ATV

Author: G.O.

  • Gigi Hadid provokuese në NYC një ditë pas takimit me Bradley Cooper

    Gigi Hadid provokuese në NYC një ditë pas takimit me Bradley Cooper

    Supermodelja, Gigi Hadid, shndërroi rrugët me kalldrëm të New York-ut në pistë personale të hënën, teksa pozoi për një set fotografik të modës së lartë të Maybelline në SoHo.

    Vetëm një ditë pasi shijoi një mbrëmje romantike me partnerin e saj Bradley Cooper, 30-vjeçarja shfaqi një nga paraqitjet më të guximshme deri tani.

    Hadid u shfaq me një kostum të errët e të strukturuar, i zbukuruar me çarje të theksuara në kofshë dhe i kompletuar me një rrip korse lëkure dramatik që theksonte siluetën e saj, shkruan DailyMail.

    Veshjen e kombinoi me çizme të zeza elegante, grim të sofistikuar dhe flokë të kapura në një topuz elegant.

    Në një moment, ajo u fotografua me një shkop rimeli Maybelline në dorë, duke i kujtuar publikut se është fytyra e markës që prej vitit 2015.

    Fotosesioni ndodhi menjëherë pas daljes publike të çiftit Hadid–Cooper, të cilët u panë dorë për dore gjatë Javës së Modës në NYC, në një festë të revistës Vogue.

    Burime për Page Six kanë raportuar se aktori 50-vjeçar po shqyrton martesën dhe fëmijët me Gigin, duke shtuar se “ai mund të bëjë pyetjen brenda dy muajve të ardhshëm”.

    Çifti, që ndezi thashethemet për romancë në tetor 2023, thuhet se po mendon një familje të përzier me vajzat e tyre: Lea De Seine, 7 vjeç, që Cooper ka me ish-partneren Irina Shayk, dhe Khai Malik, 4 vjeç, vajza e Gigit me ish-in Zayn Malik.

    Një burim i afërt i përshkroi ata si “jashtëzakonisht të lumtur” dhe të përqendruar tek familja.

    Në intervista të fundit, Hadid ka folur me entuziazëm për lidhjen, duke thënë se Bradley i ka dhënë “përvojën më normale të takimeve” dhe e ka ndihmuar të rikthejë pasionin për teatër. Ajo shtoi: “Ndihem me fat. Ai më jep inkurajim, besim dhe një respekt të madh si krijues”.

  • Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Pezullimi i dialogut SHBA-Kosovë është hap shqetësues, rrezikon destabilizim të rajonit

    Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Pezullimi i dialogut SHBA-Kosovë është hap shqetësues, rrezikon destabilizim të rajonit

    Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) ka reaguar me shqetësim ndaj vendimit të Shteteve të Bashkuara për të pezulluar për një periudhë të pacaktuar Dialogun Strategjik me Kosovën, duke e cilësuar këtë veprim si të rrezikshëm për raportet dypalëshe dhe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

    Në një deklaratë për mediat, KASH i bën thirrje kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti – si fitues i zgjedhjeve të 9 shkurtit – dhe forcave të tjera politike, që të tejkalojnë ndarjet dhe të bashkëpunojnë për të mbrojtur interesat kombëtare, si dhe për të rivendosur marrëdhëniet me SHBA-në në fushat kyçe të mbrojtjes, sigurisë dhe ekonomisë.

    “Kosova është ndër vendet më pro-amerikane në botë, me një angazhim të qartë ndaj paqes, demokracisë dhe vlerave euroatlantike. Pezullimi i dialogut me Prishtinën, ndërkohë që avancon dialogu me Beogradin, jep një mesazh të gabuar dhe rrezikon të destabilizojë rajonin, duke i dhënë hapësirë ndërhyrjes së Serbisë përmes Listës Serbe”, thuhet në deklaratë.

    Këshilli e cilëson të padrejtë që një shtet që ka qenë ndër partnerët më të qëndrueshëm të SHBA-së të penalizohet në këtë mënyrë, ndërsa sipas tij, Serbia – e cila po afrohet gjithnjë e më shumë me Kinën, Rusinë dhe Iranin – përfiton nga një trajtim më i butë.

