ATV

Author: G.O.

  • Forca e Sigurisë së Kosovës merr pjesë në trajnimin ushtarak në SHBA

    Forca e Sigurisë së Kosovës merr pjesë në trajnimin ushtarak në SHBA

    Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po marrin pjesë në një stërvitje të përbashkët ushtarake në Fort Johnson të Shteteve të Bashkuara, së bashku me Gardën Kombëtare të Iowa-s dhe forca të tjera amerikane.

    Rreth 6 mijë pjesëtarë të ushtrisë amerikane dhe të vendeve partnere janë përfshirë në këtë trajnim, i cili simulon operacione të mëdha luftarake në kushte të vështira terreni.

    Qëllimi i stërvitjes, sipas FSK-së është të testojë gatishmërinë për t’u përballur me kërcënime serioze dhe për të bashkëvepruar në misione ndërkombëtare.

    Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po marrin pjesë në një stërvitje të përbashkët ushtarake në Fort Johnson të Shteteve të Bashkuara, së bashku me Gardën Kombëtare të Iowa-s dhe forca të tjera amerikane. Rreth 6 mijë pjesëtarë të ushtrisë amerikane dhe të vendeve partnere janë përfshirë në këtë trajnim, i cili simulon operacione të mëdha luftarake në kushte të vështira terreni.
    Qëllimi i stërvitjes, sipas FSK-sw është të testojë gatishmërinë për t’u përballur me kërcënime serioze dhe për të bashkëvepruar në misione ndërkombëtare.

  • Agjenti i BIA-s dënohet me 5 vjet burgim pasi pranoi fajësinë për spiunazh

    Agjenti i BIA-s dënohet me 5 vjet burgim pasi pranoi fajësinë për spiunazh

    Është dënuar me 5 vjet burgim, agjenti i Shërbimit Sekret Serb (BIA), Aleksandar Vllajiq, i cili pranoi fajësinë për spiunazh dhe armëmbajtje pa leje.

    Për spiunazh u dënua me 5 vjet burg derisa për armëmbajtje pa leje me 6 muaj burg që iu zëvendësuan me 1 mijë euro gjobë.

    Aktgjykimi dënues është shpallur pak kohë pasi Vllajiq është deklaruar fajtor në seancën e shqyrtimit fillestar që është mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

    Ai do të qëndrojë në paraburgim derisa të bëhet i plotëfuqishëm aktgjykimi.

    Sipas aktakuzës së ngritur më 22 maj 2025 nga Prokuroria Speciale, Vllajiq ka vepruar si bashkëpunëtor i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA), duke mbledhur informacione që rrezikonin rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare të Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Në aktakuzë thuhet se ai ka incizuar fshehurazi lëvizjet e automjeteve të Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në pjesën veriore të vendit, si dhe ka mbledhur të dhëna për qytetarë serbë të dyshuar si bashkëpunëtorë të institucioneve të sigurisë në Kosovë. Më tej, ai ka zbuluar identitetin e një zyrtari të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), të cilin e njihte nga periudha kur vetë kishte qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës.

    Me rastin e arrestimit më 26 qershor 2024 në Mitrovicë, gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij, autoritetet kanë sekuestruar një armë të gjatë pneumatike të modelit “Cverna Zastava” dhe një sprej gaz-lotsjellës.

    Avokat i të pandehurit është Lubomir Pantoviq, ndërsa prokuror i çështjes Bekim Kodraliu./ “Betimi për Drejtësi”/

  • Festa e Kurban Bajramit, Tërnava: Paqja e mëshira e Zotit qoftë mbi ju dhe mbi familjet tuaja

    Festa e Kurban Bajramit, Tërnava: Paqja e mëshira e Zotit qoftë mbi ju dhe mbi familjet tuaja

    Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka mbajtur një konferencë për media, ku ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për këtë festë të shenjtë.

    Në mesazhin e tij, Tërnava uroi që “paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ju dhe mbi familjet tuaja!”.

    “Në këtë natë të madhe të Kurban Bajramit, kur zemrat dridhen nga madhështia e sakrificës dhe kur shpirti kërkon edhe më shumë afërsinë me Zotin, ju drejtohem me përulësi të thellë dhe dashuri të sinqertë në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, në emër të institucioneve të saj dhe në emrin tim si Myfti i Republikës, për t’ju përcjellë për këtë festë kaq madhështore, festën e Kurban Bajramit, urimet më të përzemërta, duke e lutur Zotin e Madhërishëm që kjo ditë e bekuar t’ju gjejë me zemra të qeta, me shëndet dhe mirëqenie, me familje të bashkuara dhe me besim të thelluar në vlerat më të larta shpirtërore”, tha Tërnava në mesazhin e tij.

    Ai po ashtu theksoi rëndësinë e kësaj feste për besimtarët, duke kujtuar shembullin e profetit Ibrahim (a.s.).

