ATV

Author: G.O.

  • Arrestohet një person në Pejë, dyshohet për rrëmbim

    Arrestohet një person në Pejë, dyshohet për rrëmbim

    Një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin për rrëmbim.

    Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 10:00.

    “Lidhur me rastin njësitë relevante policore në bashkëveprim kanë arritur të lokalizojnë të dyshuarin dhe viktimën mashkull dhe të njëjtit janë intervistuar ku me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

  • Kryetarja e OIK-ut mirëpret homologët nga Shqipëria

    Kryetarja e OIK-ut mirëpret homologët nga Shqipëria

    Kryetarja e Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë, Nexhmije Gori ka pritur në një takim, Blerina Duka, presidente e Urdhërit të Infermierëve të Shqipërisë së bashku me zëvendës presidentin, Sabri Skënderi.

    Takimi është zhvilluar në vazhdën e bashkëpunimit mes OIK dhe Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë, e që konsiston edhe në organizimet që po bën OIK me rastin e dhjetë vjetorit të themelimit.

    Në takim, Gori dhe Duka kanë folur për bashkëpunimin e ngushtë mes organizatave simotra, duke potencuar ndihmën reciproke që ato i japin njëra tjetrës, kryesisht në fuqizimin e anëtarësisë në nivelet kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare.

  • Gjykatësja Veldt-Foglia: Sot diskutohen marrëveshjet e pranimit të fajësisë të Shalës dhe Januzit

    Gjykatësja Veldt-Foglia: Sot diskutohen marrëveshjet e pranimit të fajësisë të Shalës dhe Januzit

    Gjykatësja e Speciales, Mappie Veldt- Foglia, në rastin e akuzuarve Haxhi Shala, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari, ka folur se çfarë do të ndodh në seancën e sotme të diskutimit për marrëveshjet e pranimit të fajësisë.

    Ajo ka thënë se sot do të trajtohen vetëm marrëveshjet e pranimit të fajësisë për Shalën dhe Januzin, pasi sipas saj, i janë përgjigjur kërkesave të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

    Kurse, sipas saj, mbrojtja e Bahtijarit është vonuar dhe nuk kishte pasë përgjigje.

    “Gjatë pjesës së parë të seancës trupi gjykues do të trajtojë çështje të gjitha në interes për të akuzuarit dhe pastaj të nxjerrë një numër të caktuar urdhërash mbrojtës. Pas kësaj do të mbahen dy seanca të ndara për të diskutuar marrëveshjet e fajësisë Z.Shala dhe Z.Januzit”, ka thënë Veldt- Foglia.

    “Përkatësisht me ZPS-në për të ecur sa më shumë që është e mundur me këtë procedurë. Gjatë dy seanca do t’i pyes do t’iu kërkojë të konfirmojnë nëse mbrojtësit  tyre kanë diskutuar me Z.Shala dhe Z.Januzi, kushtet e marrëveshjes së pranimit të fajësimit”, ka thënë Veldt- Foglia.

  • Papa thotë se inteligjenca britanike e parandaloi vrasjen e tij në Irak

    Papa thotë se inteligjenca britanike e parandaloi vrasjen e tij në Irak

    Papa Françesku ka thënë se i kishte shpëtuar një sulmi të dyfishtë vetëvrasës gjatë një vizite në Irak tre vjet më parë, pasi tentativat për ekzekutimin e tij u penguan nga inteligjenca britanike dhe policia irakiane.

    Françesku e bëri të ditur këtë në autobiografinë e tij të ardhshme, Spera (Shpreso), fragmente të së cilës u botuan në “Corriere della Sera” të martën, në ditëlindjen e 88-të të Papës.

    Ati i Shenjtë ka thënë se ai ishte këshilluar fuqimisht të mos bënte udhëtimin në Irak në mars të vitit 2021, i pari nga një papë atje, sepse pandemia me Covid ishte ende e përhapur teksa rreziqet e sigurisë ishin të larta, veçanërisht në Mosul, qytetin verior të shkatërruar nga militantët e Shtetit Islamik.

    Në rrëfimin e tij të ngjarjeve thuhet se inteligjenca britanike informoi policinë irakiane për bombat e planifikuara sapo Françesku mbërriti në Bagdad. Nga ana tjetër, policia irakiane informoi organin e sigurisë të Vatikanit.

    Papa ka përshkruar se si një nga sulmuesit vetëvrasës ishte një grua që po shkonte drejt Mosulit për të hedhur veten në erë gjatë vizitës së tij. Një kamion gjithashtu “ishte nisur me shpejtësi atje me të njëjtin qëllim”, ka bërë të ditur ai.

