ATV

Author: G.O.

  • Edhe Portugalia do ta njohë shtetin e Palestinës

    Edhe Portugalia do ta njohë shtetin e Palestinës

    Portugalia i është bashkuar Australisë, Kanadasë, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar në vendimin për të njohur shtetin palestinez.

    Ministria e Jashtme e Portugalisë ka njoftuar se njohja do të bëhet të dielën, vetëm një ditë para një konference të nivelit të lartë për shtetësinë palestineze që do të mbahet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB).

    “Ministria e Jashtme konfirmon se Portugalia do të njohë Shtetin e Palestinës. Deklarata zyrtare e njohjes do të bëhet të dielën, më 21 shtator, përpara konferencës së nivelit të lartë javën e ardhshme”, thuhet në deklaratën e ministrisë të publikuar në faqen zyrtare.

    Sipas gazetës portugeze Correio da Manha, kryeministri i qendrës së djathtë, Luis Montenegro, është konsultuar me presidentin dhe parlamentin përpara se të merrte vendimin përfundimtar. Ky hap shënon fundin e një debati pothuajse 15-vjeçar në parlamentin portugez, pasi propozimi ishte paraqitur për herë të parë në vitin 2011 nga partia “Blloku i Majtë”, raporton Reuters.

  • Shkelja e hapësirës ajrore së Estonisë, Zelensky: Destabilizimi rus po zgjerohet në vende të tjera

    Shkelja e hapësirës ajrore së Estonisë, Zelensky: Destabilizimi rus po zgjerohet në vende të tjera

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ashpër pas shkeljes së hapësirës ajrore të Estonisë nga avionët luftarakë rusë, duke e cilësuar këtë veprim si një provokim të rrezikshëm nga Moska.

    Ai ka thënë se “pushtimi rus i hapësirës ajrore të Estonisë përbën një masë të re destabilizuese të papranueshme nga Moska” dhe incidentin e ka përshkruar si “skandaloz”.

    “Avionët luftarakë rusë shkelën përsëri hapësirën ajrore të NATO-s, këtë herë mbi Estoninë. Kjo është e papranueshme. Destabilizimi rus po zgjerohet në vende të reja dhe në drejtime të reja. Kjo është një fushatë sistematike që Rusia po zhvillon kundër Evropës, kundër NATO-s, kundër Perëndimit. Dhe kjo kërkon një përgjigje sistematike”, deklaroi Zelensky, duke bërë thirrje për “masa të forta”.

    Ai theksoi se, sipas tij, “kërkohet veprim i fortë, si bashkërisht ashtu edhe nga vendet individuale”.

    Sipas raportimeve, tre avionë luftarakë rusë të tipit MIG-31 shkelën hapësirën ajrore të Estonisë për 12 minuta, duke shtuar tensionet dhe duke shënuar një tjetër provokim të drejtpërdrejtë ndaj NATO-s.

    Reagimet ndërkombëtare erdhën menjëherë, ku liderë si Ursula von der Leyen dhe kryeministrja estoneze Kaja Kallas u shprehën ashpër kundër Rusisë, duke kërkuar një përgjigje të përbashkët dhe të vendosur.

    Ndërkohë, NATO e ka cilësuar incidentin si “një shembull tjetër i sjelljes së pamatur të Rusisë” dhe ka njoftuar nisjen e operacionit Sentinel East, me qëllim forcimin e patrullimit të krahut lindor.

    LEXONI EDHE:

    https://cms.atvlive.tv/kurti-shkelja-e-hapesires-ajrore-te-estonise-nga-rusia-shume-shqetesuese/

  • Moti sot me diell, temperaturat arrijnë deri në 30°C

    Moti sot me diell, temperaturat arrijnë deri në 30°C

    Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell.

    Era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes, me shpejtësi prej 11-36 km/h.

    Temperaturat do të shënojne ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 9 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 30°C.

  • Kurti: Shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia, shumë shqetësuese

    Kurti: Shkelja e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia, shumë shqetësuese

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka konsideruar të “shumë shqetësues” lajmin për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia.

    Kurti theksoi se Kosova qëndron në solidaritet me Estoninë gjatë kësaj situate.

    “Lajmi i sotëm për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia është shumë shqetësues. Kosova solidarizohet me Estoninë gjatë kësaj kohe”, shkroi Kurti në X.

    Estonia akuzoi Rusinë për shkeljen e hapësirës së saj ajrore pas hyrjes pa leje të tre avionëve luftarakë MiG-31 në qiellin e vendit baltik.

