ATV

Author: K.B.

  • 100 euro për fëmijët dhe pensionistët, Murati njofton ekzekutimin e pagesave

    100 euro për fëmijët dhe pensionistët, Murati njofton ekzekutimin e pagesave

    Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati, ka njoftuar se është ekzekutuar pagesa e shtesës së njëhershme prej 100 eurosh.

    Përmes një postimi në facebook, Murati ka bërë të ditur se transferimi është realizuar për fëmijët e moshës 0–16 vjeç, si dhe për përfituesit e pensioneve bazike dhe kontributive, kategoritë e luftës, personat me aftësi të kufizuara dhe skemat tjera përfituese, sipas kritereve të përcaktuara me vendim të Qeverisë.

    “Ashtu siç kishte njoftuar Kryeministri Kurti javën që shkoi, sot kemi bërë transferimin e shtesës së njëhershme prej 100 eurove për fëmijët 0-16 vjeç, si dhe për përfituesit e pensioneve bazike, kontributive, kategoritë e luftës, aftësive të kufizuara, dhe skemave tjera sipas kritereve të përcaktuara në vendim.Varësisht nga banka ku përfituesit kanë llogarinë, në orët në vijim do të pranojnë edhe mjetet e transferuara”, ka shkruar Murati.

  • Këto nuanca të flokëve kafe do të jenë më të kërkuarat në 2026

    Këto nuanca të flokëve kafe do të jenë më të kërkuarat në 2026

    Viti 2026 i jep kafesë statusin e ngjyrës kryesore: natyrale, e sofistikuar dhe e ndërtuar për të theksuar shëndetin dhe teksturën e flokëve

    Kafeja rikthehet fuqishëm, por jo si zgjedhje e sigurt për ata që nuk duan të bien në sy. Ajo shfaqet si një ngjyrë që sjell thellësi, shkëlqim dhe nuanca që duken luksoze edhe kur janë krejtësisht natyrale.

    Pas vitesh eksperimentimesh, filtrash dhe toneve që tërheqin vëmendjen me zhurmë, trendet e reja kthehen te qetësia, natyralja dhe shëndeti i flokëve.

    Kafeja nuk qëndron më në hije të ngjyrave të tjera, ajo merr rolin kryesor, por vetëm kur është e pasur, e ndërtuar në shtresa dhe vizualisht “e prekshme”. Frymëzimi vjen nga gastronomia, teksturat natyrore dhe ideja se flokët duhet të duken së pari të shëndetshëm, pastaj trendi, transmeton Telegrafi.

    Espreso kafe

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Zascha Hair (@zaschahair)

    Nuanca më e errët e sezonit është espreso kafe, pothuajse e zezë, që kujton çokollatën e hidhur me përmbajtje të lartë kakaoje. Kjo ngjyrë luan me shkëlqimin dhe sipërfaqen e lëmuar, ndërsa një nënton i ngrohtë, shumë i lehtë, parandalon pamjen e shuar të flokëve. Është ideale për gra që preferojnë minimalizmin, linjat e pastra dhe frizurat që duken po aq të fuqishme si në flokë të drejtë, ashtu edhe në onde të buta. Luksi i saj shfaqet plotësisht vetëm kur flokët janë të ushqyer dhe me shkëlqim.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Comelyhubsalon (@comelyhubsalon)

    Nëse ka një nuancë që pritet të dominojë sallonet në vitin 2026, ajo është moka kafe. Është mesatarisht e errët, por shumë e pasur, me një nënton të butë qumështi që zbut tiparet e fytyrës. Moka është zgjedhje falënderuese sepse i përshtatet pothuajse çdo ngjyre lëkure dhe lejon lojë delikate me fije të holla që duken vetëm në dritë. Ideale për ata që duan ndryshim pa angazhimin e shpeshtë te parukieri, pasi rritja e rrënjëve duket natyrale dhe diskrete.

    Kapuçino

    Nuancat e çelëta kafe më në fund dalin nga zona “as këtu, as atje”. Kapuçino kafe sjell tone bezhë dhe paksa të arta, pa atë verdhëzën tipike që shpesh i tremb brunet. Kujton shkumën e një kapuçinoje të mirë: e butë, elegante dhe shumë e rafinuar. Duket veçanërisht bukur në frizura me shtresa, sepse thekson lëvizjen dhe teksturën e flokëve, duke i dhënë fytyrës freski pa kontraste të forta.

