ATV

Author: G.O.

  • Mallorca ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Arrasate

    Mallorca ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Arrasate

    Mallorca, skuadra ku luan Vedat Muriqi, ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Jagoba Arrasate, pas rezultateve të dobëta në këtë sezon të La Liga.

    Klubi spanjoll njoftoi se ky hap ka për qëllim nisjen e një faze të re, me fokus kryesor sigurimin e mbijetesës në kategorinë më të lartë të futbollit spanjoll.

    “Mallorca dëshiron të falënderojë publikisht punën, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar nga Jagoba Arrasate dhe i gjithë stafi i tij teknik gjatë kohës së tij në krye të ekipit”.

    “Angazhimi i tyre i përditshëm dhe sjellja shembullore kanë qenë gjithmonë në lartësinë e asaj që përfaqëson ky entitet. Klubi ju uron fat të mbarë si në nivel personal ashtu edhe profesional në projektet tuaja të ardhshme”, shkruan në njoftimin e Mallorcas.

    Në këtë sezon, një nga pikat më të forta të ekipit ka qenë sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili ka shkëlqyer nën drejtimin e Arrasate.

    Ai ka realizuar 16 gola dhe ka arritur kuotën e 50 golave në La Liga me fanellën e Mallorcas.

    Muriqi renditet tashmë si golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e klubit, duke lënë pas shumë emra të njohur. Vetëm Samuel Eto’o mban rekordin me 54 gola të shënuar për Mallorcan në kampionat.

  • Arsyeja përse trembeni papritur kur flini gjumë

    Arsyeja përse trembeni papritur kur flini gjumë

    E keni pyetur ndonjëherë veten se përse trembeni papritur kur sapo ju zë gjumi dhe ju duket sikur po bini?

    Quhet Hypnagogic jerk dhe ndodh kur muskujt, zakonisht tek këmbët kontraktohen me shpejtësi në mënyrë të pavullnetshme. Askush nuk e di në të vërtetë se përse ndodh megjithatë, ekzistojnë teori të ndryshme.

    Sipas Jason Ellis, profesor i shkencës së gjumit në Universitetin Northumbria, kjo gjendje është një simptomë e sistemit tonë aktiv fiziologjik që po bie në qetësi, duke kaluar nga një proces aktiv në një gjendje relaksimi dhe paralizë të mundshme të trupit.

    Sipas tij është e këshillueshme që ata që vuajnë nga kjo sindromë të evitojnë pirjen e kafeinës dhe të bëjnë ushtrime fizike mbrëmjeve.

    Ata që kanë mungesë magnezi, kalciumi apo hekuri, kanë më shumë gjasa që të vuajnë nga kjo sindromë. Ky çrregullim neurologjik konsiderohet si diçka tepër normale dhe në Britani vuajnë 1 në 10 persona. Në disa raste, personave që u ndodh nuk e marrin vesh, sidomos kur nuk u del gjumi./tvklan.al

  • Kallas: Është vendosur reduktimi i diplomatëve rusë në Bruksel

    Kallas: Është vendosur reduktimi i diplomatëve rusë në Bruksel

    Është marrë një vendim për të zvogëluar numrin e diplomatëve rusë në misionin rus në Bruksel në 40.

    Kjo u deklarua nga shefja e diplomacisë evropiane, Kaya Kallas, në një konferencë për shtyp të mbajtur në Bruksel mbi rezultatet e takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian (BE).

    “Brukseli nuk ka ndërmend të tolerojë abuzimin me statusin diplomatik”, tha Kallas. Sipas tij, vendimi është pjesë e një strategjie për të ushtruar presion mbi Moskën në sfondin e luftës së vazhdueshme në Ukrainë.

    “Diplomacia është gjithmonë më e mirë se lufta, por pas një viti negociatash, nuk kemi arritur as një armëpushim. Pengesa për paqen nuk është Ukraina, por Rusia”, vuri në dukje Kallas.

