ATV

Author: G.O.

  • Ndërron jetë e moshuara në Gjilan, djali i saj thotë se nuk iu dha ndihma e nevojshme mjekësore në spital

    Ndërron jetë e moshuara në Gjilan, djali i saj thotë se nuk iu dha ndihma e nevojshme mjekësore në spital

    Një grua e moshuar rreth moshës 90-vjeç ka ndërruar jetë në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan mirëpo djali i saj pretendon se kjo ka ndodhur për shkak të mos dhënies së ndihmës mjekësore.

    Sipas të dhënave të para ende të pakonfirmuara, djali pretendon se nëna e tij ka pritur mbi 3 orë për t’iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike ndërsa gjendja e saj i është përkeqësuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

    Në lidhje me këto pretendime policia konfirmoi se ka nisur hetimet në lidhje me rastin.

    “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dyshohet se si pasojë e mosdhënies së shërbimit mjekësor viktima femër kosovare ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitë kompetente policore për trajtim të rastit”, tha policia.

    Pa dhënë më shumë detaje për shkak të hetimeve, policia vetëm shtoi se me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

  • Publikohet traileri për jetën e Britney Spears

    Publikohet traileri për jetën e Britney Spears

    Ditën e djeshme u publikua trailer-i që do të hulumtojë jetën e Britney Spears me titull ‘’TMZ Investigates:Britney Spears: The price of freedom’’,që do të transmetohet më 10 maj.

    Në vitin 2008, Britney Spears u detyrua të qëndroj në psikiatri , gjë që bëri prindërit e saj të kenë kontroll mbi jetën e këngëtares, transmeton atvlive.tv.

    Babai i Britney, Jamie Spears, kishte kontrollin për vendimet personale dhe financiare të saj, duke u bërë kujdestar i saj. Në vitin 2021, Britney Spears arriti të hiqte kujdestarinë nga ajo pas një kauze të gjatë gjyqësore.

    Në fillim të traileri-t, Harvey Levin, i njohur si producent ekzekutiv I TMZ-së tha se edhe pse ka kaluar një vit dhe është e lirë, Britney ka probleme të mëdha.

    Përndryshe ekipa e TMZ-së do të hulumtojë se si e kalon Spears secilën ditë duke tentuar të zbulojnë shqetësimin e të afërmve të këngëtares se ajo është e rrezikshme për veten dhe të tjerët./atvlive.tv/

  • Liga e Kampionëve, sot luhet “Derby della Madonnina”

    Liga e Kampionëve, sot luhet “Derby della Madonnina”

    Pas barazimit 1:1 mes Real Madridit dhe Manchester Cityt, Liga e Kampionëve vazhdon sot me ndeshjen e dytë të fazës së gjysmëfinales së këtij edicioni.

    Me fillim nga ora 21:00, stadiumi “San Siro” do të jetë nikoqir i derbit mes dy gjigantëve italianë, Milanit dhe Interit, raporton KosovaPress.

    E njohur ndryshe si “Derby della Madonnina”, kjo është përballja e parë mes këtyre dy skuadrave që nga viti 2005, ku asokohe Milani u kualifikua tutje pasi që ndeshja e dytë ishte braktisur pasi që tifozët e Interit gjuajtën fishekzjarrë brenda fushës.

    Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, sikurse Milani ashtu edhe Interi siguruan fitore me rezultat 2:0, ku “Rossonerët” mposhtën Lazion, kurse “Nerazzurët” fituan si mysafirë kundër Romës.

    Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Milanin nuk do të paraqiten Ibrahimovic, Pobega dhe në dyshim është Leao, kurse te Interi nuk do të paraqiten Dalbert dhe Skriniar, kurse në dyshime janë D’Ambrosio e Gosens.

    Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

    Milan (4-2-3-1): Maignan; Hernandez, Kjaer, Tomoro, Calabria; Tonali, Krunic; Saelemaekers, Diaz, Bennacer; Giroud

    Inter (3-5-2): Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Mkhitaryan, Dimarco; Martinez, Lukaku

  • Rita Ora ndezi Eurovision, këto janë 10 vendet që shkuan në finale

    Rita Ora ndezi Eurovision, këto janë 10 vendet që shkuan në finale

    Plotë energji dhe me një performancë të jashtëzakonshme, këngëtarja Rita Ora ngriti peshë publikun në M&S Bank Arena në Eurovision Song Contest 2023.

    Ora është shqiptarja e dytë që merr pjesë në Eurovision këtë vit pas këngëtares që do të përfaqësojë Shqipërinë më 11 maj Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje”.

    Si gjithmonë këngëtarja me famë botërore Rita Ora ka arritur të elektrizojë publikun me hitet dhe pamjen e saj të mrekullueshme. Ajo solli me vete koleksionin e saj të jashtëzakonshëm të këngëve hit dhe publiku nuk mund të ndalonte së kërcyeri.

