ATV

Author: G.O.

  • I riu me të kaluar kriminale kapet në Aeroport, ishte dënuar për 7 vepra

    I riu me të kaluar kriminale kapet në Aeroport, ishte dënuar për 7 vepra

    Sot në Aeroportin e Prishtinës është arrestuar një person i kërkuar për disa vepra penale.

    Policia ka bërë të ditur 33 vjeçari ishte i dënuar me mbi tri vite burgim për veprat penale “Mashtrim, Vjedhje, Prezantim i rremë si person zyrtar dhe Vjedhje të rëndë”.

    “I njëjti pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga ana e policisë, është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Përfundon numërimi i votave në Fushë Kosovë – Prebreza dhe Osmani në balotazh

    Përfundon numërimi i votave në Fushë Kosovë – Prebreza dhe Osmani në balotazh

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar rezultatet përfundimtare nga Komuna e Fushë Kosovës, ku është përmbyllur procesi i numërimit të votave.

    Në garën për kryetar komune, më së shumti vota ka marrë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Prebreza, me 45.12% të votave, ndërsa pas tij renditet kandidati i LDK-së, Besnik Osmani, me 36.62%. Të dy kandidatët pritet të përballen në raundin e balotazhit.

    Ndërkohë, janë publikuar edhe rezultatet për Kuvendin Komunal, ku kandidatët më të votuar nga partitë kryesore janë:

    Lëvizja Vetëvendosje:

    • Shpend Bardiqi – 6,719 vota
    • Festim Pllana – 535 vota
    • Durim Hajra – 527 vota
    • Daut Krasniqi – 453 vota
    • Kushtrim Mirena – 412 vota

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK):

    • Mirlinda Krasniqi – 5,755 vota
    • Afrim Dumani – 549 vota
    • Laureat Gojnovci – 495 vota
    • Jetmir Berisha – 306 vota
    • Burim Berisha – 289 vota
    • Ali Topalli

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK):

    • Rrahim Tërnava – 3,957 vota
    • Valon Murseli – 425 vota
    • Aida Alimi – 290 vota
    • Ermal Dumani – 297 vota
    • Migjen Kolshi – 240 vota

    Zyrtarizimi i balotazhit pritet të bëhet nga KQZ pas certifikimit të rezultateve përfundimtare.

  • Turqia angazhon ekipe për gjetjen e trupave në rrënojat e Gazës

    Turqia angazhon ekipe për gjetjen e trupave në rrënojat e Gazës

    Turqia ka dërguar dhjetëra specialistë të kërkim-shpëtimit për të ndihmuar në kërkimin e trupave nën rrënojat në Gaza.

    Agjencia e Mbrojtjes Civile në Gaza ka thënë se trupat e rreth 10,000 njerëzve kanë mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara. Puna e ekipeve do të jetë jashtëzakonisht e gjatë dhe e lodhshme marrë parasysh masën e madhe të rrënojave nëpër gjithë territorin.

    Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka paralajmëruar Hamasin pas vrasjeve të fundit të cilat u publikuan e që duken si ekzekutime të disa palestinezëve. Trumpi i cilësoi si shkelje të armëpushimit, raportoi Guardian.

    Pjesë e marrëveshjes së armëpushimit është rikthimi i pengjeve. Hamasi ka thënë se ka kthyer trupat e të gjithë pengjeve që ka mundur t’i marrë, por se 19 të tjerë nuk dihet ku janë, përveç se besohet se kanë mbetur nën rrënoja.

    Hamasi theksoi se është i përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimit dhe se do t’i rikthejë trupat e mbetur. Por, ka shtuar se ky proces do kohë për shkak të rrënojave.

  • Pse flokët bëhen më të yndyrshme gjatë stinës së dimrit?

    Pse flokët bëhen më të yndyrshme gjatë stinës së dimrit?

    Të ftohtit gjatë stinëve të dimrit mund ta bëjë lëkurën tuaj më të yndyrshme, duke ndikuar kështu edhe tek flokët.

    Larja e flokëve gjatë dimrit mund të jetë e bezdishme, prandaj duke i larë më rrallë ato pa dyshim që duken më të yndyrshme.

    Gjatë stinës së dimrit, disa njerëzve u pëlqen të bëjnë dush nën ujë të nxehtë, duke mos e ditur se kjo mund t’i bëjë flokët më të yndryshme.

    Gjithashtu, shkaktar i yndyrës në flokë mund të jetë edhe përdorimi i një shampo të gabuar.

    Një tjetër faktor është edhe vendosja e kapeleve, sepse mbështjellja e kokës për orë të gjata mund të shkaktojë djersitje më të madhe, gjë që i bën flokët të duken më të yndyrshëm dhe çon në shfaqjen e zbokthit.