    BE-ja e konsideron të domosdoshme kalimin nga presioni mbi Kievin në kërkesa specifike ndaj Moskës për çështjen e lëshimeve territoriale. Siç vuri në dukje Kallas, kushtet kryesore për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme përfshijnë respektimin e kufijve të njohur ndërkombëtarisht, fundin e provokimeve, pagesën e dëmshpërblimeve të luftës dhe kthimin e fëmijëve ukrainas të çuar në Rusi.

    Përveç kufizimeve diplomatike, BE-ja po rrit gjithashtu sanksionet dhe presionin ekonomik. Në veçanti, masat janë zgjeruar kundër “flotës në hije” të Rusisë, janë vendosur sanksione të reja për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe kontributet në Fondin e Mbështetjes së Energjisë për Ukrainën janë dyfishuar në 1.85 miliardë euro në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme ndaj infrastrukturës energjetike të vendit.

    Kallas vuri në dukje se për të siguruar sigurinë brenda BE-së, po përgatiten masa për të parandaluar hyrjen në zonën Shengen të qindra mijëra ish-ushtarakëve rusë. “Ne nuk duam që kriminelët e luftës dhe sabotatorët të lëvizin lirshëm në rrugët tona”, theksoi kreu i diplomacisë evropiane.

  • Rënia heroike e Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës

    Rënia heroike e Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës

    Shkruan: Zahir Kastrati

    Më 20 shkurt 1945, forcat ushtarake të Lëvizjës Kombëtare, u përqëndruan në tri kulla prej guri në Lagjën e Dvoranëve në Tërsetenik. Në Kullën e Hasan Sylë Dvoranit, u vendos Shtabi i Përgjithshëm i Lëvizjës Kombëtare, nën komandën e Shaban Polluzhës.

    Në Kullën e Zeqir Dvoranit dhe Azem Dvoranit, u vendosën batalionet dhe njësitet e tjera ushtarake të Lëvizjes Kombëtare.
    Posa u përqëndruan në kullat e Dvoranëve, luftëtarët e Lëvizjes, të ndihmuar nga burrat e lagjes, që atë ditë ndodheshin aty, bënin përgatitjet e duhura për kundërsulm ndaj forcave, disa herë më të mëdha të armikut, të cilat ishin të pajisura, me armë të rënda, artilerike.

    Paralel përgatitjve të theksuara, u morën edhe masa të tjera në planin e sigurimit të ushqimit, veshmbathjes, si dhe sigurimin e ilaçeve, për luftëtaret e plagosur. Ishte situatë mjaft e vështirë dhe gati e papërshkrueshme. Nga të gjitha anët koncentroheshin, si dhe pozicionoheshin forca të mëdha ushtarake të armikut.

    Më 21 shkurt 1945, në mesëditë, Brigada IV dhe ajo e MPJ-së, nën komandën e Petar Brajeviqit, me tërë arsenalin e tij ushtarak, u pozicionua në të gjitha pikat strategjike dhe vunë rrethin e hekurt në fshatrat: Tërstenik, Gllobar, Çikatovë, Verbofc, Polluzhë dhe Bezheniq.

    Forcat e armikut, në mesditë, filluan sulmin kundër forcave të Lëvizjës Kombëtare, me të gjithë arsenalin e tij ushtarak.

    Në fillim, me predha topi, goditën Kullën e tretë dhe me këtë rast, fillon të zhvillohet një luftë për jetë a vdekje.

    Mirëpo pasi që forcat e artmikut nuk ishin në dijeni, se në cilën kullë gjendet Shaban Polluzha, e dërgojnë një rome, kinse për ta paralajmruar Shaban Polluzhën, që të dorëzohet se është i rrethuar nga të gjitha anët dhe se i gjallë nuk mund të klaojë.

    Por, pasi që romja, shkon dhe e mëson se në cilën kullë gjendet Shaban Polluzha, atëherë forcat e armikut filluan ta godasin pandërprerë kullën e parë, aty ku ishte i poziocionuar, Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica. Pas disa goditjeve të rënda që i bëhen kullës, ajo fillon të rrezohet dhe Shaban Polluzhës, treni i kullës e godet në kurriz, duke e lënë të palevizshëm.