    Kjo ishte gjysmëfinalja e parë e Eurovision nga dy të tilla dhe mbrëmjen finale, e cila do të zhvillohet të shtunën më 13 maj në Liverpool.

    Po ashtu, janë shpallur edhe 10 finalistët nga kjo gjysmëfinale të cilët tashmë garojnë për çmimin e madh.

    Vendet që kaluan në finale ishin: Kroacia, Moldavia, Zvicra, Izraeli, Finlanda, Çekia, Portugalia, Suedia, Serbia dhe Norvegjia.

    Shqipëria do të përfaqësohet nga Albina dhe Familja Kelmendi me këngën “Duje” në gjysmëfinalen e dytë e cila do të mbahet më 11 maj dhe mund të kalojë garën në finale vetëm nëpërmjet votimit të publikut.

     

  • Të shtëna vdekjeprurëse pranë një sinagoge në Tunizi

    Të shtëna vdekjeprurëse pranë një sinagoge në Tunizi

    Dy vizitorë dhe dy roje të sigurisë janë vrarë nga një sulmues pranë sinagogës më të vjetër në Afrikë, në ishullin Xherba të Tunizisë.

    Sulmi ndodhi gjatë një pelegrinazhi vjetor në këtë ishull, që mbledh vizitorë hebrenj nga Evropa dhe Izraeli.

    Një roje besohet se ka qëlluar partnerin e tij para se të hapte zjarr ndaj vizitorëve dhe forcave të sigurisë që ishin pranë sinagogës dhe më pas ka vrarë veten.

    Motivet e të shtënave janë ende të paqarta.

    Një prej vizitorëve të vrarë ishte shtetas francez. Edhe katër vizitorë të tjerë dhe pesë anëtarë të forcave të sigurisë janë plagosur.

    Nuk është e qartë nëse vizitorët ishin pelegrinë që po vizitonin sinagogën Griba. Në disa video të publikuara online shihen vizitorë duke ikur teksa dëgjohen të shtëna.

    Mbi 5.000 hebrenj kishin marrë pjesë më 2022 në pelegrinazhin në sinagogën Griba, ka raportuar AFP, duke u thirrur në të dhënat e organizatorëve lokalë.

    Nuk është hera e parë që sinagoga e vjetër 2.500 vjet është cak i sulmeve.

    Një sulm me bombë më 2002, përgjegjësinë e të cilit e morën militantët e Al-Kaidës, la të vrarë mbi 20 persona në këtë ishull.

    Pelegrinazhi vjetor në Xherba – që gjendet rreth 500 kilometra nga kryeqyteti, Tunis – është përcjellë me masa të shtuara sigurie që nga sulmi me bombë i vitit 2002.

    Tunizia është shtet me shumicë myslimane, por Xherba është shtëpi e qindra hebrenjve./REL/

  • Bislimi raporton përpara Komisionit për Integrim Evropian

    Bislimi raporton përpara Komisionit për Integrim Evropian

    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi sot do të raportojë në Komisionin për Integrim Evropian.

    Raportimi i tij pritet të fillojë nga ora 10:00 në ndërtesën e Kuvendit.

    Përveç Komisionit për Integrim Evropian, gjatë ditës do të mblidhen edhe Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione.

  • 25 vite nga Beteja e Llapushnikut

    25 vite nga Beteja e Llapushnikut

    25 vite më parë në Llapushnik të Drenasit u zhvillua beteja e ashpër ndërmjet forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pushtuesve serbë, betejë kjo e njohur si Beteja e Grykës së Llapushnikut.

    Beteja u zhvillua për tri ditë me radhë dhe ishte njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së.

    Lufta e zhvilluar në Grykës së Llapushnikut për kontrollin e kësaj zone, ka qenë më e rëndësishmja për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pasi e bënte të pakalueshme për forcat serbe rrugën Prishtinë – Pejë.

    Gryka e Llapushnikut u mbajt e bllokuar për muaj me radhë, duke u mundësuar luftëtarëve të UÇK-së që të lëvizin të lirë në një pjesë të madhe të territorit të Kosovës dhe kjo ua mundësoi që të organizohej dhe të furnizohej me armatime./KosovaPress/

  • Zyra e BE-së me një sërë aktivitetesh për Ditën e Evropës

    Zyra e BE-së me një sërë aktivitetesh për Ditën e Evropës

    Zyra e Bashkimit Evropian do të mbajë një numër aktivitetesh sot për ta shënuar Ditën e Evropës e cila ishte të hënën.

    Sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë si dhe në Mitrovicën veriore do të mbahet Panairi i Shkathtësive.