    Mijëra të krishterë në veri të vendit u vranë nën sundimin e Shtetit Islamik midis viteve 2014 dhe 2017, dhe qindra mijëra të tjerë u larguan nga shtëpitë e tyre përballë dhunës dhe persekutimit.

    Gjatë vizitës, rreth 10,000 policë irakianë ishin vendosur për të mbrojtur Papën.

  • MPB-ja lëshon fletarrest ndërkombëtar për Artan Grubin dhe Përparim Bajramin

    MPB-ja lëshon fletarrest ndërkombëtar për Artan Grubin dhe Përparim Bajramin

    Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar fletarrestimin ndërkombëtar për ish-zëvendëskryeministrin Artan Grubi dhe ish-drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami.

    Kjo vjen pasi Gjykata me kërkesë të Prokurorisë vendosi 30 ditë paraburgim për personat në fjalë, që për momentin nuk janë të kapshëm për organet e rendit.

    Grubi dhe Bajrami dyshohen për keqpërdorime në “Lotarinë Shtetërore”, rast për të cilin Prokuroria ka hapur lëndë kundër gjashtë personave dhe kërkoi që dy të dyshuarit e parë të paraburgosen. Për katër të dyshuarit tjerë, janë vendosur masa kujdesi, gjegjësisht marrje e pasaportës.

    Ndryshe, Grubi ditë më parë u vendos në “listën e zezë” nga SHBA-të, pasi dyshohet për korrupsion të lartë, në një lëndë gjyqësore që ka të bëjë me ish-drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov./Telegrafi/

  • Miratohet projektligji për themelimin e Agjencisë për Inspektoratin Qendror të Shëndetësisë

    Miratohet projektligji për themelimin e Agjencisë për Inspektoratin Qendror të Shëndetësisë

    Qeveria e Kosovës, ka miratuar Projektligjin për themelimin e Agjencisë për Inspektoratin Qendror të Shëndetësisë.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se përmes këtij projektligji synohet që të krijohen standarde rreth përkujdeset shëndetësor.

    “Me këtë projektligj do të themelohet Agjencia për Inspektoratin Qendror të Shëndetësisë e cila paraqet zgjidhje të qartë gjithëpërfshirëse dhe afatgjate të problemeve, duke adresuar shqetësimin e të gjitha inspektorateve shëndetësore në mënyrë të standardizuar dhe duke vendosur të drejtat e politik bërësve dhe zbatimin e akteve nënligjore. Përmes këtij projektligji synojmë që të krijojmë standarde rreth përkujdesit shëndetësor, respektohet çdo institucion shëndetësor në Kosovë”, tha Vitia.

  • Ishte raportuar e zhdukur, gjendet e vdekur në një kanal 26-vjeçarja nga Kukësi

    Ishte raportuar e zhdukur, gjendet e vdekur në një kanal 26-vjeçarja nga Kukësi

    Një ditë pasi familjarët e kanë denoncuar të zhdukur, policia e Kukësit ka gjetur të mbytur në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit një 26-vjeçare.

    “Më datë 17.12.2024, në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit, në fshatin Orgjost, është gjetur e pajetë shtetasja M. O., 26 vjeçe, banuese në fshatin Kosharisht.

    Pasditen e datës 16.12.2024, në Komisariatin e Policisë Kukës, familjarët e kësaj shtetaseje kanë bërë kallëzim për largimin e saj nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

    Gjatë këqyrjes nga eksperti mjekoligjor, në trupin e vajzës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Nga veprimet hetimore të deritashme dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.

  • Kurti: Pas sulmit në Ibër-Lepenc e kuptuam sa e rëndësishme është të forcohemi në aspektin energjetik

    Kurti: Pas sulmit në Ibër-Lepenc e kuptuam sa e rëndësishme është të forcohemi në aspektin energjetik

    Ministria e Ekonomisë ka lansuar Ankandin e Parë të Erës prej 100 MW në Kosovë, me përkrahje të Korporatës Ndërkombëtare Financiare si këshilltar kryesor i transaksionit dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh se Kosova ka potencial të madh natyror për energji të ripërtritshme.

    “Ekonomia jonë po rritet me ritmin më të shpejtë në rajon, me rritje të bruto produktit vendor prej 6.36 për qind mesatarisht në tri vitet e fundit. Sot në krahasim me fillimin e mandatit tonë qeverisës kemi dyfishim të eksporteve dhe më shumë se dyfishim të investimeve të huaja direkte. Kjo reflekton edhe në rritjen e konsumit të energjisë elektrike nga bizneset.

