Një gjyq kundërthënës ndaj kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny, pritet të nisë sot, tha avokati i tij. Gjyqi do të mbahet në burgun ku ai aktualisht po mbahet, që gjendet rreth 260 kilometra larg Moskës.
Navalny tashmë i ka mbajtur dy prej nëntë vjetëve të një dënimi paraprak dhe përballet edhe me akuza të reja, për të cilat mund të dënohet deri në 30 vjet burgim. Gjyqi mbahet në verilindje të Moskës, në rajonin Vladimir.
Ai përballet me shtatë akuza të reja, përfshirë themelim dhe financim të një organizate ekstremiste dhe minimizimit të nazizmit.
Kritiku i Kremlinit hedh poshtë të gjitha akuzat, që thotë se janë të motivuara politikisht. Gjyqi aktual ka nisur më 6 qershor, po deri më tani janë zhvilluar vetëm çështje procedurale prapa dyerve të mbyllura.
Nga sot pritet që gjyqi të jetë publik, megjithatë në të nuk do të lejohen të marrin pjesë gazetarët, thanë avokatët e tij.
Zëvendësministrja ukrainase e Mbrojtjes, Hanna Malyar, ka konfirmuar se forcat e armatosura ukrainase kanë rimarrë fshatin e parë në rajonin e Zaporizhjës, pasi Ukraina ka nisur kundërofensivën e saj.
Një ditë më parë, guvernatori i instaluar nga Rusia në rajonin ukrainas të Zaporizhjës, Vladimir Rogov, dhe mediat pro-Kremlinit, thanë se forcat ruse janë larguar nga fshati Pjatihatki.
Ndërkaq, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se ushtria ruse ka zmbrapsur sulmet ukrainase në këtë fshat.
Malyar tha më 19 qershor se trupat ukrainase kanë çliruar 113 kilometra katrorë për dy javë.
Konfirmimi për marrjen e kontrollit në këtë fshat në Zaporizhja vjen disa orë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u zotua se shteti i tij do të rimarrë të gjitha territoret e humbura, teksa Kievi po vazhdon “hapat e çlirimit”.
Rusia ka akuzuar Ukrainën se ka kryer granatime në një qytet në rajonin rus, Belgorod.
Sulmet brenda territorit rus janë shpeshtuar së fundi, teksa pushimi i plotë rus i Ukrainës pothuajse ka hyrë në muajin e 16-të./REL/
Delegacioni i përbërë nga deputetë të Kosovës kanë arritur në Këshillin e Evropës, ku do të qëndrojnë për tre ditë.
Besnik Tahiri, Ariana Musliu-Shoshi dhe Arben Gashi janë deputetët që do ta përfaqësojnë Kosovën.
Tahiri tregoi që sot do të kenë disa takime, teksa do të caktohet edhe raportuesi për Kosovën.
“Sot, së bashku me delegacionin e Kosovës jemi në Këshillin e Evropës, ku do të qëndrojmë tri ditë. Sot, pritet që të kemi disa takime të rëndësishme, njëkohësisht të caktohet edhe raportuesi për Kosovën. Edhe pse në kushte jo të lehta, Kosova dalëngadalë po i bashkohet këtij institucioni”, ka shkruar Tahiri.
Pas Krasniqit, Pllanes, Prapashtices dhe Shabanit largimi i pestë i skuadrës së Superligës së Kosovës në Futboll, FC Prishtina është kapiteni Gledi Mici.
Mbrojtësi i majtë nga Shqipëria ka tre vite që është pjesë e skuadrës më të trofeshme në futbollin kosovar.
32-vjeçari ka konfirmuar ndarjen me klubin Prishtinas nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.
“Bashkëpunimi me Fc Prishtinën përfundon. Faleminderit për këto tre vite të mrekullueshme”, ka shkruar Mici.
Mici sezonin e fundit ka mbajtur shiritin e kapitenit te Prishtina.
