ATV

Author: G.O.

  • Edhe nga dy muaj paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për rastin e vrasjes në Aktash

    Edhe nga dy muaj paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për rastin e vrasjes në Aktash

    Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe nga dy muaj të tjerë (secilit veç e veç) Korab Gashit, Valdrin Ademit, Robert Llumnicës, Salih Sekiraqës dhe Fatos Abazit, të dyshuar për rastin e vrasjes së Premtim Gashit, më 1 shtator 2024 në lagjen Aktash në Prishtinë.

    Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësja për informim e kësaj Gjykate, Mirlinda Gashi.

    “Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve K.G, V.A, R.Ll ,S.S dhe F.A. Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 01.04.2025 ka aprovuar kërkesën e PTHP-në, për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve K.G, V.A, R.Ll ,S.S dhe F.A., të njëjtëve masa e paraburgimit iu është vazhduar në kohëzgjatje prej (2) muaj, për secilin”, konfirmoi Gashi.

    Ndryshe, lidhur me këtë rast, më 11 shtator 2024 është arrestuar edhe Vesel Bunjaku, i dyshuar për manipulim me prova në këtë rast. I njëjti gjendet po ashtu nën masën e paraburgimit.

  • Rebelët Huthi thonë se ShBA-ja ka kryer sulm vdekjeprurës në Jemen

    Rebelët Huthi thonë se ShBA-ja ka kryer sulm vdekjeprurës në Jemen

    Rebelët jemenas, Huthi, thanë se një numër personash janë vrarë gjatë një sulmi ajror në Hodeida një ditë më parë.

    Rebelët Huthi – që janë të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – fajësuan Uashingtonin për këtë sulm, shkruan Radio Evropa e Lirë.

    “Numri i viktimave nga agresioni amerikan në Hodeida është rritur në tetë dhe janë 16 të plagosur, teksa operacionet për largimin e rrënojave po vazhdojnë”, raportoi televizioni i rebelëve jemenas, Al-Masirah, duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë.

    Një ditë më herët, Ministria e Shëndetësisë e rebelëve jemenas tha se katër fëmijë dhe dy gra ishin vrarë.

    Sipas mediave të rebelëve Huthi, sulmi ajror shënjestroi një zonë të banuar në Hodeida, qytetin-port në Detin e Kuq.

    Zonat e kontrolluara nga rebelët në Jemen kanë përballur me sulme pothuajse të përditshme që kur Uashingtoni nisi një fushatë ajrore kundër rebelëve – që mbështeten nga Irani – më 15 mars për t’i detyruar ata që të ndalojnë së kërcënuari anijet tregtare që kalojnë në Detin e Kuq.

    Që atëherë, rebelët Huthi kanë kryer sulme duke shënjestruar anijet e ushtrisë së SHBA-së dhe Izraelit, duke thënë se sulmet janë në shenjë solidariteti me palestinezët në Rripin e Gazës.

    Rebelët nisën sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, por edhe në territorin izraelit, pas nisjes së luftës në Gazë tetorin e vitit 2023. Por, më pas ata ndërprenë sulmet gjatë armëpushimit që u arrit mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

    Në mars, Izraeli ndërpreu të gjitha furnizimet në Gazë dhe rinisi ofensivën në enklavën palestineze.

    Sulmet e rebelëve Huthi në rrugën tregtare përmes Detit të Kuq, ku kalon 12 për qind e të gjitha dërgesave botërore, ka detyruar shumë kompani që të ndryshojnë linjën e transportit të mallrave të tyre./REL

  • Osmani: Kushtetuta është kontrata jonë e përbashkët për një shoqëri demokratike

    Osmani: Kushtetuta është kontrata jonë e përbashkët për një shoqëri demokratike

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thekson se sot, shënohet një nga momentet më të rëndësishme në historinë shtetërore të Kosovës, miratimin e Kushtetutës sonë, që më 9 prill 2008 i vuri themelet juridike dhe institucionale shtetit tonë të pavarur.

    Presidentja Vjosa Osmani theksoi se Kushtetuta është kontrata jonë e përbashkët për një shoqëri demokratike, të drejtë dhe të barabartë.

    “Ajo garanton liritë dhe të drejtat themelore të çdo qytetari, pa dallim etnie, gjinie apo përkatësie, duke vendosur sundimin e ligjit si themel të funksionimit të institucioneve”, citohet Osmani në komunikatën e Zyrës së Presidencës.

    Ajo ka thënë po ashtu se “Në këtë ditë, riafirmojmë përkushtimin tonë për ta mbrojtur Kushtetutën, për ta zbatuar me përpikëri, dhe për ta jetësuar në çdo vendim, politikë e veprim. Sepse vetëm përmes forcimit të sundimit të ligjit dhe respektimit të rendit kushtetues, mund të ndërtojmë një shtet që i shërben qytetarëve të vet me dinjitet dhe drejtësi”, transmeton KosovaPress.