    “Kurban Bajrami është përkujtim i sakrificës profetike të Ibrahimit a.s., i cili ishte i gatshëm që ta flijonte më të dashurin e tij për hir të Zotit të Madhërishëm, dhe i cili na mësoi se besimi i vërtetë nuk njeh kufij dhe as frikë nga sprovat, por gjen kuptimin më të lartë pikërisht në dorëzimin e plotë ndaj vullnetit hyjnor të Zotit xh.sh.. Në këtë ditë, zemrat e besimtarëve mbushen me mirënjohje dhe përkushtim, ndërsa duart e tyre shtrihen në ndihmë dhe bujari, ngase kjo festë është një akt që mishëron frymën e afërsisë me Zotin dhe përgjegjësisë ndaj shoqërisë”, theksoi ai.

  • Kryeziu pas dështimit të 27-të: Opozita po shkel Kushtetutën duke refuzuar votimin

    Kryeziu pas dështimit të 27-të: Opozita po shkel Kushtetutën duke refuzuar votimin

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka reaguar pas dështimit të 27-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke akuzuar ish-opozitën për bllokim të procesit dhe shkelje kushtetuese.

    Ajo deklaroi se partitë opozitare po refuzojnë qëllimisht të marrin pjesë në votim, duke shkelur Kushtetutën në një moment kyç për konstituimin e institucioneve.

    “Partitë opozitare po refuzojnë me marrë pjesë në votim, duke bërë shkelje të Kushtetutës, duke mos marrë pjesë në procedurën kur jemi në konstituim të Kuvendit. Ndërkohë që LVV me gjithë deputetët e saj dhe disa deputetë nga pakicat, kanë qenë të pranishëm në 19 raste radhazi për të votuar”, tha Kryeziu-Hyseni.

    LEXONI EDHE:

    Tahiri: Kurti e ka vendos Albulena Haxhiun si barrikadë se s’i ka votat për qeveri

  • Tahiri: Kurti e ka vendos Albulena Haxhiun si barrikadë se s’i ka votat për qeveri

    Tahiri: Kurti e ka vendos Albulena Haxhiun si barrikadë se s’i ka votat për qeveri

    Abelard Tahiri, Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, ka komentuar dështimin e 27-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mënyrën se si po menaxhohet ky proces.

    Sipas tij, Kurti ka vendosur Albulena Haxhiun si një pengesë përpara konstituimit të Kuvendit, për shkak të mungesës së votave për formimin e qeverisë.

    “Ju kemi dhënë mundësi dhe ofru bashkëpunim për konstituim kuvendi me ndonjë prej emrave tjerë: por duke mos i pasur numra për qeveri kanë vendosur që si barrikadë të vendosin një grua të cilën mendoj që çdo ditë e më shumë veç po e deligjitojmë dhe dëmtojnë reputaccionin e saj. Është e sjellje e papranueshme edhe në raport me votuesit e tyre”, tha Tahiri.

  • Dështon përpjekja e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit edhe për herën e 27-të

    Dështon përpjekja e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit edhe për herën e 27-të

    As gjatë seancës së sotme nuk u arrit të konstituohej Kuvendi i Kosovës, pasi propozimi për formimin e komisionit zgjedhor, i cili do të mundësonte votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, dështoi sërish.

    Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri thirrje subjekteve politike që të propozojnë përfaqësuesit për komisionin zgjedhor, por, pavarësisht kërkesës, propozimi nuk mori mbështetje dhe dështoi për të 27-tën herë.

    Ky komision, që do të mundësonte votimin e fshehtë për Albulena Haxhiun të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka kandiduar për kryetare të Kuvendit, tani mbetet i bllokuar, duke e shtyrë edhe një herë formimin e institucioneve të reja.

    Pas këtij dështimi, seanca u ndërpre dhe është caktuar të vazhdojë pas 48 orësh, pra ditën e shtunë.

  • Austri: 35-vjeçari kosovar humb jetën në vendin e punës pas kontaktit me rrymën elektrike

    Austri: 35-vjeçari kosovar humb jetën në vendin e punës pas kontaktit me rrymën elektrike

    Një 35-vjeçar me origjinë nga Kosova ka humbur jetën të enjten në vendin e tij të punës në Arbing, Austri, pasi ra në kontakt me një linjë të tensionit të lartë gjatë pastrimit të një fasade ndërtese, raportojnë mediat lokale.

    Ngjarja tragjike ndodhi rreth orës 13:00, ndërsa viktima, që jetonte në Linz, po punonte në fasadën anësore të një pallati. Kolegu i tij, një shtetas 34-vjeçar nga Iraku, dëgjoi britmën e kosovarit dhe ndërhyri menjëherë, por ishte tepër vonë.

    “Me sa duket ai preku një linjë me tension të lartë gjatë punës. Ishte një moment i tmerrshëm”, deklaroi kolegu.