Ai pritet së shpejti të vendos për skuadrën e re, ku nuk mungojnë ofertat nga kampionati kosovar dhe ai shqiptar./atvlive.tv/
E ashtuquajtura zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë e ka quajtur “torturë të Albin Kurtit” arrestimin e serbit U.V. në Leposaviq.
Policia e Kosovës konfirmoi paraprakisht se e ka arrestuar një person të nacionalitetit serb i cili dyshohet se ishte i përfshirë në sulmin ndaj gazetarëve më 16 qershor dhe se deri te kjo kishte ardhur përmes një hetimi intensiv dhe provave të siguruara.
“UV është arrestuar kur ka shkuar në punë sot herët në mëngjes dhe është arrestuar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës të Kurtit me rroba civile, madje njëri prej të cilëve ishte duke drejtuar veturën me targa KM”, thuhet në reagimin e kësaj zyre.
Zyra e udhëhequr nga kryenegociatori serb, Petar Petkoviq thotë se serbi i arrestuar s’është kriminel, por “një djalosh që nuk kishte asnjë faj”.
“Kurti pa asnjë provë, përkundër fakteve që e mohojnë, arreston serbët çdo ditë, ndërsa ndërkombëtarët e kthejnë kokën në anën tjetër dhe bëjnë sikur nuk i shohin shkeljet e të gjitha të drejtave elementare të serbëve, keqtrajtimet e përditshme të Kurtit, fizik, juridik. dhe dhunë institucionale ndaj popullit tonë”, thuhet në reagim.
Tri ndeshje, tri barazime, kjo është statistika jo e këndshme e Kombëtares së Kosovës në futboll në kualifikimet për në Kampionatin Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm.
Me vetëm tri pikë të mbledhura deri më tani në grupin I, “Dardanët” janë të detyruar që sot ta marrin vetëm fitore për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në këtë kompeticion, raporton KosovaPress.
Nga ana tjetër, edhe rivali i sotëm është në një formë shumë të dobët. Ata kanë tri humbje në tri ndeshjet e para dhe pozicionohen në vendin e fundit në këtë grup me zero pikë.
Para ndeshjes, trajneri Alain Giresse dhe qendërmbrojtësi Betim Fazliji në konferencë për media theksuan faktin se kanë udhëtuar në Budapest vetëm për të marr tri pikë të plota.
Kosovës do t’i mungojë Elbasan Rashani në këtë ballafaqim për këtë ndeshjes, kurse në dyshim është sulmuesi i krahut, Milot Rashica.
Grupi I kryesohet nga Zvicra me nëntë pikë, e ndjekur nga Rumania me shtatë, Izraeli është i treti me katër pikë, kurse Kosova është e katërta me tri pikë.
Të dielën në fshatin Dremjak të Ferizajt, një person ka raportuar që në malin e fshatit kishte hasur në dy granata dore.
“Është raportuar se dëshmitari mashkull kosovar në malin e fshatit kishte vërejtur dy mjete shpërthyese – granata dore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Tutje, thuhet se ekipi i KFOR-it dhe FSK-së i kanë kanë tërhequr mjetet shpërthyese nga vendi i ngjarjes
“Njësiti policor ka bërë sigurimin e mjeteve shpërthyese, kurse njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së i kanë tërhequr mjetet shpërthyese nga vendi i ngjarjes”, njoftoi Policia.
Nëse jeni duke planifikuar një darkë romantike me partnerin tuaj ose dëshironi të shfaqni stilin, është e rëndësishme të gjeni veshjen e duhur që të reflektojë dhe të krijojë një pamje mahnitëse.
Disa ide dhe këshilla për të përshtatur stilin e veshjes për një darkë romantike mund të jetë p.sh. veshje elegante.
Një darkë romantike kërkon një veshje të thjeshte dhe elegante që të shfaqë një pamje të butë dhe tërheqëse.
Zgjidhni një fustan me ngjyra të buta dhe materiale të buta si mëndafshi.
