ATV

Author: G.O.

  • Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Në gjykimin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka nisur dëshminë të mërkurën eksperti i mjekësisë ligjore, John Clarke, i cili vazhdon edhe sot.

    Ai ka përshkruar viktimat që Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka prezantuar me fotografi.Për disa viktima të shfaqura në ekran, nga Prokuroria, Clarke ka theksuar se kanë vdekur nga plumbi e disa të tjera janë goditur me instrumente të ndryshme që kanë shkaktuar mavijosje.

    Pas prokurorisë, pyetjet ndaj dëshmitarit i ka vazhduar mbrojtja e Kadri Veselit.

  • Kurti nga Davosi: Me shumë gjasë do të hyjmë më përpara në NATO se në BE

    Kurti nga Davosi: Me shumë gjasë do të hyjmë më përpara në NATO se në BE

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një diskutim në “Davos” ku ka folur për disa çështje ekonomike dhe të sigurisë.

    I pyetur se pse është e rëndësishme që Kosova të hyjë në BE dhe në NATO, Kurti ka thënë e Kosova dëshiron që bashkërisht të përfitojë dhe të kontribuojë nga anëtarësimi në BE dhe në NATO.

    Sipas Kurtit, Kosova më shumë gjasa ka që të futet më përpara në NATO sesa në BE.

    “Besoj që BE-ja është projekti më më vlerë i paqes dhe koncepti i prosperitetit që nga lufta e dytë. Ne duam të hyjmë në BE dhe NATO, sepse duam të përfitojmë dhe të kontribuojmë. Por me shumë gjasë do të futemi më përpara në NATO. Përderisa përballemi me agresionin e Rusisë, ne duam të përshpejtojmë këtë hyrje në NATO. Jemi të gatshëm t’i bashkohemi NATO-s”, ka thënë Kurti.

    Ai tutje ka shtuar se me përfshirjen e rajonit të Ballkanit Perëndimor, BE-ja do të bëhet Evropë.

    “Hyrja në NATO është diçka që synojmë. Gjithashtu edhe në BE. Ne jemi Evropë, por BE-ja duhet të bëhet Evropë sepse ende s’është. Me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor, BE-ja do të bëhet Evropë”, ka shtuar Kurti.

  • Ngrihet aktakuzë ndaj dy personave për vrasje

    Ngrihet aktakuzë ndaj dy personave për vrasje

    Prokuroria Speciale e Kosovës, pas zhvillimeve të hetimeve, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të pandehurve A.L. dhe B.B. nën dyshimet se kanë kryer veprën penale përgatitje e veprës penale vrasje e rëndë.

    Po ashtu, sipas aktakuzës për dy të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar mirë, se kanë kryer edhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

    Prokurori nga Prokuroria Speciale ka kërkuar nga gjykata që të pandehurit t’i shpallë fajtorë duke i dënuar sipas ligjit.

  • Turqia arreston nëntë persona për zjarrin në hotel që la 76 të vdekur

    Turqia arreston nëntë persona për zjarrin në hotel që la 76 të vdekur

    Turqia ka arrestuar nëntë persona, përfshirë pronarin e hotelit, në lidhje me një zjarr vdekjeprurës që mori jetën e 76 personave dhe la të lënduar dhjetëra të tjerë në një vend skijimi në Turqinë perëndimore, tha të mërkurën herët ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya.

    Yerlikaya raportoi gjithashtu se trupat e 45 viktimave u ishin dorëzuar familjeve të tyre, ndërsa testet e ADN-së po kryheshin për të identifikuar trupat e mbetur në institutin e mjekësisë ligjore, raporton Reuters.

    Zjarri ka rënë në një hotel në vendpushimin e skijimit Kartalkaya në malet Bolu.

    Nga hoteli ku shpërtheu zjarri, shprehën dhimbjen e thellë në një deklaratë të mërkurën dhe u zotuan për bashkëpunim të plotë me hetimin.

