ATV

Author: G.O.

  • Zhaklin Lekatari tregon pse nuk dëshiron të ketë fëmijë

    Zhaklin Lekatari tregon pse nuk dëshiron të ketë fëmijë

    E ftuar në emisionin “The Elite Way” në ATV, Zhaklin Lekatari ka folur hapur për vendimin e saj për të mos pasur fëmijë.

    Ajo e cilësoi këtë si një zgjedhje personale, duke theksuar se nuk synon të ndikojë tek të tjerët me qëndrimin e saj.

    “Ky është opinioni im, është përzgjedhje personale, pa ftuar të tjerët që të veprojnë si unë dhe e pashë që në publik nuk u prit mirë,” u shpreh Lekatari.

    E pyetur nëse kjo zgjedhje mund të ndikojë në raportin me partnerin, ajo tha se ka gjetur një person që ndan të njëjtin mendim.

    “Unë kam bërë zgjedhjen e partnerit të duhur jo të gabuarin, derisa unë kam vendosur kështu që kohën time t’ia dedikoj atij dhe në krahë kam një partner që ka mentalitet si timin që mendon se statusi im, vlera ime nuk varet nga mëmësia dhe kështu jemi në rregull,” shtoi ajo.

  • A i takon pasuria partneres edhe pa martesë? Flet avokati Petrit Lladrovci

    A i takon pasuria partneres edhe pa martesë? Flet avokati Petrit Lladrovci

    I ftuar në emisionin “The Elite Way” në ATV, avokati Petrit Lladrovci ka sqaruar çështjen e ndarjes së pasurisë tek çiftet që bashkëjetojnë pa kurorëzim.

    Ai theksoi se ekziston një keqkuptim i përhapur se partnerët në bashkëjetesë nuk kanë të drejtë në pasuri, gjë që sipas tij nuk është e saktë.

    “Ka një pjesë që mendojnë se nëse nuk janë të martuar, partnerës nuk i takon asgjë, por kjo është e gabur. Me ligj, çdo pasuri e krijuar nga momenti i bashkëjetesës ndahet mes tyre,” u shpreh Lladrovci.

    Megjithatë, ai sqaroi se nuk çdo pasuri hyn në këtë kategori. Sipas tij, pasuria e trashëguar nuk ndahet, por vetëm ajo që është krijuar gjatë kohës sa partnerët kanë jetuar bashkë.

    “Pra, flasim vetëm për pasurinë që është ndërtuar gjatë bashkëjetesës,” shtoi ai.

    Lladrovci theksoi se qytetarët duhet të jenë të informuar drejt për të drejtat e tyre ligjore, në mënyrë që të shmangen keqkuptimet në raste të tilla.

  • Kështu e hup bereqetin e shtëpisë!- Shefqet Krasniqi e ka një lutje për të gjithë

    Kështu e hup bereqetin e shtëpisë!- Shefqet Krasniqi e ka një lutje për të gjithë

    Hoxha Shefqet Krasniqi ka theksuar rëndësinë e mikpritjes gjatë një interviste në “Studio A” në ATV.

    Ai u shpreh se pritja e mysafirëve sjell begati në familje, ndërsa mbyllja e derës për ta largon bereqetin.

    “Po e mbylle derën për mysafirët, e ke mbyllur derën e bereqetit të shtëpisë,” tha Krasniqi.

    Sipas tij, respekti ndaj mysafirit ndikon pozitivisht në risk, në fëmijë dhe në shëndet, duke sjellë gjithashtu shpërblim të madh tek Zoti.

    LEXONI EDHE:

    “Ata që i dërgojnë prindërit e vet atje, kanë fituar hidhërimin e Zotit” – Shpërthen keq Shefqet Krasniqi kur pyetet për fëmijët që i dërgojnë prindërit në shtëpi të pleqve

  • “Ata që i dërgojnë prindërit e vet atje, kanë fituar hidhërimin e Zotit” – Shpërthen keq Shefqet Krasniqi kur pyetet për fëmijët që i dërgojnë prindërit në shtëpi të pleqve

    “Ata që i dërgojnë prindërit e vet atje, kanë fituar hidhërimin e Zotit” – Shpërthen keq Shefqet Krasniqi kur pyetet për fëmijët që i dërgojnë prindërit në shtëpi të pleqve

    I ftuar në emisionin ‘Studio A’ në ATV, hoxha Shefqet Krasniqi ka folur gjerësisht për vlerat familjare, raportin ndaj prindërve dhe rëndësinë e Natës së Kadrit.

    Gjatë intervistës, Krasniqi u shpreh kritik ndaj fenomenit të dërgimit të prindërve në shtëpi për të moshuarit, duke e cilësuar këtë si një “njollë të zezë të shoqërisë”.

