ATV

Author: G.O.

  • Vdekja e ish-ambasadorit shqiptar, Abdi Baleta – Kurti: Vepra e tij dëshmi e një jete të kushtuar kombit

    Vdekja e ish-ambasadorit shqiptar, Abdi Baleta – Kurti: Vepra e tij dëshmi e një jete të kushtuar kombit

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Abdi Baletës, duke theksuar kontributin e tij të vyer në politikë dhe publicistikë, raporton Sinjali.

    Abdi Baleta ishte një nga emrat e politikanëve që shqiptarët e Kosovës e mësuan sapo në Shqipëri ra regjimi komunist.

    Disa e kishin emër të dëgjuar edhe më parë, kur ai përfaqësonte Shqipërinë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ndërsa për publikun e gjerë ai u bë i njohur me fjalimet në Kuvendin e Shqipërisë dhe me shkrimet në shtyp, që si kryetemë kishin çështjen e pazgjidhur shqiptare.

    Ishte një zë që spikaste për nga forca e argumentimit dhe vendosmëria me të cilën mbronte identitetin kombëtar dhe të drejtën e shqiptarëve për vetëvendosje dhe bashkim kombëtar.

    Abdi Baleta ishte një nga njohësit e thellë të ligjit ndërkombëtar dhe rrjedhave të gjeopolitikës.

    pjesë të shkrimeve të viteve 1990 për Kosovën i botoi në librin Kosova: Nga Dejtoni në Rambuje. Ai vijoi të komentonte zhvillimet në hapësirën shqiptare dhe në botë, në shkrimet e tij në gazetën Bota Sot të Prishtinës, në Rimëkëmbja të Tiranës, në revistën Shenja të Shkupit etj. Në takimet e mia me të në Tiranë e dalloja pasionin me të cilin mbronte mendimet, që mbështeteshin nga përvoja e gjatë diplomatike dhe erudicioni, gëzimin për përparimet e Kosovës dhe të kombit shqiptar, pezmatimin për pengesat që ende shqiptarët kanë për të kapërcyer, por dhe besimin e tij se e drejta herët a vonë fiton.

    Vepra e tij publicistike është një shkollë e vërtetë për mendimin politik dhe strategjik shqiptar dhe një dëshmi e një jete kushtuar kombit.

  • Dëshmitë e Rubin dhe Williams në Hagë, avokati Musa: Mund të ndryshojnë kahjen e procesit

    Dëshmitë e Rubin dhe Williams në Hagë, avokati Musa: Mund të ndryshojnë kahjen e procesit

    Të hënën e kësaj jave filloi procesi gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ku u dëgjua dëshmitari i parë i mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-ndihmëssekretari i departamentit të shtetit James Rubin.

    Këtë proces gjyqësor e ka komentuar avokati Skënder Musa, i cili në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se dëshmitarët e mbrojtjes, do të vendosin drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

    “Fundi është pak proces i komplikuar për shkak se ka pasur një numër jashtëzakonisht të madh dëshmitarësh dhe dëshmitarë që ne i kemi pasur kanë qenë tmerrësisht jo kredibilë. Pastaj kemi dëshmitarë që janë propozuar nga mbrojtja e zotit Thaçi dhe Krasniqi. Dëshmitari i parë ka filluar mirë, ka arritur të vendosë shumicën e dëshmitarëve në një pozitë të pafavorshme. Presim, i kemi rreth 14 dëshmitarë. Besoj që pas dëgjimit të këtyre dëshmitarëve kaq të rëndësishëm dhe kredibilë, procesi do të ndryshojë dhe do të marrë kahjen e drejtë. Kur them kahjen e drejtë, në fund gjykata të vendosë drejt dhe nëse vendoset, ata do të lirohen”, përfundoi ai.

    Sa i përket dëshmive të dëshmitarëve të Prokurorisë së Specializuar, ai ka hedhur kritika se si në Hagë u dëgjuan dëshmitë që ishin dirigjuar e përgatitur nga BIA serbe.

