ATV

Author: G.O.

  • Për 24 orë, shqiptohen rreth 1 mijë e 600 gjoba trafiku në Kosovë

    Për 24 orë, shqiptohen rreth 1 mijë e 600 gjoba trafiku në Kosovë

    Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1 mijë e 593 gjoba në trafik.

    Gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 23 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 39 me dëme materiale.

    Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 18 persona, ndërkaq 14 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

     

  • “Ky mund të jetë shansi im i fundit”, Neymar synon të luajë në Kupën e Botës 2026

    “Ky mund të jetë shansi im i fundit”, Neymar synon të luajë në Kupën e Botës 2026

    Neymar Junior ka shprehur dëshirën e tij të fortë për të luajtur në Kupën e Botës 2026, duke pranuar se kjo mund të jetë mundësia e tij e fundit për të marrë pjesë në turneun prestigjioz.

    Sulmuesi brazilian synon të luajë edhe një Kampionat Botëror me kombëtaren e tij, duke qenë pjesë e ngjarjes së vitit 2026, e cila pritet të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksisë dhe Kanada.

    “Unë vërtet besoj në ekip, në lojtarët e rinj që vijnë. Sot nuk jemi në pozicionin që do të donim të ishim, por së bashku mund të arrijmë diçka të madhe. Kemi një vit, një vit e gjysmë për të punuar. Do të bëj gjithçka siç duhet dhe të arrijmë në Kupën e Botës”, ka thënë fillimisht Neymar.

    Kur u pyet nëse ai mendon se ka mundësi të kthehet në kombëtare për vitin 2026, Neymar u përgjigj pozitivisht.

    “Do të përpiqem. Dua të jem atje. Do të bëj gjithçka që mundem për të qenë pjesë e ekipit. E di që ky mund të jetë Botërori im i fundit, shansi im i fundit dhe do të bëj gjithçka për të luajtur në të”, përfundoi 32-vjeçari. /Telegrafi/

  • Punësimet në KEK, Bajrami: Kurti po keqpërdor ndërmarrjet publike për blerje votash

    Punësimet në KEK, Bajrami: Kurti po keqpërdor ndërmarrjet publike për blerje votash

    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti po keqpërdor ndërmarrjet publike për blerje votash.

    Bajrami ka thënë se shpërndarja e kartelave nga Kurti për 220 punëtorët që u punësuan në KEK këtë javë, është përpjekje e pastër për të fituar mbështetje elektorale, siç ka thënë, me metoda të paligjshme.

    Bajrami ka përmendur edhe paralajmërimin e Drejtorit të SHSKUK-së për hapjen e një konkursi për 370 pozita, që janë me ushtrues detyre qe 10 vjet. Ajo ka ngritur dyshime se pse këto pozita po shpallen në prag të zgjedhjeve.

    “Gjithashtu, është e kuptueshme që edhe sikur konkursi të hapet sot, si proces nuk do të përfundojë para datës 9 shkurt. Pra, është manipulim dhe maltretim i qytetarëve për të ju marrë votën”, ka shkruar mes tjerash Bajrami.

  • Policia kryen bastisje në veri, mbyllë një zyre tatimore që operonte ilegalisht

    Policia kryen bastisje në veri, mbyllë një zyre tatimore që operonte ilegalisht

    Policia e Kosovës në rajonin e veriut është duke realizuar një aksion në objektin e strukturave paralele serbe.

    Sipas mediave lokale mësohet se aksioni po realizohet në objektin që operon si Administratë Tatimore e të ardhurave të Serbisë.

    Këtë e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.

    Ai ka thënë se kanë gjetur prova që vërtetojnë dyshimet e tyre për operim ilegal të kësaj zyre dhe se e kanë mbyllur.

    Elshani ka bërë me dije se nuk ka ndonjë person të arrestuar.

    “Rreth orës 09:00 kemi hy në këtë ndërtesë e cila sipas informacioneve tona ka funksioni si zyrë tatimore, si degë e Ministrisë së Financave të Serbisë. Në këtë vend kemi hasë në prova që e vërtetojnë dyshimin tonë dhe pas konsultimit me Prokuror, njerëzit që janë hasë aty janë larguar dhe ajo ndërtesë është mbyllë deri në verifikim të plotë të fakteve”, ka thanë Elshani.

  • Linjat e autobusëve privat të Fushë Kosovës nuk e respektojnë marrëveshjen me Komunën e Prishtinës

    Linjat e autobusëve privat të Fushë Kosovës nuk e respektojnë marrëveshjen me Komunën e Prishtinës

    Si në autobusët e Trafikut Urban, si në ata të operatorëve privatë, nga e mërkura, sistemi i pagesës është bërë njësoj. Udhëtarëve që shfrytëzojnë linjat nga Fushë Kosova për në Prishtinë, apo edhe brenda kryeqytetit, do t’u vlejnë edhe biletat ditore, javore e mujore.