    Ministria e Jashtme e Estonisë njoftoi se incidenti ndodhi në zonën e Ishullit Vaindloo të premten në mëngjes, me avionët që qëndruan në hapësirën ajrore estoneze për gati 12 minuta, raportoi agjencia kombëtare e lajmeve ERR.

    Sipas zyrtarëve, avionët nuk kishin plane fluturimi, pajisjet identifikuese ishin të fikura dhe nuk kryen radiokomunikim me shërbimet e trafikut ajror estonez gjatë shkeljes.

    Autoritetet estoneze e dënuan ashpër incidentin, duke e cilësuar atë si një shkelje “të paparë brutale” të sovranitetit të vendit.

    LEXONI EDHE:

    Rusët provokojnë: Avionë luftarakë hyjnë në hapësirën ajrore të Estonisë

  • Psikologët: Larja e enëve bashkë, sekreti i çuditshëm për një marrëdhënie më të lumtur dhe të barabartë

    Psikologët: Larja e enëve bashkë, sekreti i çuditshëm për një marrëdhënie më të lumtur dhe të barabartë

    Një gjest i thjeshtë dhe i përditshëm, si larja e enëve në çift, mund të jetë çelësi për një marrëdhënie më të lumtur dhe të barabartë. Sipas psikologes britanike Hannah Lawson, ky zakon mund të rrisë nivelin e lumturisë në një lidhje deri në 20%.

    Në një intervistë për Daily Mail, Lawson thekson se “kur çiftet ndajnë edhe detyrat më të vogla të përditshme, ata i komunikojnë njëri-tjetrit barazi, bashkëpunim dhe respekt të ndërsjellë”. Ajo shton se ky lloj bashkëpunimi shpesh ka më shumë ndikim emocional sesa gjestet e mëdha romantike.
    Larja e enëve së bashku shndërrohet në një moment kujdesi dhe komunikimi. Kur partnerët qëndrojnë krah për krah në kuzhinë, duke kryer një detyrë të zakonshme, krijohet një ndjenjë bashkëpunimi që rrit ndjesinë e barazisë dhe stabilitetit në marrëdhënie.

    Përkundrazi, kur e gjithë barra e punëve të shtëpisë bie mbi një person, kjo mund të çojë në pakënaqësi, frustrim dhe distancim emocional. Sipas Dr. Lawson, “gjërat e palara” shpesh simbolizojnë pabarazitë e fshehura në një lidhje – dhe nëse nuk adresohen, mund të thellohen me kalimin e kohës.

    Ky bashkëpunim i thjeshtë nuk ndihmon vetëm çiftin. Ai shërben edhe si model për fëmijët. “Barazia nuk është vetëm një ide, është një praktikë e përditshme. Kur fëmijët shohin që prindërit ndajnë punët e shtëpisë, ata mësojnë se një marrëdhënie funksionon mbi bazën e partneritetit, jo të rolit të përcaktuar”, thekson ajo.

    Përveç përfitimeve emocionale, larja e enëve së bashku ndihmon edhe në aspektet praktike të jetës së përditshme. Organizimi i punës zvogëlon konsumin e ujit, ndihmon në mbajtjen e pastërtisë në kuzhinë dhe ndalon shfaqjen e dëmtuesve shtëpiakë. Po ashtu, ndjenja e rendit dhe e pastërtisë sjell qetësi mendore.

    Dr. Lawson sugjeron që ndryshimi të nisë me hapa të vegjël dhe një atmosferë të këndshme. “Vendosni muzikë, bëjeni bashkë me humor, dhe mos e ktheni në një barrë apo detyrim. Rrotulloni detyrat – herë njëri lan enët, herë tjetri”, thotë ajo.

    Ajo nënvizon rëndësinë e mirëkuptimit dhe tolerancës në këtë proces. “Nuk është qëllimi që çdo enë të jetë e përsosur, por që marrëdhënia të ndërtohet mbi respekt, bashkëpunim dhe dashuri të përditshme”.

  • Nora Gjakova nis kapitullin e ri: Debuton si trajnere në Kupën Evropiane

    Nora Gjakova nis kapitullin e ri: Debuton si trajnere në Kupën Evropiane

    Kampionia olimpike, Nora Gjakova, do të debutojë për herë të parë si trajnere në një garë ndërkombëtare – në Kupën Evropiane të Xhudos për seniorë, e cila zhvillohet më 20 dhe 21 shtator 2025 në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

    Lajmin e ka konfirmuar Federata e Xhudos së Kosovës, duke bërë të ditur se në këtë garë do të marrin pjesë rreth 300 garues nga 30 shtete të ndryshme.

