ATV

Author: G.O.

  • Osmani uron qytetarët: Të hyjmë në vitin 2025 me shpresë, vendosmëri dhe përkushtim

    Osmani uron qytetarët: Të hyjmë në vitin 2025 me shpresë, vendosmëri dhe përkushtim

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për vitin e ri 2025.Në urimin e presidentes, ajo ka potencuar se viti 2024 nuk ka qenë gjithnjë i lehtë dhe se ka pasur sfida ekonomike e deri të ato të sigurisë.“Akrepat po lëvizin me shpejtësi drejt mesnatës, e teksa jemi në prag të një viti të ri, ju shpreh urimet e mia më të përzemërta për shëndet, lumturi dhe begati për ju dhe familjet tuaja. Ditë si kjo, janë ditë të veçanta. Na bëjnë të shikojmë prapa në udhëtimin e vitit që po e lëmë pas, duke shpresuar fort që kemi bërë më të mirën dhe duke uruar që në vitin që pason të veprojmë e të punojmë gjithnjë e më mirë. Në të vërtetë, viti 2024 nuk ka qenë gjithnjë i lehtë – na kanë përcjellur sfidat nga ato ekonomike e deri te ato të sigurisë”, thuhet në urimin e presidentes.Urimi i Presidentes Osmani për Vitin e Ri 2025Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,Të dashur mërgimtarë,Të nderuar miq ndërkombëtarë të vendit tonë,Akrepat po lëvizin me shpejtësi drejt mesnatës, e teksa jemi në prag të një viti të ri, ju shpreh urimet e mia më të përzemërta për shëndet, lumturi dhe begati për ju dhe familjet tuaja.
    Ditë si kjo, janë ditë të veçanta. Na bëjnë të shikojmë prapa në udhëtimin e vitit që po e lëmë pas, duke shpresuar fort që kemi bërë më të mirën dhe duke uruar që në vitin që pason të veprojmë e të punojmë gjithnjë e më mirë.Në të vërtetë, viti 2024 nuk ka qenë gjithnjë i lehtë – na kanë përcjellur sfidat nga ato ekonomike e deri te ato të sigurisë.Por, ne kemi qëndruar të vendosur, krah për krah, duke i kapërcyer pengesat me vendosmëri të palëkundur. Këto sfida na kujtojnë përgjegjësinë që kemi për të ruajtur shtetin, sovranitetin e shtetit tonë dhe paqen tonë për brezat e ardhshëm.E pavarësisht situatave jo të lehta, ne dëshmuam edhe njëherë qëndrueshmërinë tonë dhe përkushtimin tonë për të trasuar rrugë të reja e për të eliminuar pengesat në rrugëtimin tonë kolektiv.Këtë e dëshmuam më së miri edhe kur filmat tanë arritën në festivalin e filmit të Kanës e kur morëm Çmim Special në Bienale të Venecias; kur xhudistet tona fituan edhe dy medalje Olimpike në Lojrat Olimpike të Parisit, kur Kosova fitoi medalje të arta në festivale në Spanjë, e po kështu, kur korrëm suksese të vazhdueshme në fushën e Informacionit e Teknologjisë, e inovacionit e kur bizneset e Kosovës depërtuan në tregjet ndërkombëtare. Këtë vit, fuqizuam sektorin e sigurisë, krijuam miqësi të reja e siguruam pjesëmarrje e përfaqësim për Kosovën në forume, ngjarje e samite më të mëdha e të rëndësishme botërore. Botës i dëshmuam se Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm dhe se njerëzit tanë gjithnjë shkëlqejnë kur ju ofrohen mundësi të barabarta.Kosova, si një shembull i demokracisë më të zhvilluar në rajon, ka dëshmuar se me punë të palodhur dhe angazhim të vazhdueshëm mund të ndërtohet një shoqëri e drejtë dhe e barabartë për të gjithë.Ëndrra jonë për një Kosovë edhe më të begatë, edhe me më shumë dinjitet, me mundësi edhe më të mëdha dhe mirëqenie për çdo familje vazhdon.Rruga jonë mund të jetë e vështirë, por ne e dimë se asnjë ëndërr nuk është e paarritshme kur jemi bashkë, dhe kur na udhëheqë guximi, ambicia e shëndoshë dhe parimësia.Teksa po hyjmë në vitin 2025, ne do të vazhdojmë të ecim me hapa të sigurt për në familjen euroatlantike, duke siguruar të ardhmen tonë si kontribues për paqen, stabilitetin dhe demokracinë globale.E derisa vizioni ynë mbetet i palëkundur, mendjen dhe zemrën e kam sot me të gjithë ata që për një arsye ose tjetër po e presin këtë vit të ri pa të dashurit e tyre pranë; me të gjithë ata që po luftojnë fort për jetën; me të gjithë punëtorët në vijën e parë të shërbimit; si dhe me të gjithë heronjtë e heroinat e çdoditshëm të vitit që po e lëmë pas.Gjersa po përgatitemi të cakrojmë gotat, uroj që viti 2025 të sjellë paqe aty ku po sundon lufta; të sjellë qetësi ku nuk ka rehati; të sjellë shëndet aty ku ka ballafaqim me sëmundje, të sjellë siguri në shtëpitë nën kulmin e të cilave fatkeqësisht gjen strehë akoma dhuna; të sjellë barazi – barazi në mundësi, në përfaqësim; trajtim dhe respekt.Sonte, ndërsa presim orën 12, le të ecim përpara me përvojën dhe mësimet nga viti që po e lëmë pas. Të hyjmë në vitin 2025 me shpresë, vendosmëri dhe përkushtim.Kosova është shtëpia jonë e përbashkët dhe së bashku, çdo ditë do të vazhdojmë angazhimin për ta bërë atë një vend të mundësive edhe më të mëdha, dinjitetit dhe krenarisë.Gëzuar Viti i Ri, të dashur qytetarë!Uroj që viti 2025 të sjellë gëzim, sukses dhe mundësi të pafundme për ju dhe familjet tuaja!E për fund, por jo me më pak rëndësi, një mesazh për mërgimtarët tanë:Këto ditë nuk janë mbushur vetëm rrugët, por janë shtuar edhe buzëqeshjet, hareja e lumturia. Për të gjithë mërgimtarët që po kalojnë këtë fundvit në vendlindje, urimet më të ngrohta dhe më të sinqerta. Këto janë momentet më të mira për të ndarë gëzimin e festave me ata që i keni më të shtrenjtë. Kosova mbetet shtëpia juaj e përhershme. Shëndet dhe lumturi, kudo që ndodheni!Gezuar Viti i Ri 2025!

