ATV

Author: G.O.

  • Haradinaj për Rugovën: Ai gjithmonë mbetet model i politikanit të urtë e vizionar

    Haradinaj për Rugovën: Ai gjithmonë mbetet model i politikanit të urtë e vizionar

    Sot bëhen 19 vjet nga vdekja e presidentit Ibrahim Rugova. Ai vdiq më 21 janar 2006.

    Lidhur me këtë rast, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar ish-presidentin Rugova.

    Haradinaj ka thënë se Rugova gjithmonë mbetet model i politikanit të urtë e vizionar dhe një figurë e ndritur e kombit.

    ”Sot në përvjetorin e tij, e kujtojmë me shumë respekt presidentin Ibrahim Rugova. Ai gjithmonë mbetet model i politikanit të urtë e vizionar dhe një figurë e ndritur e kombit”, ka shkruar Haradinaj.

    Nderim i përjetshëm emrit dhe veprës së tij, ka shtuar më tutje Haradinaj.

    ​Abdixhiku: Rugova shqiptari më i madh i të gjitha kohërave

  • ​Abdixhiku: Rugova shqiptari më i madh i të gjitha kohërave

    ​Abdixhiku: Rugova shqiptari më i madh i të gjitha kohërave

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku së bashku me anëtarë të kësaj partie kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova në 19 vjetorin e vdekjes së tij.

    Abdixhiku tha se Ibrahim Rugova është shqiptari më i madh i të gjitha kohërave.

    “Atit themeltar të Republikës së Kosovës njeriu që më urtësi, kokëfortësi me mburrje e priu popullin e Kosovës në një periudhë të vështirë krijoi aleanca ndërkombëtare dhe arriti që çështjen e Kosovës dhe kauzën e popullit të Kosovës ta bëjë çështje ndërkombëtare drejt lirisë, demokracisë, pavarësisë. Në këtë 19 vjetor kujtojmë që rrugëtimi për liri dhe pavarësi e demokraci të një Kosove të pavarur dhe sovrane të anëtarësuar në NATO, BE e miqësi të përhershme me SHBA është domosdoshmëri e kohës e Kosovës. Ibrahim Rugova është shqiptari më i madh i të gjitha kohërave, ai priu me dinjiteti, arriti të krijoj shtetin e Kosovës, arriti të krijoj një ëndërr pas të cilës rreshtohemi të gjithë pa asnjë dallim”, tha ai.

    Pas homazheve te varri i ish-presidentit, Rugova kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vizituar edhe familjen Rugova, derisa sot do të promovohet edhe libri “Rugova prijësi intelektual”, nga Fondacioni Rugova i përgatitur nga Ndue Ukaj.

    Në 19 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova homazhe te varri i tij ka bërë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

    Homazhe kanë bërë edhe Lista Guxo.

    Ish-presidenti, Ibrahim Rugova ndërroi jetë më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

    Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në Cercë të Istogut.

  • Osmani: Presidenti Rugova ndërtoi aleancat që na u deshën më së shumti në kohë të vështira

    Osmani: Presidenti Rugova ndërtoi aleancat që na u deshën më së shumti në kohë të vështira

    Presidentja Vjosa Osmani pas homazheve te varri i presidentit Ibrahim Rugova ka thënë para mediave se Rugova dha një kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e themeleve të forta të shtetit në një kohë jashtëzakonisht të rëndë për popullin e Kosovës.

    Ajo tha se vizioni i presidentit Rugova ishte largpamës dhe se janë mirënjohës për kontributin e tij.

    “Në atë kohë presidenti Rugova jo vetëm që bëri bashkë të gjithë qytetarët e Kosovës rreth kauzës për liri, pavarësi dhe demokraci, por njëkohësisht u bë edhe zëri i Kosovës në botë duke ndërtuar aleanca të fuqishme të cilat na u deshën më së shumti pikërisht në ato kohë të vështira e të cilat rezultuan me intervenimin e NATO-s i cili edhe e ndihmoi çlirimin e Kosovës e pastaj mbështetja e këtyre shteteve mike ndihmoi edhe vetë pavarësimin e vendit tonë”, tha Osmani.

    “Ai ishte një politikan i jashtëzakonshëm që i solli politikës dimensionin human të saj, dimension që fatkeqësisht i mungonte për një kohë të gjatë, prandaj edhe mbetet jo vetëm shembull i vizionit dhe politikë bërjes në Kosovë, por edhe kudo që shkojmë në botë”, shtoi tutje Osmani.

  • Shpërthen zjarri në një hotel në një qendër skijimi në Turqi, 10 persona raportohen të vdekur, 32 të tjerë pësuan lëndime

    Shpërthen zjarri në një hotel në një qendër skijimi në Turqi, 10 persona raportohen të vdekur, 32 të tjerë pësuan lëndime

    Dhjetë persona kanë vdekur dhe 32 kanë pësuar lëndime si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në një hotel 12-katëshe në qendrën e skive Kartalkaya në Bolu në Turqi. Sipas mediave turke arsyet e zjarrit deri më tash nuk dihet.

    Ministri i brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya tha se lajmin për zjarrin e mori rreth orës 03:25 pas mesnate. Ai ka treguar se 267 personel nga institucione dhe organizata të ndryshme publike kanë ndërhyrë në shuarjen e zjarrit në një hotel në vendpushimin e skive Kartalkaya.

    Fatkeqësisht numri i të vdekurve është rritur, në 10 dhe numri i të lënduarve është rritur në 32.

    “Uroj mëshirën e Zotit për qytetarët tanë dhe shërim të shpejtë për të lënduarit tanë”, tha ministri i brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya.

    Pas njoftimit, shumë brigada zjarrfikëse dhe ekipe mjekësore dhe helikopterë u dërguan në rajon nga qendra e qytetit, rrethet dhe krahinat përreth.