    Më tej Vjosa Osmani ka thënë se një shtet që i përmbahet dhe e respekton germën dhe frymën e Kushtetutës është garantues i një të ardhme të sigurt dhe të drejtë për të gjithë qytetarët e tij.

    Sot bëhen 17-vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

    Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008. Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.

    Pjesa më e madhe e kësaj kushtetute rrjedh nga Plani i ish-presidentit Martti Ahtisaarit, duke i dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

    Kushtetuta e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë – neni 8. Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene.

  • Një muaj paraburgim për 58-vjeçarin që dyshohet se e dhunoi një të mitur në Prishtinë

    Një muaj paraburgim për 58-vjeçarin që dyshohet se e dhunoi një të mitur në Prishtinë

    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit J.G., nën dyshimin për dhunimin e një të miture.

    Në njoftimin e Gjykatës, thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake, pas seancës dëgjimore vlerësoi se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin J.G., pasi që ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi”, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    “Gjykata vlerësoj se nëse i pandehuri J.G. lihet në liri, ekziston rreziku se i njëjti mund të pengojë rrjedhën e zhvillimit të procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë, mund të ndikoj dhe pengoj hetimin në të dëmtuarën e mitur, gjithashtu gjykata vlerësoj se nëse i pandehuri gjendet në liri, ekziston rreziku i ikjes së tij. Gjykata konsideron se pesha e veprës penale është e natyrës së rëndë, andaj caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme për zbatimin me sukses të procedurës penale, pengimin e rrjedhës normale të kësaj procedure penale si dhe pengimin e përsëritjes së veprës penale”, thuhet në njoftim.

    Palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

  • Vendimi i MINT-it për rregullimin e çmimit të naftës, Berjani: Do t’i shkatërrojë bizneset

    Vendimi i MINT-it për rregullimin e çmimit të naftës, Berjani: Do t’i shkatërrojë bizneset

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka nënshkruar vendim për rregullimin e çmimeve dhe vendosjen e masave të tjera mbrojtëse, për produktet e naftës të përdorshme në transport.

    Në njoftim thuhet se ky vendim është rezultat i mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut të produkteve të naftës, ku si rezultat është evidentuar se, ndryshimet e çmimeve furnizuese nga importi reflektohen menjëherë në rritje të çmimeve shitëse në tregun vendor, por jo edhe kur bien çmimet furnizuese nga importi të produkteve të naftës.

    Sipas këtij vendimi, përcaktohet, marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë në 2 eurocentë për litër dhe marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë në dymbëdhjetë eurocentë për litër.

    Por me këtë vendim nuk po pajtohen naftëtarët.

    Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës Fadil Berjani ka thënë për Indeksonlinen se vendimi i MINT-it është një vendim i gabuar i cili i shkatërron bizneset.

    “Vendimin të cilin e ka nxjerr MINT-i është shumë gabim dhe i paqëlluar. Ju e dini se unë kam qenë shumë transparent, kur ka pas vendime të sakta. Ky vendim është i paarsyeshëm dhe pa u konsultu me Shoqatën e Naftëtarëve. Vendim i gabuar me ketë vendim i shkatërron bizneset. Kompanitë e mëdha mundet vetëm me i lodh pak, por kompanitë e mesme dhe te vogla mundet apo është qëllimi me i bankrotu”, thotë Berjani.

    E sa i përket uljes së çmimit të derivateve të naftës në nivel global pas vënies së tarifave nga Trumpi, Berjani thotë se rënia e çmimit të naftës për 4 centë në Kosovë, është si pasojë e uljeve të tarifave nga Trumpi dhe jo nga vendimi i gabuar i MINT-it.

    “Ka ndryshim në çmim ka 4 centë. Tarifat e Trumpit e kanë ulë çmimin, jo vendimi i gabuar i MINT-it. Për gjendjen ekonomike çfare kemi në Kosovë, çmimi real kishte me qenë 1 euro. Po kjo nuk varet nga qeveria dhe as nga Shoqata e Naftëtarëve, po varet nga bursa dhe organizata prodhuese OPEC”, thotë Berjani.

    Ndryshe çmimet në tregun kosovar përafërsisht sillen: Diesel 1.18 centë deri 1.29 centë, Benzina 1.19 centë deri 1.28 centë. Ndërkaq çmimet e derivateve në Shqipëri, dieseli 1.89 centë dhe benzina 1.88 centë.

    Ndërkaq në Serbi dieseli 1.78. centë dhe benzina 1.79 centë.

  • Reagon Sveçla pas lirimit të dy serbëve

    Reagon Sveçla pas lirimit të dy serbëve

    Ministri në detyrë i Punëve të Brendshm, Xhelal Sveçla, ka dal me reagim lidhur me lirimin e dy serbëve që u arrestuan të dielën në Prizren, e për të cilët u tha se ishin oficerë aktiv të shërbimeve të sigurisë serbe.