  • KQZ: Vendimi i PZAP-së për Listën Serbe është i plotfuqishëm

    KQZ: Vendimi i PZAP-së për Listën Serbe është i plotfuqishëm

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ) ka thënë të martën se vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për certifikim të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – për zgjedhjet e 9 shkurtit, është i plotfuqishëm dhe duhet zbatuar.

    Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se vendimet PZAP-së janë të obligueshme për institucionin që drejton, dhe që këtë çështje e konsideron të mbyllur.

    “Vendimi i PZAP-së është i plotfuqishëm, ndërsa sipas nenit 118, vendimet e PZAP-së janë të obligueshme për KQZ-në”, ka thënë ai.

    Të pranishmit nuk është dashur të votojnë lidhur me këtë vendim.

    Lista Serbe është ankuar në PZAP, pasi në mbledhjen e 23 dhjetorit të KQZ-së, ky institucion nuk e ka certifikuar këtë subjekt politik, pas kundërshtimeve të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, me arsyetimin se kjo parti nuk e njeh shtetin e Kosovës.

    Mbledhja e 31 dhjetorit është mbajtur pak pasi Gjykata Supreme e ka hedhur poshtë ankesën e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) pas vendimit të marrë nga PZAP-ja, e cila e ka urdhëruar KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe për procesin zgjedhor në ardhje.

    Përfaqësuesi i LVV-së, Sami Kurteshi, ka thënë të martën se dy vendimet – të PZAP-së dhe Gjykatës Supreme – janë jo të plota, sepse nuk janë marrë parasysh të gjitha faktet dhe dëshmitë e nevojshme për certifikim.