    “Kalojnë muaj dhe nuk telefonon prindin e vet, kalon një vit dhe nuk e viziton. A kaq vlerë ka prindi?” – u shpreh ai.

    Sipas tij, përkujdesja ndaj prindërve është obligim moral dhe fetar. Ai shtoi se pakënaqësia e prindërve lidhet drejtpërdrejt me pakënaqësinë hyjnore: “Ata që i dërgojnë prindërit e vet atje, kanë fituar hidhërimin e Zotit, sepse hidhërimi i prindërve është hidhërim i Allahut.”

    Krasniqi ngriti edhe pyetjen se sa prindër janë vërtet të kënaqur me një vendim të tillë: “Cili prind është i kënaqur nëse shkon në shtëpi të pleqve?”

    Përveç kësaj teme, ai foli edhe për rëndësinë shpirtërore të Natës së Kadrit, duke theksuar se ajo është një mundësi e madhe për reflektim, falje dhe afrimitet me Zotin.

    Intervista u përqendrua gjithashtu në rrugëtimin e tij jetësor dhe sfidat që ka kaluar ndër vite, duke sjellë një rrëfim më të zgjeruar se zakonisht për publikun.

    Për të ndjekur intervistën e tij të plotë, klikoni në linkun e mëposhtëm: 

  • PSD: Vetëvendosje e ka ‘’kapur’’ Prokurorinë e Shtetit

    PSD: Vetëvendosje e ka ‘’kapur’’ Prokurorinë e Shtetit

    Partia Social Demokrate e Kosovës gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një aksion simbolik para objektit të Prokurorisë së Shtetit.

    Në një prononcim për media gjatë aksionit, i pari i kësaj partie, Dardan Molliqaj është shprehur se Lëvizja Vetëvenodsje e ka kapur Prokurorinë.

    Më tutje ai thotë se arsyeja kryesore se përse Albin Kurti e don postin e Presidentit është për shkak të mundësisë së kapjes së pozitës së Kryeprokurorit të Shtetit.

     

  • Sveçla e Peci bëjnë homazhe te pllaka përkujtimore e viktimave të Trazirave të Marsit

    Sveçla e Peci bëjnë homazhe te pllaka përkujtimore e viktimave të Trazirave të Marsit

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla bashkë me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut kanë bërë homazhe pranë pllakës përkujtimore për viktimat e trazirave të Marsit.

    Nga komuna njoftojnë se u rikutjua dhimbja e madhe e humbjes tragjike, ngjarje që tronditi gjithë vendin.

    Njoftimi i komunës:

    Përkujtohen “3 Lulet e Çabrës” në 22-vjetorin e tragjedisë

    Kryetari i Komunës, z. Faton Peci, së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, dhe Nënkryetarin, z. Enis Osmani, sot kanë bërë homazhe pranë pllakës përkujtimore në nderim të Egzon Deliut (13 vjeç), Avni Veselit (12 vjeç) dhe Florent Veselit (9 vjeç).

    Kryetari z. Faton Peci, ka bërë të ditur se 4 fëmijët nga fshati Çabër, teksa po e shijonin fëmijërinë e tyre, një grup serbësh të organizuar lojën ua ndaluan në gjysmë dhe lumturinë ua shuan. Ata u ndoqën deri në lumin Ibër, ku nga frika u hodhën dhe prej nga aty i gjallë doli vetëm njëri prej tyre, Fitim Veseli.

    Në këtë përvjetor, u rikujtua dhimbja e madhe e humbjes së tyre tragjike, një ngjarje që tronditi gjithë vendin dhe mbetet plagë e hapur për shoqërinë tonë.

    Kujtimi për ta mbetet i gjallë dhe bëhet thirrje e vazhdueshme për drejtësi.

  • Vritet Ali Larijani, kreu i sigurisë së Iranit

    Vritet Ali Larijani, kreu i sigurisë së Iranit

    Shefi i sigurisë së Iranit, Ali Larijani, është vrarë, tha ministri i mbrojtjes i Izraelit, raporton Reuters.

    Larijani është lideri më i lartë iranian i vrarë që nga fillimi i sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael më 28 shkurt, të cilat vranë ish-Udhëheqësin Suprem Ali Khamenei.

  • 22 vjet nga trazirat e marsit – “Kur u vra vllau im e kam pa por nuk e kam ditur që është ai”, Elshani jep detaje nga trazirat e vitit 2004

    22 vjet nga trazirat e marsit – “Kur u vra vllau im e kam pa por nuk e kam ditur që është ai”, Elshani jep detaje nga trazirat e vitit 2004

    Sot janë bërë 22 vjet nga trazirat e marsit. Trazirat që fillimisht nisën si protestë, shpërthyen pas njoftimeve se në lumin Ibër ishin mbytur tre fëmijë shqiptarë në tentim për t’i shpëtuar sulmit nga një grup i të rinjve serbë.

