ATV

Author: G.O.

  • Arrestohet 45-vjeçari në fshatin Trudë, sulmoi fizikisht bashkëshorten

    Arrestohet 45-vjeçari në fshatin Trudë, sulmoi fizikisht bashkëshorten

    Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se është ofenduar dhe goditur fizikisht nga bashkëshorti i saj, pas një konflikti verbal që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30 në fshatin Trudë të Prishtinës.

    Sipas viktimës, bashkëshorti e ka ofenduar dhe më pas e ka sulmuar fizikisht. Ajo ka deklaruar se nuk ka pasur nevojë për trajtim mjekësor dhe se kjo është hera e parë që ai ushtron dhunë fizike ndaj saj.

    I dyshuari është intervistuar nga policia dhe ka pranuar vetëm ofendimet verbale, por ka mohuar dhunën fizike.

    Me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti “Dhunë në familje” dhe është dërguar në mbajtje.

  • Arrestohet një 22-vjeçar në Fushë-Kosovë, kishte urdhëresë aktive dënimi me 2 vite burgim

    Arrestohet një 22-vjeçar në Fushë-Kosovë, kishte urdhëresë aktive dënimi me 2 vite burgim

    Njësitë policore në Fushë Kosovë kanë ekzekutuar një urdhër aktiv të gjykatës, duke arrestuar një 22-vjeçar të shpallur në kërkim për vuajtje dënimi.

    Ai u ndalua dje rreth orës 19:00 dhe pas verifikimeve rezultoi me një dënim të formës së prerë prej 24 muajsh burg dhe një gjobë prej 4 mijë eurosh, që në rast të mospagesës i shtohen edhe 200 ditë burgim.

    Personi i arrestuar është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali për të vuajtur dënimin e plotë të shqiptuar nga gjykata kompetente.

  • Rasti i vdekjes së 27-vjeçarit, komandanti i Policisë në Lipjan jep dorëheqje

    Rasti i vdekjes së 27-vjeçarit, komandanti i Policisë në Lipjan jep dorëheqje

    Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Argjend Gashi, ka dhënë dorëheqje morale pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e policisë më 7 korrik.

    Ai tha se dorëheqja nuk është shkarkim dhe ende nuk është zyrtarizuar, pasi nuk ka vendim për pozicion tjetër.

    Lidhur më këtë rast, pesë zyrtarë policorë janë arrestuar nën dyshimin për vrasje nga pakujdesia dhe ndaj tyre është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji.

    Ndërkohë, Oda e Mjekëve ka nisur hetime ndaj mjekes që dyshohet se nuk i dha ndihmën e parë të ndjerit në vendngjarje.

    Rasti ka nxitur reagime pas publikimit të pamjeve ku dyshohet përdorim i tepruar force.

  • Të hyrat në ATK për 10.8% më të larta, për 6 muaj u mblodhën mbi 524 milionë euro tatime

    Të hyrat në ATK për 10.8% më të larta, për 6 muaj u mblodhën mbi 524 milionë euro tatime

    Administrata Tatimore e Kosovës ka arkëtuar mbi 524 milionë euro në gjashtë muajt e parë të vitit 2025, ka njoftuar drejtori Ilir Murtezaj në një konferencë për media të enjten në Prishtinë.

    Kjo paraqet një rritje prej 50.9 milionë euro apo rreth 11 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    “Gjatë këtyre gjashtë muajve, ATK-ja ka vazhduar me përkushtim të zbatojë prioritetet strategjike si rritjen e mbledhjes së të hyrave, luftimin e ekonomisë joformale, zgjerimin apo rritjen e përdorimit të teknologjisë në shërbim ndaj tatimpaguesve dhe përmirësimin e kulturës së përgjithshme tatimore në vend. Administrata Tatimore e Kosovës edhe në këtë periudhë raportuese, sikurse edhe në katër vitet e fundit, vazhdoi me ngritje të performancës pothuajse në të gjithë indikatorët matës. Në gjashtë mujorin e parë të vitit 2025 kemi inkasim të të hyrave tatimore mbi 524.1 milionë euro, që do të thotë se kemi rritur të hyrat mbi 51 milionë euro apo 11%, në raport me vitin paraprak”, tha Murtezaj.

    Murtezaj tha se vlera e kontributeve pensionale për këtë periudhë ka arritur në 170 milionë euro.

    Sipas tij, shuma e përgjithshme e tatimeve dhe kontributeve të mbledhura kap vlerën totale prej 693 milionë euro.

  • Hapet rruga për në Maqedoninë e Veriut, qarkullimi lejohet për të gjitha automjetet, përfshirë kamionët

    Hapet rruga për në Maqedoninë e Veriut, qarkullimi lejohet për të gjitha automjetet, përfshirë kamionët

    Rruga në drejtim të Maqedonisë së Veriut është liruar për qarkullimin e të gjitha automjeteve, përfshirë kamionët, njoftoi Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

    Mbrëmë vonë ishte rihapur kufiri në Pikën Kufitare Hani i Elezit për hyrje-dalje të automjeteve, por vazhdoi të mbetej e mbyllur bartja e mallrave përmes Terminalit Doganor.

    Tashmë është konfirmuar se qarkullimi është normalizuar plotësisht.

