ATV

Author: G.O.

  • Kurti vizitoi Ipeshkvinë e Kosovës, u mirëprit nga Ipeshkvi imzot Dodë Gjergji

    Kurti vizitoi Ipeshkvinë e Kosovës, u mirëprit nga Ipeshkvi imzot Dodë Gjergji

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi Ipeshkvinë e Kosovës, ku u mirëprit nga Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Dodë Gjergji dhe Don Lush Gjergji.

    Në takim ata folën për Ligjin për Liritë Fetare, për bashkëpunimin e ndërsjellë, për kontributin e Kishës Katolike për paqe midis njerëzve dhe bashkim të njerëzve, dhe për nevojën e rregullimit të statusit juridik të Kishës Katolike në Kosovë.

    Kryeministri Kurti me këtë rast falënderoi udhëheqësit e Ipeshkvisë së Kosovës për bashkëpunimin e afërt, kontributin e vazhdueshëm, dhe rolin e rëndësishëm të tyre.

    Ata gjithashtu biseduan edhe për vizitën e fundit që kryeministri Kurti zhvilloi në Vatikan, ku u prit nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku dhe Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinali Pietro Paroli. Kryeministri ndau me Ipeshkvin, imzot Dodë Gjergji dhe Don Lush Gjergji mbresat e tij nga vizita në Vatikan dhe nga takimi me shenjtërinë e tij, Papa Françesku.

    Me 22 qershor, kryeministri Kurti kishte realizuar vizitën e tij të parë zyrtare në Vatikan. Në takimin me shenjtërinë e tij, Papa Françeskun, kryeministri Kurti kishte biseduar për rininë dhe ardhmërinë, për figurën, veprën dhe trashëgiminë e Nënës Terezë, për Letnicën e Vitisë ku asaj i erdhi thirrja për devocion, dhe për bashkëjetesën multi-fetare në Kosovë, si dhe e kishte ftuar atë që ta vizitojë Kosovën.

  • Murati: Me Projektligjin për Tatimin në pronë synohet të ulen çmimet e banesave

    Murati: Me Projektligjin për Tatimin në pronë synohet të ulen çmimet e banesave

    Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se me Projektligjin për Tatimin në pronë synohet të reduktohet çmimi i banesave.

    Ai tha se përveç faljes së vlerës deri në 100 euro për tatimin në pronë për vitin 2023, Projektligji për Tatimin në pronë parasheh uljen e çmimit të banesave nga viti 2025 përmes aplikimit të taksës progresive.

    Murati tha se është e rëndësishme që projektligji të votohet sot, para muajit shtator kur obligohet kryerja e pagesave nga tatimpaguesit. Murati tha se Qeveria e Kosovës synon që ndërtimtarët të cilët i mbajnë banesat pa i shitur, t’i lirojnë ato në treg.

    “Me këtë projektligj, çfarë kemi propozuar është që për vitin aktual të zvogëlohet barra e tatimpaguesve për secilin deri në 100 euro. Kjo pra prek 95 për qind të qytetarëve”, tha ai.

    “Çështja e dytë ka të bëjë me periudhën kalimtare për vitin e ardhshëm ku pragu prej 0.15 për qind ulet në 0.10 për qind për të gjithë. Dhe, për vitin 2025 e tutje, është propozu që të ketë tatim progresiv, pra të përshkallëzuar, e ku me lirimet e përshkuara për pronën primare duhet të arrihet vlera prej 275 mijë euro e pronës, në mënyrë që të fillojë të paguhet më shumë. Pra kushdo që është nën 275 mijë të vlerës së pronës, i bie të paguajë më pak”, u shpreh ministri Murati.

    “Ky është pra synimi. Deri më tani çka ka ndodhë është që, sikur dikush që e ka pasur një banim primar, sikur dikush që i ka pasur 20 banesa si ndërtimtar e i ka mbajtur pa shitur – në mënyrë që të ndikojë në mungesë të ofertës dhe kësisoj ta mbajë çmimin e lartë – kanë paguar njësoj tatim. Këtë po tentojmë ta ndryshojmë. Në momentin që atij që i mban 20 banesa pa shitë, sepse do ta bllokojë tregun, i bëhet më shtrenjtë patjetër atëherë do t’i lëshoj ato në treg dhe kësisoj ndikon edhe në reduktimin e çmimit. Është pozitive për ata që kanë nevojë të blejnë banesa. Pra, do të mundësohet të ketë banim më tëpërballueshëm edhe për ta, sepse do të ketë ofertë më të madhe në treg sepse do të bëhet më shtrenjtë për t’i blloku stokun e banesave të pashitura”.