    Ambulanca dhe shërbimet e urgjencës u njoftuan menjëherë, por mbërritën me vonesë. Ekipet mjekësore kryen reanimim (CPR), por pa sukses. Mjekët konstatuan se 35-vjeçari kishte ndërruar jetë në vend.

    Autoritetet austriake kanë nisur hetimet për të përcaktuar saktësisht rrethanat e aksidentit tragjik.

  • Gjykata Supreme rrëzon kërkesën e Përparim Ramës: Faturat për mbeturina duhet të paguhen te “Pastrimi”

    Gjykata Supreme rrëzon kërkesën e Përparim Ramës: Faturat për mbeturina duhet të paguhen te “Pastrimi”

    Gjykata Supreme  ka refuzuar si të pabazuar kërkesëpadinë e Komunës së Prishtinës për caktimin e një mase të përkohshme të sigurisë ndaj zbatimit të Rregullores për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave.

    Vendimi ishte marrë nga Kuvendi Komunal më 1 dhjetor 2023, e plotësuar më 5 dhjetor 2024, dhe e publikuar në Gazetën Zyrtare më 31 dhjetor 2024.

    Kjo rregullore përcakton që pagesat për shërbimin e menaxhimit të mbeturinave të bëhen drejtpërdrejt në KRM “Pastrimi” Sh.A., ndërsa kërkesa e Komunës kishte synuar pezullimin e përkohshëm të zbatimit të saj.

    Në vendimin e saj, Gjykata Supreme ka theksuar se nuk ekziston bazë ligjore për ndalimin e prodhimit të efekteve juridike të kësaj rregulloreje, duke sqaruar se pezullimi i një akti nënligjor nuk mund të bëhet pa një vendim përfundimtar mbi ligjshmërinë e tij.

    Kjo nënkupton se pretendimi i Komunës për ndërprerjen e efekteve juridike deri në një vendim përfundimtar është hedhur poshtë.

    Gjykata gjithashtu ka vendosur që aktgjykimi merr formë të prerë menjëherë pas komunikimit me palët, duke i dhënë fund përkohësisht kontestit rreth zbatimit të kësaj rregulloreje.

    Ky vendim nënkupton se Rregullorja mbetet në fuqi dhe duhet të zbatohet deri në një vendim tjetër eventual mbi ligjshmërinë e saj në përmbajtje.

  • Presidentja Osmani priti komandantin e Gardës Kombëtare të Iowas, Stephen Osborn, diskutohet për thellim të bashkëpunimit

    Presidentja Osmani priti komandantin e Gardës Kombëtare të Iowas, Stephen Osborn, diskutohet për thellim të bashkëpunimit

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Komandantin e Gardës Kombëtare të shtetit amerikan të Ioëas, Gjeneralmajor Stephen Osborn, me të cilin diskutoi për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Iowas, si dhe për planet e ardhshme të thellimit të këtij partneriteti strategjik.

    “Aleanca me SHBA-të në fushën e mbrojtjes, e fuqizon shtetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës”, ka theksuar Presidentja Osmani.

    Më tej, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje dhe vlerësim të lartë për mbështetjen e vazhdueshme që Garda e Iowas i ka dhënë FSK-së në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve operacionale, të cilat u demonstruan me sukses gjatë ushtrimit të përbashkët ndërkombëtar “Defender Europe 2025”. Ajo veçoi faktin se këtë vit, në kuadër të këtij ushtrimi, Kosova pati nderin të mirëpresë Komandën Taktike të Divizionit të 28-të të Këmbësorisë së Ushtrisë Amerikane, dhe se pjesëtarë të Gardës Kombëtare të Iowas ishin pjesë aktive e forcës së përbashkët që veproi në territorin e Kosovës.

    Në takim, Presidentja Osmani, gjithashtu shprehu falënderim të sinqertë dhe vlerësim të thellë për mundësinë që iu dha një kontingjenti të FSK-së për të kryer stërvitje të përbashkëta në Qendrën e Trajnimit për Gatishmëri të Përbashkët në Louisiana, së bashku me pjesëtarët e Gardës së Iowas dhe forcave tjera aleate amerikane.

  • Osmani përfundon konsultimet me partitë politike, data e zgjedhjeve lokale pritet të caktohet së shpejti

    Osmani përfundon konsultimet me partitë politike, data e zgjedhjeve lokale pritet të caktohet së shpejti

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përfunduar sot takimet konsultative me përfaqësuesit e subjekteve politike në lidhje me caktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

    Sipas njoftimit nga Presidenca, gjatë këtij takimi, Osmani ka dëgjuar qëndrimet dhe propozimet e partive, ndërsa vendimi për datën përfundimtare pritet të merret në ditët në vijim.

    “Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot takimin konsultativ me subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Gjatë takimit, Presidentja Osmani ka dëgjuar qëndrimet dhe propozimet e subjekteve politike, prandaj në ditët në vijim, konform përgjegjësive kushtetuese dhe ligjeve në fuqi, do ta caktojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale”, thuhet në njoftim.