    Ai ka pretenduar sërish që Lista Serbe nuk e meriton të certifikohet, që ka ushtruar dhunë, apo ka inicuar dhe motivuar dhunë, sidomos në veri të vendit.

    Përgjatë mbledhjes së 31 dhjetorit janë ankuar edhe disa pjesëtarë tjerë, por kanë thënë se hallkat ligjore nuk u kanë dhënë mundësi tjetër për ankesë shtesë.

    Lista Serbe e pati konsideruar vendimin e parë për moscertifikim si të kundërligjshëm dhe pati akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për përfshirje në marrjen e këtij vendimi.

    Perëndimi pati shprehur shqetësim për moscertifikim të Listës Serbe, ndërsa Bashkimi Evropian ka thënë më 31 dhjetor se politizimi i certifikimit të listave zgjedhore do të ishte kthim mbrapa për Kosovën.

    Lista Serbe pati thënë se do të marrë pjesë në zgjedhje pas një periudhe të bojkotimit të proceseve politike në Kosovë, raporton REL.

    Më 2022, pjesëtarë të kësaj partie patën dhënë dorëheqje në mënyrë kolektive nga institucionet e Kosovës, si shenjë kundërshtimi ndaj vendimeve të autoriteteve të Kosovës për shtrirje të autoritetit në gjithë territorin e vendit.

    Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit përbëjnë procesin e parë të rregullt zgjedhor në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë më 2008.

  • Kompania “Amazon” e njeh zyrtarisht shtetin e Kosovës

    Kompania “Amazon” e njeh zyrtarisht shtetin e Kosovës

    Presidenca e Kosovës ka njoftuar se kompania gjigante amerikane “Amazon” ka njohur zyrtarisht Kosovën dhe e ka vendosur Kosovën në të gjitha platformat e saj.

    Në njoftim thuhet se me përfshirjen në të gjitha platformat e Amazon-it, Kosova shënon një moment të rëndësishëm në zhvillimin dhe transformimin digjital të vendit.

    “Kosova është njohur zyrtarisht nga kompania Amazon dhe është përfshirë tashmë në të gjitha platformat e saj. Me përfshirjen në të gjitha platformat e Amazon-it, Republika e Kosovës shënon një moment të rëndësishëm në zhvillimin dhe transformimin digjital të vendit. Kjo arritje vjen si rezultat i takimeve të nivelit të lartë të mbajtura në tetor të këtij viti, ndërmjet Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe përfaqësuesve të kompanisë Amazon në Washington D.C., SHBA”, shkruhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë:

    Me angazhimin e Presidentes Osmani, Kosova njihet zyrtarisht nga kompania Amazon dhe vendoset në të gjitha platformat e saj

    Kosova është njohur zyrtarisht nga kompania Amazon dhe është përfshirë tashmë në të gjitha platformat e saj. Me përfshirjen në të gjitha platformat e Amazon-it, Republika e Kosovës shënon një moment të rëndësishëm në zhvillimin dhe transformimin digjital të vendit. Kjo arritje vjen si rezultat i takimeve të nivelit të lartë të mbajtura në tetor të këtij viti, ndërmjet Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe përfaqësuesve të kompanisë Amazon në Washington D.C., SHBA.

    Këto diskutime janë gjithashtu pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të ndërmarra nga Task Forca për Diplomacinë Digjitale, një iniciativë e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, e mbështetur nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë.

    Prania në platformat Amazon, u mundëson individëve dhe bizneseve kosovare ta zgjerojnë shtrirjen e tyre dhe t’i prezantojnë produktet vendore para një audience globale në amazon.com, duke nxitur rritjen ekonomike dhe inovacionin. Ky zhvillim gjithashtu lehtëson qasjen për konsumatorët, të cilët mund të lidhen pa pengesa me një nga platformat më të mëdha të tregtisë elektronike në botë, si dhe përdorimin e shërbimeve si: Amazon Web Services (AWS), Amazon Alexa, etj.

    Ky zhvillim është një dëshmi e qartë e fuqisë së diplomacisë dhe bashkëpunimit publiko-privat në avancimin e interesave ekonomike dhe zhvillimit të Kosovës.