    Kosova në këtë turne do të përfaqësohet nga këta tre xhudistë:

    Dardan Cena (-73 kg) – garon më 20 shtator

    Anes Veseli (-90 kg) dhe

    Shpati Zekaj (-100 kg) – garojnë më 21 shtator

  • Rusët provokojnë: Avionë luftarakë hyjnë në hapësirën ajrore të Estonisë

    Rusët provokojnë: Avionë luftarakë hyjnë në hapësirën ajrore të Estonisë

    Avionët luftarakë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore të Estonisë, kanë njoftuar zyrtarët.

    Në një deklaratë, qeveria e Estonisë tha se incidenti përfshiu tre avionë luftarakë rusë MiG-31, të cilët fluturuan mbi vend për gjithsej 12 minuta pa leje. Ministri i Mbrojtjes e quajti incidentin “jashtëzakonisht brutal”, raporton skynews.

    Ministri i Jashtëm, Margus Tsahkna, tha se Rusia tashmë e ka shkelur hapësirën ajrore të Estonisë katër herë këtë vit, “që është e papranueshme vetvetiu, por shkelja e sotme, gjatë së cilës tre avionë luftarakë hynë në hapësirën tonë ajrore, është jashtëzakonisht e guximshme”.

    “Testimi gjithnjë e më i shpeshtë i kufijve nga Rusia dhe agresiviteti i saj duhet të marrin përgjigje me forcimin e shpejtë të presionit politik dhe ekonomik”, shtoi ai.

    Estonia është vendi i tretë i NATO-s që raporton një shkelje të hapësirës së saj ajrore nga Rusia në javët e fundit: të dielën, Rumania tha se një dron kishte hyrë në hapësirën e saj ajrore gjatë një sulmi rus ndaj Ukrainës fqinje.

    Edhe Polonia javën e kaluar raportoi për një “shkelje të paprecedentë” të hapësirës së saj ajrore nga Rusia.

  • Studim i ri: Gratë që merren me “hobet e gjysheve” jetojnë deri në 8 vite më shumë

    Studim i ri: Gratë që merren me “hobet e gjysheve” jetojnë deri në 8 vite më shumë

    Nëse mendonit se thurja, kopshtaria apo vëzhgimi i zogjve janë vetëm për gjyshet, mendohuni sërish. Një studim i ri tregon se këto “hobi të vjetra” mund të shtojnë deri në 8 vite jetë dhe të përmirësojnë ndjeshëm shëndetin mendor dhe emocional.

    Aktivitete si thurja, gatimi, mbjellja e luleve apo grumbullimi i pullave postare po përjetojnë një rikthim dhe kjo jo pa arsye. Sipas psikologëve, këto aktivitete ndihmojnë në reduktimin e stresit, forcojnë vetëbesimin dhe krijojnë lidhje të reja shoqërore, veçanërisht kur praktikohet në grupe me interesa të ngjashme.

    Ndërkohë, shkenca tregon se angazhimi në hobi të tilla stimulon neuroplasticitetin ,aftësinë e trurit për të krijuar lidhje të reja nervore.

    Mësimi i një aftësie të re ndihmon në përmirësimin e kujtesës, fokusit dhe ul rrezikun për sëmundje si demenca.

  • Bora Zemani shfaqet në gjendje aspak të mirë, dhe arsyeja është kjo

    Bora Zemani shfaqet në gjendje aspak të mirë, dhe arsyeja është kjo

    Prezantuesja e njohur nga Shqipëria, Bora Zemani nuk po kalon në ditët e saj më të mira.

    Bukuroshja zeshkane duket të jetë në gjendje gripale, dhe këtë ua ka bërë me dije ndjekësve të saj në Instagram.

    Screenshot

    Ndryshe, Bora vazhdon të jetë njëra ndër prezantueset më të dashura të ekranit shqiptar.

  • Patris Berisha konfirmon lidhjen me Santiana Malokun me një fotografi intime

    Patris Berisha konfirmon lidhjen me Santiana Malokun me një fotografi intime

    Pas thashethemeve për një marrëdhënie, Patris Berisha dhe Santiana Maloku e kanë bërë zyrtare lidhjen.

    Lidhja u konfirmua përmes një fotografie intime të publikuar nga muzikanti në InstaStory, ku dyshja shfaqen të përqafuar në ashensor.

    Ka qenë vet Patrisi ai që ka publikuar fotografinë.

    Ky moment shënon një kapitull të ri në jetën personale të tyre.