     

  • Ancelotti dënohet me një vit burgim në Spanjë për mashtrim tatimor

    Ancelotti dënohet me një vit burgim në Spanjë për mashtrim tatimor

    Carlo Ancelotti, trajneri aktual i ekipit kombëtar të Brazilit dhe ish-trajner i Real Madridit, është dënuar me një vit burg nga një gjykatë spanjolle për mashtrim tatimor të lidhur me të drejtat e tij të imazhit gjatë periudhës 2014–2015 në Spanjë.

    Edhe pse Ancelotti ka shlyer tashmë detyrimin ndaj autoriteteve tatimore në vlerë prej 1.5 milionë eurosh, gjykata vendosi të japë një dënim me burg.

    Megjithatë, në përputhje me ligjin spanjoll, dënimet për krime jo të dhunshme nën dy vjet, zakonisht pezullohen nëse i dënuari nuk ka precedentë penalë të mëparshëm, gjë që pritet të ndodhë edhe në këtë rast.

  • Papa Leoni “hap dyert” për paqe: Ofron rol ndërmjetësues mes Ukrainës dhe Rusinë

    Papa Leoni “hap dyert” për paqe: Ofron rol ndërmjetësues mes Ukrainës dhe Rusinë

    Ati i Shenjtë, Papa Leoni i 14-të, ka pritur të mërkurën presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në rezidencën papale të Castel Gandolfo, afër Romës.

    Vizita e Zelenskyt u zhvillua në kohën kur lufta në Ukrainë po hyn në një fazë gjithnjë e më të ndërlikuar, me humbje të mëdha në të dyja anët dhe pa një zgjidhje të afërt në horizont.

    Përmes një njoftimi zyrtar, Vatikani ka bërë të ditur se gjatë takimit, palët kanë diskutuar rreth situatës së rëndë në Ukrainë dhe domosdoshmërinë për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.

    “Gjatë diskutimeve, rëndësia e dialogut si mënyra më e preferuar për t’i dhënë fund armiqësive është riafirmuar”, thuhet në komunikatën e Vatikanit.

    Po ashtu, është theksuar se “Ati i Shenjtë ka përsëritur gatishmërinë e tij për të pritur përfaqësuesit nga Rusia dhe Ukraina në Vatikan, për të zhvilluar negociatat.”

    Megjithatë, oferta e Papës për negociata në Vatikan nuk është pritur mirë nga Moska.

    Zyrtarë të lartë të Kremlinit kanë refuzuar më herët këtë propozim, duke e cilësuar si të papërshtatshëm. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka deklaruar se “s’është aspak e përshtatshme për dy vende ortodokse që të mbajnë bisedime në tokë katolike.”

  • Theret me thikë një person në Prishtinë

    Theret me thikë një person në Prishtinë

    Një person është therur me thikë sot në lagjen Ulpiana të Prishtinës.

    Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00 në lagjen Ulpiana të Prishtinës.

    Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se rasti po hetohet dhe është cilësuar si “Lëndim i rëndë trupor”. Hetimet rreth rrethanave të ngjarjes janë në vazhdim.

    “Sot rreth orës 09 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti i cili është cilësuar si lëndim i rëndë trupor”, tha Ahmeti.

  • “Nën hijet e luftës”, dokumentari për Masakrën e Dubravës

    “Nën hijet e luftës”, dokumentari për Masakrën e Dubravës

    Në Prishtinë u shfaq dokumentari “Nën hijet e luftës”, që sjell rrëfimet tronditëse të të mbijetuarve të Masakrës së Dubravës, një prej ngjarjeve më të rënda të luftës së fundit në Kosovë.

    Me mesazhe të forta për drejtësinë dhe kujtesën kolektive, ky film dokumentar mban regjinë e Eki Rrahmanit, i cili në një intervistë për ATV foli përprocesin e krijimit të këtij projekti dhe ndikimi që pati përtej kufijve.

    Kronikën mund ta klikoni në linkun më poshtë:

  • Çitaku i reagon Kurtit: Ti je ai që dikur ke hedhur gurë e mllef mbi policinë

    Çitaku i reagon Kurtit: Ti je ai që dikur ke hedhur gurë e mllef mbi policinë

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se antifushata ndaj Policisë është e dëmshme, teksa foli për vdekjen e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu të hënën në Lipjan, në të cilin dyshohen të përfshirë pesë policë.

    “Për dallim prej teje, ne e kemi respektuar Policinë gjithmonë, si në qeveri ashtu edhe në opozitë”, ka shkruar Çitaku.

    Ajo ka kërkuar hetim profesional për rastin e fundit që ka përfshirë Policinë, si dhe përgjegjësi politike.

    Sipas saj, nëse Kurti do ta respektonte me të vërtetë Policinë, “nuk do t’i linte pa këpucë e pa uniforma”, do t’u kishte rritur pagat dhe nuk do t’u kishte shkurtuar trajnimet në vetëm tre muaj.

    Postimi i plotë:

    Jo Albin,

    Për dallim prej teje, ne e kemi respektuar Policinë e Kosovës gjithmonë, si në qeveri ashtu edhe në opozitë. Ne i respektojmë institucionet pa kushte dhe pa kalkulime politike.

    Ti je ai që dikur ke hedhur gurë e mllef mbi policinë. Sot, ne nuk po kërkojmë asgjë më shumë përveç hetim profesional për rastin, dhe përgjegjësisë politike.

    Sa për respektin ndaj policisë, sikur ta kishe me të vërtetë, nuk do t’i lije pa këpucë e pa uniforma. Do t’ua kishe rritur pagat. Dhe mbi të gjitha, nuk do t’ua kishe shkurtuar trajnimet në vetëm tre muaj.