    Ramadan Kastrati (djali i Shaban Polluzhës), ishte në kullën e tretë, së bashku me vllanë e madh, Mustafën, i cili ishte i plagosur, pasi që kulla ku ishin, ishte dëmtuar shumë, vendosën që të kalojnë në kullën e parë, ku ishte Shaban Polluzha.

    Ramadani e merr për krahu vllanë, se bashku me Beqir Dibran Gashin (nip i Shaban Polluzhës) dhe filluan të shkojnë tek kulla e parë, mirëpo, pasi që dalin nga kulla, Beqirin e godet një plumb dhe në atë moment vdes.

    Ramadani arrin të Kulla, ku ishte Shaban Polluzha, e sheh që ishte i plagosur dhe së bashku me luftëtarët e tjerë, u munduan që t’ia japin ndihmën e parë.

    Mehmet Gradica, së bashku me luftëtaret, morën vendim që të thyhet rrethi dhe të dalin nga ai.

    Të gjithë luftëtaret që ishin në atë moment aty, filluan të shtinë me armë në të njëjtën kohë, kundër forcave të armikut dhe arrijnë që ta thyejnë rrethin duke i tërhequr edhe të plagosurit.

    Mirëpo pasi filluan që të tërhiqën, një predhë e topit e godet Mehmet Gradicën, duke e palgosur rëndë. Luftëtaret e Lëvizjes, Shabanin dhe Mehemtin i vendosin në kuaj dhe vazhduan rrugën.

    Kur arrijnë në Lagjen e Lanëve, një plumbe godet në gjoks Mustafën (djalin e Shaban Polluzhës), i cili ndërron jetë.

    Ramadan Kastrati dhe Ali Kastrati e bartin në shpinë deri te shtëpia e Behram Muhagjerit, e vendosin në Lamë e mbulojnë sadopak dhe vazhdojnë rrugën.

    (Mustafën të nesërmen e gjejnë disa partizanë dhe e varrosin në hyrje të Drenasit, duke menduar që edhe ai ishte partizan. Aty ka qëndruar i varrosur, deri në vitin 1987. (Vëllai Ramadani, djali Muhameti dhe nipat, Zymeri dhe Ilmiu e rivarrosin në Polluzhë, ku edhe sot pushon turpi i tij).

    Gjatë rrugës, në dalje të fshatit Gllobar, një plumb i armikut e godet Shaban Polluzhën ne gjoks, duke e plagosur për vdekje. Para se të ndrronte jetë, djalit të tij, Ramadanit, ia lë një amanet, citoj: “Degjo bir, unë po vdes, por trupin tim hudhe diku, apo djegum, që armiku mos ta dijë a jamë i gjallë, apo i vdekur”.

    Ramadani së bashku me Aliun, menduan se çka të bënin me trupin e këtij vigani shqiptar, i cili ia futi tmerrin e frikës armikut gjakatar serb.
    Vazhduan rrugën dhe shkojnë në mullirin e Rashkoviqit, tek Bresilla në Vasilevë, deri aty së bashku ishin edhe luftëtarët: Hetem Istogu, Sylë Istogu, Aruq Syla dhe Hamz Istogu.

    Të cilët ishin të plagosur dhe nga ky vend ndahen me Ramadanin dhe Aliun. Këta largohen nga mulliri me trupin e Shaban Polluzhës dhe vendosin që ta mbysin në ujë, në Lumin Drenica, tekë vendi i quajtur Bresilla, në Vasilevë.

    Ramadan Kastrati e thyen akullin me tytë të pushkës dhe e lëshon trupin e babait të tij, Shaban Polluzhën. “Kur e lëshova babain në ujë, m’u dukë se më zuni toka dhe qielli”, pohon Ramadan Kastrati. Prej këtu vazhduan rrugën për në fshatin Gllanasellë, tek Zeqir Tupilla.

    Pas disa ditësh Ramadani arrestohet nga forcat e armikut dhe dërgohet në këmbë, nëpër hekurudhë, prej Drenasit e deri në Prishtinë. Pasë shumë torturave që i bëjnë, detyrohet të tregojë se ku është trupi i Shaban Polluzhës.