Për tu përshtatur me atmosferën romantike, zgjidhni ngjyra të buta dhe romantike si roze,
vjollcë, e bardhë.
Këto ngjyra japin ndjenjë të mirë dhe krijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe romantike për darkën tuaj.
Gjithashtu mund të përdorni rroba me detaje të veçanta. Për të plotësuar dukjen tuaj , mos harroni të përdorni aksesorë, p.sh., një çantë e bukur e dorës ose bizhuteri të hollë të argjendta.
Manikyri dhe pedikyri, flokët me ndonjë stil të veçantë, jo të tepruar dhe një grim i butë mund të japin përfundim perfekt.
Ndërsa zgjidhni veshjen e duhur për një darkë romantike, është gjithashtu e rëndësishme të ndjeheni rehat dhe të jeni vetvetja.
Në fund të fundit, veshja më e rëndësishme është vetëbesimi dhe ndjenja e përshtatjes me veten./atvlive.tv/
I bërë i famshëm nga rrjetet sociale për mënyrën e hedhjes së kripës në mish, Nusret Gökçe pati shumë sukses duke shtuar numrin e restoranteve të tij, ndërsa faturat super të shtrenjta bënin herë pas here xhiron e rrjeteve sociale.
Por duket se periudha e artë po mbaron për shefin e njohur si Salt Bae. Kasapi turk, u bë një sensacion në rrjet dhe lëvizja e tij e famshme i siguroi 52 milionë ndjekës në Instagram, por duket se në një nga tregjet më konkurruese të restoranteve në botë – New York City, nuk e pranoi. Atje ai nuk mundi ta mbante të hapur zinxhirin e restorantëve të tij.
Nusret Gökçe lindi në Paşalı, një fshat në provincën Erzurum të Turqisë, në vitin 1983, ku u detyrua të linte shkollën në moshën 12-vjeçare për të filluar të ndihmonte babain e tij, i cili punonte si minator. Pas një udhëtimi pune në Argjentinë, ai hapi restorantin e tij të parë në Stamboll në moshën 27-vjeçare, në të cilin ai pretendon se bëri 4,500 £ që në ditën e parë.
Me investime nga biznesmeni turk Ferit Sahenk, ai u zgjerua në Ankara, Dubai dhe Doha, duke krijuar zinxhirin e steakhouse-ve luksoze Nusr-Et. Gökçe, megjithatë, u bë i famshëm pasi një video e tij duke spërkatur kripë në mënyrë të veçantë u bë virale në janar 2017. Ishte kjo video që i dha kasapit turk pseudonimin Salt Bae, e me hashtagun e ti #SaltBae u bë trend në Twitter.
Sensacioni i ri i internetit tërhoqi vëmendjen e shumë të famshmëve, të cilët u mahnitën nga video dhe vendosën ta shihnin Gökçen në veprim. Leonardo Di Caprio vizitoi restorantin e tij në Dubai një muaj më vonë në shkurt 2017 dhe shefi i kuzhinës shpejtoi ta dokumentonte atë në mediat sociale. Një vit më pas ai hapi restorantin e tij të parë në SHBA. Në vitin 2022, ai kishte 22 restorante në vende të ndryshme nëpër botë, nga Nju Jorku në Londër, Dubai dhe vende të tjera ekzotike.
Shumë, në intervale, panë të vërtetën pas reputacionit të shefit të kuzhinës dhe stilit të gjallë të jetesës që ai shfaqte. Salt Bae Burger, i quajtur dikur restoranti më i keq në qytetin e Nju Jorkut, u mbyll disa ditë më parë dhe la pas një tabelë që thoshte se po zhvendoset në një vend të ri. Mbyllja e Salt Bae Burger është rezultat i ecurisë së vështirë të restorantit në New York City gjatë tre viteve të fundit.
Shumë kritikë po parashikojnë se Salt Bae do të zhduket nga skena e restoranteve./atvlive.tv/
Udhëtimi mund të jetë aq stresues për njerëzit me neurodiversitet, sa 87% e familjeve autike nuk bëjnë pushime, sipas një sondazhi nga qendra “Autism Travel”.
Mbingarkesa e përfshirë në udhëtim si zhurmat e larta, ndryshimet në dietë dhe një ndërprerje në rutinë – mund të shkaktojë shqetësim dhe shpërthime nëse nuk menaxhohet dhe trajtohet me dhembshuri.
Por qytete si Mesa në Arizona të SHBA-së, po vendosin më në fund mjetet e trajnimit dhe aksesit në mënyrë që të gjithë të mund të shijojnë përfitimet e udhëtimit.
Në një festë familjare në vitin 2018, presidenti i zyrës së turizmit Visit Mesa në Arizonën jug-qendrore, Marc Garcia, u trondit nga shikimet e çuditshme dhe mungesën e durimit që stafi i mikpritjes kishte për djalin e tij autik.
Ai u zotua në kthimin e tij për të siguruar që udhëtarët neurodivers që vizituan qytetin e tij do të kishin një përvojë më të mirë në udhëtimin e tyre sesa pati vetë ai.
Si pikënisje, Garcia punoi për të trajnuar dhe certifikuar të gjithë byronë e turizmit me guidën IBCCES, e cila punon për të ofruar trajnime dhe certifikim të çrregullimeve njohëse për profesionistët, në mënyrë që ata të mund të pajisen më mirë për të ndërvepruar me njerëz neurodivers në mjedise të ndryshme.
Për bizneset si hotelet, restorantet dhe atraksionet, kjo do të thotë se stafi me publikun është i trajnuar për të kuptuar se çfarë është autizmi, si të ndjejnë empati me mënyrën se si individët autikë e përjetojnë botën dhe ndjeshmëritë e mundshme të përbashkëta dhe si të komunikojnë në mënyrë më efektive me ta.
Në vitin 2020, një në 36 fëmijë u diagnostikua me autizëm në SHBA, sipas Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve, dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se një në 100 fëmijë ka autizëm në mbarë botën, një numër që vazhdon të rritet nga viti në vit, duke e bërë atë çrregullim zhvillimor në rritje në botë.
Visit Mesa ishte qyteti i parë në SHBA që miratoi programin “Hidden Disabilities Sunflower” në 2021, i prezantuar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, me zyrën e turizmit dhe atraksione të tjera që ofrojnë litarë dhe byzylykë falas me temë luledielli për vizitorët.
Simboli me diell paralajmëron punonjësit e mikpritjes dhe anëtarët e tjerë të informuar të komunitetit se ky person ose familje mund të ketë nevojë për ndihmë për të arritur në një destinacion.
Në nëntor 2019, qyteti u bë qyteti i parë i certifikuar për autizmin në botë, dhe zyrat dhe qytetet e tjera turistike kanë filluar të ndjekin shembullin.
Në këtë qytet më shumë se 60 biznese dhe organizata të ndryshme kanë përfunduar trajnimin, mirëpo programi kërkon trajnim vjetor dhe riçertifikim për të siguruar që punonjësit të qëndrojnë të përditësuar mbi praktikat dhe mjetet më të fundit neuro-përfshirëse.
Vizitorët mund të shohin rezultatin e kësaj në vende si Muzeu i Historisë Natyrore të Arizonës, i cili ofron një udhëzues të dobishëm të ndikimit shqisor të galerive të ndryshme, të cilat mund të aksesohen ose në internet ose të shihen në çdo hyrje galerie.
Qendra ofron akomodime si batanije të peshuara dhe kufje për anulimin e zhurmës që mund të ndihmojnë gjatë një shfaqjeje, si dhe hapësira të qeta me ndjeshmëri të ulët në rast se dikush ka nevojë për pak kohë.
Edhe pse ka bërë përparime të mëdha në aksesueshmëri, Mesa nuk do e ngadalësojë hapin për t’u bërë qyteti më i aksesueshëm në SHBA./ATVLIVE.TV/