    “Duke u nisur nga procesi gjyqësor, nga dëshmitë e dëshmitarëve, gjyqtarët e Gjykatës Speciale duhet të jenë të vetëdijshëm dhe ta kenë të qartë që provat që janë dërguar nga një shtet armik, nga një shtet me të cilin ka luftuar UÇK-ja, atyre nuk mund t’u falet besimi. Është ndryshe nëse dëshmon një person i përgatitur nga BIA e Serbisë, prokurori i Serbisë dhe nga njerëzit brenda EULEX-it, ku të gjitha provat i kanë marrë në Serbi dhe kanë lidhje me Serbinë, qoftë në aspektin emocional apo familjar me Serbinë. Ata njerëz nuk mund të paraqesin prova kredibile, ata dëshmitarë nuk mund të jenë kredibilë. Ndryshe kur është paraqitur një dëshmitar, një punëtor i sigurimit shtetëror të Serbisë dhe ndryshe kur paraqitet si dëshmitar nënsekretar i shtetit amerikan. Pa marrë parasysh tash pozitën, atëherë ka qenë në pikën kyçe i cili ka arritur së bashku me sekretarën, me presidentin, me njerëzit kryesorë të Amerikës dhe të NATO-s që ta arrijnë marrëveshje paqësore në mes Kosovës dhe Serbisë”, theksoi Musa.

    Musa pa asnjë dyshim ka thënë se procesi në Hagë është absurd.

    “E di që për gjykatën nuk është e rëndësishme se kush i dërgon provat dhe kush janë dëshmitarë, mirëpo edhe gjyqtarët edhe prokurorët duhet ta kenë të qartë që një shtet në të cilin është luftuar dhe ka kryer gjenocid është i interesuar dhe punon ditë e natë që të shpallet fajtor qoftë Hashim Thaçi apo të tjerët. Në mënyrë që t’i barazojë krimet që ka bërë vetë me krimet e pretenduara që kinse i ka bërë UÇK-ja. Ata nuk janë duke hequr dorë, edhe pse e kanë njohur pothuajse të gjitha shtetet demokratike Kosovën, ata ende nuk heqin dorë dhe pretendojnë dhe bindin popullin e vet dhe botën që Kosova është pjesë e tyre. Këta duhet ta kenë parasysh regjimin e Serbisë. Njerëzit që kanë dëgjuar këta dëshmitarë pothuajse janë pjesë e administratës, policisë dhe ushtrisë së Millosheviqit, i cili vetë ka qenë i akuzuar në gjykatë për krime lufte”, deklaroi ai.

  • 3 llojet e personave që “e helmojnë” zyrën

    3 llojet e personave që “e helmojnë” zyrën

    Pothuajse në çdo vend pune janë disa persona që e rëndojnë atmosferën dhe marrëdhëniet kolegiale.

    Puna na përball me shumë njerëz dhe kolegë, me disa nga të cilët nuk pëlqehemi. Por kur puna të lidhë, do apo jo duhet të gjesh një rrugë komunikimi për të zhvilluar procesin e punës në rregull.

    Gjeni më poshtë tri llojet kryesore të këtyre njerëzve “toksikë”:

    I pandjeshmi dhe acaruesi

    Ky person nuk ju jep asnjë buzëqeshje, as nuk ju përshëndet, merr meritat e punës tuaj dhe madje as nuk kërkon falje. Me pak fjalë ato e bëjnë jetën tuaj ferr. Në këtë rast pyesni veten se çfarë mund të ketë ndodhur në të kaluarën që ky person përfundoi kaq i ashpër dhe i pandjeshëm. Shanset janë, që ai të ketë kaluar një fëmijëri të keqe apo të jetë lënduar nga të tjerët.

    “Dekurajuesi”

    Moto e tij është gjithmonë ”ajo gjë nuk ka për të funksionuar” Ai nuk gjen asnjëherë zgjidhje, por me negativitetin e tij ai humb shpresat edhe të kolegëve të tjerë. Në këtë rast merrni frymë thellë dhe pyeti konkretisht se kush është zgjidhja e tij për atë problem.

    “Dembeli dhe mendjemadhi”

    Ky është ai person që premton se do arrijë gjëra të mëdha, por në fund nuk prek asgjë me dorë. Në asnjë rrethanë, mos merrni punë shtesë për dembelët. Mos harroni se puna juaj është një ekip për të marrë punën e bërë në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe në këtë rast, do të thotë të thuash shefin tënd se çfarë po ndodh në mënyrën se si mund të zgjidhë hallën e dobët që po prish të gjithë punën.

  • E rrëmbyen dhe e rrahën gjithë natën, Policia arreston dy persona – i treti në arrati

    E rrëmbyen dhe e rrahën gjithë natën, Policia arreston dy persona – i treti në arrati

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të rëndë të rrëmbimit dhe dhunës fizike që ka ndodhur në lagjen Veternik të Prishtinës.