    Kafe me refleks të kuq-vjollcë

    Kjo nuancë mbështetet në një bazë të thellë kafe, e pasuruar me refleks shumë delikat të kuqërremtë, si qershia e pjekur. Efekti nuk është gjithmonë i dukshëm; zbulohet në lëvizje dhe në dritë natyrale. Cherry velvet nuk synon të duket e kuqe, por e pasur dhe shumëdimensionale, pothuajse si kadife. Funksionon shkëlqyeshëm për brune që duan ngrohtësi dhe karakter, pa efektin klasik bakri, duke i dhënë fytyrës gjallëri dhe thellësi pa kontraste agresive.

  • Sali Berisha: Zgjedhjet në Kosovë shembull i demokracisë dhe frymëzim për Shqipërinë

    Sali Berisha: Zgjedhjet në Kosovë shembull i demokracisë dhe frymëzim për Shqipërinë

    Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka vlerësuar Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor 2025 në Kosovë, duke i cilësuar ato si një sukses të rëndësishëm demokratik dhe një shembull frymëzues për Shqipërinë.

    Në një reagim publik, Berisha theksoi se procesi zgjedhor në Kosovë, përfshirë fushatën, administrimin e votës, procedurat e votimit dhe garën e lirë politike, dëshmoi funksionimin e një demokracie në zhvillim dhe respektimin e vullnetit qytetarë.

    Ai përgëzoi qytetarët e Kosovës, institucionet shtetërore dhe organet përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve, si dhe subjektet politike për pjesëmarrjen dhe qasjen e tyre gjatë procesit zgjedhor, duke vlerësuar respektimin e rezultatit përfundimtar.

    Berisha po ashtu uroi kryeministrin Albin Kurti për fitoren në zgjedhje, duke e cilësuar rezultatin si shprehje të qartë të vullnetit të sovranit. Ai përmendi edhe partitë e tjera politike, duke i përgëzuar për, siç u shpreh, qëndrimet dinjitoze gjatë fushatës dhe pranimin e verdiktit të qytetarëve.

    Në përmbyllje të reagimit të tij, kreu i PD-së e cilësoi Kosovën si krenari të shqiptarëve dhe theksoi se zgjedhjet e 28 dhjetorit përfaqësojnë një arritje të rëndësishme për konsolidimin e rendit demokratik në vend.

  • Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin

    Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin

    Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve, duke iu drejtuar votuesve dhe strukturave të partisë me një mesazh kritik dhe reflektues.

    Përmes një postimi në facebook, Bajrami ka ironizuar fitoren e VV-së, duke theksuar se zgjedhjet janë fituar pa asnjë sukses për pesë qeverisje, në një kohë kur vendi është përballur me korrupsion të lartë, zyrtarë nën aktakuza, masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian, përkeqësim të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nepotizëm institucional, shkelje të Kushtetutës, inflacion dyshifror dhe probleme serioze në sektorin e energjisë.

    “Sepse t’i fitosh zgjedhjet pa asnjë sukses për pesë qeverisje, me njerëz nën aktakuza, me korrupsion enorm, nën masa ndëshkuese të BE-së, me degradim të raporteve me SHBA-të, me kapje dhe nepotizëm në çdo institucion, me shkelje serike të Kushtetutës, me inflacion dyshifror dhe me mafi energjetike vërtet është “sukses i madh”. Po, votuesit tanë kokën lart. Ne të tjerët gishtin në kokë. Sepse kjo është koha për të dhënë përgjegjësi dhe për të marrë përgjegjësi”, ka shkruar Bajrami.

    Ajo u ka kërkuar falje votuesve dhe strukturave të LDK-së për, siç e ka quajtur, dëshpërimin, duke i falënderuar njëkohësisht për besimin dhe përkushtimin ndaj partisë. Sipas saj, janë pikërisht votuesit ata që e mbajnë LDK-në gjallë e të fortë.

  • Për herë të parë garon për deputete të LDK-së, kaq vota deri tani ka marrë Adelina Thaçi

    Për herë të parë garon për deputete të LDK-së, kaq vota deri tani ka marrë Adelina Thaçi

    Deri tani në KQZ janë procesuar vetëm 7.35% të votave të numëruara të kandidatëve për deputet.

    Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Adelina Thaçi-Meta deri tani ka marrë 997 vota.

    Thaçi-Meta në zgjedhjet e 28 dhjetorit për herë të parë u paraqit si kandidate për deputete nga LDK-ja.

    Pesëshja e parë e LDK-së.

    1LUMIR ABDIXHIKU 5,052 Vota
    2. HYKMETE BAJRAMI3,197 Vota
    3. UKË RUGOVA 2,759 Vota
    4. DOARSA KICA XHELILI 2,482 Vota
    5. AVDULLAH HOTI
    6. 2,459 Vota

  • A e dini ku mund të gjenden shenjat “jeshile” dhe cili është funksioni i tyre?