    Padyshim që kjo rritje ekonomike duhet të reflektohet edhe me rritjen e kapaciteteve të energjisë. Varësia nga importi i energjisë, veçanërisht nga shtetet autokratike, janë të rrezikshme jo vetëm për ekonominë por edhe për sigurinë kombëtare“, tha ai.

    Tutje, Kurti potencoi se sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit ua ka bërë me dije rëndësinë për fuqizimin energjetik.

    “Sulmi kinetik ndaj infrastrukturës kritike në kanalin e Ibër Lepencit për furnizim me ujë e energji na e bëri me dije se sa është e rëndësishme që ne të forcohemi edhe në kuptimin energjetik të qeverisjes e të jetës sonë. Andaj shumëfishimi i burimeve të energjisë përmes energjisë së ripërtritshme, nuk është zgjidhje vetëm për sektorin e energjisë por edhe për të mbrojtur pavarësinë energjetike të Kosovës”, u shpreh Kurti.

  • Tentim vrasja ndaj policit në Pejë, reagon Sindikata: Ky akt s’është sulm vetëm ndaj policit, është sulm ndaj institucioneve të Kosovës

    Tentim vrasja ndaj policit në Pejë, reagon Sindikata: Ky akt s’është sulm vetëm ndaj policit, është sulm ndaj institucioneve të Kosovës

    Sindikata e Policisë së Kosovës, ka reaguar me rastin e rëndë që ka ndodhur në Pejë, ku një person ka tentuar ta vrasë një polic, duke u munduar ta godas me veturë dhe duke shtënë me armë në drejtim të tij.

    Sindikata e PK-së ka theksuar se ky akt s’është sulm vetëm ndaj vetëm këtij polici porse është sulm ndaj institucioneve të Kosovës.

    “Sindikata e Policisë së Kosovës shpreh indinjatën dhe shqetësimin e thellë për incidentin e rëndë ku një veturë me targa vendore ka tentuar ta godasë një zyrtar policor në detyrë. Zyrtari policor, për fat të mirë, ka arritur t’i shmanget goditjes nga kjo veturë, ndërkohë që i dyshuari, gjatë lëvizjes, ka shtënë me armë zjarri nga dritarja e automjetit. Falë reagimit të shpejtë dhe profesional të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar dhe aktualisht po përballet me procedurat ligjore. Ky akt kriminal dhe i papranueshëm nuk përbën vetëm një sulm ndaj zyrtarit policor, por një sulm të drejtpërdrejtë ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, rendit dhe sigurisë publike”, thuhet në reagim

    Sindikata i bën thirrje organeve të drejtësisë që të veprojnë me vendosmëri, duke siguruar që autori i këtij akti të përballet me dënimin maksimal që parashikon ligji.

    “Sulmet ndaj zyrtarëve policorë nuk duhet të tolerohen dhe duhet të trajtohen me prioritet për të dërguar një mesazh të qartë se ligji dhe rendi janë të pacenueshëm. Zyrtarët policorë janë shtylla e sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjes së institucioneve të shtetit.Policia e Kosovës është në shërbim të qytetarëve dhe Republikës së Kosovës, dhe çdo akt dhune ndaj saj duhet të dënohet fuqishëm nga të gjithë. Sindikata qëndron e palëkundur në përkrahje të çdo anëtari të Policisë së Kosovës dhe do të vazhdojë të kërkojë drejtësi dhe siguri maksimale për zyrtarët tanë”, theksohet po ashtu në reagim.

  • ​Sekuestrohen armë e municion në Prishtinë, arrestohen tre persona

    ​Sekuestrohen armë e municion në Prishtinë, arrestohen tre persona

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar disa persona dhe ka sekuestruar armë zjarri e sasi të konsiderueshme municioni, në dy lokacione të ndara mbrëmjen e së martës në Prishtinë.

    Sipas njoftimit, një automjet në “Rrugën B” kishte tentuar t’i shmangej ndalimit policor por Policia e kishte arritur atë dhe aty kishte gjetur dy armë zjarri.

    “Në rastin e dytë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se një i dyshuar posedonte armë, policia me shpejtësi ndërmori një operacion në një lokal në rrugën ‘Kadri Zeka’ në lagjen Kalabria në Prishtinë, me ç’ rast arriti të ndalojë të dyshuarin dhe të sekuestroj një armë zjarri”, thuhet në njoftim.

    Lidhur me këto raste, Policia e Kosovës ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.

    Tre të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.