    Sipas raportit zyrtar, më 19 shtator 2025 është bërë e ditur se një viktimë mashkull kosovar ishte marrë me forcë nga dy persona dhe ishte futur në një veturë. Viktima ka deklaruar se ishte dërguar në një shtëpi të pabanuar, ku ishte mbajtur deri në mëngjes dhe ishte dhunuar fizikisht.

    Hetimet e policisë kanë çuar në identifikimin e tre të dyshuarve. Dy prej tyre janë arrestuar dhe ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit me vendim të prokurorit, ndërsa personi i tretë ndodhet ende në arrati.

    Gjatë aksionit policor janë bastisur katër shtëpi dhe banesa, ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë gjuetie. Rasti është në proces hetimesh.

  • Horoskopi i ditës: Zbuloni mesazhin e yjeve

    Horoskopi i ditës: Zbuloni mesazhin e yjeve

    Dashi
    Do keni shume dyshime për partnerin tuaj sot dhe për gjestin me te vogël do debatoni me te. Xhelozia do arrije kulmin. Kujdes sepse jo çdo gjë mund te jete e lejuar. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër sepse mundësitë qe do iu jepen gjate kësaj dite do jene te mrekullueshme. Financat do kenë goxha përmirësime. Do ndiheni mjaft mire kur te shpenzoni për çdo gjë qe dëshironi.

    Demi
    Rutina do e pushtoje gjate kësaj dite jetën tuaj ne çift dhe asgjë nuk ka për te ecur si e kishit menduar. Nuk do keni dëshire për ndryshime dhe shpesh do mbylleni ne vetvete. Po vazhduat kështu do e largoni partnerin. Beqaret do kenë një dite normale dhe pa asgjë te jashtëzakonshme. Financat do jene ne gjendje te qëndrueshme. Nuk do keni për çfarë te shqetësoheni.

    Binjaket
    Do e ndieni nevojën për me shume liri gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Flisni hapur me partnerin pa i rene rreth e rrotull. Ai ne fakt do jete ne humor dhe mund t’ua plotësojë dëshirën. Beqaret ne mënyrë te papritur mund te fillojnë një lidhje pasionante. Sektori i financave do jete gjithashtu mjaft i privilegjuar. Do ketë edhe përmirësime për disa.

    Gaforrja
    Ata qe kane kohe se bashku do kenë mundësi te diskutojnë gjere e gjate sot dhe do marrin vendime te rëndësishme. Beqaret do jene te shpërqendruar dhe nuk do arrijnë dot te fiksohen pas dikujt edhe pse mundësitë qe do iu jepen do jene te mëdha. Çështjet financiare do ecin me se miri. Shpenzoni pa frike për çdo gjë qe iu duhet sepse gjendja nuk do tronditet.

    Luani
    Marrëdhënia juaj me personin qe dashuroni do jete e mrekullueshme sot. Ne çdo moment do merrni surpriza dhe do ndiheni me se miri. Disa komplimentet te te afërmve tuaj për te, do iu gëzojnë pa mase. Beqaret duhet ende te bëjnë durim për ta gjetur princin e kaltër. Ne planin financiar kini me shume besim tek vetja dhe do e shihni qe do iu dilni te mbani situatën te ekuilibruar.

    Virgjeresha
    Dite shume e rëndësishme kjo e sotmja për jetën e te dashuruarve. Do merren vendime te cilat do shënjojnë te ardhmen e tyre. Tregohuni te matur dhe largpamës. Beqaret nuk do e gjejnë personin ideal, por nga ana tjetër as nuk do vuajnë ne vetmi. Miqtë do i argëtojnë pa fund. Ne planin financiar priten vështirësi. Tregohuni me te organizuar dhe shmangni shpenzimet e mëdha.

    Peshorja
    Mjedisi yjor do favorizoje me tepër jetën e beqareve. Me ne fund ata do e gjejnë atë qe do iu përshtatet me se miri. Te dy do keni mendime te njëjta mbi fusha te ndryshme. Te dashuruarit do kalojnë një dite te zakonshme dhe pa surpriza. Financat nuk do jene te jashtëzakonshme, por as te këqija. Te paktën do iu dalin paratë për te kryer shpenzimet e nevojshme.