    A e dini ku mund të gjenden shenjat “jeshile” dhe cili është funksioni i tyre?

    Shenjat e kufizimit të shpejtësisë kanë një kornizë të kuqe, por a e dini që ekzistojnë edhe ato me kornizë të gjelbër?!

    Ato përdoren në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar, dhe tani Franca dhe Spanja po mendojnë për një program pilot ku këto shenja do të vendosen në pjesë të caktuara të rrugëve.

    Thjeshtuar, nëse shenjat kuqe-e-bardhë janë të detyrueshme dhe tregojnë kufizimin e shpejtësisë, shenjat jeshile-e-bardhë janë vetëm këshilluese.

    Qëllimi i tyre është të rekomandojnë shpejtësinë e duhur në rrugën ku janë vendosur.

    Megjithatë, të udhëtosh mbi atë shpejtësi nuk nënkupton gjobë.

    Në disa ligje madje përdoret shprehja “Kufizim shpejtësie këshillues”, që tregon qartë se kjo shpejtësi nuk është e detyrueshme, por vetëm e rekomanduar.

  • Fjala s’i mori as 850 vota, Kelmendi nuk zmbrapset: Rruga jonë s’do të ndalet

    Fjala s’i mori as 850 vota, Kelmendi nuk zmbrapset: Rruga jonë s’do të ndalet

    Partia Fjala e Gëzim Kelmendit edhe këtë herë e provoi, por nuk arriti ta kalojë pragun për t’u futur në Kuvendin e Kosovës.

    Në rezultatet e KQZ-së del se ky subjekt ka marrë 0,10 për qind apo 842 vota.

    Megjithatë në një postim në Facebook, kreu i këtij subjekti politik megjithatë u shpreh i bindur se do të vazhdojnë rrugën e tyre.

    “Rruga jonë nuk do të ndalet.

    Me lejen e ZOTIT ne do të vazhdojmë të vendosur në këtë rrugë, ta mbrojmë interesin e përgjithshëm dhe jo interesin përsonal.

  • Osmani paralajmëron kandidim për mandat të dytë presidencial

    Osmani paralajmëron kandidim për mandat të dytë presidencial

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se synon të kandidojë sërish për postin e presidentes së vendit.

    Ajo e ka konfirmuar këtë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, duke theksuar se pret fillimisht formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve.

    Osmani ka paralajmëruar se në periudhën në vijim do të zhvillojë bisedime me akterë të ndryshëm politikë për të siguruar mbështetjen e nevojshme për kandidaturën e saj.

    Ajo ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin e saj politik edhe në rast se nuk zgjidhet presidente për një mandat të dytë, duke nënvizuar se mbetet e përkushtuar ndaj shërbimit publik dhe interesave të shtetit.

    Në intervistë, presidentja ka komentuar edhe raportet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, politikën e jashtme të Kosovës, marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën administratën e presidentit Donald Trump, si dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Osmani ka folur gjithashtu për zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve, duke theksuar rëndësinë e respektimit të tyre për stabilitetin rajonal dhe avancimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

  • Rezultatet në KQZ, kaq vota i ka marrë Edona Llalloshi deri tani

    Rezultatet në KQZ, kaq vota i ka marrë Edona Llalloshi deri tani

    Në KQZ deri tani janë procesuar 6.22% nga numërimi i votave të kandidatëve për deputet.

    Aktualisht, këngëtarja Edona Llalloshi ka marrë një mijë e 916 vota.

    Llalloshi madje gjatë fushatës këngën e njohur “Si zog shqipe”, e përshtati si dedikim për Kryetarin e partisë, Albin Kurtin.

    1. ALBIN KURTI 20,392 Vota
    2. GLAUK KONJUFCA 15,786 Vota
    3. HEKURAN MURATI 8,327 Vota
    4. ALBULENA HAXHIU 8,155 Vota
    5. DONIKA GËRVALLA- SCHWARZ 7,295 Vota

  • Guvernatori i Bankës Qendrore: Presim që viti të mbyllet me rritje prej 3.9 për qind

    Guvernatori i Bankës Qendrore: Presim që viti të mbyllet me rritje prej 3.9 për qind

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ka bërë të ditur se ekonomia e Kosovës pritet të mbyllë vitin me rritje prej 3.9 për qind, ndërsa inflacioni pritet të jetë rreth 3.8 për qind.