  • Mark Rutte merr vendimin: Do të largohem nga politika

    Mark Rutte merr vendimin: Do të largohem nga politika

    Kryeministri holandez, Mark Rutte nuk do të kandidojë më për një mandat të pestë. Rutte ka marrë vendimin për t’u larguar nga politika pas zgjedhjeve të nëntorit.

    Ai dha dorëheqjen pasi nuk u arrit një marrëveshje për politikat për krizën e emigrantëve.

    “Ditët e fundit ka pasur shumë spekulime. Dje në mëngjes mora vendim që nuk do të jem më kryetar i VVD-së. Sapo të formohet kabineti i ri pas zgjedhjeve do të largohem nga politika.

    Vendimi i Rutte do të shënojë fundin e mandatit të tij si kreu i qeverisë më jetëgjatë në historinë holandeze. Ai mori postin e kryeministrit në tetor 2010.

    Rutte, 56 vjeç, do të qëndrojë si kryeministër i përkohshëm derisa të formohet një qeveri e re pas zgjedhjeve të ardhshme, një proces që mund të zgjasë muaj duke pasur parasysh situatën politike të tensionuar të Holandës.

  • Gruda i PDK-së: Është turp për një Ministre të Jashtme që flet me fjalë të rrugëve

    Gruda i PDK-së: Është turp për një Ministre të Jashtme që flet me fjalë të rrugëve

    Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka reaguar sërish ndaj ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

    Gruda, u shpreh se është turp për një kryediplomate që sipas tij flet me fjalë të rrugëve dhe se qëndrimi i tij ishte në emër të PDK-së.

    “Është turp për një Ministre të Jashtme që flet me fjalë të rrugëve: unë, kur kam folur dje në emër të PDK-së, nuk kam thënë atë që thotë Donika Gërvalla, e ka thënë bashkëpunëtori i saj, zv. Ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu”, ka shkruar ai.

  • Aksident trafiku në Kishnicë, vdes një 49-vjeçar

    Aksident trafiku në Kishnicë, vdes një 49-vjeçar

    Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, më saktësisht në fshatin Kishnicë.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci konfirmoi se në këtë aksident ka humbur jetën një 49-vjeçar.

    “Rreth orës 09:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, respektivisht në fshatin Kishnicë. Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion dhe si pasojë një person, mashkull, 49 vjeç, ka humbur jetën”, tha ai.

    Borovci shtoi tutje se, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti./Telegrafi/

  • Tahiri: Nuk e votojmë asnjë ligj, vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme

    Tahiri: Nuk e votojmë asnjë ligj, vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se nuk do të votojnë asnjë ligj, përfshirë këtu edhe marrëveshjet ndërkombëtare.

    Pasi dështimit të mbledhjes së Kryesisë, ai tha se PDK-ja kërkon shpërbërjen e Kuvendi në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

    “Asnjë ditë të vetme nuk e meriton që ky Kuvend të mblidhet. PDK kërkon shpërbërjen e këtij Kuvendi dhe që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme”.

    “Si mund të vazhdohet tutje kur kjo Qeveria si pasojë e veprimeve të saja e ka pruar Kosovën në sanksione të ndryshme nga ShBA dhe BE. Ky Parlament, kjo Qeveri nuk është kredibile më dhe ne kërkojmë zgjedhje të parakohshme”, ka thënë Tahiri.

    Dështon sërish mbledhje e Kryesisë në mungesë të kuorumit, Kusari-Lila thotë se opozita po bojkoton pa arsye

  • Dështon sërish mbledhje e Kryesisë në mungesë të kuorumit, Kusari-Lila thotë se opozita po bojkoton pa arsye

    Dështon sërish mbledhje e Kryesisë në mungesë të kuorumit, Kusari-Lila thotë se opozita po bojkoton pa arsye

    Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se përkundër dështimit të mbledhjeve do ta vazhdojnë punën ashtu siç e lejon Kushtetuta.

    Ka shtuar se janë mobilizuar që t’i kenë numrat për votimin e projektligjeve. Sipas saj, opozita duhet t’i tregojë arsyet e mospjesmarrjes nëpër mbledhje.

