ATV

Author: G.O.

  • Sot certifikohen rekrutët e rinj të FSK-së

    Sot certifikohen rekrutët e rinj të FSK-së

    Sot në Ferizaj mbahet ceremonia e certifikimit të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

    Sipas një njoftimi për media nga FSK-ja, bëhet fjalë për gjeneratën 02/2025, ndërsa ceremonia nis nga ora 10:00 dhe mbahet në Sallën e Sporteve “Bill Klinton” në këtë qytet.

    “Në ceremoninë e certifikimit do të marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë e nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, mysafir e familjarë të rekrutëve”, thuhet në njoftim.

  • Kurti thërret në takim krerët e partive politike për të diskutuar rreth konstituimit të Kuvendit

    Kurti thërret në takim krerët e partive politike për të diskutuar rreth konstituimit të Kuvendit

    Në reagim ndaj aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka ftuar të gjithë krerët e subjekteve politike në legjislaturën e nëntë për një takim të përbashkët.

    Takimi do të mbahet të shtunën në orën 16:00 dhe ka për qëllim të kërkojë konsensus për konstituimin e Kuvendit, duke theksuar se obligimi për këtë proces është përgjegjësi e të gjithë deputetëve dhe jo vetëm e subjektit të parë.

  • Përpjekja e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Përpjekja e 38-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot, në përpjekjen e 38-të me radhë për ta konstituar legjislaturën e nëntë të këtij institucioni.

    Ndryshe të mërkurën vijoi seanca e konstituive e Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e ndërprerë të hënën, më 23 qershor.

    Kryesuesi Avni Dehari ftoi subjektet politike parlamentare të cilat nuk kanë propozuar deputetë për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë, që ta bëjnë këtë, por të njëjtat nuk paraqitën propozime.

    Kryesuesi Dehari hodhi në votim përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës. Nga 92 deputetë të pranishëm në sallë, 52 votuan për, ndërsa kundër dhe abstenim nuk pati.

    Në këto rrethana kryesuesi Dehari njoftoi për ndërprerjen e seancës dhe paralajmëroi vazhdimin e saj të premten, më 27 qershor, në orën 11:00.

    Gjykata Kushtetuese dje ka konstatuar të enjten që seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë më së voni për 30 ditë.

    Në publikimin e aktgjykimit për kërkesën e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës për çështjen e kalimit të votimit për kryetar të Kuvendit nga votimi i hapur në të mbyllur, Kushtetuesja ka konstatuar po ashtu që seanca e nisur më 15 prill e vazhdimi i saj deri tash nuk është zhvilluar në pajtim me Kushtetutën.

  • Greqia përballet me zjarre

    Greqia përballet me zjarre

    Zjarrfikësit grekë janë përballur me një vatër zjarri që ka prekur shtëpitë afër qytezës detare të Palaia Fokaias, 40 kilometra në jug të Athinës. Autoritetet kanë lëshuar urdhër për evakuimin e banorëve në katër vendbanimeve aty pranë.

    Të ndihmuar nga tetë avionë, pesë helikopterë, 90 zjarrfikës u dislokuan në zonën Palaia Foakaia në tentim për të shuar zjarrin që u përhap me shpejtësi për shkak të erërave të fuqishme, duke djegur shtëpi, transmeton Radio Evropa e Lirë.

    Ende është e paqartë sesa shtëpi janë djegur në këtë zonë. Televizioni grek shfaqi një helikopter duke hedhur ujë, teksa shtëllunga të mëdha tymi shiheshin në mbarë zonën.

    Greqia sot po përballet me temperatura të larta që kanë arritur deri në 38 gradë Celsius.

    Në vitet e fundit, Greqia e ka ndierë ndikimin ekonomik dhe mjedisor pas shpërthimeve të shpeshta të vatrave të zjarrit dhe vërshimeve. Sipas shkencëtarëve, këto ngjarje janë shpeshtuar për shkak të ndryshimeve klimatike.

    Greqia ka shpenzuar qindra miliona euro për të kompensuar qytetarët dhe fermerët për dëmet e shkaktuara nga ngjarjet që lidhen me motin ekstrem. Shteti po ashtu ka blerë pajisje të reja për zjarrfikësit në mënyrë që të përballen me zjarret, shuarja e të cilave bëhet më e vështirë për shkak të temperaturave të larta gjatë verës.

    Greqia e ka rritur numrin e zjarrfikësve në një rekord prej 18.000 këtë vit, teksa pret që të përballet me një sezon të vështirë zjarresh./REL

  • IKShPK paralajmëron: Kujdes me ushqimin në ditët e nxehta

    IKShPK paralajmëron: Kujdes me ushqimin në ditët e nxehta

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka publikuar të enjten një seri rekomandimesh për qytetarët, lidhur me ruajtjen e sigurisë së ushqimit gjatë ditëve me temperatura të larta.