    Sveçla tha forca e ligjit dhe e drejtësisë në këtë rast nuk ka pasur peshë.

    “Nuk di cila forcë tjetër i ka liruar këta persona sepse siç duket qartë forca e ligjit dhe e drejtësisë këtu nuk ka pasur peshë”, ka thënë Sveçla.

    Ndërkaq, Prokuroria Themelore e Prizrenit ka theksuar se është konstatuar se aktualisht nuk ekziston dyshimi i bazuar, si standard i nevojshëm ligjor për të justifikuar paraqitjen e kërkesës për masën e paraburgimit apo ndonjë masë tjetër për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë.

  • Krijuesi i hitit “Mos ma merrni ju se du kaq shumë”, rrëfehet në Studio A

    Krijuesi i hitit “Mos ma merrni ju se du kaq shumë”, rrëfehet në Studio A

    I ftuar së fundmi në emisionin “Studio A” në ATV ishte këngëtari Stivi Ushe nga Shqipëria, i cili arriti të marrë një sukses të lartë me një nga meloditë më të shpërndara në rrjet, ende pa u publikuar kënga.

    Stivi, krijuesi i hitit “Mos ma merrni ju se du kaq shumë”, foli më shumë rreth eksperiencës së tij në muzikë dhe bashkëpunimeve dhe jo vetëm.

    Për më shumë ndiqni intervistën e tij të plotë duke klikuar në videon e mëposhtme:

  • Egla Ceno: Unë nuk ndjej të bëhem nënë në këtë moshë se nuk dua të jem gjyshja por nëna e fëmijës tim

    Egla Ceno: Unë nuk ndjej të bëhem nënë në këtë moshë se nuk dua të jem gjyshja por nëna e fëmijës tim

    Egla Ceno mbetet një nga emrat më të spikatur në teatrin dhe kinemanë shqiptare. Me një karrierë të pasur si aktore teatri dhe filmi, ajo ka arritur të fitojë zemrat e publikut me interpretimet e saj unike dhe plot emocion.

    Në shtëpinë e saj të dytë, teatrin “Astrit Sula”, Egla në një intervistë në emisionin “Studio A” në ATV, Egla foli për dashurinë e saj të madhe për artin, momentet që e kanë shënuar në karrierë dhe të pathënat që e bëjnë atë një nga emrat më të përfolur.

    Ndër tjerash Egla foli edhe për jetën e saj private, me ç’rast ajo tha se nuk do e bënte një fëmijë në këtë moshë, pasi sipas mendimit të saj ka një moshë të caktuar për të bërë gjëra të caktuara.

    Për të parë intervistën e saj klikoni në videon e mëposhtme:

  • Diana e pranon ndarjen me Arionin, por ka për t’i thënë diçka atij përmes ekranit

    Diana e pranon ndarjen me Arionin, por ka për t’i thënë diçka atij përmes ekranit

    Dy ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana Tahiri, kanë qenë për një kohë të gjatë në qendër të mediave rozë, pas daljes nga ky format.

    Lidhja e tyre ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve, si brenda ashtu edhe jashtë Bigu-t.

    Diana një intervistë në emisionin “Studio A” në ATV ka konfirmuar fundin e marrëdhënies me Arionin.

    “Jo, nuk jemi në lidhje, jemi ndarë, unë jam single”, tha Diana, duke shtuar se lidhja me Arionin ka pasur shumë momente të bukura, por që nuk ka dhënë detaje të tjera mbi arsyet e ndarjes, duke ruajtur privatësinë e këtij momenti.

    Për më shumë ndiqni intervistën e saj në videon e mëposhtme:

  • Këshilla praktike për kujdesin e fidanëve nga eksperti Imer Nitaj

    Këshilla praktike për kujdesin e fidanëve nga eksperti Imer Nitaj

    Imer Nitaj, ekspert për trajtimin dhe kujdesin e pemëve frutore në emisionin “E Jona Tokë” në ATV ka dhënë këshilla për fidanët në sezonin pranveror.

    Ai thotë se krasitja e duhur e pemëve, plehërimi i tokës dhe ujitja janë esenciale për të siguruar një ushqyerje të shëndetshme për fidanëve.

    Përveç kësaj, ai ofron edhe këshilla praktike për mbrojtjen e fidanëve nga kushtet atmosferike të pafavorshme, si acari, era dhe reshjet e shiut.

    Nitaj gjithashtu inkurajon të rinjtë të angazhohen në bujqësi dhe pemëtari, duke i bindur se toka ka një vlerë të jashtëzakonshme dhe mund të sigurojë një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme.

    Intervistën e plot e gjeni në linkun më poshtë: