ATV

Author: G.O.

  • Bastisje në Leposaviq e Zubin Potok, Policia gjen armë dhe uniforma me emblema të policisë serbe

    Bastisje në Leposaviq e Zubin Potok, Policia gjen armë dhe uniforma me emblema të policisë serbe

    Policia ka konfiskuar armë zjarri, municion dhe uniforma ushtarake në dy bastisje të ndara në komunat veriore, në Leposaviq dhe Zubin Potok.

    Gjatë këtyre operacioneve, autoritetet kanë gjetur edhe këmisha e jelekë me emblema të policisë dhe ushtrisë serbe. Në fshatin Orashak të Zubin Potokut, në shtëpinë e një të dyshuari që ndodhet jashtë vendit, u gjet një pushkë dhe uniforma ushtarake.

    Ndërkohë, në fshatin Mikinic të Leposaviqit u konfiskua një pushkë automatike AK-47 me 55 fishekë.

    Lidhur me rastin në Leposaviq, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

    Për rastin tjetër në Zubin Potok, policia ka njoftuar se procedura hetimore po vazhdon në mungesë të të dyshuarit, i cili tashmë është identifikuar.

  • Kapen dy kosovarë me mbi 27 mijë euro të padeklaruara në kufi me Shqipërinë

    Kapen dy kosovarë me mbi 27 mijë euro të padeklaruara në kufi me Shqipërinë

    Dy shtetas nga Kosova janë kapur në Pikën e Kalimit Kufitar në Morinë, teksa tentonin të futnin në territorin e Shqipërisë 27 mijë e 550 euro pa i deklaruar në doganë.

    Policia shqiptare bëri të ditur se në hetim janë vënë dy persona me inicialet A. G., njëri 51-vjeçar nga Kosova me vendbanim në Suedi, të cilit iu gjetën 12 mijë e 550 euro, dhe tjetri 44-vjeçar nga Suhareka, me 15 mijë euro në posedim.

    Shuma e parave është sekuestruar, ndërsa ndaj të dyve janë nisur procedurat hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Kukësit për veprime të mëtejshme.
    “Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”.

  • Rasti për korrupsion kundër Nagip Krasniqit, dëshmon eksperti i lartë për tregtim të energjisë, Hasan Kerolli

    Rasti për korrupsion kundër Nagip Krasniqit, dëshmon eksperti i lartë për tregtim të energjisë, Hasan Kerolli

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar procesi gjyqësor kundër ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.

    Në seancën e së enjtes, përballë trupit gjykues ka dhënë dëshminë e tij eksperti i lartë për tregtim të energjisë në këtë korporatë, Hasan Kerolli.

    Prokuroria Speciale pretendon se Krasniqi, duke keqpërdorur detyrën zyrtare, i ka shkaktuar shtetit një dëm financiar prej rreth 3.2 milionë eurosh.

    Sipas aktakuzës, ai i ka mundësuar kompanisë sllovene “Holding Slovenske Elektrane” tregtimin e energjisë në Kosovë, pa qenë e licencuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji.

    Lidhur me këto akuza, Nagip Krasniqi ishte deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare të mbajtur më 3 korrik.

  • Krasniqi pas rezultatit në Drenas: Humbje e hidhur, por urime për fituesin

    Krasniqi pas rezultatit në Drenas: Humbje e hidhur, por urime për fituesin

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për procesin zgjedhor të së dielës.

    Ai është pyetur edhe për humbjen e PDK-së në Drenas, ku fitues doli Ramiz Lladrovci. Këtij të fundit, Krasniqi ia uroi fitoren, por tha se humbja në këtë komunë u ka lënë “shije të hidhur”.