    Akrepi
    Pritet qe jeta ne çift te ketë ndryshime pozitive gjate kësaj dite. Do jeni ne humor dhe te gatshëm për te shkuar ne fund te botes vetëm qe te kaloni çaste romantike me partnerin. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm princin e kaltër, por ai do vije papritur e pa kujtuar dhe do ua ndryshoje jetën. Financat do jene gjithë kohës te qëndrueshme dhe aspak problematike.

    Shigjetari
    Marrëdhënia ne çift do jete me e bukur gjate kësaj dite. Partneri do iu beje me te lumtur se kurrë me pare dhe ju nuk do dëshironi te ndaheni për asnjë çast. Beqaret do kenë një dite rutine dhe pa takim te rëndësishme. Lërjani çdo gjë kohës. Ne planin financiar duhet t’i dëgjoni edhe këshillat e familjareve sepse ata thjesht do mundohen t’iu ndihmojnë.

    Bricjapi
    Do jeni paksa posesive gjate kësaj dite dhe nuk do i mendoni pasojat e veprimeve qe do bëni. Kujdes sepse situata mund t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit. Beqaret nuk do jene ne gjendje te mendojnë cili person bën dhe cili jo për te filluar një lidhje prandaj mund te bëjnë edhe ndonjë gabim. Financat nuk do jene aq te mira sa për te kryer shpenzime kuturu.

    Ujori
    Do i shprehni me çdo mënyrë ndjenjat tuaja ndaj partnerit sot dhe marrëdhënia ne çift do behet edhe me e bukur sesa ka qene. Beqaret do jene te parrezistueshem. Është e sigurte qe me ne fund do e bëjnë për vete personin qe kane ëndërruar dhe kane pëlqyer prej kohesh. Ne planin financiar gjendja do jete e qëndrueshme dhe do kryeni investimet e nevojshme.

    Peshqit
    Ka rrezik qe dita e sotme te jete goxha e trazuar dhe problematike për ata qe janë ne një lidhje. Do debatoni edhe për gjerat me te vogla me te. Beqaret do kenë veçse aventura pa asnjë te ardhme, dashuritë e mëdha ende nuk do mbërrijnë për ta. Financat do jene me problematike sesa ju e kishit menduar. Beni kujdes dhe mos jepni para hua.

  • Shqipëria solidarizohet me Estoninë pas shkeljes së hapësirës ajrore nga Rusia

    Shqipëria solidarizohet me Estoninë pas shkeljes së hapësirës ajrore nga Rusia

    Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka shprehur shqetësimin e thellë të Shqipërisë pas shkeljes së hapësirës ajrore të Estonisë nga tre avionë luftarakë rusë MiG-31.

    Në një postim në X, ajo theksoi solidaritetin e plotë me vendin aleat dhe rikonfirmoi unitetin e NATO-s kundër provokimeve ruse.

    “Thellësisht të shqetësuar për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga tre avionë luftarakë rusë Mig-31 këtë mëngjes. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Aleatin tonë, Estoninë. NATO mbetet e bashkuar kundër provokimeve të Rusisë.”, shkruan Spiropali.

    Përshkallëzimi i tensioneve dhe kërkesa e Estonisë

    Incidenti, i cili zgjati 12 minuta dhe ku avionët rusë kishin radiot e fikura, ka shtyrë qeverinë estoneze të kërkojë konsultime me aleatët e NATO-s sipas Nenit 4 të Aleancës. Ky veprim tregon seriozitetin e situatës dhe vjen pas një serie shkeljesh të hapësirës ajrore në vendet e NATO-s si Rumania dhe Polonia. Sipas Talinit, sjellja e Rusisë tregon një “paturpësi të paparë.”

    Si përgjigje ndaj provokimit, dy avionë italianë F-35, të angazhuar në misionin e patrullimit ajror të NATO-s, u ngritën në ajër dhe i detyruan avionët rusë të largoheshin. Reagimet ndërkombëtare ishin të menjëhershme, me liderë si Ursula von der Leyen dhe Kaja Kallas që u shprehën ashpër kundër Rusisë dhe kërkuan një përgjigje kolektive.

    Reagimi i NATO-s dhe qëndrimi i Aleatëve

    NATO e ka cilësuar incidentin si “një shembull tjetër i sjelljes së pamatur të Rusisë” dhe ka njoftuar nisjen e Operacionit Sentinel East për të forcuar patrullimin e krahut lindor.