    Ndërsa personat që qëndronin në hotel janë evakuuar për shkak të zjarrit, ekipet kanë vazhdojnë përpjekjet për shuarjen e zjarrit në përmasa të mëdha.

    Guvernatori i Bolu-s, Abdylaziz Aydın njoftoi se sipas gjetjeve fillestare, zjarri shpërtheu në katin e restorantit të hotelit, ku ndodheshin rreth 234 të ftuar.

  • Gjendet i vdekur një person në banesën e tij në Fushë-Kosovë

    Gjendet i vdekur një person në banesën e tij në Fushë-Kosovë

    Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në Fushë-Kosovë.

    Sipas njoftimit, vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë, i cili është gjetur të hënën, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    Policia ka njoftuar se njësitet kompetente janë duke u marr me rastin dhe se po bëhen hetime për të kuptuar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

  • Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, vazhdon dëshminë ish-këshilltari i UNMIK-ut

    Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, vazhdon dëshminë ish-këshilltari i UNMIK-ut

    Ish-këshilltari juridik i UNMIK-ut, Hansjeorg Strohmeyer ka dëshmuar dje në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, megjithatë dëshmia e tij pritet të vazhdojë edhe sot.

    Në një deklaratë që u prezantua nga avokati i Thaçit, dëshmitari kishte thënë se nuk ka pas organizata tjera të strukturuara në Kosovë përveç UÇK-së dhe s’kishim negociata për çarmatim me të tjerë përveç atyre.

    Dëshmitarit iu prezantua deklarata e një dëshmitari, konkretisht gjeneralit Mike Jackson në një proces gjyqësor në Angli në të cilën kishte përmendur një takim me Agim Çekun. Sipas deklaratës së gjeneralit, ai ishte takuar me Çekun për të parë nëse po respektoheshin pikat e marrëveshjes.

    Dëshmitari tha se ka qenë për gjashtë javë në Kosovë dhe se situatat atje kanë ndryshuar shumë shpejt.

  • Presidentja Osmani nis përdorimin e veturës së ish-presidentit Ibrahim Rugova

    Presidentja Osmani nis përdorimin e veturës së ish-presidentit Ibrahim Rugova

    Vetura me të cilën dikur lëvizte ish-presidenti Ibrahim Rugova, tani po përdoret nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

    “Chevrolet”-in e ish-presidentit historik, qytetarët mund ta shohin sërish në rrugë, pasi Presidenca që udhëhiqet nga Vjosa Osmani, vendosi ta riparojë atë, për ta vënë në funksion, pas 20 vjetëve.

    Kujtojmë se në një deklaratë Osmani në vitin 2020 sa ishte në pozitën e kryetares së Kuvendit të Kosovës, thoshte se vetura duhej të ruhej në muze, por 4 vite pas, Osmani kishte deklaruar se dëshiron që kjo veturë të përdoret për aktivitete ceremoniale, andaj edhe sot përdori po këtë veturë për të bërë homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova, në përvjetorin e vdekjes së tij./atvlive.tv

    https://www.facebook.com/reel/452791137765977

  • Policia arreston dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, dyshohen për vjedhje në Prishtinë

    Policia arreston dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, dyshohen për vjedhje në Prishtinë

    Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas të Maqedonisë së Veriut mbi dyshimin për vjedhje.

    Ata u arrestuan në Veternik të Prishtinës, ndërsa sipas raportit policor, gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 6 palë syze dielli dhe një parfum.

    Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

    ”Veternik, Prishtinë 18.01.2025-NN. Lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar një mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe një femër shtetase e Maqedonisë së Veriut. Gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 6 palë syze dielli dhe një parfum. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.

  • Arrestohet një person për kanosje

    Arrestohet një person për kanosje

    Dje nga zyrtarët policor të stacionit jugu në Prishtinë , është arrestuar një person i dyshuar për një rast kanosje, raporton Ekonomia Online.

    Policia njofton se gjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:00 , në një lokal në Çagllavicë.

    “Ka qenë reagimi i shpejtë i zyrtarëve policor ai që ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. Kurse, të njëjtit i është gjetë dhe sekuestruar një armë zjarri dhe 50 fishekë”, thuhet në njoftim.

    “Personi i dyshuar:  – Y. S, mashkull, 56 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendimin e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, për veprat Kanosje si dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës. Aktualisht hetuesit policor po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

  • Xabi Alonso i hapur për të marrë drejtimin e Real Madridit

    Xabi Alonso i hapur për të marrë drejtimin e Real Madridit

    Trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso ka thënë fjalët e tij pasi së fundmi është lidhur si pasues i Carlo Ancelottit te Real Madridi.

    Alonso ka folur para ndeshjes që skuadra e tij e zhvillon sot (e martë) ndaj Atletico Madridit në kuader të Ligës së Kampionëve, ku është pyetur edhe për stolin e Real Madridit.

    “Nuk mund të them asgjë; ne jemi në mes të sezonit dhe të gjitha klubet kanë synime të mëdha”, ka thënë fillimisht Alonso në konferencë shtypi.

    “Atletico ka, Reali gjithashtu, dhe unë jam i fokusuar në arritjen e tyre. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat dhe unë jam plotësisht i përqendruar në të”.

    “Me kalimin e viteve, koha kalon, por lidhja mbetet, dhe kjo lidhje është e paharrueshme. Është shumë e vlefshme dhe lidhja është shumë e fortë”.

    “Ishte një periudhë e shkëlqyer si lojtar. Ishin vite intensive, nuk ishte e lehtë për ne për të arritur atë që donim, por kur e arritëm, ajo u bë e përjetshme”, përfundoi trajneri spanjoll. /Telegrafi/