ATV

Author: G.O.

  • Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 32 gradë

    Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 32 gradë

    Sot në Kosovë pritet të kemi mot me diell dhe mjaft të nxehtë. Temperaturat do të shënojnë rritje, por mëngjesi do të jetë dukshëm i freskët.

    Minimalja rreth 12 gradë C, kurse Maksimalja deri në 32 gradë Celsius.

    Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta lokale.

    Temperaturat do të shënojnë rritje edhe në ato zona që u freskuan nga fronti i ftohtë, por mëngjesi do të jetë i freskët në viset kontinentale.

  • “Kërkohet ndërhyrja me helikopter” – Si dyshohet se humbi jetën alpinisti kosovar në Valbonë?

    “Kërkohet ndërhyrja me helikopter” – Si dyshohet se humbi jetën alpinisti kosovar në Valbonë?

    Një qytetar nga Kosova dyshohet se ka humbur jetën në vendin e quajtur “Maja e Thatë” në Valbonë.

    Ai dyshohet se ra në greminë ga një lartësi për shkak të terrenit të thepisur malor.

    Në ndihmë u ka dalë edhe Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.

    Për shkak të terrenit të thepisur malor është kërkuar ndërhyrja me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes, për të lokalizuar dhe nxjerrë trupin e pajetë të shtetasit kosovar nga zona ku ka rënë.

    Ndryshe nga SHKSHM ende nuk ka ndonjë informacione të ri nëse trupi i viktimës është tërhequr nga gremina ku dyshohet se ka rënë alpinisti kosovar.

  • Kurti për sportistët kosovarë në Lojërat Olimpike: Para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë

    Kurti për sportistët kosovarë në Lojërat Olimpike: Para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka shprehur edhe një herë përkrahjen e tij ndaj ekipit olimpik të Kosovës që do të jetë pjesë e Lojërave Olimpike “Parisi 2024”.

    Ai ka shpërndarë një video në rrjetin social “Instagram”, duke thënë se e gjithë bota i kishte sytë kah Kosova në momentet e parakalimit të ekipit olimpik mbi lumin Sena në Paris.

    “Mespërmes lumit Sena, para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë – Nëntë sportistëve tanë, u urojmë shumë suksese e fat në disiplinat e tyre”, thuhet në postimin e kryeministrit Kurti.

    Kosova nesër e nis aventurën në Olimpiadë me paraqitjen e boksieres, Donjeta Sadikut.

  • Gjenden mbetje mortore në Podujevë, Haxhiu: Dyshohet të jenë të një individi të zhdukur gjatë luftës

    Gjenden mbetje mortore në Podujevë, Haxhiu: Dyshohet të jenë të një individi të zhdukur gjatë luftës

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se janë zbuluar mbetje mortore në varrezat afër Tjegullores në Podujevë.

    Në një postim në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka deklaruar se mbetjet dyshohet se i përkasin një individi që mund të jetë në listën e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

    “Sot, në varrezat afër Tjegullores në Podujevë, ekipet mjeko ligjore nga IML, me mbështetje nga EULEX, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KQPZH, kanë arritur të lokalizojnë mbetjet mortore të një individi që dyshohet të jetë nga lista e personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit. Gërmimet janë duke vazhduar ende në kërkim edhe të individëve të tjerë”, shkroi ajo.

    Ministrja Haxhiu ka theksuar se kërkimet do të vazhdojnë për të ndihmuar në zbulimin e të gjitha mbetjeve mortore dhe për të siguruar identifikimin e saktë të të gjithë personave të zhdukur nga lufta.

  • Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve se ndihmuan një tjetër në rrëmbimin e një të mituri

    Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve se ndihmuan një tjetër në rrëmbimin e një të mituri

    Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurve L.C., dhe E.R., të cilët dyshohen se ndihmuan një të pandehur tjetër në rrëmbimin e një të mituri.

    Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se dy të pandehurit dyshohen se më 20 korrik ndihmuan të pandehurin e tretë (i cili gjendet në arrati), për rrëmbimin e të miturit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    “Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit L.C. dhe E.R., më 20 Korrik 2024, në komunën e Gjilanit, me qëllim të përfitimit material, kanë ndihmuar të pandehurin e tretë, i cili gjendet në arrati, në kryerjen e veprës penale të rrëmbimit, në atë mënyrë që me veturë e kanë transportuar të njëjtin së bashku me të dëmtuarin e mitur nga komuna e Preshevës, nëpër lokacione të ndryshme, edhe pse kanë qenë në dijeni se i mituri ishte rrëmbyer nga i pandehuri i tretë, të cilin e kanë mbajtur të mbyllur në veturë, me qëllim që mos ta dorëzojnë gjersa vëllai i tij të kryente obligimin për transportim të substancës narkotike, për në Beograd”, thuhet në njoftim.

    Dy të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Ndihma në kryerjen e veprës penale të rrëmbimit’’, nga neni 33 lidhur me nenin 191 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Bëhet e ditur se të pandehurit L.C., dhe E.R. me urdhër të prokurorit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

  • Haradinaj kujton Demaçin: Nuk njihte frikë e as zbrapsje, frymëzim për breza të tërë në secilën rrethanë historike

    Haradinaj kujton Demaçin: Nuk njihte frikë e as zbrapsje, frymëzim për breza të tërë në secilën rrethanë historike

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar veprimtarin e njohur të çështjes kombëtare, Adem Demaçin, në 6-vjetorin e ndarjes nga jeta.

