ATV

Author: G.O.

  • Ballkani-Ludogorets, ja kur zhvillohet ndeshja e kthimit

    Ballkani-Ludogorets, ja kur zhvillohet ndeshja e kthimit

    Kampioni i Kosovës, Ballkani e nisi mbrëmë në mënyrën më të mirë aventurën në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur me lehtësi skuadrën e Ludogoretsit.

    Ballkani e mposhti 2:0 kampionin bullgar, me ndihmën e golave të Meriton Korenicës dhe Qendrim Zybës, raporton KosovaPress.

    Futbollistët e Ilir Dajës përgjatë gjithë ndeshjes ishin superiorë ndaj Ludogoretsit, ku edhe treguan paraqitje tejet të mirë.

    Tani, Ballkanin e ndajnë vetëm 90 minuta nga kualifikimi në raundin e dytë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

    Kampioni kosovar ndeshjen e kthimit kundër Ludogorets do ta zhvillojë më datën 19 të këtij muaji, me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Huvepharma Arena” të Razgradit.

    19 korrik (e mërkure)

    20:00 Ludogorets – Ballkani (Stadiumi Huvepharma Arena)

  • Digjet një shtëpi në Mitrovicë

    Digjet një shtëpi në Mitrovicë

    Një shtëpi është djegur të martën në Mitrovicë.

    Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se pronari i saj gjendet jashtë vendit.

    Bëhet e ditur se si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale.

    “Njësitë relevante të policisë dhe eksperti i zjarreve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin e lartcekur. Rasti nën hetime.

  • Ministria e Financave nis hapjen e Zyrave të Pensioneve nëpër lokalitete të ndryshme

    Ministria e Financave nis hapjen e Zyrave të Pensioneve nëpër lokalitete të ndryshme

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se ka filluar hapjen e Zyrave të Pensioneve nëpër lokalitete të ndryshme, me qëllim të ofrimit të shërbimeve për pensionistët në qendrat më të vogla të banimit.

    Sipas njoftimit, këto zyre synojnë shmangien e udhëtimit të pensionistëve nga këto lokalitete në qytetet e mëdha dhe marrjen e shërbimeve afër vendbanimit të tyre.

    “Sot është hapur zyra e parë e tillë në Mamushë, në bashkëpunim me Komunën e Mamushës, komuna e cila ka siguruar hapësirën e nevojshme për këtë zyre”, thuhet në komunikatën e MF-së dërguar mediave.

    “Kjo zyre fillimisht do të jetë e hapur së paku 2 ditë në muaj me orar të plotë dhe do të ofrojë shërbime për mbi 300 pensionistë që gjinden në këtë Komunë si dhe në fshatrat përreth kësaj komune siç Medveci, Napëërbishti dhe fshatrat tjera”, thuhet tutje. “Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të vazhdojë hapjen e zyrave të tilla edhe në komunat tjera të Republikës së Kosovës, për të lehtësuar ofrimin e shërbimeve për të gjithë pensionistët

  • Zhduket një grua në Viti

    Zhduket një grua në Viti

    Policia e Kosovës njoftoi se është raportuar që një grua është zhdukur në Viti që nga dita e martë.

    “Me datën 11.07.2023 është raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

    Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se rasti po vazhdon të hetohet.

     

  • Von der Leyen: Ekziston një plan i qartë për shtensionimin e situatës në Kosovë

    Von der Leyen: Ekziston një plan i qartë për shtensionimin e situatës në Kosovë

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ekziston një plan shumë i qartë dhe i përkushtuar për shtensionimin e situatës në Kosovë – një udhërrëfyes për të cilin të dyja palët kanë punuar në fillim të këtij viti.

    “Unë iu bëj thirrje të dyja palëve të de-përshkallëzojnë situatën dhe t’i përmbahen udhërrëfyesit. Kjo është absolutisht thelbësore për të ecur përpara në mënyrë paqësore,” tha presidentja e KE-së për Tanjug kur u pyet se si e komenton situatën në veri.