    Në njoftimin e publikuar, IKShPK thekson rëndësinë e ruajtjes dhe përgatitjes së duhur të ushqimeve për të parandaluar rritjen e baktereve, shmangur helmimet ushqimore dhe ruajtur vlerat ushqyese të produkteve.

    “Gjatë temperaturave të larta, kujdesi për ushqimin që konsumojmë nuk është vetëm zakon i mirë, por domosdoshmëri për shëndetin dhe mirëqenien tuaj,” thuhet në postimin e institutit.

    IKShPK rikujton se ruajtja e freskisë së ushqimit ndihmon në zgjatjen e afatit të përdorimit dhe mbrojtjen nga sëmundjet e shkaktuara nga ushqimi i kontaminuar.

  • Martin Berishaj intervistohet nga Specialja për shpëlarje parash, shmangie tatimi e raportim i rremë i pasurisë

    Martin Berishaj intervistohet nga Specialja për shpëlarje parash, shmangie tatimi e raportim i rremë i pasurisë

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se ndaj ambasadorit Martin Berishaj janë duke u zhvilluar hetime për tri vepra penale të natyrës financiare, përfshirë “Shpëlarje e parave”, “Shmangie nga tatimi” dhe “Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

    Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, ka bërë të ditur se Berishaj është intervistuar të enjten nga hetuesit e kësaj prokurorie si pjesë e procedurës hetimore që është në zhvillim.

    “Referuar kërkesës suaj, mund të konfirmojmë se z. Martin Berishaj është intervistuar të enjten nga Prokuroria Speciale, në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar ndaj tij lidhur me veprat penale ‘Shpëlarje e parave’, ‘Shmangie nga tatimi’ dhe ‘Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’,” tha Luta.

  • Indeksi Global i Paqes 2025: Kosova bie për 3 pozita

    Indeksi Global i Paqes 2025: Kosova bie për 3 pozita

    Kosova ka shënuar rënie për tri pozita në Indeksin Global të Paqes për vitin 2025, duke u renditur në vendin e 63-të nga 163 shtete të vlerësuara nga Instituti për Ekonomi dhe Paqe.

    Ky indeks vlerëson nivelin e sigurisë, konfliktit dhe stabilitetit social në çdo shtet, duke analizuar indikatorë si krimet e dhunshme, shpenzimet ushtarake dhe konfliktet e brendshme e të jashtme.

    Në rajon, Shqipëria renditet e 52-ta, Maqedonia e Veriut e 51-ta, Mali i Zi i 34-ti, Bosnja dhe Hercegovina e 59-ta, ndërsa Serbia pozicionohet një vend pas Kosovës.

    Islanda mban vendin e parë si shteti më i paqësor në botë, ndërsa Afganistani renditet i fundit.

  • Kurti: Fotografitë e Goddard, dëshmi e gjallë e luftës në Kosovë

    Kurti: Fotografitë e Goddard, dëshmi e gjallë e luftës në Kosovë

    Kryeministri në detyrë Albin Kurti u ka bërë thirrje qytetarëve ta vizitojnë ekspozitën “The Kosovo War Photographs”, e cila është hapur në qendrën “Barabar” të Hotelit Grand.

    Ekspozita përmbledh rreth 70 fotografi të luftës, të realizuara nga foto-reporteri Wade Goddard.

    Në një postim në Facebook, Kurti tha se këto fotografi janë një përjetim i thellë dhe i dhimbshëm, që shërbejnë si kujtesë e gjallë përmes syrit të një dëshmitari. Ai theksoi se imazhet pasqyrojnë vuajtjet, dhimbjen dhe të vërtetën e luftës, duke përfaqësuar një kapitull thelbësor të historisë së Kosovës.

    Sipas Kurtit, ekspozita nuk është vetëm një kujtim, por edhe një thirrje për drejtësi për viktimat e gjenocidit dhe spastrimit etnik të kryer nga regjimi serb në pranverën e vitit 1999.

  • Kodimi, aftësia thelbësore që përgatit fëmijët për të ardhmen

    Kodimi, aftësia thelbësore që përgatit fëmijët për të ardhmen

    Në epokën digjitale të sotme, aftësitë teknologjike janë bërë po aq të rëndësishme sa leximi dhe shkrimi. Një nga aftësitë më të rëndësishme që fëmijët mund të mësojnë që në moshë të hershme është kodimi ose programimi kompjuterik. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me krijimin e aplikacioneve apo lojërave, por me zhvillimin e të menduarit logjik.

    Kodimi i ndihmon fëmijët të mësojnë si të mendojnë në mënyrë strukturore, si të analizojnë situata dhe të krijojnë zgjidhje efektive.

    Fëmijët kanë nevojë për nxitje, mjete të përshtatshme dhe një mjedis që i motivon të eksplorojnë.

    Nëpërmjet kodimit, fëmijët jo vetëm mësojnë për teknologjinë, por zhvillojnë edhe aftësi të rëndësishme për jetën.