    “Ne po bashkëpunojmë me autoritetet për të hedhur dritë mbi të gjitha aspektet e këtij incidenti”, thuhet në deklaratë.

    “Ne jemi thellësisht të pikëlluar nga humbjet dhe duam që ju të dini se ne e ndajmë këtë dhimbje me gjithë zemër”.

    Hoteli 12-katësh, i cili kishte 238 mysafirë të regjistruar, u dogj nga flakët pasi zjarri filloi në katin e restorantit rreth orës 3:30 të mëngjesit. Të mbijetuarit përshkruan skena paniku teksa iknin nëpër korridoret e mbushura me tym dhe u hodhën nga dritaret për të shpëtuar.

    Autoritetet po përballen me kritika në rritje për masat e sigurisë së hotelit, pasi të mbijetuarit raportuan se asnjë alarm zjarri nuk u ndez gjatë incidentit.

    Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, shpalli të mërkurën ditë zie kombëtare pas tragjedisë, e cila ndodhi gjatë pikut të sezonit të turizmit dimëror, me shumë familje nga Stambolli dhe Ankaraja që udhëtonin drejt maleve Bolu për skijim.

  • Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

    Disa gjyqtarë dhe zyrtarë të Gjykatës Supreme mbesin në ashensorë për rreth 40 minuta, marrin tretman mjekësorë

    Gjyqtarët e Gjykatës Supreme dhe stafi mbështetës tash e një vit janë duke punuar në kushte të pasigurta pune, si pasojë e ashensorëve të cilët bllokohen dhe lëvizin në mënyrë të pakontrolluar, e të cilët janë nën menaxhimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se sot, për rreth 40 minuta janë bllokuar brenda ashensorit tre gjyqtarë dhe tri zyrtare të Gjykatës, dhe gjatë kësaj kohe ashensori ka pasur lëvizje të pakontrolluara dhe tronditëse.

    “Gjyqtarët dhe stafi janë trajtuar nga stafi mjekësor i Ndihmës së Shpejtë dhe për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Tutje në njoftim bëhet e ditur se: “Rastet e ngjashme të vitit të kaluar dhe rasti i sotëm shton nevojën që kjo cështje të mos neglizhohet më tutje, por të trajtohet me seriozitet dhe institucionet kompetente ta marrin seriozisht situatën dhe të krijojnë kushtet e punës duke siguruar se jeta e gjyqtarëve dhe stafit të Gjykatës është e sigurt”.

  • Osmani takohet me deputetin e Bundestagut, flasin për ekonominë e çështjet e sigurisë

    Osmani takohet me deputetin e Bundestagut, flasin për ekonominë e çështjet e sigurisë

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim deputetin e Bundestagut, Volkmar Klein.

    Gjatë takimit, bëhet e ditur se u diskutua mbi marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë, me fokus në fuqizimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh, duke përfshirë zhvillimin ekonomik dhe çështjet e sigurisë.

    “Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për z. Klein, duke e falënderuar për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën”.

    “Në takim u riafirmua rëndësia e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe vullneti i përbashkët për avancimin e prioriteteve të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e presidencës.

  • Klinsmann e cilëson Interin si skuadra më të fortë në Ligën e Kampionëve

    Klinsmann e cilëson Interin si skuadra më të fortë në Ligën e Kampionëve

    Legjenda gjermane, Jurgen Klinsmann pretendon se ish-skuadra e tij, Interi, është ‘e denjë’ të jetë ‘skuadra më e fortë në Ligën e Kampionëve’ këtë sezon dhe beson se ata do të shkojnë në finale.

    Fituesi i Kupës së Botës 1990, i cili kaloi tre vjet me Interin midis 1989 dhe 1992, dha një intervistë të thelluar për La Gazzetta dello Sport, të publikuar sot (e mërkurë).

    Ish-trajneri i Gjermanisë dhe SHBA-së ishte në San Siro për të parë fitoren 3-1 të Interit ndaj Empolit në Serie A në fundjavë, dhe tani ka dhënë verdiktin e tij përpara testit të Ligës së Kampionëve kundër Sparta Pragës këtë mbrëmje.