    Në prag të ditës së dytë të samitit të NATO-s në Vilnius, Von der Leyen theksoi se është e qartë se Prishtina dhe Beogradi duhet të respektojnë atë që është rënë dakord në Ohër.

    Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka njoftuar dje se në takimin që kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka zhvilluar të hënën me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, Kosova ka rënë dakord që menjëherë të zvogëlojë praninë policore në dhe përreth ndërtesave komunale në veri për 25 për qind.

     

  • Aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy persona dërgohen për trajtim mjekësor në QKUK

    Aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy persona dërgohen për trajtim mjekësor në QKUK

    Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në fshatin Mazgit.

    Siç njoftoi Policia në këtë aksident janë përfshirë tri automjete, derisa si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar.

    “Autostrada Ibrahim Rugova, Mazgit 11.07.2023 – 05:55. Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilën kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.

    Tutje, në raport thuhet se rasti është duke u hetuar.

  • Shkarkohet ministri serb që kërkoi vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë

    Shkarkohet ministri serb që kërkoi vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë

    Asambleja serbe ka votuar për shkarkimin e ministrit të Ekonomisë, Radeta Basta, gjatë seancës të mbajtur më 11 korrik.

    Si ministër në qeverinë serbe, Basta ka avokuar për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, duke deklaruar se Serbia po paguan çmim të lartë duke mos vendosur sanksione ndaj Moskës, shkruan REL.

    Serbia është një nga shtetet e pakta në Evropë që ende nuk ka sanksionuar Rusinë për shkak të pushtimit të Ukrainës, përcjell KosovaPress.

    Në fund të qershorit, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, i propozoi Parlamentit që të shkarkojë ministrin.

    Basta u zgjodh ministër i Ekonomisë si pjesëtar i koalicionit të Partisë Socialiste të Serbisë, lideri i të cilës është ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq. Në këtë koalicion bën pjesë edhe partia Serbia e Bashkuar.

    Më 20 qershor, Basta njoftoi se kishte regjistruar lëvizjen Rruga Evropiane (PEP) dhe tha se shumë shpejt kjo lëvizje do të shndërrohet në parti dhe do të garojë në zgjedhjet në të gjitha nivelet.

    Po të njëjtën ditë, lideri i Serbisë së Bashkuar, Dragan Markoviq Palma tha se Bastës i është dhënë një afat që të japë dorëheqje nga të gjitha pozitat partiake. Ai tha se kërkesa për shkarkimin e Bastës po ashtu është dërguar në qeveri.

  • Moti për sot dhe nesër

    Moti për sot dhe nesër

    Sot në vendin tonë do të mbahet mot me diell.

    Temperaturën minimale do e mbajë Gjakova me 15 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prishtina me 35 gradë Celsius.

    Dita e nesërme në Kosovë do të jetë kryesisht me kushte të njëjta atmosferike. Temperatura minimale do të shënohet në Gjakovë me 16 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale në Prishtinë 36 gradë Celsius.

    Ndërkohë, në Shqipëri do të ketë mot me diell dhe kthjellime. Temperaturën minimale do e ketë Korça me 14 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të jetë në Berat me 38 gradë Celsius. /atvlive.tv/

    Parashikimin e plotë të motit, për rajon dhe Evropë, mund ta gjeni në videon e mëposhtme:

  • Vazhdon edhe sot gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Vazhdon edhe sot gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Sot në Gjykatën Speciale në Hagë do  të vazhdojë gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët.

    Seanca pritet të nisë nga ora 09:00, ndërsa me dëshminë e tij do të vazhdojë ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi.

    Kujtojmë se Remi, dëshminë e tij e ka nisur dje dhe pritet që kjo të zgjasë mbi 30 orë.

  • Mblidhet sot qeveria

    Mblidhet sot qeveria

    Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

    Sipas njoftimit, mbledhja do të fillojë nga ora 10:00.

    Deri më tani nuk dihen pikat e rendit të ditës.