    Mbi të gjitha, kodimi u mëson fëmijëve të mos dorëzohen lehtë por të provojnë sërish, të kërkojnë alternativa dhe të besojnë në fuqinë e tyre për të ndryshuar botën rreth tyre.

  • Pse janë të rëndësishme remitancat?

    Pse janë të rëndësishme remitancat?

    Në dhjetëvjeçarin e fundit, remitencat kanë bërë ndryshime thelbësore në jetën e familjeve kosovare. Për shumë familje, dërgesat e të ardhurave nga diaspora janë bërë një “oksigjen ekonomik”, duke garantuar sigurim bazë si ushqim, arsimi dhe shëndetësia. Megjithatë, ky fenomen ka edhe anët e errëta – si vulgarizimi i varfërisë, varësia nga burime jashtë vendit dhe vonesat në zhvillimin e brendshëm të ekonomisë.

    Remitancat janë një nga burimet më të zakonshme të të ardhurave në vendet me nivele të larta emigrimi. Sipas Bankës Botërore1 , në vitin 2019, rreth 529 miliardë dollarë u dërguan në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Ky numër pritet të rritet në të ardhmen. Remitancat gjithashtu mund të kenë efekte të rëndësishme në ekonominë e vendit pranues. Duke pasur parasysh që remitancat janë praktikisht një pjesë e të ardhurave të dikujt, ndikimi dhe rëndësia e tyre ekonomike është shpesh e dyshtë. Ato ndikojnë në statusin nanciar të buxhetit personal të një individi dhe statusin nanciar të pranuesit dhe familjes së tij. Gjithashtu ato ndikojnë edhe në -uksin ekonomik të vendit marrës përmes investimeve, aktivitetit ekonomik dhe konsumit.

    Mbështetja nanciare për buxhetin e ekonomisë familjare të individit zakonisht mundëson aftësi më të madhe nanciare, pra rrit konsumin dhe redukton varfërinë duke rritur të ardhurat e popullsisë. Në të njëjtën kohë, remitancat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit marrës: pasi ato përdoren praktikisht për investime dhe prokurime (p.sh. lëndët e para për punëtori, blerja ose rinovimi i pasurive të patundshme, investime të tjera). Ato gjithashtu ndikojnë në rritjen e përgjithshme të prodhimit, tregtisë, tregut të punës, pasuritë e paluajtshme dhe segmentet e tjera të ekonomisë vendore.

    Remitancat janë shumë të rëndësishme për Kosovën dhe diasporën e saj, si në aspektin monetar ashtu edhe në atë kulturor. Në Kosovë, shuma e remitancave të pranuara përmes kanaleve të rregulluara në vitin 2019 ishte 1.24 miliardë dollarë ose 15.6% e PBB-së, sipas Bankës Botërore2 . Shuma totale supozohet të jetë edhe më e madhe pasi shumica e remitancave transferohen përmes kanaleve të parregulluara (dërgesat personalisht, përmes ndërmjetësve si drejtuesit e autobusëve, etj.).

    Nga pikëpamja kulturore, remitancat shpesh konsiderohen simbol i dashurisë dhe përkushtimit të një emigranti për familjen e tij/saj, dhe në shumë raste edhe për familjen e tij/saj të gjerë. Emigranti ndjen një detyrim moral për të dërguar para në shtëpi, pavarësisht nga nevoja. Në mënyrë të ngjashme, përtuesit presin dërgesa nga anëtarët e familjes së tyre të ngushtë ose të afërmit jashtë vendit. Si rezultat, pjesëtarët e diasporës kosovare dërgojnë para në shtëpi për sa kohë që ata jetojnë jashtë, në shumë raste edhe në kohezgjatje prej 40 vitesh , brez pas brezi.

    Pothuajse çdo familje kosovare ka disa të afërm jashtë vendit duke pasur parasysh historinë sociopolitike të vendit dhe pothuajse çdo familje merr mbështetje nanciare nga jashtëPër më tepër, në shumë raste, emigrantët vendosin të mbajnë dhe menaxhojnë nancat e tyre në Kosovë si një mënyrë për të mbajtur lidhje me vendin e tyre të lindjes ose për të pasur një mundësi të hapur për t’u kthyer në Kosovë në të ardhmen.

    Ndonjëherë, anëtarët e familjes në Kosovë menaxhojnë -nancat e të afërmve të tyre jashtë vendit së bashku me pasuritë e tyre, si shtëpitë ose bizneset.

    Pavarësisht nga vendi i banimit, lidhja me familjet në shtëpi mbetet e fortë ndër breza dhe emigrantët vijnë për vizitë të paktën një herë në vit. Përderisa Zvicra, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar përbëjnë pjesën më të madhe të -uksit të remitancave në vend, shumë qytetarë kosovarë kanë emigruar në vendet fqinje si Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia.