ATV

Author: G.O.

  • Zbulohet plantacioni i drogës në Spanjë, arrestohen 7 shqiptarë dhe 3 serbë

    Zbulohet plantacioni i drogës në Spanjë, arrestohen 7 shqiptarë dhe 3 serbë

    Një plantacion droge është zbuluar në Katalonjë ku u arrestuan 10 personave.

    Në pranga kanë përfunduar 7 shqiptarë dhe 3 shtetas serbë.

    Gjatë operacionit policor janë sekuestruar 3093 bimë marijuanë, e përkthyer në 1280 kg marijuanë. Veprimtaria ishte e shtrirë në dy ndërtesa të ndryshme.

    Mediat spanjolle shkruajnë se për mbarëvajtjen e të korrave dhe garantimin e një korrje të mirë,  bosët shqiptarë shfrytëzonin bashkatdhetarët  që mbërrinin në Spanjë me leje qëndrimi të përkohshme (90 ditë).

    Më pas  i ‘mbyllnin’ në plantacione  për të kryer funksionet  e “kopshtarit”.

    Ata nuk mund të largohen nga ambientet pasi duhet të monitorojnë drogën, derisa të mbarojë leja e qëndrimit.

  • Arrestohet një grua për braktisje të fëmijës në Gjakovë

    Arrestohet një grua për braktisje të fëmijës në Gjakovë

    Një grua u arrestua mbrëmë në Gjakovë pasi la pa përkujdesje një fëmijë, i cili ishte duke kërkuar lëmoshë.

    “Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi qe ka lënë pa përkujdesje fëmiun i cili ishte duke kërkuar lëmoshë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit e dyshuara të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, bëri të ditur Policia.

    Rasti u cilësua si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”.

  • Kosova ashpërson sanksionet ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

    Kosova ashpërson sanksionet ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

    Qeveria e Kosovës ka ashpërsuar sanksionet ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, në raport me situatën me Ukrainën.

    Ekzekutivi ka harmonizuar me Bashkimin Evropian dhe ShBA-në pakon e dhjetë të sanksioneve ndaj Federatëa Ruse dhe Bjellorusisë.

    Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme të Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë sot se në kuadër të sanksioneve ekonomike do të përfshihen edhe ndalimi i eksporteve të teknologjisë kritike në Rusi dhe kufizimin e shtetasve rus në çfarëdo pozicioni insitucional.

    Krahas kësaj, Qeveria në mbledhjen e sotme ka dhënë mendim pozitiv për nismën legjislativie të Kuvendit për ndryshim-plotësimin e Ligjit për zgjedhje të përgjithshme.

  • Ministrja Rizvanolli deklaron mbi 200 mijë euro kursime dhe tri rroga

    Ministrja Rizvanolli deklaron mbi 200 mijë euro kursime dhe tri rroga

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është ndër anëtarët më të pasur në Qeverinë Kurti.

    Ministrja Rizvanolli ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit mbi 200 mijë euro kursime në bankat komerciale, ndërsa për sa i përket pasurisë së patundshme ajo deklaron se posedon një banesë të dhuruar nga prindërit në vlerë 66 mijë euro.

    Në regjistrin e deklarimit të pasurisë për vitin 2022, Rizvanolli ka deklaruar tri vende të punës.

    Përveç të hyrave nga paga e ministres 13,823.04 ajo merr edhe dy rroga të tjera nga dy kolegje private.

    Një deklarim të pazakontë në APK, ka bërë ministrja Rizvanolli derisa deklaron vlerën e kursimeve të saj në Trustin Pensional.

    Ajo deklaron se posedon kursime pensionale mbi 40 mijë euro në Trust, raporton KosovaPress.

    Ndërkaq, vetëm nga depozitat e saja të larta në banka prej mbi 200 mijë euro, ka përfituar interes në kursime 1,478 euro më 2022. Por, nuk mbeti keq as për mëditje. Për udhëtimet zyrtare jashtë vendit mori mbi 3 mijë euro.

    Ndërsa, si pasuri të luajtshme ajo ka deklaruar në posedim një veturë në vlerë 16 mijë euro.

  • Gjendet i vdekur një person në kryeqytet

    Gjendet i vdekur një person në kryeqytet

    Policia njoftoi se një person është gjetur i vdekur në Prishtinë.

    Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent.

    “Prishtinë 09.05.2023 – 03:46. Ankuesja femer kosovare ka raportuar se e ka vërejtur viktimën mashkull kosovar pa shenja jete, në vendngjarje kanë dalur ekipi i emergjencës me ç’rast mjeku kompetent e ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete, me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”, ka informuar Policia.

    Rasti mbetet të hetohet.

    Rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

  • Çitaku: Në qeverisje e kemi një parti e cila ndarjen e pushteteve e sheh si kërcënim

    Çitaku: Në qeverisje e kemi një parti e cila ndarjen e pushteteve e sheh si kërcënim

    Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se në pushtet aktualisht është një parti e cila ndarjen e pushteteve dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës e sheh si kërcënim.

    Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në demokracitë liberale Kushtetuta dhe ligji shërbejnë si pararojë për të kufizuar epshet, ambiciet, e ndonjëherë edhe dëliret e politikanëve të papërgjegjshëm.

    “Kushtetuta nuk është kërcënim. Mendësia totalitare është”, përfundon statusi i saj.

  • Pas një viti zbulohet arsyeja se nga çka vdiq aktori i njohur

    Pas një viti zbulohet arsyeja se nga çka vdiq aktori i njohur

    Aktori Ray Liotta kishte vdekur në gjumë vitin në Maj të vitit të kaluar, gjatë qëndrimit ne Republikën Dominikane për xhirimet e filmit ‘’Dangerous waters’’.

    Ditën e djeshme, u bë e ditur se aktori ka vdekur nga dështimi akut i zemrës dhe problemet me frymëmarrje.

    Ray Liotta ishte një aktor amerikan me origjinë italiane, i cili ka lindur më 18 dhjetor 1954 në New Jersey të SHBA.

    Karriera e tij në skenën artistike filloi në vitin 1978, kur ai u prezantua në filmin “The Lonely Lady”.

    Megjithatë, ai u bë i njohur në të vërtetë me rolin e tij në filmin “Goodfellas”.

    Përveç karrierës së tij në skenën artistike, Liotta gjithashtu ka bërë fushatë kundër drogave dhe ka punuar në disa projekte bamirësie dhe ishte si aktivist për të drejtat e kafshëve dhe në mbrojtjen e mjedisit./atvlive.tv/

  • Osmani takon Schumerin, diskutohet rritja e bashkëpunimit me senatin amerikan

    Osmani takon Schumerin, diskutohet rritja e bashkëpunimit me senatin amerikan

    Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Liderin e Shumicës në senatin amerikan, Chuck Schumer.

    “Gjithmonë kënaqësi që ta takoj Liderin e Shumicës së Senatit, Schumer, dhe që ta riafirmoj partneritetin midis dy shteteve”, ka shkruar Osmani në Twitter.

    “E shpreh mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe diskutuam për mënyrat se si mund ta rrisim bashkëpunimin me Senatin”.

  • Bislimi thotë se punuan ditë e natë për liberalizim, kundërshtohet nga opozita – i përmendet rasti i Martin Berishajt e KEK-ut

    Bislimi thotë se punuan ditë e natë për liberalizim, kundërshtohet nga opozita – i përmendet rasti i Martin Berishajt e KEK-ut

    Zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog Besnik Bislimi, ka raportuar në Komisionin për Integrim Evropian për Programin Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2023-2027.

    Me këtë rast ai tha se kanë punuar ditë e natë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

    Bislimi gjatë tha se ndonëse ishin plotësuar të gjitha kushtet, “hezitimet e disa vendeve anëtare vazhdonin.”

    “Vitin e kaluar jemi marrë me liberalizimin e vizave, kemi aplikuar  në KiE. Sipas planifikimit me 15 tetor 2022 kemi aplikuar për anëtarësim në BE. Kemi përgatitur shume projekte në kuadër të IPA. Kriteret për vizat janë plotësuar që nga vitit 2018, por kishte hezitime nga disa shtetet, hezitimet kishin të bënin me korrupsionin, krimin e organizuar e migrimin, për një vit shënuam progres në këtë drejtim”.

    “Filluam bashkëpunim me vendet që shprehën hezitim. Punuam ngushtë me vende përkrahëse. Gjatë dy majave të fundit kemi pasur bashkëpunim me Këshillin dhe Parlamentin për të mos u vonuar procedurat, pas gjithë këtij koordinimi jemi ftuar për të nënshkruar rregullore, e cila është publikuar në Gazetën Zyrtare. Falënderojë të gjithë ata që punua ditë e natë që kjo të arrihet”.

    “Në Bruksel ka pajtim të gjerë që Raporti i fundit është pozitiv. Raportet e 3 viteve paraprake kanë cekur ndikim politik në shumë institucione, ndërsa në raportin e viti 2022 nuk përmendet kjo fjalë, ky është përkushtim. Shumë reforma që kishin mbetur të harruar i kemi marrë me shumë seriozitet, p.sh. rregullorja e Kuvendit të Kosovës. Miratuam Ligjin për pagat dhe Shërbyesit Civil.  Janë zbatuar 136 masa, prej tyre 50 legjislative. 21 nga 44 ligjet i kemi dorëzuar në Kuvend”.

    Më pas kryetarja e Komisionit, Rrezarta Krasniqi ia ka përmendur Bislimit raportin e DASh-it. Ajo ia ka përmendur gjithashtu rastin e Martin Berishajt dhe Nagip Krasniqit.

