ATV

Author: G.O.

  • KQZ-ja mban mbledhje, ndryshohen tre lokacione të qendrave të votimit në Leposaviq

    KQZ-ja mban mbledhje, ndryshohen tre lokacione të qendrave të votimit në Leposaviq

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

    Sipas njoftimit për media, mbledhja pritet të filloj nga ora 13;30 ndërsa në rend të ditës është edhe ndryshimi i tri lokacioneve të qendrave të votimit në komunën e Leposaviqit.

    Rendi i ditës:

    1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së

    2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes Nr. 08/2025

    3. Këshillat e KQZ

    3.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore

    Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për ndryshimin e lokacionit të Qendrave të Votimit 1211, 1207 dhe 1210, në komunen Leposaviq
    Shqyrtimi dhe miratimi i Këshillave të Vendvotimeve për vendvotimet e rregullta, me kusht dhe ekipet e numërimit në QKN
    Shqyrtimi dhe miratimi i Këshillave të Vendvotimeve në Përfaqësi Diplomatike

    Këshilli për Buxhet dhe Financa

    Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit Vjetorë Financiar i KQZ-së për vitin 2024,

    Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit Vjetorë të Derivate për vitin 2024,

    Këshilli për Mardhënie me Jashtë

    5. Të ndryshme.

  • Osmani ngushëllon popullin amerikan, pas aksidentit në Uashington

    Osmani ngushëllon popullin amerikan, pas aksidentit në Uashington

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas aksidentit ajror që ndodhi mes një helikopteri ushtarak dhe një avioni, në Uashington të SHBA-së.

    Përmes një postimi në “X”, Osmani u shpreh se është thellë e pikëlluar nga ky aksident, duke shtuar se me zemër është pranë familjeve që humbën të dashurit e tyre në këtë tragjedi.

    “E pikëlluar thellësisht nga përplasja tragjike ajrore pranë Uashingtonit, DC. Zemra ime është me familjet dhe të dashurit e atyre që humbën jetën në këtë tragjedi të paimagjinueshme. Kosova qëndron pranë jush në pikëllim dhe solidaritet gjatë kësaj kohe zemërthyese”, shkroi Osmani.

    Më herët reagoi edhe presidenti amerikan, Donald Trump, duke thënë se një aksident i tillë është i dyshimtë dhe duke kërkuar llogari se përse helikopteri nuk është sinjalizuar nga kulla e kontrollit, për avionin që ka përballë.

    Trump thotë se përplasja e avionit dhe helikopterit mund të ishte parandaluar

  • Trump thotë se përplasja e avionit dhe helikopterit mund të ishte parandaluar

    Trump thotë se përplasja e avionit dhe helikopterit mund të ishte parandaluar

    Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump, tha herët në mëngjes të enjten se përplasja në ajër midis një helikopteri të ushtrisë amerikane dhe aeroplanit të pasagjerëve të American Airlines ishte një “situatë e rëndë që duket se mund të ishte parandaluar”.

    “Aeroplani ishte në një linjë të përsosur dhe rutinë afrimi drejt aeroportit. Helikopteri po shkonte drejt në aeroplan për një periudhë të gjatë kohore. Është një natë e kthjellët, dritat në aeroplan po flakërojnë, pse helikopteri nuk u ngjit, as nuk u ul, as u kthye. Pse kulla e kontrollit nuk i tha helikopterit se çfarë të bënte në vend që të pyeste nëse e panë aeroplanin”, shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”.

    “Kjo është një situatë e rëndë që duket se është mundur të parandalohet. JO MIRË!!!”, vazhdoi presidenti.

    Nuk ishte menjëherë e qartë nëse postimi i Trump bazohej në informacionin mbi të cilin ai ishte informuar zyrtarisht.

    LEXONI EDHE:

    Dalin pamjet nga momenti i përplasjes së aeroplanit dhe helikopteri ushtarak në ShBA

  • Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Në seancën e sotme dëshmitari i radhës pritet të dëshmojë përmes video-lidhjes.

    Kurse dje ka përfunduar dëshminë e tij dëshmitari i 118-të, Naser Krasniqi.

    Dëshmia e e Krasniqit filloi të hënën dhe me kërkesën e tij, iu hoqën masat mbrojtëse.