    Forcat e armikut, e marrin Ramadanin dhe e dërgojnë në vendin se ku e kishte lëshuar trupin e babait të tij, ku kishte qëndruar afër 6 javë. Arrijn ta gjejnë trupin e Shaban Polluzhës e dergojnë në Drenas, tek stacioni i trenit. Kur e vërtetuan, se më të vërtetë, ai ishte Shaban Polluzha, Ramadanit i japin leje që ta varrosë në varrezat e fshatit Polluzhë, ku edhe sot pushon trupi i tij.

    Mehmet Gradica, ishte i plagosur rëndë, pasi që e kishte humbur njërën këmbë, jeton edhe një ditë dhe ndërron jetë. Trupin e tij e kanë varrosur në një mal të fshatit Gradicë.

    Më rënien heroike të Tribunit Popullor, Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica, mori fund, rrezistenca e lavdishme dhe e vetmja e këtij lloji, kundër ripushtimit të Kosovës nga Jugosallavia komuniste. Lëvizja për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar, nën komandën e Shaban Palluzhës, gjatë periudhës ekzistuese të saj, kishte afër 16.000 luftëtarë, sipas dëshmitarëve të kohës.

    Qëllimi kryesor i Lëvizjës Kombëtare, në krye më Shaban Polluzhën dhe luftëtarët e tij, ishte gjithnjë, Çlirimi dhe Bashkimi Kombëtar.
    LAVDI.

  • Sllovakia goditet nga tërmet 4.2, dridhjet ndihen edhe në vendet fqinje

    Sllovakia goditet nga tërmet 4.2, dridhjet ndihen edhe në vendet fqinje

    Sllovakia u godit nga një tërmet me magnitudë 4.2, me epiqendër 28 km në juglindje të Bratislava dhe thellësi 10 km, njoftoi Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).

    Deri tani nuk ka raportime për dëme materiale, por banorët përshkruan dridhje të forta dhe zhurma si shpërthime.

    Tërmeti u ndje edhe në Hungari, ku disa qytetarë dolën jashtë për shkak të frikës.

  • Kurti njofton për vizitën në AKI: Sukseset e inteligjencës kanë kontribuuar në sigurinë kombëtare e më gjerë

    Kurti njofton për vizitën në AKI: Sukseset e inteligjencës kanë kontribuuar në sigurinë kombëtare e më gjerë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për vizitën që ka realizuar të premten në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë me rastin e 18 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Përgjatë kësaj vizite, janë ndarë certifikata për zyrtarët e rinj të këtij institucioni dhe është përuruar një objekt modern në kompleksin e AKI-së.

    Kurti në njoftimin e tij për vizitën në AKI thotë se inteligjenca mbetet një nga hallkat më të rëndësishme në mbrojtjen e sovranitetit.

    “Në kuadër të prioriteteve tona për të mbështetur sektorin e sigurisë, AKI ka pasur mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, me rritje të lartë të buxhetit dhe kjo mbështetje do të vazhdojë”, ka shkruar Kurti.

    Kreu i Qeverisë thotë se është i inkurajuar nga fatkti që “AKI po avancon vazhdimisht kapacitetet e saj teknologjike, analitike dhe operative, me ambicie dhe objektiva të qarta, duke u përshtatur me realitetin e ri të sigurisë dhe duke forcuar bashkëpunimin me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë”.

    “Sukseset e AKI-së përgjatë viteve të fundit kanë kontribuuar në sigurinë kombëtare, rajonale dhe më gjerë, në bashkpunim të afërt me institucionet vendore dhe shërbimet partnere.Kërcënimet nga spiunazhi, kërcënimet hibride dhe kibernetike, ekstremizmi dhe radikalizmi, krimi i organizuar dhe format tjera të kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare, janë trajtuar me profesionalizëm, duke ndikuar në avancimin e sigurisë kombëtare”, ka shtuar Kurti.

  • Rivarroset dëshmori Agron Gjocaj, Haradinaj: Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë

    Rivarroset dëshmori Agron Gjocaj, Haradinaj: Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë sot në rivarrimin e dëshmorit Agron Gjocaj në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Baballoq të Deçanit.

    Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e ka kujtuar Gjocajn si një ushtar të guximshëm dhe të përpiktë, gjithmonë në vijën e parë të frontit në Zonën e Dukagjinit.