    Vendosmëria e Aleancës për të mbrojtur hapësirën e saj të përbashkët duket e qartë, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se provokimet ruse do të vazhdojnë nëse nuk përballen me një përgjigje të fortë dhe të unifikuar.

  • Trump: Shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë “mund të shkaktojë probleme të mëdha”

    Trump: Shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë “mund të shkaktojë probleme të mëdha”

    Donald Trump tha se shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia mund të shkaktojë “probleme të mëdha”.

    Duke folur në Zyrën Ovale, presidenti amerikan tha se do të “hetojë” raportet.

    “Do të më bëjnë një përmbledhje së shpejti, kështu që do t’ju informoj për këtë sonte ose nesër,” tha ai.

    Kur u pyet për situatën, Trump shtoi: “Nuk më pëlqen. Nuk më pëlqen kur ndodh kjo. Mund të sjellë probleme të mëdha.”

  • Studimi zbulon: Personat me tatuazhe preken më rrallë nga melanoma

    Studimi zbulon: Personat me tatuazhe preken më rrallë nga melanoma

    Personat që kanë bërë më shumë se një seancë tatuazhesh mund të kenë më pak rrezik për të zhvilluar melanomë, një lloj i rrezikshëm i kancerit të lëkurës, sipas një studimi të ri nga Huntsman Cancer Institute në Universitetin e Utah.

    Ekipi i udhëhequr nga doktoresha, Jennifer Doherty bashkëdrejtuese e Cancer Control and Population Sciences Program, ka analizuar të dhënat e 7 mijë banorëve të Utahs dhe ka gjetur se personat me dy ose më shumë seanca tatuazhesh kishin më pak gjasa të zhvillonin melanomë, qoftë ajo invazive apo “in situ” (kur qelizat kancerogjene mbesin vetëm në sipërfaqen e lëkurës dhe hiqen më lehtë).

    Megjithatë, studiuesit kanë vërejtur një prirje të kundërt te personat me vetëm një seancë tatuazhi, këta kishin rrezik më të lartë për melanomë, sidomos për formën “in situ”. Pse ndodh kjo mbetet ende e paqartë dhe kërkon më shumë hulumtime.

    “Tatuazhet po bëhen gjithnjë e më të zakonshme dhe janë një formë e ekspozimit ndaj substancave të jashtme që është shumë pak e studiuar, sidomos te të rinjtë. Ne kemi nevojë të kuptojmë më mirë si ndikojnë ato në rrezikun për lloje të ndryshme të kancerit”, ka thënë Doherty.

    Ajo ka shtuar se për melanomën, rezultatet duken të përziera, por te personat me dy, tre apo katër tatuazhe shihet ulje e rrezikut.

    Doktoresha Rachel McCarty, autore kryesore e studimit, ka thënë se ekipi ishte i befasuar.

    “Rezultatet që tatuazhet mund të ulin rrezikun për melanomë na habitën. Por kjo nuk është një çështje bardh e zi që ‘bëj më shumë tatuazhe dhe ulet rreziku’. Duhet të kuptojmë nëse kjo lidhet me sjellje të kujdesshme ndaj diellit, faktorë fizikë, apo ndoshta me reagim të dobishëm të sistemit imunitar që ndikon te qelizat parakanceroze”, ka thënë ajo.

    Një shpjegim i mundshëm është se personat me disa tatuazhe tregohen më të kujdesshëm ndaj diellit, përdorin krem mbrojtës dhe kujdesen më shumë për lëkurën. Po ashtu, tatuazhet mund të veprojnë si barrierë fizike ndaj rrezeve ultra vjollcë (UV) ose të nxisin reagim imunitar që ndihmon kundër qelizave të dëmshme.

    “Artistët e tatuazheve tashmë këshillojnë klientët të përdorin krem dielli për të mbrojtur ngjyrën e tatuazhit. E dimë që përdorimi i kremit mbrojtës është thelbësor për të gjithë, me apo pa tatuazhe. Por për ata me tatuazhe është edhe më e rëndësishme, që të parandalojnë dëmet shtesë kur pigmentet shpërbëhen nga ekspozimi në diell”, ka theksuar McCarty.