    Presidentja Osmani në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane, po zhvillon takime të vazhdueshme edhe me platforma të tjera të rëndësishme digjitale, të cilat janë thelbësore për zhvillimin e sektorit të biznesit në vend dhe ekosistemit digjital në përgjithësi.

  • Osmani: Policët ishin shtylla e sigurisë dhe mbrojtësit e sovranitetit të vendit gjatë këtij viti sfidues

    Osmani: Policët ishin shtylla e sigurisë dhe mbrojtësit e sovranitetit të vendit gjatë këtij viti sfidues

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar në Facebook për vizitën që ka zhvilluar sot në Mitrovicën Veriore, duke njoftuar se ka vizituar Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Veriore, ku edhe iu ka shprehur mirënjohje të thellë policëve.

    Ajo ka potencuar se policët kanë qenë shtylla e sigurisë në vend, gjatë këtij viti, të cilin ajo e ka vlerësuar si sfidues.

    “Gjatë këtij viti sfidues, ata ishin shtylla e sigurisë dhe mbrojtësit e palëkundur të sovranitetit dhe integritetit të Republikës sonë. Falë përkushtimit të tyre, shteti ynë qëndron i pathyeshëm përballë çdo sfide”, ka shkruar mes tjerash Osmani.

    Postimi i plotë:

    Në prag të ndërrimit të moteve, vizituam Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë Veriore, ku grave dhe burrave në uniformë pata rastin t’ua shpreh mirënjohjen e thellë për punën dhe përkushtimin e palodhur.

    Gjatë këtij viti sfidues, ata ishin shtylla e sigurisë dhe mbrojtësit e palëkundur të sovranitetit dhe integritetit të Republikës sonë. Falë përkushtimit të tyre, shteti ynë qëndron i pathyeshëm përballë çdo sfide.

    Gjithashtu, në kuadër të kësaj vizite, ndamë momente gëzimi me më të vegjlit tanë, për festën e Vitit të Ri, dhe së bashku me ta vizituam bizneset e hapura së voni në veri të cilët po kontribuojnë jo vetëm në ekonominë e qytetit, por edhe në integrimin e të gjithë qytetarëve, pa dallim.

    Të gjithë fëmijëve dhe familjeve të tyre, të të gjitha etnive, nga zemra ju uroj një Vit të Ri, plot shëndet, begati dhe suksese! Le të jetë 2025 një vit i paqes dhe i mbarësisë për të gjithë!

  • Arrestohen dy persona në Podujevë, u kapën nga Policia me substanca narkotike

    Arrestohen dy persona në Podujevë, u kapën nga Policia me substanca narkotike

    Policia e Koosvës ka bërë të ditur se dy persona janë arrestuar së fundmi në Podujevë, pasi janë kapur më drogë, raporton Gazeta Sinjali.

    Në njoftim thuhet se të dyshuarit janë ndaluar në dy raste të ndara, derisa Policia po kryente kontrolle rutinore.

    “Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, ka intensifikuar veprimet e saj në drejtim të identifikimit dhe kapjes së personave të përfshirë në raste kriminale.

    Gjatë dy ditëve të fundit nga njësite policore të stacionit të Podujevës, janë arrestuar dy persona të dyshuar, të cilëve u është gjetë dhe sekuestruar sasi të substancave narkotike”, shkruhet në njoftim.

    Tutje, policia ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarve janë iniciuar rastet për posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge.

  • Policia me plan për fundvit, angazhon personel shtesë edhe në “zonat e ndjeshme”

    Policia me plan për fundvit, angazhon personel shtesë edhe në “zonat e ndjeshme”