    “Kosova ka nevojë për përkrahje në ndërtimin e institucioneve të saj, jo për presione që mund të paralizojnë funksionimin e tyre”, thekson më tej KASH.

    Në reagim theksohet se autoritetet në Kosovë duhet të bëjnë përpjekje për të dalë sa më parë nga masa ndëshkuese të vendosura nga Bashkimi Evropian dhe tani edhe nga SHBA-ja, përmes një qasjeje më konstruktive dhe duke vlerësuar rolin thelbësor të mbështetjes perëndimore për zhvillimin dhe sigurinë e vendit.

    “Ndërhyrjet e Beogradit në Kosovë, përmes partive politike serbe, duhet të adresohen në koordinim të ngushtë me SHBA-në dhe BE-në, dhe gjithmonë brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës”, shton KASH.

    Në fund të deklaratës, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë u bën thirrje gjithë spektrit politik në Kosovë që të unifikojë qëndrimet për dialogun me Serbinë, në funksion të arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare, që do të siguronte njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy shteteve.

  • Më shumë se 10% e popullsisë së Gazës është vrarë ose plagosur, thotë ish-shefi i ushtrisë izraelite

    Më shumë se 10% e popullsisë së Gazës është vrarë ose plagosur, thotë ish-shefi i ushtrisë izraelite

    Ish-shefi i ushtrisë izraelite ka thënë se më shumë se 1 në 10 palestinezë në enklavë janë vrarë ose plagosur që nga fillimi i luftës gati dy vjet më parë.

    Duke folur në komunitetin e Ein HaBesor në Izraelin jugor javën e kaluar, ish-Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Gjeneral-Lejtnant Herzi Halevi tha: “Ka 2.2 milionë njerëz në Gaza. Sot në Gaza ka më shumë se 10% që janë vrarë ose plagosur, më shumë se 200,000. Kjo nuk është një ‘luftë e butë’”.

    Dhe siç vlerëson CNN, shifra është e dukshme sepse është shumë afër numrit të viktimave nga Ministria Palestineze e Shëndetësisë, e cila thotë se forcat izraelite kanë vrarë gati 65,000 palestinezë dhe kanë plagosur më shumë se 164,000 të tjerë.

    Gjatë luftës, zyrtarët izraelitë sfiduan vazhdimisht shifrat e ministrisë së shëndetësisë, duke kërkuar të hedhin dyshime mbi numrin e raportuar të vdekjeve dhe lëndimeve në enklavën e rrethuar.

    Ata gjithashtu akuzuan ministrinë se mbështetej në të dhënat e ofruara nga Hamasi.

    Sipas CNN, komentet e Halevit u bënë të martën, por nuk u raportuan gjerësisht deri në fundjavë nga mediat izraelite, shumë prej të cilave publikuan një regjistrim audio të deklaratave.

    CNN thotë se mori një kopje të audios dhe konfirmoi me një pjesëmarrës se Halevi kishte folur në këtë ngjarje.

    Halevi ishte shefi i shtabit gjatë 17 muajve të parë të luftës.

    Ndërkohë, një zëdhënës i IDF-së tha: “Ne nuk do të komentojmë për çështjet e thëna në biseda të mbyllura”. /Telegrafi/

  • Parashikimi i motit për Kosovë – dita e sotme

    Parashikimi i motit për Kosovë – dita e sotme

    Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se e marta në Kosovë do të jetë me diell dhe vranësira të pjesshme.

    IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë nga 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës nga 24-29°C.

    Era do të fryjë nga veriperëndimi, 1–3 m/s.

  • Shqipëria hap edhe 4 kapituj të rinj në negociatat e anëtarësimit në BE

    Shqipëria hap edhe 4 kapituj të rinj në negociatat e anëtarësimit në BE

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar sot fotografi nga takimi me komisioneren për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Marta Kos.

    Rama në një postim në Facebook thotë se mezi pret hapjen edhe të katër kapitujve tjerë të negociatave për anëtarësim në BE.