    Një fitore për Nerazzurrët do të vulos thuajse përfundimisht vendin e tyre në top 8, ndërsa Sparta Praga tashmë është jashtë garës me vetëm katër pikë nga gjashtë ndeshjet e para të turneut të këtij sezoni.

    “Është një lojë që nuk ka një qasje të lehtë. Ekziston padyshim një ndryshim përsa i përket nivelit teknik mes dy palëve, por Sparta ka katër pikë dhe tashmë e di se nuk ka asnjë shans për kualifikim. Ata do të kenë hequr një peshë dhe në të njëjtën kohë, ata mund të krijojnë një lojë shumë mbrojtëse”, ka thënë fillimisht Klinsmann për La Gazzetta dello Sport.

    “Prisja një ndeshje të ngjashme me atë kundër Empolit, por Interi më pëlqeu shumë të dielën. Ata patën durim dhe fituan me rrjedhshmëri. Të njëjtat gjëra do të nevojiten këtu”.

    Klinsmann është inkurajuar nga fakti se Nerazzurrët janë dukur konkurrues në çdo ndeshje që kanë luajtur në këtë sezon.

    “Mendoj se ata po kalojnë një sezon shumë interesant sepse duan të bëjnë mirë në çdo garë. Këtë synim ia vunë vetes në fillim të vitit dhe tani janë në garë kudo. Me këtë mënyrë të menduari, ju bën të përqendroheni me të vërtetë vetëm në lojën e radhës para jush. Nuk është një figurë fjalësh, është sekreti i të gjitha skuadrave të mëdha”.

    “Inzaghi ka qenë në gjendje ta dëshmojë këtë. Dhe kjo bëhet edhe më e dukshme në Ligën e Kampionëve. Me formatin e tij të ri, tani ka përllogaritje të mundshme: Askush nuk e di me siguri se sa pikë do t’i nevojiten Interit për të hyrë në tetëshen e parë”.

    Sulmuesi i Interit, Marcus Thuram, tha së fundmi për La Gazzetta dello Sport se ai mendon se nuk ka ekipe më të forta se Interi në Ligën e Kampionëve këtë sezon, me të cilin Klinsmann pajtohet.

    “Interi meriton të jetë skuadra më e fortë në Ligën e Kampionëve dhe ka gjithçka për të besuar se mund të arrijë në finale”, përfundoi gjermani.

  • Haradinaj takon Serwer: Kosova të rikthehet në partneritetin strategjik me aleatë

    Haradinaj takon Serwer: Kosova të rikthehet në partneritetin strategjik me aleatë

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar profesorin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të politikës së jashtme Amerikane Daniel Serwer.

    Ai ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë e gjatë dhe përmbajtësore me profesorin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të politikës së jashtme Amerikane, Daniel Serwer.

    “Diskutuam për proceset dhe sfidat nëpër të cilat është duke kaluar Kosova. Angazhimi me dekada i Prof. Serwer në Kosovë dhe Ballkan dhe memoria institucionalë si ish diplomat në Ballkan janë shumë me vlerë për rrugën dhe përcaktimet e Kosovës dhe prioritetet që garantojnë paqen dhe sigurinë në Ballkan. E ftova z. Serwer që të vijë në Kosovë për të ndarë pikëpamjet dhe për të ofruar ndihmën e tij, që Kosova të rikthehet në partneritetin strategjik me aleatë, posaçërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan Haradinaj.

  • Liderët e Koalicionit “Lista për Familjen” vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve

    Liderët e Koalicionit “Lista për Familjen” vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve

    Sot, liderët e Koalicionit “Lista për Familjen” zhvilluan vizitë në Odën Ekonomike të Kosovës dhe Shoqatën e Pensionistëve.

    Gjatë këtyre vizitave, ata u njoftuan nga afër me sfidat dhe shqetësimet që po përballojnë bizneset vendore dhe pensionistët.