    Polica e Kosovës ka njoftuar se me qëllim të menaxhimit të situatës së sigurisë ka hartuar planin operativ “fundviti – 2024 dhe fillimi i vitit 2025”.Në njoftimin e Policisë thuhet se përmes këtij plani është paraparë angazhim i personelit shtesë të Policisë, me shtim të prezencës policore në rrugë dhe në ambiente të hapura, në sheshe e lokacione ku ka frekuentim më të madh të qytetarëve.Sipas Policisë kësisoj do të bëhet i mundur parandalimi dhe luftimi i dukurive negative dhe akteve të ndryshme kriminale.“Policia e Kosovës ka paraparë ndërmarrjen e masave parandaluese me shtim të prezencës policore në gjithë Republikën e Kosovës, përfshirë edhe zonat e ndjeshme, posaçërisht në ato lokacione me popullatë të përzier, përveç kësaj ka paraparë edhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimin e dukurive negative që mund të shkaktojnë jostabilitet në çfarëdo mase që e rrezikon rendin, qetësinë dhe sigurinë publike”, thuhet në njoftim.Në kuadër të këtij plani operativ thuhet se do të ketë shtim të vigjilencës dhe prezencës së njësive të ndryshme policore në rrugë, siç thuhet, me qëllim që të mbikëqyret trafiku rrugor në mënyrë që të ndikohet në parandalimin e aksidenteve rrugore si dhe të incidenteve të mundshme në trafik.“Policia apelon që përgjatë frekuentimit të trafikut rrugor të respektohen të gjitha dispozitat ligjore, shenjat e trafikut, t’iu përmbahemi kushteve të rrugës, e në veçanti të mos drejtohen automjetet nën ndikim të alkoolit”, thuhet në njoftim.Policia ka apeluar për kujdes edhe gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike.“Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët, e në veçanti tek prindërit/kujdestarët, që të jenë të vëmendshëm në parandalimin e përdorimit të parregullt të mjeteve piroteknike (mjete plasëse-fishekzjarrë) nga fëmijët, me qëllim që të shmanget rreziku që mund të shkaktohet nga këto mjete ngase përdorimi joadekuat i tyre mund të sjellë pasoja të rënda”, thuhet në njoftim.

  • BE-ja për zgjedhjet në Kosovë: Moscertifikimi i një partie politike do të ishte një pengesë serioze për demokracinë

    BE-ja për zgjedhjet në Kosovë: Moscertifikimi i një partie politike do të ishte një pengesë serioze për demokracinë

    Bashkimi Evropian, është deklaruar në lidhje me çështjen e zgjedhjeve në Kosovë, më saktësisht me certifikimin e partive politike, duke thënë se ‘‘mos certifikimi i një partie politike për shkak të konsideratave politike dhe jo procedurave ligjore do të ishte një regres serioz’’, shkruan Gazeta Express.

    Këtë koment, BE e ka ndërlidhur me Listën Serbe, parti kjo e cila fillimisht nuk është certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por që më pas vendimi i këtij organi është anuluar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

    BE në deklaratën e saj, ka deklaruar edhe se procesi i certifikimit duhet të bazohet në standarde dhe procedura ligjore në përputhje me ligjin në fuqi, dhe jo në konsiderata politike, dhe se procesi zgjedhor duhet të jetë transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politike.

    ‘‘BE-ja dhe shtetet anëtare të saj kanë nënvizuar në konkluzionet e Këshillit të 17 dhjetorit zhvillimet pozitive në Kosovë sa i përket kornizës zgjedhore, bazuar në rekomandimet e BE-së, para zgjedhjeve të 9 shkurtit. Përderisa Kosova dhe qytetarët e saj gëzojnë një demokraci të gjallë, mos certifikimi i një partie politike për shkak të konsideratave politike dhe jo procedurave ligjore do të ishte një regres serioze.

    Të gjithë kandidatët e kualifikuar duhet të kenë mundësinë të marrin pjesë në zgjedhje të lira dhe të ndershme, në përputhje të plotë me ligjin e Kosovës.

    Procesi i certifikimit duhet të bazohet në standarde dhe procedura ligjore në përputhje me ligjin në fuqi, dhe jo në konsiderata politike.

    BE-ja thekson se procesi zgjedhor duhet të jetë transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politike.