    “Siç e pat as sot nuk u mbajt mbledhja e Kryesisë në mungesë të kuorumit. Sot kemi dy seanca me një varg pikash, ne presim do presim nëse kryetari të thërras seancën e re, për të vazhduar me punën. Ne do të vazhdojmë me punën që na lejon ligji dhe Kushtetuat”.

    “Jemi mobiluara për marrë pjesë në seanca, marrëveshjet ndërkombëtare mbetet përgjegjësi e opozitës nëse nuk votojnë. I cilësojmë të papranueshme e të paarsyeshme arsyetimet e tyre, kemi ligje që kanë ardhur e kanë ndikim në jetën e qytetarëve. Sesioni pranveror vazhdon deri në fund të korrikut”.

  • “Dhashë Zoti me u vetëdijesua pak, se pa lexim nuk ka jetë, një popull që nuk lexon dështon” – Sa po lexojnë libra qytetarët, flet shitësi i librave në Prishtinë

    “Dhashë Zoti me u vetëdijesua pak, se pa lexim nuk ka jetë, një popull që nuk lexon dështon” – Sa po lexojnë libra qytetarët, flet shitësi i librave në Prishtinë

    Ndonëse muajve të verës kemi më shumë kohë të lirë, gjatë kësaj zakonisht i japim rëndësi më shumë planeve jashtë në natyrë, sesa leximit.

    Sipas librashitësve kjo verë dallon nga vitet e kaluara.

    “Kjo verë është pak më e zymtë, sa i përket shitjes së librit, nuk e di pse dhe ku qëndron arsyeja, sepse verën e kaluar ka qenë mirë sidomos kur vishin mërgimtarët, interesimi ishte më i madh, e kësaj radhës diçka ka çaluar. Dhashë Zoti me u vetëdisu pak dhe me lexu ma shumë se pa lexim nuk ka jetë, një popull që nuk lexon dështon”, tha shitës i librave në Prishtinë.

    Tutje, ai tha se librat psikologjik dhe romancë janë zhanret që kërkohen më shumë gjatë sezones së verës pasi konsiderohen si më relaksues.

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Rexhepi për marrëdhëniet Kosovë-Bosnje: Stagnimet vijnë nga etniteti serb

    Rexhepi për marrëdhëniet Kosovë-Bosnje: Stagnimet vijnë nga etniteti serb

    Zëvendëskryeministrja e Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtave të Njeriut, Emilja Rexhepi përveç masakrës së Srebrenicës, ka përmendur edhe marrëdhëniet politike mes Kosovës e Bosnje – Hercegovinës.

    Rexhepi ka përmendur se ka patur një takim së fundi në shtetin fqinj, duke shënuar vizitën më të lartë dhe të parën të institucioneve të Kosovës atje.

    “Unë pata takim me ministrin e jashtëm, Konakovic, insistova që të na ndihmoj në drejtim të njohjes së shtetit, të paktën të zotohen për atë që kanë nënshkruar në Berlin për lëvizjen e lirë të popullatës”, ka veçuar Rexhepi.

    Ndër të tjera ajo ka përmendur edhe shkaktarin kryesor të ngecjes së marrëdhënieve ndër-shtetërore.

    “Ajo çfarë dëgjova nga ta ishte se stagnimet vijnë nga etniteti serb i Bosnjës, pra gjithëçfarë lidhet me Kosovën pengohet nga ta. E dini si në Bosnje nuk mund të arrihet asgjë nëse përfaqësuesi serb nuk jap sinjalin për ‘pro”, është shprehur ajo për RTK-në.

  • Vdes avokati kosovar

    Vdes avokati kosovar

    Oda e Avokatëve të Kosovës njoftoi se ka vdekur avokati Hamit Gashi.

    Varrimi i të ndjerit, do të bëhet sot me datë 10.07.2023 në ora 18:00 në varrezat e fshatit Dobërdol, Komuna e Podujevës.

    Oda e Avokatëve të Kosovës, i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

    “Avokati Hamit, u lind me 07.08.1949, në fshatin Dobërdol, Komuna e Podujevës. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës në vitin 1973, ndërsa Provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë në Prishtinë në vitin 1975. Avokati Hamit, ushtroi profesionin e avokatit, që nga viti 2001 me seli të zyrës në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e OAK.