    Megjithëse ky studim sugjeron se tatuazhet mund të lidhen me rrezik më të ulët për melanomë, nuk vlen e njëjta gjë për llojet e tjera të kancerit. Hulumtime të mëhershme nga i njëjti ekip dhe një studim suedez kanë treguar lidhje të mundshme mes tatuazheve dhe disa llojeve të leukemisë.

    Rezultatet e studimit u publikuan në Journal of the National Cancer Institute.

    “Rajoni i Mountain West, që ne e shërbejmë, ka disa nga nivelet më të larta të melanomës në SHBA”, ka thënë doktori Douglas Grossman, bashkëdrejtues i Qendrës së Melanomës në Huntsman Cancer Institute.

    Sipas tij, të kuptuarit më mirë të faktorëve të rrezikut do të ndihmojë në përmirësimin e strategjive parandaluese.

    “T’i këshillojmë pacientët më saktë dhe, në fund, të shpëtojmë jetë”, ka thënë ai.

  • Edhe Portugalia do ta njohë shtetin e Palestinës

    Edhe Portugalia do ta njohë shtetin e Palestinës

    Portugalia i është bashkuar Australisë, Kanadasë, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar në vendimin për të njohur shtetin palestinez.

    Ministria e Jashtme e Portugalisë ka njoftuar se njohja do të bëhet të dielën, vetëm një ditë para një konference të nivelit të lartë për shtetësinë palestineze që do të mbahet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).

    “Ministria e Jashtme konfirmon se Portugalia do të njohë Shtetin e Palestinës. Deklarata zyrtare e njohjes do të bëhet të dielën, më 21 shtator, përpara konferencës së nivelit të lartë javën e ardhshme”, thuhet në deklaratën e ministrisë të publikuar në faqen zyrtare.

    Sipas gazetës portugeze Correio da Manha, kryeministri i qendrës së djathtë, Luis Montenegro, është konsultuar me presidentin dhe parlamentin përpara se të merrte vendimin përfundimtar. Ky hap shënon fundin e një debati pothuajse 15-vjeçar në parlamentin portugez, pasi propozimi ishte paraqitur për herë të parë në vitin 2011 nga partia “Blloku i Majtë”, raporton Reuters.

  • Shkelja e hapësirës ajrore së Estonisë, Zelensky: Destabilizimi rus po zgjerohet në vende të tjera

    Shkelja e hapësirës ajrore së Estonisë, Zelensky: Destabilizimi rus po zgjerohet në vende të tjera

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ashpër pas shkeljes së hapësirës ajrore të Estonisë nga avionët luftarakë rusë, duke e cilësuar këtë veprim si një provokim të rrezikshëm nga Moska.

    Ai ka thënë se “pushtimi rus i hapësirës ajrore të Estonisë përbën një masë të re destabilizuese të papranueshme nga Moska” dhe incidentin e ka përshkruar si “skandaloz”.

    “Avionët luftarakë rusë shkelën përsëri hapësirën ajrore të NATO-s, këtë herë mbi Estoninë. Kjo është e papranueshme. Destabilizimi rus po zgjerohet në vende të reja dhe në drejtime të reja. Kjo është një fushatë sistematike që Rusia po zhvillon kundër Evropës, kundër NATO-s, kundër Perëndimit. Dhe kjo kërkon një përgjigje sistematike”, deklaroi Zelensky, duke bërë thirrje për “masa të forta”.

    Ai theksoi se, sipas tij, “kërkohet veprim i fortë, si bashkërisht ashtu edhe nga vendet individuale”.

    Sipas raportimeve, tre avionë luftarakë rusë të tipit MIG-31 shkelën hapësirën ajrore të Estonisë për 12 minuta, duke shtuar tensionet dhe duke shënuar një tjetër provokim të drejtpërdrejtë ndaj NATO-s.

    Reagimet ndërkombëtare erdhën menjëherë, ku liderë si Ursula von der Leyen dhe kryeministrja estoneze Kaja Kallas u shprehën ashpër kundër Rusisë, duke kërkuar një përgjigje të përbashkët dhe të vendosur.

    Ndërkohë, NATO e ka cilësuar incidentin si “një shembull tjetër i sjelljes së pamatur të Rusisë” dhe ka njoftuar nisjen e operacionit Sentinel East, me qëllim forcimin e patrullimit të krahut lindor.

    LEXONI EDHE:

    https://cms.atvlive.tv/kurti-shkelja-e-hapesires-ajrore-te-estonise-nga-rusia-shume-shqetesuese/