    Në njoftimin për media thuhet në takimin me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna u diskutua për zhvillimet ekonomike të vendit dhe për rëndësinë e përkrahjes së prodhimeve vendore.

    “Të dyja palët ishin të një mendimi se shteti i Kosovës duhet të ofrojë më shumë mbështetje për prodhuesit vendorë. Rafuna theksoi disa prej sfidave kryesore me të cilat përballen bizneset vendore, përfshirë mungesën e fuqisë punëtore”, thuhet në njoftim.

    Ndërkohë, lideri i koalicionit, Selim Pacolli, shpjegoi se, sipas planit programor të Koalicionit “Lista për Familjen”, parashihet krijimi i një gjykate ekonomike, e cila do të lehtësojë zhvillimin ekonomik të vendit.

    Deputeti Visar Korenica vlerësoi punën e deritanishme të Odës Ekonomike dhe theksoi se Koalicioni “Lista për Familjen” do të fokusohet në rritjen e kapaciteteve të punësimit dhe mbështetje për prodhimin vendës.

    Pas vizitës në Odën Ekonomike, Koalicioni “Lista për Familjen” u takua me Shoqatën e Pensionistëve, ku diskutuan për rëndësinë e mbrojtjes dhe përkrahjes së pensionistëve në vend.

    Pacolli theksoi se familja do të mbetet gjithmonë një prioritet kryesor i Koalicionit, ndërsa Visar Korenica theksoi se Koalicioni do të luftojë për të mbrojtur institucionin e familjes dhe për të kundërshtuar çdo përpjekje që mund të dëmtojë këtë institucion të shenjtë.

    “Gjatë këtij takimi, ushtruesi i detyrës së Shoqatës së Pensionistëve theksoi mbështetjen e koalicionit për pensionistët dhe ngriti disa kërkesa kryesore. Një nga kërkesat e tyre primare ishte ligji për fondin pensional, si dhe shqetësimi për paraqitjen e pensionistëve çdo gjashtë muaj, një praktikë që ata e konsiderojnë si një pengesë të madhe. Koalicioni ‘Lista për Familjen’ premtoi se ky vendim do të eliminohet, duke siguruar që ky proces të jetë më i thjeshtë dhe më i drejtë, si pjesë e planit qeverisës të koalicionit”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

  • Costa: E ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE, erdhi koha t’i mbajmë premtimet

    Costa: E ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në BE, erdhi koha t’i mbajmë premtimet

    Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, është shprehur se “nuk ka dyshim” se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, Ukrainës dhe Moldavisë është në BE.

    Ai po ashtu ka potencuar se është koha që BE-ja të përmbushë premtimet e saj ndaj këtyre vendeve.

    Në fjalimin e tij para deputetëve të Parlamentit Evropian, Costa theksoi se zgjerimi i BE-së ishte një nga mesazhet kryesore të takimit të mbajtur më 19 dhjetor dhe se BE-ja është plotësisht e përkushtuar për zgjerimin si investimi më i madh gjeopolitik për paqen dhe sigurinë të popullit evropian dhe të kontinentit.

    “Së dyti, për zgjerimin. Ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj zgjerimit si investimi më i madh gjeopolitik për paqen dhe sigurinë, për popullin tonë dhe kontinentin tonë. Kjo ishte gjithashtu një temë qendrore në samitin e Ballkanit Perëndimor që unë kryesova një ditë përpara Këshillit Evropian.

    Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Ukraina dhe Moldavia po punojnë shumë për të përmbushur angazhimet e tyre. Nuk ka dyshim se e ardhmja e këtyre vendeve është në Bashkimin tonë. Është koha që ne t’i zbatojmë premtimet tona ashtu siç ata i përmbushin të tyret”, ka thënë Costa.

    Costa qysh pas marrjes së detyrës kishte premtuar se zgjerimin do ta ketë prioritet gjatë mandatit të tij në krye të Këshillit të BE-së.