  • Zelensky para takimit me Trumpin: Dronët dhe raketat ruse ende po e terrorizojnë Ukrainën

    Zelensky para takimit me Trumpin: Dronët dhe raketat ruse ende po e terrorizojnë Ukrainën

    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se dronët rusë sulmuan qytetin e tij të lindjes në Ukrainë në prag të takimit të tij me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.

    Zelensky tha se sulmi në Krivij Ri, në juglindje të Ukrainës, në orët e vona të 16 tetorit, ishte një shembull se si Rusia “ende po e terrorizon Ukrainën”, dhe shtoi se kishte “dhjetëra dronë të tjerë sulmues në qiellin tonë” dhe po ashtu ishin parë edhe raketa.

    “Në fakt, në javët e fundit nuk ka kaluar asnjë natë pa sulme ruse në Ukrainë” dhe shumica kishin për shënjestër infrastrukturën, shkroi Zelensky në X pasi arriti në Uashington për takimin me Trumpin.

    Zelensky tha se Rusia do të detyrohet ta ndalë luftën vetëm kur të mos jetë në gjendje ta vazhdojë atë dhe mënyra se si Rusia mund të shfaqë gatishmërinë e vërtetë për paqe nuk qëndron te fjalët, por te ndalja e sulmeve dhe vrasjeve.

    “Prandaj, çdo sistem i mbrojtjes ajrore për Ukrainë ka rëndësi. Çdo vendim që mund të forcojë ne, e sjellë më afër përfundimin e luftës. Siguria mund të garantohet nëse gjithçka për të cilën ne jemi pajtuar, përfshirë këtu në Uashington, zbatohet”, tha ai.

    Bisedimet mes Trumpit dhe Zelenskyt pritet të përfshijnë diskutime për mbrojtjet ajrore të Ukrainës dhe kapacitetet për sulme me rreze të gjatë veprimi, përfshirë mundësinë që SHBA-ja t’i japë Ukrainës raketa Tomahawk.

    Trump njoftoi më 16 tetor se ai dhe presidenti rus, Vladimir Putin, zhvilluan një bisedë telefonike dhe u pajtuan që të takohen në Budapest.

    Trump shkroi në rrjetet sociale se do të ketë një takim të nivelit të lartë të këshilltarëve javën e ardhshme, para se ai dhe Putini të takohen “për të parë nëse mund ta përfundojmë këtë luftë të ‘palavdishme’ mes Rusisë dhe Ukrainës”.

    Delegacioni amerikan do të udhëhiqet nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio, tha ai. Lokacioni i takimit të këshilltarëve ende nuk është përcaktuar.

    Presidenti Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se ai pret që të takohet me Putinin “brenda dy javësh”, duke shtuar se mikpritës i takimit do të jetë kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cili ka mbajtur raporte të mira me Rusinë, teksa ka vënë në dyshim dërgimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën.

    “Takimi i planifikuar mes presidentit amerikan dhe atij rus është një lajm i shkëlqyer për njerëzit paqedashës në botë”, shkroi Orban në X. “Ne jemi gati”.

    Si Kremlini, ashtu edhe Shtëpia e Bardhë e vlerësuan bisedën telefonike Trump-Putin, duke e quajtur “të mirë” dhe “produktive”.

    Këshilltari për politikë të jashtme i Kremlinit, Yuri Ushakov, tha se biseda ishte “jashtëzakonisht e hapur”, duke shtuar se detajet do të diskutohen gjatë një bisede telefonike mes sekretarit Rubio dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, që do të zhvillohet në ditët në vijim.

    Ushakov deklaroi se Putin i tha Trumpit që furnizimi i Ukrainës me raketa Tomahawk nuk do të ndryshonte situatën në fushëbetejë, por të do të dëmtonte përpjekjet për paqe dhe raportet mes Rusisë dhe SHBA-së.

    Zelensky tha përmes një postimi në Telegram pasi arriti në Uashington se duket që Rusia dëshiron të rinisë dialogun, pas mundësisë që SHBA-ja të dërgojë raketa Tomahawk.

    “Veçse e kemi parë që Moska po ngarendë që të rinisë dialogun sa më shpejt që të jetë e mundur pasi ka dëgjuar për raketat Tomahawk”, shkroi ai.

    Trump dhe Zelenskyy biseduan dy herë gjatë fundjavës, në mes të diskutimeve që janë intensifikuar për një vendim të mundshëm të SHBA-së për t’i dhënë Ukrainës raketa Tomahawk. Trump nuk e ka përjashtuar këtë mundësi, por më 16 tetor tha se Shtetet e Bashkuara nuk mund të “shterojnë” rezervat e tyre të Tomahawk-ëve.