    “Mirëmengjes dhe me padurimin e sotëm për të hapur edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në BE, që i shtohen 24 kapitujve të hapur në vetëm 11 muaj, një ritëm rekord, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

    Ndryshe, kryeministri shqiptar të shtunën kishte paralajmëruar se Presidenca Daneze e BE-së i ka ftuar që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të gjitha vendeve anëtare, të hapin edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim.

    Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme, mbi fusha të rëndësisë jetike, si Transporti, Energjia, Rrjetet Trans-evropiane dhe Mjedisi, janë tanimë në tryezë.

  • Kush janë liderët botërorë që hoqën dorë nga privilegjet e pushtetit?

    Kush janë liderët botërorë që hoqën dorë nga privilegjet e pushtetit?

    Me mbajt pozita të larta shtetërore nuk është veç privilegj e përgjegjësi, por edhe fat.

    Po, jo krejt kanë zgjedh me i shfrytëzu këto privilegje.

    Ka shumë presidentë në botë , që kanë vendos me ba një jetë krejt modeste, njësoj si edhe populli tyre.

    Por, cilët janë këta liderë?
    Ish-presidenti i Uruguait, José Mujica – njihet ndryshe edhe si “presidenti më i varfër në botë”.
    Ai jetonte në një fermë të thjeshtë, dhuronte mbi 90% të pagës dhe lëvizte me një Volksëagen Beetle të vjetër.

    Ndërsa, udhëheqësi revolucionar i Burkina Fasos, Thomas Sankara – jetonte me nhë rrogë mesatare. Ai shkurtoi edhe pagat qeveritare , ndërsa udhëtonte me biçikletë apo makina vendase.
    Evo Morales – Ish-presidenti i Bolivisë, vinte nga komuniteti indigjen dhe refuzonte jetën luksoze, nuk i preferonte markat e shtrenjta, por as makinat. Për takime e udhëtime, zgjidhte avionë ekonomikë.

    Një shembull i mirë, që duhet ndjekur është ai i presidentit slloven, Borut Pahor, i cili shpesh shihej duke bërë punë vullnetare me qytetarët.
    Nuk kërkonteas trajtim special dhe mbante një stil jetese modest.

    Këta liderë e shumë të tjerë, na kujtojnë se forca e vërtetë nuk qëndron në luks, por në përulësi.

    Çka mendoni ju për liderët shqiptar? Na shkruani në komente…

    https://www.facebook.com/share/v/19Y9LmQxR8/?mibextid=wwXIfr

  • “Drejtësi për ish-krerët e UÇK-së” – Mijëra shqiptarë nisen nesër për protestë në Hagë, gazetari i ATV-së jep detaje

    “Drejtësi për ish-krerët e UÇK-së” – Mijëra shqiptarë nisen nesër për protestë në Hagë, gazetari i ATV-së jep detaje

    Nesër në Hagë do të mbahet protesta masive në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Atje tashmë ka arritur gazetari ynë, Arian Hajdaraj, i cili do të na mbajë të informuar me të gjitha zhvillimet nga protesta gjatë ditës së nesërme, por edhe nga Gjykata Speciale të hënën, kur pritet të nisë dëshminë dëshmitari i parë në këtë proces gjyqësor.

    Për të kuptuar se cilat janë të rejat e fundit nga organizimi i protestës që do të mbahet nesër në Hagë, ndiqni raportimin e gazetarit Hajdaraj:

    https://www.facebook.com/share/v/17AiLoQLPn/?mibextid=wwXIfr

  • KQZ vazhdon fushatën informuese për zgjedhjet e 12 tetorit në komuna të ndryshme

    KQZ vazhdon fushatën informuese për zgjedhjet e 12 tetorit në komuna të ndryshme

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se është duke vazhduar me përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, përmes një fushate informuese në komuna të ndryshme të vendit.

    Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se komisionet komunale të zgjedhjeve në komunat Gjakovë, Mitrovicë e Jugut dhe Junik kanë organizuar tryeza informuese me përfaqësues të subjekteve politike.