    Gjatë kohës sa dëshmonte në sallë, ai përfaqësohej nga një avokat i cili ndodhej jashtë sallës së gjyqit, por që sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, avokati ishte i disponueshëm në rast që dëshmitari kërkon konsultim ligjor lidhur me ato që do të thoshte në Hagë ose me çështje që mund ta inkriminonin.

    Gjatë fundit të dëshmisë, Krasniqi përveç nga trupi gjykues, u mor në pyetje sërish nga mbrojtja e Kadri Veselit, përfaqësuar nga avokati Rodney Dixon.

  • Përplasen avioni dhe helikopteri i ushtrisë amerikane në Uashington, raportohet për 18 të vdekur

    Përplasen avioni dhe helikopteri i ushtrisë amerikane në Uashington, raportohet për 18 të vdekur

    Një aeroplan i American Airlines është përplasur me një helikopter të ushtrisë amerikane në Uashington DC, tha Administrata Federale e Aviacionit.

    Sipas raportimeve të mediave amerikane, avioni i American Airlines që u rrëzua është ndarë në gjysmë në lumin Potomac. Helikopteri që u përfshi në përplasje ndodhet pranë avionit.

    American Airlines ka konfirmuar se në bordin e avionit ndodheshin 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit.

    Zyrtarët e policisë i kanë thënë CBS News se 18 trupa janë gjetur nga ekipet e kërkimit në vendin e përplasjes dhe se asnjë i mbijetuar nuk është gjetur deri më tani.

    Nuk ka ende një përditësim zyrtar nga autoritetet për numrin e viktimave.

    Ngjarja ndodhi gjatë afrimit të pistës 33 në Aeroportin Kombëtar të Uashingtonit Reagan rreth orës 21:00.

  • Dalin pamjet nga momenti i përplasjes së aeroplanit dhe helikopteri ushtarak në ShBA

    Dalin pamjet nga momenti i përplasjes së aeroplanit dhe helikopteri ushtarak në ShBA

    Një numër i madh policësh janë në terren pasi një avion pasagjerësh me 64 persona u përplas me një helikopter ushtarak “Black Hawk” në Washington. Siç raportojnë mediat e huaja, shërbimet e urgjencës po kërkojnë lumin Potomak, ku avioni u rrëzua.

    Dhjetëra oficerë policie, ambulanca dhe ekipe shpëtimi ndodhen në lumë. Siç raporton CBS, duke cituar policinë në terren, të paktën 18 trupa janë gjetur deri më tani. Kërkimi është duke vazhduar.

    VIDEO

    John Donnelly, shefi i departamentit të zjarrfikësve dhe shërbimeve të urgjencës në Uashington DC, thotë se ky është një operacion shumë kompleks dhe “kushtet atje janë jashtëzakonisht të vështira”.

    Donnelly vë në dukje kushtet e ngrirjes dhe errësirës në ujë si sfida për të arritur tek të mbijetuarit potenciale.

    “Ka erë. Ka copa akulli në ujë… Dhe për shkak se nuk ka shumë dritë, ju jeni atje jashtë duke kërkuar çdo centimetër katror të hapësirës,” thotë ai. “Këto janë kushte shumë të vështira për [shpëtuesit] për t’u zhytur,” shton ai.

    Donnelly thotë se ndërsa prioriteti i parë i reaguesve të parë është të kërkojnë të mbijetuar, ata gjithashtu do të punojnë me Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transportit për të ndihmuar në ruajtjen e provave.

    Në rrjete sociale është shfaqur një video e përplasjes, ndërsa video është transmetuar edhe nga disa media.

    Videoja u kap nga një kamerë vëzhgimi në Qendrën Kennedy aty pranë dhe tregon momentin e përplasjes.

    Përplasen avioni dhe helikopteri i ushtrisë amerikane në Uashington, raportohet për 18 të vdekur

  • Trump planifikon të tërheqë 2000 trupa amerikane nga Siria veriore

    Trump planifikon të tërheqë 2000 trupa amerikane nga Siria veriore

    Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë i kanë përcjellë Izraelit dëshirën e Trump për të tërhequr rreth 2000 trupa amerikane nga Siria.