    Mirëpo, pavarësisht marrëveshjes me Komunën e Prishtinës që të gjithë operatorët privatë të operojnë sipas të njëjtave kushte si Trafiku Urban, disa operatorë privatë nuk po e respektojnë marrëveshjen.

    “Privat jemi na, jemi Komunë tjetër. Ata nuk na kanë inkuadrua neve në këtë marrëveshje, nëse keni ankesa mundeni me u anku te Trafiku Urban”, ishte përgjigja e një punonjësi si kondukter në një autobus që operon privat.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Brenda 24 orëve të fundit, dy raste të dhunës në familje

    Brenda 24 orëve të fundit, dy raste të dhunës në familje

    Dy raste të dhunës ndaj grave janë raportuar në 24 orët e fundit.

    Në Drenas, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

    Në Fushë-Kosovë po ashtu është ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare.

    “Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

  • Lipjan: Një burrë raportohet i zhdukur që nga e diela

    Lipjan: Një burrë raportohet i zhdukur që nga e diela

    Një person raportohet se është zhdukur nga 5 janari në Lipjan.

    Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se ai kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.

    “Lipjan / 05.01.2025 – 23:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

  • Danimarka ndryshon stemën mbretërore pas mesazheve të Trump për Grenlandën

    Danimarka ndryshon stemën mbretërore pas mesazheve të Trump për Grenlandën

    Mbreti danez ka tronditur disa historianë duke ndryshuar stemën mbretërore për të shfaqur më dukshëm Grenlandën dhe Ishujt Faroe – në atë që është parë gjithashtu si një qortim për Donald Trump, raporton The Guardian.

    Mbreti Frederik ka bërë një deklaratë të qartë të synimit për të mbajtur territorin autonom danez dhe ish-koloninë brenda mbretërisë së Danimarkës.

    Për 500 vjet, stemat e mëparshme mbretërore daneze kanë paraqitur tre kurora, simbolin e Unionit Kalmar midis Danimarkës, Norvegjisë dhe Suedisë, i cili u drejtua nga Danimarka midis 1397 dhe 1523.

    Ato janë gjithashtu një simbol i rëndësishëm i fqinjit të saj Suedisë.

    Por në versionin e përditësuar, kurorat janë hequr dhe janë zëvendësuar me një ari polar dhe dash më të spikatur se më parë, për të simbolizuar respektivisht Grenlandën dhe Ishujt Faroe.

    Lëvizja vjen në një kohë të tensionit të shtuar mbi Grenlandën dhe marrëdhëniet e saj me Danimarkën, e cila vazhdon të kontrollojë politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë.

     

  • Dialogu, zyrtari i lartë amerikan viziton Kosovën dhe Serbinë

    Dialogu, zyrtari i lartë amerikan viziton Kosovën dhe Serbinë

    Zëvendës Sekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verma, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi nga data 7 deri më 11 janar.

    Sipas një njoftimi nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), Verma do të trajtojë çështje të rëndësishme në secilin prej vendeve që do të vizitojë.

    Në Kosovë, ai do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

    Po ashtu, forcimin e qeverisjes dhe sundimin e ligjit, dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për qytetarët kosovarë.

    Gjithashtu, Verma do të falënderojë Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e saj të fuqishme ndaj Ukrainës dhe për ndihmën e ofruar afganëve në nevojë.

    Gjatë vizitës në Tiranë, Verma do të diskutojë përparimin demokratik të Shqipërisë, aftësitë mbrojtëse të vendit, si dhe thellimin e lidhjeve ekonomike me Shtetet e Bashkuara.

    Në Serbi, Verma pritet të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

    Kjo vizitë reflekton angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të promovuar stabilitetin, demokracinë dhe bashkëpunimin ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

  • KQZ-ja sot miraton fletëvotimin, nesër nis votimi jashtë Kosovës

    KQZ-ja sot miraton fletëvotimin, nesër nis votimi jashtë Kosovës

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot ku do ta miratojë edhe fletën e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit.

    Kështu ka bërë të ditur për zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se ky komision do të shqyrtojë dhe miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për këto zgjedhje.

    Tutje ai tha se më 9 janar pritet të fillojë votimi për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës.

    “Mund t’iu konfirmoj se pas tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, më 8 janar, KQZ do të shqyrtojë dhe miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025″.

    “Pasi KQZ të miratojë fletëvotimin e zgjedhjeve, më 9 janar do të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës. Gjithashtu, miratimi i fletëvotimit mund t’iu shërbejë edhe subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore, e cila fillon zyrtarisht më 11 janar”, ka deklaruar ai.