    “Gjatë këtyre takimeve janë trajtuar çështje kyçe të procesit zgjedhor, përfshirë: Regjistrimin për votim të personave me nevoja të veçanta, votimin jashtë Kosovës, si dhe mënyrat dhe procedurat e votimit. Nominimet dhe formula e trupave menaxhuese të zgjedhjeve (Këshillat e Vendvotimeve, Qendrat e Votimit me Kusht, votimi i personave me nevoja të veçanta dhe Qendrat Komunale të Numërimit), si dhe Fushata zgjedhore”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu, KQZ ka theksuar se pjesëmarrësit janë informuar në detaje për të gjitha fazat e procesit zgjedhor dhe janë inkurajuar të ndajnë informacionet me komunitetin e tyre, me qëllim që të rritet vetëdija qytetare dhe përgatitja për ditën e votimit.

  • Edi Rama ka çuditur botën – Kryeministri shqiptar, bëri atë që nuk i shkoj askujt në mendje

    Edi Rama ka çuditur botën – Kryeministri shqiptar, bëri atë që nuk i shkoj askujt në mendje

    Edi Rama ka çuditur botën. Kryeministri shqiptar, bëri atë që nuk i shkoj askujt në mendje.

    Në mesin e kabinetit të ri qeveritar, prezantoi ministren më të, me veshje tipike tradicionale, me emrin tipik shqiptar, Diella.

    Jo, ajo nuk është as politikane, as eksperte e mirënjohur, por anëtarja e parë virtuale e prokurorisë e cila është e programuar ta luftojë korrupsionin, pa mbajtur asnjë anë përveç asaj të drejtësisë, e krijuar krejtësisht algoritmat e Inteligjencës Artificiale.

    Diella është quajtur “shërbyesja e prokurimeve publike” dhe synon të monitorojë e të analizojë proceset e tenderëve, një fushë shpesh e lidhur me mungesë transparence e abuzime. Ajo nuk ka zyrë, nuk merr rrogë dhe nuk njeh miq apo parti – është një algoritëm që punon 24 orë në ditë.

    Ky inovacion është një përpjekje për të treguar se qeverisja shqiptare veçse është futur në epokën digjitale, teknologjike. Pyetjet megjithatë mbeten: a do të ketë Diella fuqi reale për të ndaluar shkeljet apo është vetëm një simbol i bukur modernizimi?

    Për momentin, Diella është metaforë e një qeverisjeje që përpiqet të duket më transparente dhe më e ardhshme. Nëse do të mbetet vetëm imazh apo do të bëhet realisht zë kundër korrupsionit, këtë do ta tregojë koha.

    “Humbës nuk është kush rrëzohet, po është ai që gërmon aty ku ra!” ishte fjalia e parë që ministrja më e re dhe më e përfolur në botë “Diella” ia tha Kryeminsitrit Rama pasi pa hapjen e parlamentit të Shqipërisë, e kur Rama e pyeti se si t’ja bëj, Diella ja ktheu “Kurrë mos e pengo kundërshtarin që po gabon”.

     

  • OSBE reagon pas mbylljes së shërbimeve të sistemit të Serbisë në veri

    OSBE reagon pas mbylljes së shërbimeve të sistemit të Serbisë në veri

    Misioni i OSBE-së në Kosovë ka shprehur shqetësim të madh për ndikimin në njerëz mbyllja e fundit e zyrave të shërbimeve në Mitrovicën e Veriut, nga të cilat, ky mision thotë se varen komunitetet jo-shumicë.

    OSBE-ja ka theksuar se ndërprerjet e këtyre shërbimeve prekin në mënyrë të veçantë të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe familjet me mundësi të kufizuara, të cilat OSBE thotë se varen nga këto zyra për shëndetësi, pagesa pensionale, materiale shkollore dhe mbështetje sociale.

    “Çdo masë që ndikon në shërbimet publike duhet të sigurojë qasje të pandërprerë për të gjitha komunitetet, ndërsa mosmarrëveshjet adresohen përmes Dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe me konsultim domethënës lokal”, thuhet në reagim e OSBE-së

    OSBE thekson se do të vazhdojë ta monitorojë nga afër situatën në kuadër të mandatit të saj për paralajmërim të hershëm dhe mbështetje të komuniteteve gjithëpërfshirëse e të qëndrueshme.