    Mediat ndërkombëtare raportojnë se Donald Trump thuhet se ka informuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për vendimin për tërheqjen e forcave amerikane nga Siria, me të cilin do të takohet më 4 shkurt në Shtëpinë e Bardhë.

    “Siria është një rrëmujë, por nuk është miku ynë dhe Shtetet e Bashkuara nuk duhet të kenë asnjë lidhje me të. Kjo luftë nuk është e jona. Lëreni të evoluojë. Mos u përfshini”, tha Donald Trump në një postim në platformën Truth Social.

    Deri në vitin 2021, 900 trupa amerikane ishin vendosur në Siri, ndërsa në dhjetor 2024, numri i trupave arriti në 2000, ndërsa Pentagoni deklaroi se kishte pasur një rritje për shkak të ngjarjeve që çuan në rënien e regjimit të Asadit.

  • Arrestohen tre persona në Mitrovicë, të dyshuar për vjedhje

    Arrestohen tre persona në Mitrovicë, të dyshuar për vjedhje

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Mitrovicë, të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

    Në njoftimin e policisë thuhet se arrestimi ka ndodhur më datën 28 janar.

    “Me datën 28 janar 2024, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, si rezultat i hetimeve te zhvilluara kanë identifikuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë’. Arrestimi i tre të dyshuarve të moshës se mitur, shtetas të Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se me datën 25 janar 2025, në rrugën Marije Shllaku ” në Mitrovicë, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” ku cak i kësaj vjedhje ishte një shtëpi nga ku kishin vjedhur një shumë të parave”, thuhet në njoftim.

    Tutje, theksohet se në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit është gjetur gjysma e shumes se parave të vjedhura. Ndërsa, pas intervistimit, tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/

  • Përfundojnë procedurat: Krerët e UÇK-së në Hagë do të votojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit

    Përfundojnë procedurat: Krerët e UÇK-së në Hagë do të votojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit

    Të gjithë krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që aktualisht ndodhen në Hagë në paraburgim, do të mund ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhje më 9 shkurt.

    Tashmë, të gjitha masat janë marrë që kjo e drejtë e Thaçit dhe të tjerëve, të realizohet.

    Gjykata Speciale e Hagës ka konfirmuar se tashmë kanë përfunduar të gjitha procedurat që ata të votojnë.

    “Janë marrë të gjitha masat që të paraburgosurit të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre qytetare si qytetarë të Kosovës për të votuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, thuhet në përgjigjen e Dhomave të Specializuara të Kosovës për Nacionale.

    Në anën tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në kontakt të vazhdueshëm me Dhomat e Specializuara që votimi të realizohet.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se votimi do të organizohet në përputhje me rregullat e KQZ-së.

    Aktualisht në Hagë janë duke u mbajtur: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Sabit Januzi, Ismet Bahtijari, Isni Kilaj, Fadil Fazliu, Bashkim Smakaj, Pjetër Shala, Salih Mustafa dhe Haxhi Shala.

  • EULEX mirëpret njësinë policore të specializuar të 5-të për sigurinë gjatë zgjedhjeve në Kosovë

    EULEX mirëpret njësinë policore të specializuar të 5-të për sigurinë gjatë zgjedhjeve në Kosovë

    Shefi i misionit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano u ka shprehur mirëseardhje Njësisë Policore të Specializuar të 5-të (NJPS).

    Sipas njoftimit për media këta policë, që vijnë nga forcat e EUROGENDFOR-it të siguruara nga Xhandarmëria Kombëtare e Francës, Karabinierët e Italisë, Shërbimi i Sigurisë Publike i Lituanisë  dhe Garda Kombëtare Republikane e Portugalisë, do të punojnë me Njësinë Policore të Specializuar (NJPS) të siguruar nga Policia e Polonisë për ta përmbushur mandatin e Misionit për ta mbështetur stabilitetin në mbarë Kosovën dhe për garantimin e sigurisë për të gjitha komunitetet gjatë zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme”, thuhet në njoftim.

    “EULEX-i vepron si reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë në kuadër të mekanizmit me tre nivele të reaguesve të sigurisë, ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë i sigurisë, EULEX-i është i dyti dhe misioni KFOR i udhëhequr nga NATO është i treti”, thuhet tutje në njoftimin e EULEX-it. /Telegrafi/