    Haradinaj ka thënë se Adem Demaçi ishte frymëzim për breza të tërë në secilën rrethanë historike.

    “Adem Demaçi ishte i pamposhtur, shqiptar që nuk njihte frikë e as zbrapsje, frymëzim për breza të tërë në secilën rrethanë historike, edhe i brezit të trimave të UÇK-së që kurorëzuan përpjekjet shekullore të shqiptarëve për të jetuar të lirë në trojet e tyre.

    Mirënjohës përjetë, Baca Adem!”, ka thënë Haradinaj.

  • Kurti përkujton Demaçin: Ishte mishëruar me çështjen kombëtare shqiptare qysh në rini

    Kurti përkujton Demaçin: Ishte mishëruar me çështjen kombëtare shqiptare qysh në rini

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar Adem Demaçin me rastin e përvjetorit të gjashtë të vdekjes së tij.

    Shefi i qeverisë tha se ndër vite, në të gjallë të tij dhe pas vdekjes, e kanë quajtur “simboli i rezistencës” dhe e kanë krahasuar me Nelson Mandelan, por përtej këtyre epiteteve profili i Adem Demaçit është shumë më kompleks se kaq.

    Në një postim në Facebook, kryeministri thotë tutje se Adem Demaçi u bë mendja më e fuqishme dhe zëri më i guximshëm që i artikuloi interesat politike të shqiptarëve në Jugosllavi, gjatë gjysmës së dytë shekullit XX.

  • Osmani: Guximi i Enver Zymerit dhe kolegëve të tij të rënë në detyrë janë shembulli i sakrificës për atdhe

    Osmani: Guximi i Enver Zymerit dhe kolegëve të tij të rënë në detyrë janë shembulli i sakrificës për atdhe

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar sot Heroin Enver Zymeri dhe të gjithë policët e rënë në detyrë.

    Osmani u shpreh se guximi dhe profesionalizmi i tij dhe kolegëve të rënë në detyrë janë shembulli i shërbimit dhe sakrificës për atdhe.

    “Trembëdhjetë vjet më parë polici Enver Zymeri ra në krye të detyrës në mbrojtje të integritetit territorial të Kosovës, për të cilën gjë i përkulemi sot e përjetësisht.

    Guximi, përkushtimi dhe profesionalizmi i tij dhe kolegëve të rënë në detyrë janë shembulli i shërbimit dhe sakrificës për atdhe.

    Trashëgimia e tyre është testament i ndershmërisë, qëndrueshmërisë dhe patriotizmit.

    Në këtë ditë, i kujtojmë edhe të gjithë policët e rënë në krye të detyrës që nga themelimi i Policisë së Kosovës.

    Ata janë nderi, krenaria dhe përpjekja për ndërtimin e një Kosove të sigurt për të gjithë.“

  • Lajçakut i zgjatet mandati deri më 31 janar 2025

    Lajçakut i zgjatet mandati deri më 31 janar 2025

    Miroslav Lajçak do të jetë i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë deri më 31 janar të vitit 2025.

    Një gjë e tillë tashmë është zyrtarizuar.

    Në një njoftim të Këshillit të Bashkimit Evropian, është treguar se ky institucion ka miratuar zgjatjen e mandatit të Lajçakut.

    “Për më tepër, Këshilli miratoi sot një sërë vendimesh për zgjatjen e mandateve ekzistuese të PSBE-ve të mëposhtme: Z. Miroslav Lajčák, Emisar për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, iu zgjat mandati deri më 31 janar 2025. Ai u emërua për herë të parë më 2 prill 2020” – thuhet në njoftim.

  • Konjufca: 23 policët e rënë në detyrë janë shembulli se si mbrohet e ardhmja jonë

    Konjufca: 23 policët e rënë në detyrë janë shembulli se si mbrohet e ardhmja jonë

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se se policët që ranë në kryerje të detyrës janë shembulli se për mbrojtjen e vendit nuk duhet të kursehet as jeta, raporton Ekonomia Online.

    Para pllakës përkujtimore në vendin e rënies së heroit Enver Zymeri, Konjufca u zotua për mbështetje të përhershme ndaj familjeve të policëve të rënë.

    Pas vizitave që i bëri te familja e Zymeri e Bunjaku, Konjufca së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha, vizituan vendin e rënies së heroit Enver Zymeri.

    “Më 26 korrik është dita e kujtimit të të gjithë policëve të rënë në detyrë. Ne vizituam edhe familjet e Afrim Banjakut dhe Enver Zymerit të cilët e dhanë jetën e tyre duke e mbrojtur shtetin dhe sovranitetin e Kosovës. Bëmë homazhe për Afrimin, Enverin dhe të gjithë policët e tjerë që kanë rënë në detyrë, 23 prej tyre duke e dhënë jetën dhe shembullin se për të mbrojtur sigurinë e ardhmërisë sonë, sigurinë e fëmijëve tanë, nuk duhet të kursehet as jeta. Institucionet e Republikës gjithmonë do qëndrojnë pranë familjeve të heronjve tanë, policëve të rënë, sepse vetëm kështu tregojmë se jemi shtet serioz, shtet që e ngreh në nivelin më të lartë shembullin e sakrificës për të mirën e përgjithshme”, ka thënë Konjufca pas homazheve.