    Këto armë kanë një rreze deri në 2.500 kilometra – mjaftueshëm për të arritur deri në Moskë nga Ukraina – dhe mund të pajisen me koka bërthamore. Trump i përshkroi ato si një “armë të pamëshirshme, sulmuese dhe jashtëzakonisht shkatërruese” duke shtuar: “Askush nuk do që të sulmohet me Tomahawk”.

    Trump tha se e ka përmendur çështjen e Tomahawk-ëve gjatë bisedës me Putinin, dhe se udhëheqësit rus “nuk i pëlqeu ideja”./REL

  • Mos i thani rrobat mbi ngrohëse në dimër – ja pse i dëmtoni

    Mos i thani rrobat mbi ngrohëse në dimër – ja pse i dëmtoni

    Dimri sjell sfida të mëdha për tharjen e rrobave, veçanërisht kur mungon një tharëse elektrike ose mundësia për t’i varur jashtë.

    Shumë njerëz zgjedhin t’i vendosin rrobat mbi radiator për t’i tharë më shpejt — por kjo, sipas ekspertëve, është një nga gabimet më të mëdha që mund të bëni.

    “Shumica e njerëzve nuk e dinë që rrobat dhe radiatorët nuk shkojnë mirë bashkë. Është si t’i lash për orë të tëra nën tharësen e flokëve — nxehtësia është shumë e fortë dhe e përqendruar”, thotë ekspertja e modës Roza Francken nga brendi Aurélien.

    Çfarë ndodh kur i thani rrobat mbi radiator?

    Nxehtësia direkte nga radiatorët dëmton fijet e materialeve, shkakton tkurrje dhe ndikon negativisht në elasticitetin dhe formën e rrobave. Pambuku tkurret e ngurtësohet, leshi humbet elasticitetin dhe materialet elastike si getat apo të brendshmet fillojnë të degradohen.

    “Ju në thelb po i ‘gatuani ngadalë’ rrobat tuaja”, paralajmëron Francken. Rrobat delikate si mëndafshi, sateni apo edhe xhinset e errëta mund të pësojnë zbehje të ngjyrave dhe dëmtime të dukshme pas disa tharjesh të tilla.

    Cila është alternativa më e mirë?

    Në vend që t’i vendosni mbi radiator, ekspertët këshillojnë t’i varni në një suva (varëse për tharje) në një dhomë të ngrohur. Kjo lejon që ajri i ngrohtë të qarkullojë më natyrshëm dhe të thajë rrobat pa dëmtime, duke ruajtur cilësinë dhe jetëgjatësinë e tyre.

  • Një i lënduar nga aksidenti në autostradën Prishtinë-Prizren

    Një i lënduar nga aksidenti në autostradën Prishtinë-Prizren

    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në autostradën Prishtinë-Prizren.

    Sipas pamjeve të publikuara nga mediat një kamion duket se ka dalë nga rruga.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka konfirmuar rastin.

    Sipas policisë të përfshira ishin dy automjete, teksa një person ka kërkuar ndihmë mjekësore.

    “Rreth orës 08:05, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia e trafikut (autostradës), njofton se në autostradën për Shqipëri, drejtimi Prishtinë-Prizren (km i 25), ka ndodhur aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e aksidentit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, thuhet në përgjigjje.
  • Zbulohet plantacion me 525 bimë kanabis në Podujevë – policia asgjëson bimët në vendngjarje

    Zbulohet plantacion me 525 bimë kanabis në Podujevë – policia asgjëson bimët në vendngjarje

    Një operacion policor i zhvilluar mëngjesin e sotëm në fshatin Zhiti të komunës së Podujevës ka rezultuar me zbulimin e tri plantacioneve të kultivuara me gjithsej 525 bimë narkotike të llojit kanabis-sativa.

    Sipas njoftimit zyrtar, plantacionet janë gjetur rreth orës 09:45 në një zonë pyjore të fshatit, ku njësitet policore kanë ndërhyrë pas marrjes së informacioneve në terren. Pas evidentimit dhe marrjes së mostrave për analiza, me urdhër të prokurorit të rastit, bimët narkotike së bashku me mjetet e punës janë asgjësuar në vendin e ngjarjes.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është nën hetime intensive, ndërsa deri më tani nuk është raportuar për persona të arrestuar që lidhen me kultivimin e këtyre bimëve.

