerë prej 376,774.70 eurosh.

    Sipas aktakuzës, me këto veprime, të pandehurit J.V. dhe D.V., kanë kryer veprën penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve publike” nga neni 122 në lidhje me “Kryerjen e veprës terroriste” .

    Dy të pandehurit akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje, së bashku edhe me të akuzuarin tjetër I.D.Ndërsa, i padnehuri J.V, akuzohet edhe për veprën penale “Spiunazhi”.Sipas aktakuzës, i pandehuri deri në momentin e arrestimit, në cilësinë e të rekrutuarit në Shërbimin Informativ Ushtarak të Serbisë, Kolonel, ka vepruar dhe e ka ndihmuar këtë shërbim, duke mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara me qëllim që të njëjtat ti përdor gjatë aktivitetit të tij të kundërligjshëm në territorin e Kosovës.

  • Bashkim Ramosaj betohet për mandatin e tretë si kryetar i Deçanit

    Bashkim Ramosaj betohet për mandatin e tretë si kryetar i Deçanit

    Bashkim Ramosaj është betuar sot si kryetar i Deçanit në mandatin e tretë për ta udhëhequr këtë komunë.

    Në seacën konstituive të Kuvendit Komunal të Deçanit u betuan edhe asamblistët e rinj.

    Në fjalimin e tij pas betimit, Ramosaj premtoi qeverisje të drejtë, transparente dhe me llogaridhënie për qytetarët e Deçanit.

    “Qytetarë të nderuar, duke qenë përjetësisht mirënjohës për besimin tuaj do të jem shërbëtor i përulur në funksion të qëllimeve dhe synimeve tona të përbashkëta. Si kryetar i komunës, si qytetar i këtij vendi, do të vazhdojë të flasë me punë, sepse ky ishte edhe slogani ynë, slogani i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe në këtë pjesë nuk do të bëjmë kompromis, do të vazhdojmë me përkushtim të punojmë për zotimet tashmë të deklaruara për çdo sektor të jetës. Për arsimin, shëndetësinë, mirëqenien, infrastrukturën, zhvillimin ekonomik e turizmin, kulturën, rininë, sportin, trashëgiminë e kështu me radhë”, ka theksuar mes tjerash ai.

  • Pacienti që iku nga Enti Special në Shtime, konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë publike

    Pacienti që iku nga Enti Special në Shtime, konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë publike

    Një pacient është larguar pa autorizim të hënën nga Qendra për Integrim dhe Rehabilitim Social e Komuniteteve të Pasigurta (QIRSKP), ndërsa Policia e Ferizajt ka bërë të ditur se i njëjti konsiderohet i rrezikshëm sigurinë publike.

    Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka njoftuar se personi, ka probleme psiqike dhe aktualisht është shpallur në kërkim.

    Sipas Policisë, largimi i pacientit është raportuar rreth orës 12:30, ndërsa deri më tani nuk ka informacione për vendndodhjen e tij.

    “Jemi njoftuar se pacienti m/sh/k prej orës 12:30 nuk është në Q.I.R.S.K.P. Vlen të ceket se i njëjti nuk është recidivist i ikjeve nga enti. Personi vërehet në pamje fizike që është me të meta dhe po ashtu me njërën këmbë çalon, ndërsa i gjatë është rreth 170 centimetra”, ka deklaruar Veseli.

  • 5 ide si të dekoroni shtëpinë për Krishtlindje!

    5 ide si të dekoroni shtëpinë për Krishtlindje!

    #1 Kurora e jashtme, madje edhe vetë, e bërë vetë.

    Mund të zgjidhni një kurorë të trashë dhe ta dekoroni me fjongo dhe manaferra të kuqe, ose të varni një kurorë minimaliste me drita LED. Për një moment ndarjeje me familjen, ose ndoshta me miqtë, bëni vetë kurorën tuaj, duke blerë bazën dhe dekorimet.

    #2 Hyrja, e ngrohtë dhe mikpritëse

    Këshilla jonë është të krijoni një atmosferë intime me drita dhe llamba përrallash. Mund t’i vendosni përgjatë shkallëve, ose ndoshta rreth pasqyrës që varet në mur. Qirinjtë, vazot dhe dekorimet e Krishtlindjeve në rafte janë të rëndësishme.