    “Asnjëra parti politike në këtë proces, e as ne si PDK, nuk i arritëm objektivat e plota në këtë garë zgjedhore. Natyrisht, na la një shije të hidhur humbja në Drenas. Kryetarit të zgjedhur ia uroj fitoren dhe shpresoj që do të punojë në të mirën e qytetarëve të komunës. Më vjen keq që edhe në këtë garë lokale, qytetarët e Drenasit u vendosën në një pozitë të vështirë,” ka deklaruar ai.

    “Me sa e kam kuptuar, zoti Lladrvoci do të kthehet në zyrat ku ka qenë më herët. Por zyrat e PDK-së janë aty ku është kryesia legjitime e saj. Mendoj që gara atje ka përfunduar, ndërsa fokusi ynë tani është në balotazh,” ka shtuar Krasniqi.

  • KQZ-ja publikon raportin përfundimtar, ja sa para harxhuan partitë politike në zgjedhjet e 9 shkurtit

    KQZ-ja publikon raportin përfundimtar, ja sa para harxhuan partitë politike në zgjedhjet e 9 shkurtit

    Janë publikuar raportet përfundimtare për shpenzimet e partive politike në zgjedhjet parlamentare, që u mbajtën në fillim të këtij viti, me 9 shkurt.

    Njoftimi është bërë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

    ‘‘Pas çdo palë zgjedhje, subjektet politike që garojnë në zgjedhje duhet të dorëzojnë raportin financiar të fushatës jo më vonë se tridhjetë (30) ditë kalendarike pas certifikimit të rezultateve. Raportet financiare të fushatës auditohen nga auditori i pavarur, dhe pas auditimit publikohen në ueb faqe”.

    “Në vijim mund të gjeni raportet financiare të fushatave për subjektet politike të cilat janë audituar, në bazë të zgjedhjeve që kanë marrë pjesë’’, ka shkruar KQZ, pë raportin që e gjeni këtu: LINKU I RAPORTIT.

  • OKB-ja thotë se ushtria izraelite vazhdon të vrasë civilë në Gaza

    OKB-ja thotë se ushtria izraelite vazhdon të vrasë civilë në Gaza

    Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka thënë se ushtria izraelite “vazhdon të vrasë civilë” përreth vijave të ripozicionimit në Gaza.

    Thuhet se të paktën 15 palestinezë janë qëlluar dhe vrarë në zonat pranë trupave izraelite në Gaza, shkruan SkyNews.

    Ushtria izraelite ende kontrollon rreth 53% të Gazës pasi forcat e saj u rikthyen në vijën fillestare të tërheqjes.

    Dje, ushtria izraelite tha se hapi zjarr ndaj “disa të dyshuarve”, ndërsa autoritetet shëndetësore në Gaza thanë se të paktën gjashtë palestinezë ishin vrarë nga zjarri izraelit në dy incidente të ndara.

    IDF tha se hapi zjarr pasi të dyshuarit kaluan vijën e tërheqjes dhe iu afruan forcave në Rripin verior të Gazës.

  • Ambasadori i ri i Gjermanisë: Kosova, partner i rëndësishëm – mezi pres t’ju njoh

    Ambasadori i ri i Gjermanisë: Kosova, partner i rëndësishëm – mezi pres t’ju njoh

    Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, përmes një videoje është prezantuar shkurt për kosovarët dhe për mbështetjen e vendit të tij ndaj Kosovës.

    Ai tha se Gjermania është krenare që ka mbështetur Kosovën e pavarur dhe sovrane dhe se ai do të vazhdojë të mbështesë integrimin ndërkombëtar të Kosovës dhe atë në Bashkimin Europian.

    “Për ne gjermanët Kosova është një mik i mirë dhe një partner i rëndësishëm. Dhe ne kemi qenë krenarë që e kemi mbështetur Kosovën si një komb të pavarur dhe sovran për një kohë të gjatë. Dhe unë dua të mbështes integrimin ndërkombëtar të Kosovës, veçanërisht rrugën e saj drejt Bashkimit Europian”, tha ai.

    Ambasadori i ri dhe se pret ‘me padurim’ t’i njohë njerëzit e këtij vendi dhe të provojë ushqimin.