    “Raportohet se në pyllin e fshatit janë gjetur tri plantacione të mbjella me 525 bimë narkotike të llojit kanabis-sativa. Pas marrjes së mostrave, me vendim të prokurorit, bimët dhe mjetet e punës janë asgjësuar në vendin e ngjarjes. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

  • Aktakuzë për kanosje ndaj një personi nga Shtërpca – Prokuroria kërkon paraburgim

    Aktakuzë për kanosje ndaj një personi nga Shtërpca – Prokuroria kërkon paraburgim

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë me kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit R.F., nga komuna e Shtërpcës, i dyshuar për veprën penale “Kanosja”, sipas nenit 181, paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, më 15 tetor 2025, rreth orës 17:20, në fshatin Biti e Epërme të Shtërpcës, i pandehuri dyshohet se me dashje dhe qëllim frikësimi, e ka kanosur seriozisht me fjalë të dëmtuarin I.S., duke i thënë:

    “Ti po lypshe me të myt, o të mys apo don me dit.”

    Lidhur me këtë rast, ka raportuar ekskluzivisht Gazeta Sinjali, ku mësoi se ngjarja ka ndodhur më 15 tetor, në afërsi të shtëpisë së viktimës Ilir Salihu nga fshati Paljojc, i cili ka raportuar në polici se është kërcënuar nga Rexhep Fejzullahu, po ashtu nga i njëjti fshat.

    Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një mosmarrëveshjeje rreth një rruge pranë shtëpisë së të dëmtuarit. I pandehuri, duke lëvizur me automjetin e tij, kishte hyrë në pronën e të dëmtuarit, kishte filluar të bërtiste dhe më pas kishte shqiptuar fjalët kërcënuese. Sipas Prokurorisë, si pasojë e këtij veprimi, viktima ka përjetuar frikë dhe pasiguri.

    Prokurori i çështjes i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

  • Pije të sigurta për diabetikët – çfarë mund të konsumoni pa rrezikuar shëndetin

    Pije të sigurta për diabetikët – çfarë mund të konsumoni pa rrezikuar shëndetin

    Kur ju keni diabet, zgjedhja e pijeve të duhura nuk është gjithmonë e thjeshtë.

    Studimet e fundit kanë treguar se efekti i pijeve te diabetikë të ndryshëm, ndryshon. A duhet që diabetikët të pinë kafe?

    A janë të dëmshme pijet e gazuara me zero kalori? Përgjigjet e këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave në lidhje me pijet që duhet të konsumojnë diabetikët, i gjeni më poshtë.

    Pini më shumë ujë

    Një studim i kohëve të fundit, i publikuar në revistën Diabets Care, tregon se njerëzit që pinë pak ujë kanë më shumë gjasa që sheqeri në gjak t’ju rritet me 30%. Kjo për shkak të hormonit vasopressin, i cili ndihmon trupin të rregullojë hidratimin. Nivelet e këtij hormoni rriten kur trupi është i dehidratuar, gjë që bën që mëlçia të prodhojë më shumë sheqer në gjak. Është e rekomandueshme të pini 8 gota ujë në ditë për gratë dhe pak më shumë për meshkujt.
    Pini më shumë qumësht

    Qumështi nuk është një produkt vetëm për fëmijë, por është dhe një pije e mirë për diabetikët. Ai ju siguron kalcium, magnez, kalium dhe vitaminë D, të cilat i nevojiten trupit për funksionet themelore.

    Gjithashtu, studimet kanë treguar se qumështi nxit dhe humbjen në peshë dhe uljen e presionit të gjakut. Ekspertët rekomandojnë të konsumoni produkte bulmeti në dy ose në tre vakte, dhe në mëngjes gjithmonë një gotë qumësht.

    Pini më shumë çaj

    Çaji nuk ka kalori dhe është i mbushur me antioksidantë. Më të rekomandueshëm për shëndetin janë çaji jeshil ose i zi. Një studim nga kinezët tregoi se çaji i zi dhe i gjelbër kanë nivele të larta të polisaharideve, të cilat ngadalësojnë thithjen e sheqerit në gjak. Duhet të pini 4-5 filxhanë çaj në ditë, pasi do ju ndihmojë të ulni zhvillimin e diabetit me 16%. Çaji gjithashtu zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

    Pini me kujdes kafe

    Disa studime sugjerojnë se prija e kafesë ul zhvillimin e diabetit të tipit 2. Por një studim tjetër tregon se njerëzit që tashmë kanë diabet, kafeja mund ta rrisë sheqerin në gjak dhe vështirëson përpunimin e saj. Ekspertët sugjerojnë të pini 1-2 kafe në ditë, në disa orë distancë në mes.

    Pini me kujdes pijet e gazuara për diabetikët

    Zakonisht pijet e gazuara për diabetikët janë me zero kalori. Shkencëtarët kanë provuar se pavarësisht se nuk kanë kalori, ata nxisin rritjen e sheqerit në gjak. Njerëzit që pinë pije të gazuara janë të rrezikuar me 67% nga prekja e diabetit, sesa ata që nuk e pinë. Një gotë me pijë të gazuar me zero sheqer është e rekomandueshme për diabetikët, por jo e nevojshme.