    Presim që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), roli i të cilit në mbikëqyrjen e zgjedhjeve është vendimtar, të sigurojë tani me të gjitha mekanizmat e aplikueshëm një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, ​​të besueshëm dhe transparent, duke u mundësuar votuesve kosovarë që të shprehin qartë zgjedhjet e tyre. Përgjegjësia për të ruajtur garancitë demokratike është e të gjithë anëtarëve të KQZ-së, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike. Një çështje e tillë themelore nuk duhet të politizohet dhe të përdoret si zë në fushatën elektorale’’, është thënë nga BE.

  • Kurti viziton Bashkësinë Islame të Kosovës, mirëpritet nga Myftiu Tërnava

    Kurti viziton Bashkësinë Islame të Kosovës, mirëpritet nga Myftiu Tërnava

    Në ditën e fundit të vitit 2024, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu vizitoi gjatë ditës Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), ku dhe u pritën nga Kryetari i saj, Myftiu Naim Tërnava.Diskutuan për bashkëpunimin e afërt ndërmjet Qeverisë dhe BIK-ut, si ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë me Departamentin e Gruas në BIK, ashtu edhe në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame përmes Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe BIK-ut.Ruajtja e trashëgimisë islame në Kosovë ka qenë prioritet i gjatë qeverisjes. Shumë xhami të Kosovës sot janë në gjendje më të mirë dhe u shërbejnë besimtarëve e vizitorëve, si rezultat i restaurimeve profesionale, në këto më pak se katër vjet. Vetëm këtë vit janë hartuar projektet e restaurimit për pesë xhami, teksa në buxhetin e viteve 2025-2027, vetëm për 6 xhami janë ndarë 4.22 milionë euro.Kryeministri Kurti e falënderoi Myftiun Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për kontributin e tyre të çmueshëm, bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe për gatishmërinë që ai të vazhdojë e të thellohet në vitet në vijim.

  • Guardiola: Man City nuk ka shanse për të fituar Ligën Premier

    Guardiola: Man City nuk ka shanse për të fituar Ligën Premier

    Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka treguar edhe një herë se ekipi i tij nuk është në garë për titullin e Ligës Premier në këtë sezon.

    Guardiola ka shënuar ndeshjen e tij të 500-të në krye të Manchester Cityt me një fitore të vështirë 2-0 ndaj Leicesterit Cityt më 29 dhjetor.

    Megjithatë, trajneri katalunas e di se skuadra e tij ka mbetur mbrapa në luftën për titull të Ligës Premier duke treguar se ekipi i tij nuk ka asnjë shans.

    “Ne jemi shumë larg nga fitimi i Ligës Premier”, ka thënë fillimisht Guardiola.

    “Ne e pranojmë se tashmë nuk ka asnjë shans për këtë, por kemi gjëra të tjera për të luftuar: FA Cup, katërshen e parë… dhe fitimi i ndeshjeve na ndihmon”, përfundoi trajneri i Cityt.

    Ndryshe, fitorja e dytë e Cityt në 10 ndeshjet e fundit në Ligën Premier, e ka ngritur ekipin në vendin e gjashtë në renditje, 14 pikë prapa liderit, Liverpoolit. /Telegrafi/

  • Hamza: Në vitin 2025 po hyjmë me shpresë, besim dhe optimizëm për një të ardhme më të mirë

    Hamza: Në vitin 2025 po hyjmë me shpresë, besim dhe optimizëm për një të ardhme më të mirë

    Kandidati për kryeministër, njëherësh kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza ka uruar qytetarët për festat e fundvitit.

    Hamza përmes një video mesazhi nën atmosferën e tij familjare ka shkruar se viti 2024 po i numëron orët e fundit, por rrugëtimi i tyre sapo ka filluar.

    “Përgatitjet janë po aq të veçanta sa vetë festa e Vitit të Ri. Dekorimet e bredhit, pjekja e ëmbëlsirave, mbështjellja e dhuratave dhe ngrohtësia familjare i mbushin zemrat dhe shtëpitë tona plot me gëzim.

    Viti 2024 po i numëron orët e fundit, por rrugëtimi ynë sapo ka filluar. Në vitin 2025 po hyjmë me shpresë, besim dhe optimizëm se do ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë, sepse Kosova mundet ma mirë.

    Nga familja jonë, gëzuar Vitin e Ri juve dhe familjeve tuaja”, ka shkruar Hamza.