    Sa i përket inflacionit, ai ka thënë se zbutja pritet të vazhdojë në vitin 2026, kur inflacioni parashikohet të jetë rreth 3.4 për qind, ndërsa ka deklaruar se rritja e çmimeve këtë vit është nxitur kryesisht nga ushqimi, në përputhje me trendet rajonale dhe evropiane.

    Në një konferencë për media, Ismaili ka thënë se për vitin 2026 parashikohet që rritja ekonomike të arrijë në 4.1 për qind, e mbështetur kryesisht nga konsumi privat.

    “Sa i përket indikatorëve makroekonomikë të vendit, ne presim që viti të mbyllet me rritje prej 3.9 për qind. Këto janë projeksione që dalin nga departamenti ynë për analiza financiare dhe stabilitet. Ky është në linjë me aktivitetin ekonomik që deri në gjysmën e parë të këtij viti u rrit me 3.8 për qind. Ne parashikojmë që vitin 2026 rritja ekonomike të shkojë në 4.1 për qind, që është e mbështetur nga konsumi privat… Sigurisht, rreziqet dhe pasiguritë mbeten, ato kanë të bëjnë me faktorët e brendshëm që karakterizojnë sistemin tonë ekonomik dhe politik. Po ashtu, edhe nga rreziqet e jashtme dhe tensionet e tjera gjeopolitike, si dhe rritja e ngadaltë e eurozonës. Duke qenë një ekonomi e varur nga importi dhe gjithashtu e varur nga bashkëpunimi me BE-në, kjo është evidente se do të ketë ndikim”, ka thënë Ismaili.

    Ndërsa ka shtuar se inflacioni këtë vit pritet të mbyllet me 3.8 për qind, duke theksuar se pritet të zbutet në 3.4 për qind për vitin e ardhshëm.

    “Sa i përket inflacionit, sipas të dhënave deri në muajin tetor, inflacioni në Kosovë ishte 3.6 për qind, ndërsa pritet që të mbyllet viti me rreth 3.8 për qind. Ndërsa, për vitin 2026 ne presim që inflacioni të zbutet në 3.4 për qind. Rritja e inflacionit ka qenë kryesisht nga rritja e çmimeve të ushqimit, ka qenë gjithashtu në linjë me dinamikat rajonale dhe evropiane”, tha ai.

    Në aspektin e bilancit të pagesave, Ismaili ka bërë të ditur se deficiti është zgjeruar nga 5 për qind në 7 për qind të GDP-së.

    “Shihet që vitin 2025 ka pasur një zgjerim të bilancit në kuptimin e deficitit nga 5 për qind e GDP-së në 7 për qind e GDP-së. Eksporti i mallrave, shihet që ka pasur një ngadalësim në vitin e fundit në krahasim me dy vitet e mëparshme. Ndërsa importi ka vazhduar një ritëm të rritjes. Një sektor që është duke performuar mirë është eksporti i shërbimeve, ku shihet që rritja është dyshifrore, mes 13 ose 14 për qind rritje në vit. Kurse importi i shërbimeve e ka trend rënës, pra kjo është një prej elementeve shumë të rëndësishëm sepse ndërlidhet me kapitalin njerëzor, intelektual që ka vendi, dhe me mundësitë që të rinjtë dhe të rejat të ofrojnë shërbimet e tyre dhe kjo është që po ndikon në bilancin e pagesave”, ka thënë ai.

    Ai ka folur edhe për shtrirjen e institucioneve financiare në katër komunat veriore të vendit.

    “Këtu paraqitet sa ka qenë prezenca dhe sa është sot tek institucionet financiare në katër komunat veriore të vendit. Nga katër banka sot janë 12 banka, 12 degë bankare prezente, që janë trefish. Nga dy mikrofinanca në tre, nga një kompani të sigurimit në katër, nga 10 jo-banka në 31, me një fjalë numri nga 17 ka kaluar në 30”, nënvizoi Ismaili.

    Ndërsa ka bërë të ditur se kreditë janë rritur rreth 15 për qind.

    “Kreditë janë rritur rreth 15 për qind në raport me një vit përpara. Në përgjithësi ka arritur në 6.5 miliardë. Nëse krahasojmë me pesë vitet e mëparshme ishte 3.2 apo 3.3 miliardë, pra dyfishim i kredive”, u shpreh Ismaili.

    Banka Qendrore ka ndarë poashtu çmimet në dy kategori, “Shkrimi dhe raportimi në gazetari për sektorin financiar” dhe “Ekonomisti i ri”. Ky aktivitet sipas BQK-së synon të nxisë raportimin cilësor për ekonominë dhe të mbështesë zhvillimin e të rinjve në fushën e ekonomisë dhe financave.