    Ai ka shkruar se Agroni iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bashkë me familjarët e tij dhe kontribuoi në furnizimin me armatim, deri në ditën kur ra dëshmor më 18 gusht, në altarin e lirisë, së bashku me bashkëluftëtarët Avni Bali Sinanajn dhe Milaim Rexhë Gjocajn.

    “Nga sot, trupi i tij do të prehet në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Baballoq, pranë bashkëluftëtarëve të tij. Lavdia e Agron Gjocajt është e përjetshme dhe kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat tona. Mirënjohje e përjetshme për shërbimin ndaj atdheut”, shkroi mes tjerash Haradinaj.

  • Rita Ora publikon fotografi me bikini gjatë qëndrimit në Australi, ekspozon linjat e përsosura të trupit

    Rita Ora publikon fotografi me bikini gjatë qëndrimit në Australi, ekspozon linjat e përsosura të trupit

    Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me disa fotografi provokuese nga udhëtimi i saj i fundit në Australi, ku shfaqet me bikini minimaliste duke shijuar diellin dhe detin.

    Artistja 35-vjeçare dukej në humor të shkëlqyer teksa ndau pamje nga pushimet në InstaStory, ku pozonte e buzëqeshur në pjesën e pasme të një jahti luksoz, shkruan DailyMail.

    Në disa prej imazheve, ajo ekspozonte barkun e tonifikuar ndërsa sfidonte dallgët dhe zhytej në oqean, ndërsa në një tjetër fotografi mahniti me një bikini trekëndëshe ngjyrë kafe të kombinuar me një fund boho.

    Së fundmi, Rita ka folur edhe për jetën personale, duke zbuluar se përvoja si njerkë për fëmijët e bashkëshortit të saj, regjisorin Taika Waititi, ka qenë një “hapje e madhe sysh” për të.

    Pas martesës së tyre katër vite më parë, ajo u bë njerkë e vajzave të tij, Te Kāinga o te Hinekāhu, 13 vjeç, dhe Matewa Kiritapu, nëntë.

    Në një intervistë të mëparshme, këngëtarja tregoi se miqësia e fortë ka qenë elementi kyç i marrëdhënies së tyre romantike. “Taika dhe unë në thelb jemi thjesht shokë të ngushtë dhe donim të jetonim gjithmonë në atë frymë”, është shprehur ajo.

    Çifti u martua në një ceremoni sekrete në gusht të vitit 2022, pasi ishte Rita ajo që theu traditën dhe bëri propozimin. Ceremonia e tyre e thjeshtë në Los Anxhelos u konfirmua publikisht vetëm një vit më vonë, ndërsa këngëtarja ka treguar se gjithçka u organizua spontanisht dhe pa planifikim.

    Artistja ka rrëfyer gjithashtu se pas viteve kur nuk kishte qenë në lidhjen e duhur gjatë të njëzetave të saj “të rrëmujshme”, marrëdhënia me Taikën iu duk “e drejtë dhe e sigurt”.

    Dyshja nisën lidhjen në mars 2021 dhe e bënë publike romancën në gusht të po atij viti, ndonëse kishin qenë miq të afërt për pesë vite përpara se të bëheshin çift.

    Duke folur për jetën familjare, Rita ka treguar se rolin e njerkës e sheh si të lehtë. “Është shumë e thjeshtë. Zgjohemi, stërvitemi bashkë ndërsa fëmijët vrapojnë në tapetin e vrapimit – është një aktivitet familjar”, tha ajo, duke shtuar se kjo përvojë e ka bërë të kuptojë se jeta ka shumë më tepër sesa shqetësimet e momentit.

    Regjisori ndan dy vajzat me ish-bashkëshorten e tij, Chelsea Winstanley, nga e cila u nda në vitin 2018 pas shtatë vitesh martesë. /Telegrafi/

  • A do t’ia mundësojnë sërish Vjosa Osmanit të bëhet presidente? Flet shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së

    A do t’ia mundësojnë sërish Vjosa Osmanit të bëhet presidente? Flet shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së

    Shefja e Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, thotë se janë të gatshëm të marrin pjesë në konsultimet për zgjedhjen e presidentit, duke mos përjashtuar mundësinë që të dalin me një kandidat të vetin.