    #3 Dhoma e ndenjes, nga divani deri te këndi i veçantë

    Mund të vendosni disa qirinj për të krijuar atmosferën e duhur. Gjithashtu janë në dispozicion mbulesa dhe jastëkë për Krishtlindje, perfektë për pasditet me shi të dhjetorit.

    #4 Pema e Krishtlindjeve, pikërisht ashtu siç e dëshironi

    Këshilla jonë është të zgjidhni një stil – i cili mund të jetë thelbësor dhe minimalist ose i pasur dhe maksimalist – dhe ta mbani atë të qëndrueshëm, në mënyrë që zbukurimet, dritat dhe dekorimet të bashkëveprojnë në mënyrë harmonike.

    #5 Kuzhina dhe sekretet “e shijshme” për t’u zbuluar

    Një komplet pjatash Krishtlindjesh, ndoshta të kombinuara me gota elegante ose flauta shampanje, e transformon çdo moment në diçka të veçantë. Shtimi i fjongove të kuqe, kartave argëtuese të vendeve ose detajeve festive i jep shtëpisë një prekje personale, duke zbuluar dashurinë që fshihet pas saj.

  • Gruaja e Macron kapet ‘mat’ duke fyer aktivistet feministe

    Gruaja e Macron kapet ‘mat’ duke fyer aktivistet feministe

    Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron, është vënë në qendër të kritikave për shkak të një videoje virale ku ajo përdor një fyerje kundër aktivisteve feministe që ndërprenë shfaqjen e një aktori-komedian të akuzuar më parë për përdhunim, duke i quajtur ato ”sales connes ” “k….. budallaqe”.

    Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron, u kritikua pasi u filmua duke i quajtur protestueset feministe “kurva të ndyra” para se të niste shfaqja nga komediani Ary Abittan, i cili më parë është akuzuar për përdhunim.

    Macron i bëri këto komente të dielën pas skenës së teatrit Folies Bergère në Paris, ku kishte shkuar me vajzën e saj Tiphaine Auzière për të parë shfaqjen e Abittan.

    Në një video të publikuar të hënën nga revista franceze Public, Abittan i tha Macron se ishte “i frikësuar” pas protestave të natës së kaluar. Ajo u përgjigj duke qeshur: “Nëse ka ndonjë kurvë të ndyrë, do t’i nxjerrim jashtë.”

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Le Média (@lemedia_tv)

    Të shtunën, aktivistet feministe nga kolektivi #NousToutes ndërprenë performancën e Abittan, duke veshur maska me fytyrën e tij të shkruar “përdhunues” dhe duke brohoritur “Abittan përdhunues”.

    Abittan u akuzua për përdhunim në fund të vitit 2021 nga një grua me të cilën ai kishte qenë në një lidhje. Pas një hetimi tre-vjeçar, prokurorët e pushuan çështjen dhe një gjykatë apeli e mbështeti atë vendim në janar. Kthimi i tij në performancë është kundërshtuar nga grupet feministe.

    Videoja e komenteve të Macron shkaktoi reagime të gjera.

    Aktorja franceze Judith Godrèche shkroi në Instagram: “Edhe unë jam një kurvë e ndyrë. Dhe i mbështes të gjithë të tjerët.”

    Manon Aubry, një eurodeputete nga partia radikale e majtë La France Insoumise, shkroi në mediat sociale: “Ne filluam me të drejtat e grave si ‘kauza e madhe e mandatit pesëvjeçar’, kjo përfundon duke i fyer ato.”

    Marine Tondelier, udhëheqëse e partisë së të Gjelbërve, i quajti komentet “rëndë fyese” në një intervistë me BFM-TV. “Një Zonjë e Parë nuk duhet ta thotë këtë”, shtoi ajo.

    Zyra e Macron tha se shkëmbimi i deklaratave “duhet të shihet vetëm si një kritikë ndaj metodës radikale” të përdorur nga protestueset feministe.