    Po ashtu kjo zyrë do të organizojë panel diskutimi me të rinjtë, me temën “Shkathtësitë për të ardhmen”.

  • Pse duhet shmangur përdorimi i antibiotikëve te fëmijët?

    Pse duhet shmangur përdorimi i antibiotikëve te fëmijët?

    Kur fëmija juaj është i sëmurë, ju dëshironi që ai të ndihet më mirë sa më shpejtë të jetë e mundur. Por, antibiotikët nuk janë gjithmonë përgjigja. Nganjëherë mund të bëjnë më shumë dëm sesa dobi.

    Më poshtë jepet një informacion se si të shmangni përdorimin e tepruar të antibiotikëve.

    Fëmija juaj ka temperaturë, gjëndra të zmadhuara dhe sytë si xham nga temperatura. Me një panik, ju nxitoni t’a çoni atë tek pediatri, të etur për antibiotikun magjik që do të vrasë mikrobet e këqija dhe do rivendosë shëndetin e fëmijës. Por mjeku nuk ju jep recetë për antibiotik dhe ju shkoni në shtëpi “duarbosh”. Sa e vështirë është kjo mungesë barnash?

    Por mjeku mund t’a ketë marrë këtë vendim vetëm në favor të fëmijës tuaj.

    Antibiotikët janë padyshim një mrekulli mjekësore e cila filloi me zbulimin e penicilinës nga Alexander Fleming në vitin 1928. Sot ato vijnë me një shumëllojshmëri, por një gjë mbetet konstante dhe e pandryshuar, – nëse përdoren jashtë mase, ata bëhen më pak efektivë.

    Antibiotikët nuk janë të nevojshëm për çdo sëmundje dhe duke ja dhënë ato fëmijës krijoni tri çështje potencialisht të dëmshme:
    • Ekspozoni fëmijën nga efektet anësore të mundshme të mjekimit,
    • Rritet rezistenca e baktereve ndaj antibiotikëve kështu që herën tjetër kur fëmija të jetë sëmurë mund të ketë nevojë për një antibiotik më të fortë; dhe
    • Kontribuon në përdorimin e tepruar të antibiotikëve në komunitet, e cila mund të çojë në rritjen e shtameve të reja të baktereve që janë rezistente ndaj të gjithë antibiotikëve,- kjo përbën një problem të madh publik shëndetësor.

    Kur nuk janë të nevojshëm antibiotikët?

    Antibiotikët vrasin vetëm bakteret dhe jo viruset. Pra, kur fëmija juaj diagnostikohet me një infeksion viral – një antibiotik nuk do t’i bëjë asgjë, por do të vrasë vetëm bakteret e shëndetshme në organizmin e fëmijës, dhe do t’a bëjë atë më rezistent ndaj infeksioneve bakteriale të mëvonshëm.

    Kur janë të nevojshëm antibiotikët?

    Nëse fëmija diagnostikohet me një infeksion bakterial, atëherë antibiotikët mund të jenë zgjidhja më e mirë. Sëmundje të caktuara, si streptokoku i fytit, impetigo, infeksionet e vazhdueshme të veshit, infeksionet bakteriale të lëkurës, pneumonia bakteriale, dhe infeksionet e fshikëzës urinare, kërkojnë një kurë me antibiotikë.

  • Abbott: Është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draft statut për Asociacionin

    Abbott: Është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draft statut për Asociacionin

    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, ka thënë se është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draft statut për Asociacionin, duke u mbështetur në vizionin e kryeministrit Albin Kurti, të prezantuar javën e kaluar.

    Sipas tij, i njëjti duhet të jetë edhe në përputhje mek rirët e përcaktuara nga Bashkimi Evropian.

    “Pra, tani është koha që Kosova të propozojë zyrtarisht një draft-statut për një Asociacion, duke u mbështetur në vizionin e vendosur nga kryeministri javën e kaluar, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga BE-ja”, ka shkruar Abbott në Twitter.

    Abbott gjithashtu ka theksuar se aleatët duan të shohin përparim në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, derisa ka përmendur që vizitorë të rëndësishëm do të qëndrojnë këtë javë në Prishtinë, përfshirë diplomaten Victoria Billing.

    Takimi i fundit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, i lehtësuar nga Bashkimi Evropian, është zhvilluar më 2 maj në Bruksel.

    Aty, palët janë pajtuar për deklaratën për personat e zhdukur, por jo edhe për Asociacionin.

    Pas këtij takimi, kryeministri Kurti ka thënë se draft-statuti i ekipit menaxhues mbetët i papranueshëm për Kosovën, ndërsa e ka paraqitur vizionin e tij për zbatimin e nenit 7 të Marrëveshjes Bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë(27 shkurt 2023).