    Derisa kanë mbetur edhe njëmbëdhjetë ditë afat për zgjedhjen e shefit të vendit, ajo thekson se i tërë procesi duhet të bazohet në dialog ndërmjet subjekteve politike dhe jo të shtyhen kandidatura të njëanshme.

    Lushaku, në një intervistë për KosovaPress, nuk tregon nëse do t’ia mundësojnë ose jo Vjosa Osmanit edhe një mandat në krye të vendit. Sipas saj, zgjidhja optimale do të ishte arritja e një marrëveshjeje politike për një kandidat konsensual, i cili do të siguronte mbështetje të gjerë në Kuvend.

    “Numrat janë të qartë në Kuvend, secili ka fuqinë e vet parlamentare. Partitë politike brenda parlamentit do të duhet të kenë një diskutim për postin e presidentit. Idealja do të ishte që të gjenim një president konsensual dhe ai të kalonte si rezultat i një marrëveshjeje politike që bëhet mes partive politike.

    Po, në bazë të fuqisë që kemi brenda parlamentit, ne mirëpresim çdo ftesë për të diskutuar për emra. Njëkohësisht, normalisht që kemi edhe ne emrat tanë që mendojmë t’i propozojmë si parti politike, por deri atëherë e presim fazën konsultative dhe pastaj të vendosim për emrat konkretë, se çfarë qëndrimi kemi… Jo, nuk ka pasur. Zyrtarisht as nuk ka, nuk jam e njohur që ka pasur ndonjë diskutim. Ne vërtet presim që konsultimet të jenë zyrtare, me ftesa zyrtare dhe publike dhe s’kemi asgjë për të fshehur. Ne i kemi disa kritere, normalisht që kërkojmë një person që respekton Kushtetutën dhe paraqet siguri për të gjitha grupet parlamentare”, thotë ajo.

    Duke folur për kriteret që duhet të përmbushë presidenti i ardhshëm, Lushaku ka theksuar se kandidati duhet të jetë garant i respektimit të Kushtetutës dhe të ofrojë siguri institucionale për të gjitha grupet parlamentare.

    Sa i përket mbështetjes eventuale ndaj presidentes aktuale, Vjosa Osmani, ajo ka theksuar se pa pasur kandidatura konkrete në garë, LDK nuk mund të shprehë qëndrim përfundimtar.

    Osmani ka shprehur ambiciet për presidente, mirëpo ende nuk ka siguruar tridhjetë nënshkrimet e nevojshme për të zyrtarizuar kandidaturën e saj.

    Megjithatë, Lushaku thotë se Osmani gjatë mandatit të saj si presidente, nuk ka pasur rol unifikues në raport me klimën politike.

    “Për aq kohë sa nuk kemi emra konkretë, garë me emra konkretë, ne s’mund të japim qëndrime. Gjithsesi, posti i presidentit është tepër i rëndësishëm për secilën parti politike dhe për neve. Kështu që me përkushtimin më të madh do t’i japim kontributin tonë… Kur flasim për presidentin, flasim për postin e presidentit dhe nuk prejudikojmë kandidatura të asnjërit. Përgjatë viteve të kaluara kemi folur shpeshherë edhe për zonjën Osmani, për rolin e saj. E kemi kritikuar për aq kohë sa kemi menduar që nuk ka qenë gardiane e Kushtetutës ose edhe e klimës në mes të partive politike. Ka qenë e njëanshme… Ndërkohë që në mesin e LDK-së ka shumë personalitete, edhe jashtë saj ka pasur propozime emrash, të cilët ne në të ardhmen mund t’i përkrahim”, shton ajo.

    Krahas kësaj, Lushaku ka kritikuar mazhorancën se miratuan buxhetin për vitin 2026 “me arrogancë votash”, ndërsa amendamentet e refuzuara, siç ka deklaruar, kishin të bënin me projekte në interes të drejtpërdrejtë të qytetarëve.