    Ajo madje tha se meritat për liberalizim nuk ka kjo Qeveri, raporton EO.

    “Liberalizimi i vizave ka përfunduar me sukses falë Qeveri të kaluar. Raporti i DASh-it e cek më së miri se sa ka pasur korrupsion, cili ka qenë kriteri që e keni plotësuar. E keni rastin konkret të ambasadorit Martin Berishaj, rastin e KEK-ut”.

    “Është shumë me fat që Komisioni Evropian nuk mendon kështu si ju sepse ju po konkludoni se Komisioni Evropian ka gabuar. Unë jam zëvendëskryeministër i Kosovës për integrim evropian dhe relevante për mua janë raportet që i nxjerr Bashkimi Evropian dhe raportet e Bashkimit Evropian”.

    “Nëse mendoni se indekset ndërkombëtare jeni gabim. Por nëse keni menduar se korrupsioni do të çrrënjoset për 2 vite, atëherë keni mendim më të mirë për këtë Qeveri”, ka thënë Bislimi.

    Deputetja e LDK-së ka insistuar duke i thënë se: një ambasador me një megaskandal po të përfaqëson në Kroaci”.

    Ai madje e ka quajtur “intelektual të shquar” Merishajn duke thënë se gjithçka është “konstrukt artificial”.

    “Po ashtu e dini shumë mirë se rasti i Berishajt është konstrukt artificial i ndërtuar nga subjektet politike në Kosovë. Nuk ka asnjë proces gjyqësor ndaj tij”.

    “Është e turpshme se si zvarritet një intelektual i shquar si Martin Berishaj me shpresë se mund të nxirret ndonjë përfitim politik. Të gjitha janë spekulime dhe dokumentuar qartë, por ju mund të vendoni nëse mendoni se ua sjell ndonjë poen politik”, tha Bislimi, raporton EO.

    Edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra foli për liberalizimin e vizave, rastin e KEK-ut e ambasadorit Martin Berishaj.

    “Liberalizmi nuk është meritë e kësaj Qeverie. Ju i përmendet disa prej kritereve. Kosova ende vazhdon të përballet me luftimin e krimit dhe korrupsionit, rasti i fundit në KEK e edhe ambasadori Berishaj”.

    “Kemi përpjeke të Qeverisë të gjykohet puna e gjyqësorit, asnjëherë nuk ka pasur përmbysjes të institucioneve kur Qeveria synon t’i sulmojë institucionet e pavarura. Kemi ikje drastike nga Kosova. Përdorimi të zhdukurit me forcë në vend të zhdukurit me dhunë, është dëshpëruese”.

    “Ne duam që Kosova të jetë shprese për të gjithë, në kohën kur qytetarët kanë ikur Kurti ka thënë që kanë ikur se e kanë humbur shpresën, kjo është breng kombëtare e jo ta kritikoni opozitën se po e alarmon situatën”.

    Më pas Bislimi tha se janë 30 raste që janë proceduar për keqpërdorime, por që Prokuroria nuk po merret me të, por vetëm me Nagip Krasniqin.

    “…ka ende punë në luftimin e krimit dhe korrupsionit. Ne mendojë që ka korrupsion në KEK, 30 raste janë denoncuar, Prokuroria nuk ka interes të merret me këtë raste, është mëkati që Nagip Krasniqi të arrestohet edhe pse ka sjell fitim”.

    Komisioni gjithashtu e ka shqyrtuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2022.

  • Christina Applegate rrëfen për sëmundjen dhe karrierën e saj

    Christina Applegate rrëfen për sëmundjen dhe karrierën e saj

    Aktorja Christina Applegate ka deklaruar për “Vanity Fair” se nuk do të jetë pjesë e xhirimeve të serialeve apo filmave, pasi në vitin 2021, ajo u diagnostikuar me sklerozë të shumëfishtë.

    Në sezonin e fundit të serialit ‘’Dead to me’’, Christina ishte diagnostikuar me sklerozën e shumëfishtë dhe duke kujtuar atë kohë, ajo foli për Linda Cardellini, me të cilën kishin aktruar së bashku në këtë serial.

    Ajo u shpreh se: Unë nuk do të punoj më përpara kamerave, por jam shumë e lumtur që bashkëpunova me dikë që është pa diskutim aktorja më e mirë me të cilën kam punuar gjatë gjithë jetës sime.

    ” Skleroza e shumëfishtë është një sëmundje inflamatore kronike dhe progresive e sistemit nervor qendror (trurit dhe palcës së kurrizit).

    Christina Applegate është një aktore amerikane e njohur për rolet e saj në seriale si “Married… With Children” , The Big Hit, “Dead To Me”./atvlive.tv/