    Shkaku i kësaj tragjedie asnjëherë nuk u sqarua plotësisht.

    Për trazirat e marsit mbrëmë në emisionin ‘Compass’ në ATV ka folur Asllan Elshani, të cilit dy vëllezur iu vranë në atë kohë.

    Elshani thotë se edhe 22 vjet më pas, drejtësia nuk ka triumfuar. Ndiqni në linkun në vazhdim një pjesë të intervistës.

     

  • ShBA mirëpret ujdinë mbi zbatimin e Ligjit për të Huajt: Çdo ndryshim të bëhet në konsultim me serbët e Kosovës

    ShBA mirëpret ujdinë mbi zbatimin e Ligjit për të Huajt: Çdo ndryshim të bëhet në konsultim me serbët e Kosovës

    Ambasada Amerikane në Prishtinë ka thënë se e mirëpret marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe BE-së mbi zbatimin e Ligjit për të Huajt.

    Ambasada në një përgjigje për gazetën online Reporteri.net ka thënë se përgëzon angazhimin e palëve në këtë çështje, për të arritur një zgjidhje të pranueshme për të dy palët.

    “Shtetet e Bashkuara mirëpresin njoftimin për arritjen e marrëveshjes mbi zbatimin e Ligjit për të Huajt. Ne përgëzojmë angazhimin e palëve në këtë çështje për të arritur një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët“, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës amerikane, të martën, për Reporteri.net.

    Ambasada tutje thekson se çdo ndryshim që ndikon në komunitetin serb të Kosovës duhet të bëhet në konsultim të ngushtë dhe me mbështetjen e komunitetit serb të Kosovës.

    “Çdo ndryshim që ndikon në komunitetin serb të Kosovës duhet të bëhet në konsultim të ngushtë dhe me mbështetjen e komunitetit serb të Kosovës“, thuhet në përgjigjen për Reporteri.net.

    Më 14 mars, Qeveria e Kosovës u pajtua që të ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe të njohë letërnjoftimet e pjesëtarëve të komunitetit serb që nuk janë të pajisur me dokumente të Kosovës në Ligjin për të huajt dhe për automjetet, që nisi të zbatohet nga 15 marsi.

    Vendimi u bë publik pas një takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

    Sorensen, të shtunën pas takimit në Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti, njoftoi se janë pajtuar për disa masa shtesë në zbatimin të Ligjit për të Huajt dhe atij për Automjete, përfshirë dhënien e lejes nga Qeveria e Kosovës për një periudhë fillestare prej 12 muajsh për punëtorët arsimorë e shëndetësorë dhe studentët serbë.

    Vendimi u përshëndet nga bashkësia ndërkombëtare. Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, të shtunën tha se është e gatshme ta ndërmjetësojë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë, pasi autoritetet kosovare mundësuan lehtësira të përkohshme për komunitetin serb në Ligjin për të huajt.

    Sipas saj, “është krijuar një momentum i ri për t’i çuar përpara marrëdhëniet mes BE-së dhe Kosovës dhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit”.

  • Trump shtyn vizitën në Kinë: Kemi një luftë në zhvillim

    Trump shtyn vizitën në Kinë: Kemi një luftë në zhvillim

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se planifikon të shtyjë me rreth një muaj vizitën e rëndësishme në Kinë, e parashikuar për në fund të marsit, për shkak të luftës me Iranin.

    “Është shumë e thjeshtë. Kemi një luftë në zhvillim. Mendoj se është e rëndësishme që të jem këtu,” u shpreh ai, duke theksuar se “nuk ka asnjë prapavijë” në këtë vendim dhe se mbetet në pritje për t’u takuar me Presidentin Xi Jinping.

    Ky zhvillim vjen një ditë pasi Trump i tha gazetës britanike “Financial Times” se mund të shtyjë takimin nëse Kina nuk ndihmon në zhbllokimin e Ngushticës së Hormuzit.

    Deklaratat e Trump vijnë në një kohë kur tensionet mes dy ekonomive më të mëdha në botë janë rritur, të nxitura edhe nga konflikti me Iranin.

    Pekini mbetet një nga blerësit kryesorë të eksporteve energjetike iraniane dhe ka kritikuar sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj këtij vendi.

    Ndërkohë, Uashingtoni ka njoftuar se do të nisë hetime mbi praktikat tregtare të disa vendeve, përfshirë Kinën, pasi politika tarifore e Trump u rrëzua nga Gjykata e Lartë në muajin shkurt.