    Ajo ka shtuar se buxheti nuk përfshin as prioritetet e paralajmëruara nga kryeministri gjatë ekspozesë së tij në Kuvendin e Kosovës, duke vlerësuar se dokumenti financiar nuk reflekton as premtimet e bëra dhe as orientimin e kabinetit qeveritar.

    “E para, me një arrogancë votash u miratua buxheti, duke refuzuar nga Grupi parlamentar i LDK-së 21 amendamente. Amendamente të cilat ishin të propozuara si projekte që janë në interes të qytetarëve. Ka pasur amendamente që kanë pasur të bëjnë me mësimin gjithëditor, që është në interes të nxënësve, të familjeve, të shkollave; është reforma më serioze që Prishtina e ka dëshmuar se mund të bëhet, është diçka reale dhe që prek vërtet jo vetëm cilësinë e arsimit, por edhe jetën e fëmijëve. Në anën tjetër kemi pasur amendamente që kanë të bëjnë me sistemin e shëndetësisë, me digjitalizimin, por edhe me përmirësimin e sistemit të shëndetësisë, duke ndërtuar një spital për kryeqytetin… Mos të harrojmë edhe të themi që ky projektbuxhet nuk i ka të përfshira as pretendimet ose premtimet që i ka dhënë vetë kryeministri në ekspozenë e tij përpara Kuvendit të Kosovës se çka do të ketë prioritet gjatë këtij viti. Nuk e ka as reflektimin e vetë kabinetit qeveritar. Është thënë që do të ketë rishikim”, deklaron ajo.

    Duke folur për qasjen e LDK-së karshi Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, Lushaku ka theksuar se si parti opozitare do të vazhdojnë të ngrenë çështjet që preokupojnë qytetarët, pavarësisht peshës numerike në Kuvend.

    Sipas saj, LDK do të paraqesë argumentet e saj si brenda sallës së Kuvendit, ashtu edhe jashtë saj, përmes mjeteve të ndryshme demokratike.

    “Absolutisht po. Ne si parti në opozitë, normalisht që do t’i ngrisim çështjet të cilat kanë të bëjnë me shqetësimet e qytetarëve, dhe tash pjesa tjetër është se sa është fuqia jonë, por pavarësisht fuqisë sonë, zëri i arsyes dhe ngritja e argumenteve do të jetë gjithmonë, edhe brenda sallës së Kuvendit gjatë seancave, por edhe jashtë saj, përmes metodave të ndryshme. Do të shohim tani se sa qeveria do të jetë bashkëpunuese në kuptimin e adresimit të çështjeve, sa do t’i marrë parasysh komentet tona për ligjet e ndryshme që i sjell në Kuvend, por gjithsesi që do t’i përcjellim edhe publikisht, do t’i paraqesim në mënyrë transparente edhe brenda Kuvendit dhe jashtë saj”, përfundon Lushaku-Sadriu. /KP/

  • Tre të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Rusi

    Tre të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Rusi

    Një përplasje helikopteri në rajonin Amur të Lindjes së Largët të Rusisë rezultoi me tre të vdekur, sipas autoriteteve të shtunën.

    Një helikopter privat “Robinson”, i cili ishte zhdukur nga radarët më herët gjatë ditës, u gjet pa të mbijetuar, njoftoi qeveria e rajonit Amur në një deklaratë.

    “Në rajonin Amur, operacionet e kërkimit për helikopterin që u raportua i zhdukur në distriktin Romnensky kanë përfunduar. Gjatë misionit të kërkim-shpëtimit, u gjet vendi i rrëzimit dhe trupat e tre viktimave”, thuhej në njoftim.

    Zyrtarët qeveritarë shprehën ngushëllime për familjet dhe të afërmit e atyre që humbën jetën.

    Rrethanat e incidentit janë nën hetim.

    Shkaku i ngjarjes nuk u bë i ditur. Megjithatë, Zyra e Prokurorisë së Transportit të Siberisë Lindore deklaroi në një njoftim të veçantë se ka konstatuar që helikopteri i përkiste pilotit të ndjerë, i cili nuk kishte leje për të operuar këtë mjet fluturues.

    Gjithashtu, helikopteri nuk ishte regjistruar zyrtarisht sipas procedurave përkatëse.