    “Dhe mbi të gjitha, pres me padurim t’ju njoh të gjithëve juve e këtë vend të bukur dhe ushqimin e tij të mrekullueshëm”, tha ai.

  • Shefja e KE-së pas takimeve me Osmanin e Kurtin: Të ulen tensionet, të ketë institucione të sigurta

    Shefja e KE-së pas takimeve me Osmanin e Kurtin: Të ulen tensionet, të ketë institucione të sigurta

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka komentuar vizitën e saj në Kosovë përmes rrjeteve sociale, duke theksuar rëndësinë e uljes së tensioneve dhe forcimit të institucioneve.

    “Për këtë, është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë ndërtimin e institucioneve të sigurta. Të depërshkallëzojë tensionet në shtet. Dhe po ashtu, Kosova duhet t’i finalizojë hapat e domosdoshëm për të përfituar nga Plani i Rritjes”, ka shkruar ajo.

     

  • Të hash apo jo lëkurën e pulës? Mjekët sqarojnë dilemën

    Të hash apo jo lëkurën e pulës? Mjekët sqarojnë dilemën

    Është besuar se lëkura e pulës mund të rrisë nivelin e kolesterolit dhe presionin e gjakut duke rritur rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

    Por studimet e kohëve të fundit kanë treguar se këto përfundime nuk janë të vërteta dhe nuk është aspak e nevojshme për të hequr lëkurën e pulës para se ta gatuani apo hani atë.

    Ekspertët e shëndetësisë nga Universiteti i Harvardit konfirmuan se ngrënia e lëkurës së pulës, veçanërisht në moderim, nuk do të shkaktojë probleme shëndetësore. Plus, lëkura që shumë njerëz kanë shmangur prej dekadash ka disa përfitime, duke përfshirë:

    Shëndetin e zemrës

    Lëkura e pulës përmban yndyrë të pangopur, një lloj yndyre që është e mirë për shëndetin. Yndyra e pa saturuar mund të ndihmojë në zvogëlimin e presionit të gjakut dhe niveleve të këqija të kolesterolit, duke rregulluar hormonet.

    Kaloritë nuk janë aq të larta dhe për më të tepër shijon aq shumë.

    Nuk keni pse shqetësoheni për vajin

    Gatimi i pulës në një temperaturë të lartë mund ta bëjë ushqimin me shumë yndyrë, por kur vjen puna tek pula, lëkura e kësaj të fundit thith këtë të fundit duke u shndërruar në kërce dhe mishi brenda të mbetet i butë.

    Për më tepër vlen të thuhet se lëkura e pulës ka dhe sasi të konsiderueshme të omegës 6 dhe nëse hahet në sasi të madhe mund të çojë në probleme shëndetësore. Kjo është arsyeja pse moderimi është gjithmonë çelësi. Përveç kësaj, lëkura e djegur duhet të shmanget gjithashtu.

  • Heqja e masave ndaj Kosovës në fokus të takimit Osmani–Von der Leyen

    Heqja e masave ndaj Kosovës në fokus të takimit Osmani–Von der Leyen

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka theksuar se Kosova është e përkushtuar të ecë përpara me reforma të suksesshme dhe me besim të palëkundur në të ardhmen evropiane.

    Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se me von der Leyen kanë diskutuar mbi zbatimin e Planit të Rritjes dhe heqjen e masave ndaj Kosovës.

    “Kënaqësi e veçantë ta mirëpres sërish sot në Republikën e Kosovës Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Së bashku diskutuam për zbatimin e Planit të Rritjes, për rëndësinë e heqjes së masave të padrejta ndaj vendit tonë, si dhe për hapat tutje në rrugën drejt integrimit tonë në Bashkimin Evropian. Mbështetja e Komisionit Evropian për Kosovën në këtë proces mbetet thelbësore.”, ka shkruar Osmani.